Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Sinqeriteti dhe robėria e zemrės (1)

Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon.

Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.


Tė nderuar besimtarė!

Lumturi e plotė pėr robin besimtar ėshtė ai i cili e di, e njeh dhe e dallon rrugėn pėr tek Allahu i Lartėsuar. Mjerim dhe mjerė pėr atė qė i kalon koha e po i mbaron jeta dhe ende zemrėn e ka tė izoluar nga njohja e drejtė e Krijuesit Allah. Mjerė pėr atė qė ende nuk e ka shijuar erėn e ihlasit! Atėherė shpejto! Mos u vono! Shėroje zemrėn, mjekoje, renovoje atė, bėje tė sinqertė! Pėrmirėsoje nijetin (qėllimin). Allahu i Lartėsuar kėrkon prej robėrve tė Tij korigjimin, ndreqjen, pėrmirėsimin e zemrave.

Ėshtė pyetur Dhun-nuni kush janė tė ulėtit (qelbanikėt)? Ai tha: “Ai i cili nuk e njeh rrugėn pėr tek Allahu dhe as qė di ta dallojė atė.”1

Rruga pėr tek Allahu kalohet duke i nėnshtruar zemrat nė sinqeritet ndaj Gjithėdijshmit.

Jahja bin Muadhi ka thėnė: “Vendet e shkreta(shkretėtirat) tė dynjasė kalohen me kėmbė, ndėrsa shkretėtirat e ahiretit tejkalohen me zemra.”2

Nė dyert e Mbretėrit tė mbretėrve nuk trokitet me thonj (tė gishtėrinjve), por me rrahjet e zemrave.

I Dėrguari i Allahut, Muhamedi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Me tė vėrtetė nė trup ka njė copė mishi, nėse ajo ėshtė e mirė, i tėrė trupi ėshtė i mirė, e nėse ajo e keqe, i tėrė trupi ėshtė i keq. Ajo ėshtė zemra”. 3

Nga Ebu Herejra raportohet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Allahu nuk shikon nė format dhe trupat tuaj, por Ai shikon nė zemrat tuaja (dhe nė veprat tuaja).”

Transmeton Muaviu nga i Dėrguari i Allahut, se ku ka thėnė:
 

 “Veprat janė sikurse ena, nėse pjesa e poshtme e saj ėshtė e shėndoshė (e freskėt) gjithashtu edhe pjesa e epėrme e saj ėshtė e shėndoshė. Por kur prishet (shkatrrohet) pjesa e poshtme, edhe pjesa e sipėrme prishet.4

Ebu Hurejra thotė: “Zemra ėshtė mbreti, gjymtyrėt janė ushtarėt e saj, kur mbreti ėshtė i shėndoshė edhe ushtarėt janė tė shėndoshė, kur mbreti ėshtė i prishur edhe ushtarėt janė tė prishur.”

Ebu Huzejme thotė: “Qėllimi (synimi) pėr tek Allahu me zemra ėshtė me njohje burimore prej veprave tė dukshme, si: namazi, agjėrimi etj..

Ibnul Kajjimi, Allahu e mėshiroftė, thotė: “Ai i cili analizon sheriatin nė tėrėsi, mėson se veprat e gjymtyrėve (tė jashtme) kanė lidhshmėri tė ngushtė me veprat e zemrės. Dhe ato nuk kanė dobi pa ato tė zemrės dhe njėherazi janė mė tė detyrueshme pėr robin sesa veprat e jashtme. Besimtari (mumini) prej dyftyrėshit (munafikut) dallohen vetėm nė atė qė kanė nė zemėr, kjo i dallon.”

Gjithashtu thotė: “Veprat e zemrės janė bazė, kurse ato tė gjymtyrėve janė tė varura dhe plotėsuese. Pa dyshim qė nijeti ėshtė nė pozitėn e shpirtit dhe veprat nė pozitėn e trupit, kur shpirti largohet vjen vdekja. Atėherė njohja e dispozitave tė zemrės ėshtė mė primare (mė tė rėndėsishme) prej atyre tė jashtme.”
 
 

Vazhdon
 Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
13.12.200
9


 

[1]  حلية الأولياء لأبي نعيم » ذُو النُّونِ الْمِصْرِيُّ

[2]  حلية الأولياء لأبي نعيم » ذُو النُّونِ الْمِصْرِيُّ

[3] Transmeton Buhariu.

[4] Sahih, Ibni Maxhe.

 
                                              www.klubikulturor.com