Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Nė fillim tė pushimeve verore

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė pėr Allahun, Zotin e gjithė botėve. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, familjen dhe shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar vėllezėr!

Jemi nė prag tė pushimeve, njerėzit fillojnė tė shprehin gėzimin dhe kėnaqėsinė dhe me padurim presin pėrfundimin e obligimeve. Kėshtu qė, ēdokush mendon dhe planifikon pėr ditėt e ardhshme se ku do t’i kalojė dhe kohėn si do ta sistemojė.

Pushimet janė pjesė e jetės sė njeriut por ai duhet tė mendojė pėr kohėn si dhe pėr ēdo lėvizje, angazhim dhe aktivitet qė do tė japė llogari para Allahut tė Lartėsuar.

              “Kėshtu, pėr Zotin tėnd (o Muhamed), ata tė gjithė do t’i marrim nė pyetje (e llogari). Pėr atė se ēfarė kanė punuar.” (Hixhėr, 92-93)

Kategoritė e njerėzve janė tė ndryshme, disa mendojnė duke bėrė ēdo llogari dhe duke e kujtuar hallallin dhe haramin, kurse disa tė tjerė kujtojnė vetėm dėfrimin dhe sa mė parė ta pėrjetojnė pushimin.

Andaj dėfrimi dhe kalimi i kohės duhet tė harmonizohet me standardet e udhėzimeve islame. Njeriu kėrkon ripėrtėritje dhe gjallėri, sepse kjo ėshtė nevojė qė muslimani duhet ta sistemojė jetėn gjatė zhvillimeve dinamike dhe gjithė kjo duhet tė ndodhė nė trekėndėshin: bindje, shqiptim dhe veprim, duke iu pėrgjigjur Allahut tė Lartėsuar.

“O ju qė besuat, pėrgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe tė Dėrguarit kur ju ftojnė pėr atė qė ju jep jetė (ringjallje), dhe dijeni se Allahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe se te Ai do tė tuboheni!” (Enfalė, 24)

Padyshim qė pushimi, shėtitja dhe lėvizja, duke parė bukuritė nė natyrė, ripėrtėrinė zemrat dhe largon shqetėsimet. Duke ecur nėpėr tokėn e gjerė tė Allahut tė Lartėsuar dhe ēdo herė duke falėnderuar dhe lavdėruar Atė, do tė shohė besimtari vetėn edhe mė tė lumtur dhe do tė marrėsh frymė edhe mė lehtė. Tė lėvizėsh prej njė vendi nė tjetėr do tė thotė tė pėrjetosh kėnaqėsinė e madhe shpirtėrore. E gjithė kjo arrihet duke medituar rreth gjėrave qė na rrethojnė. Allahu i Madhėruar thotė:

              “Pėr ata qė Allahun e pėrmendin me pėrkujtim kur janė nė kėmbė, kur janė ulur, kur janė tė shtrirė dhe thellohen nė mendime rreth krijimit tė qiejve e tė tokės (duke thėnė): "Zoti ynė, kėtė nuk e krijove kot, i lartėsuar qofsh, ruana prej dėnimit tė zjarrit!" (Ali Imran, 191)

Pėr besimtarin ėshtė e rėndėsishme hartimi i njė strategjie jetėsore, duke programuar ēdo aktivitet jetėsor. Ai duhet tė interesohet pėr ēdo lėvizje qė tė jetė nė pėrputhje me mėsimet e besimit.

Shembujt tė shumtė kemi nga historia jonė e lavdishme islame, kur besimtarėt e sinqertė tė gjeneratės sė artė selefi angazhoheshin qė e tėrė jeta tė jetė nė pėrputhje me udhėzimet islame. Sė bashku, tė kujtojmė sahabin e nderuar Handhale kur besniku i umetit Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) iu drejtua dhe i tha:

“Si po ndihesh Handhale? Tha: “Jam bėrė munafik (dyftyrėsh).” Ebu Bekri tha: “Subhanallah, ēfarė je duke thėnė?” Tha: “Kur jemi te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur na pėrkujton xhenetin dhe xhehenemin, po na duket sikurse po e shohim, mirėpo kur dalim nga Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), po angazhohemi me gratė, fėmijėt dhe mallrat (pasuritė), po e harrojmė kėtė gjendje.” Ebu Bekri tha: “Edhe ne e gjejmė kėtė gjė.” Shkuam sė bashku me Ebu Bekrin derisa hymė te Muhamedi (salallahu alejhi ue selem). I thashė: “Handheleja ėshtė bėrė munafik (dyftyrėsh).” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Si ėshtė e mundur kjo gjė?” I thashė: “O i Dėrguar i Allahut, kur jemi te ti dhe na pėrkujton xhenetin dhe xhehenemin, po na duket sikurse po e shohim, mirėpo kur largohemi dhe angazhohemi me gratė, fėmijėt dhe mallėrat (pasuritė),  po e harojmė kėtė gjendje.” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, po qėse vazhdonit nė kėtė gjendje dhe nė pėrmendje tė Zotit, do tė ju shoqėronin engjėjt nė shtretėrit dhe rrugėt tuaja. Por, o Handhele, njė herė kėshtu e njė here ashtu. Kėtė e pėrsėriti tre here.” (Trasmeton Muslimi)

Tė nderuar vėllezėr!

Ėshtė e rėndėsishme qė tė kujdesemi pėr kohėn se ku do ta kalojmė edhe pėr kėtė do tė japin llogari para Allahut tė Lartėsuar. Koha ėshtė gjėja mė e shtrenjtė pėr besimtarin qė ajo ėshtė pjesė e pa ndashme e tij kur shkon njė ditė ka shkuar njė pjesė e jetės sė tij. Atė herė tė shfrytėzohet rinia para pleqėrisė, po kėshtu sendėrtohet e ardhmja e dobishme. Allahu i Lartėsuar thotė:

              ‘’.. A nuk ju dhamė Ne juve jetė aq saqė ai qė ka dashur tė mendojė, ka mundur tė mendojė gjatė asaj kohe. Madje juve ju ka ardhur edhe kėshilluesi (pejgamberi), pra shijoni, se pėr zullumqarėt nuk ka ndonjė ndihmėtar.” (Fatir, 37)

Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė:

“Njeriu nuk do tė lėvizė pa iu pėrgjigjur katėr pyetjeve: Ku e ke kaluar jetėn? Ēfarė ke punuar me dijen tėnde? Si e ke fituar pasurinė tėnde dhe ku e ke harxhuar? Ku e ke lodhur trupin tėnd?’’ (Transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė hasen.)

Dita e Llogarisė ėshtė njė ditė ku njeriut i prezantohet ēdo detaj nga jeta e kėsaj bote, Allahu i Lartėsuar thotė:

              “Ditėn kur ēdo njeri e gjen pranė vetes atė qė veproi mirė ose keq, e pėr atė tė keqe qė bėri, do tė dėshirojė qė nė mes tij dhe nė mes tė asaj tė jetė njė distancė shumė e madhe (e mos ta shohė). Allahu u jep tė frikėsohen prej dėnimit qė vjen prej Tij, megjithėqė Allahu ėshtė i mėshirshėm ndaj robėrve.” (Ali Imran, 30)

Kėto janė fakte dhe argumente pėr ata qė mendojnė dhe dėshirojnė njė pėrfundim tė mirė nė kėtė botė dhe llogari tė lehtė nė Ditėn e Llogarisė.

Islami pranon dėfrimin e kontrolluar qė motivon pėr punė dhe shton fuqinė. Nuk ka tė keqe nėse besimtari dėfrehet dhe merret me aktivitete tė zakonshme dhe normale, me qėllim tė gjallėrimit tė zemrave kur ato lodhen. Ndajmė fjalėt e Aliut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė ku thotė: ‘’Freskoni (qetėsoni) zemrat, sepse ato lodhen ashtu si lodhet trupi.’’

Kėshtu pushimet duhen tė jenė parapėrgatitje pėr punė tė mėdha dhe serioze,  duke synuar qėllime tė larta.

E lusim Allahun Fuqiplotė tė na forcojė nė rrugėn e vėrtetė!

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
2
7.6.2008

                                         www.klubikulturor.com