Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Vdekja

بسم الله الحمن الرحيم

I nderuari besimtar!

Me vdekjen do tė takohesh. Mos harro! Dheu ėshtė shtrati yt, krimbi shoku yt, Munkeri dhe Nekiri bashkėbisedues yt, varri shtėpia jote, brendėsia e tokės vend qėndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndėrsa xheneti ose xhehenemi pėrfundimi yt.

O njeri! Mendo pėr shtratin, shtėpinė, vendtakimin dhe pėrfundimin tėnd. Udhėtimi yt do tė jetė i gjatė e i mundimshėm, pėrgatitu!

Pėrgatitu nė dynja se nuk e di, nėse e arrin mbrėmjen a mund ta arrish mėngjesin?

Sa djelmosha tė rinj u bėnė gati pėr martesė, por nuk arritėn tė martohen?

Sa fėmijė tė vegjėl dorėzuan shpirtin dhe u futėn nė errėsirėn e varrit?

Sa tė shėndoshė vdiqėn pa sėmundje e sa tė sėmurė jetuan mė gjatė?

Sa mbretėr ėndėrruan, por nuk patėn kohė as ėndrrėn ta komentojnė.

Sa njerėz ishin banor tė pallateve, por shumė shpejt u shpėrngulėn nė varre.

Ibėn Xheuzi, Allahu e mėshiroftė, thotė: ‘’Ėshtė obligim pėr ēdo njėrin qė nuk e di se kur i vjen vdekja tė para pėrgatitet, tė mos mashtrohet me rininė dhe shėndetin.’’

Dėshira pėr jetė tė gjatė

Dėshira pėr tė jetuar mė gjatė ėshtė preokupim i njeriut, ėshtė dėshirė e lindur, por kjo dėshirė duhet tė shoqėrohet me tė gjitha llojet e veprave bamirėse qė reflektojnė kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar. Ai i cili shpreson gjatė  nė jetėn e kėsaj bote, zakonisht anon nga dėshirat dhe kėnaqėsitė.

Muhamedi (alejhi selam) thotė: “ E kap pleqėria birin e Ademit (njeriun) dhe me tė pėrcillen dy (vese): dėshira e madhe (pėr pasuri) dhe shpresa (pėr jetė).’’ (Transmeton Ahmedi dhe Muslimi)

Tė menēurit thonė: ‘’Ėshtė pėr t’u ēuditur me njeriun, i cili mėrzitet kur i pakėsohet pasuria, ndėrsa aspak nuk mėrzitet qė i pakėsohet jeta dhe afrohet afėr vdekjes.’’

Dėshira pėr tė jetuar gjatė ėshtė sėmundje kronike me tė cilėn destabilizon zemrėn, ndėrsa shėrimi nga kjo arrihet vetėm me devotshmėri dhe bindje.

Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Asaj qė i frikėsohem mė sė tepėrmi ėshtė: pasimi i epsheve dhe dėshira pėr tė jetuar gjatė. E para tė pengon nga e vėrteta, kurse e dyta ta harron ahiretin.’’

Ibni Ujejne thotė: ‘’Tre momente janė mė tė vėshtirat pėr njeriun: dita kur ka lindur, nata e varrit kur shoqėrohet me tė vdekurit dhe dita kur tė ringjallet.”

Allahu i Lartėsuar i thotė Jahjas birit tė Zekerijas:

‘’Dhe selam (paqė) qoftė mbi tė (Jahjan) ditėn kur u lind, ditėn kur vdes, dhe ditėn e ringjalljes.’’(Merjem, 15)

I nderuari vėlla besimtar!

Sė bashku t’i kujtojmė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar, Ai mė sė miri na tregon pėr kėtė botė, ajo ėshtė lojė, dėfrim, mburrje, dėshira dhe lakmia pėr epsh dhe pasuri.

“Ta dini se jeta nė kėtė botė ėshtė njė lojė dhe qejf edhe stoli edhe mburrje ndėrmjet jush nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve, (tamam) si shembulli i shiut pas tė cilit bima rritet qė e kėnaq bujkun (mbjellėsin), por ajo thahet dhe e sheh tė zverdhur pastaj ajo bėhet kashtė. Ndėrsa nė atė botė (ahiret) ka dėnim tė rėndė (pėr mosbesimtarėt), dhe falje e kėnaqėsi nga Allahu (pėr besimtarėt). E jeta nė kėtė botė ėshtė vetėm kėnaqėsi e rrejshme.” (Hadid, 20)

“Njerėzve u ėshtė zbukuruar dėshira pėr epshe dhe dashuri pėr gratė, djemtė, dhe kuajt tė mirė, bagėti dhe tokė pjellore. Ajo ėshtė kėnaqėsi e jetės nė kėtė bo­tė, por vendkthimi te Allahu ėshtė mė i mirė.” (Ali Imran, 14)

Lojė, zbavitje, stoli, pasuri, fėmijė, dėshira pėr epsh, dashuria pėr gatė, fėmijėt, bagėtitė, tė gjitha kėto mashtrime dhe pėrjetime tė kėsaj bote.

Vallė, pse tė gjitha kėto po tė mashtrojnė dhe fare nuk e kujton vdekjen?!

Vėlla i dashur, pse je i hamendur kur pėrmendet vdekja, a po mendon se kjo nuk ka tė bėjė me ty?!

 

Ēfarė ėshtė vdekja?

Jeta dhe vdekja janė dy tė kundėrta ashtu siē janė tė kundėrta drita dhe errėsira, dita dhe nata, burri dhe gruaja, e nxehta dhe e ftohta. Vdekja, nė kuptim gjuhėsor, do tė thotė: heshtje, i pandier, palėvizshmėri, pushim, pezullim. Tė gjitha kėto i posedon i vdekuri kur shpirti shkėputet nga trupi.

I nderuari vėlla! Mos e harro kėtė realitet dhe kėtė vėrtetėsi, vdekjen nuk mund ta ndalosh dhe ta pengosh, kjo nuk njeh roje dhe nuk troket nė dyer pėr tė marr lejen e hyrjes. Allahu i Lartėsuar thotė:

“Kudo qė tė jeni vdekja do t’ju kapė, po edhe nė qoftė se jeni nė pallate tė fortifikuara. E nėse i qėllon ata ndonjė e mirė, thonė: “Kjo ėshtė nga Allahu”. E nėse i qėllon ata ndonjė e keqe: “Kjo ėshtė nga ti (Muhamed)”. Thuaju! Tė gjitha janė nga Allahu!” Ē’ėshtė  me kėtė popull qė nuk kupton gati asnjė send?” (Nisa, 78)

Vallė mos ke mundėsi t’i largohesh qė ajo mos tė mbėrrijė nė asnjė kohė dhe vend apo mos ka tė bėjė me njė kategori tė caktuar dhe tė tjerėt kanė mundėsi pėr tė shpėtuar nga vdekja. Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj! S’ka dyshim se vdekja prej sė cilės po ikni, ka pėr t’ju zėnė, e mandej do tė silleni te Ai (Allahu) qė e di tė fshehtėn dhe tė dukshmen dhe atėherė Ai do t’ju tregojė juve ēfarė keni punuar.” (Xhumua, 8)

 

Pėr njė pėrfundim tė mirė

I nderuar vėlla musliman!

Vdekja ėshtė njė gotė prej saj tė gjithė do tė pinė. Vėlla, a dėshiron tė kesh njė pėrfundim tė mirė, nėse po, atėherė sė bashku t’i marrim masat preventive dhe t’i kujtojmė kėto udhėzime:

  • Teuhidi-njėshmėria nė Allahun e Lartėsuar

Besimi ėshtė nyje kyēe tek besimtari, ku nuk guxon muslimani ta neglizhojė apo ta harrojė. Ai i cili beson Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ky besim buron nga thellėsia e zemrės dėshmohet me fjalė dhe vepėr, nuk ka dyshim qė ėshtė shkak i njė pėrfundimi tė mirė. Kemi hadithin e Muhamedit  ku transmeton Buhariu dhe Muslimi:

 ‘’Me tė vėrtetė Allahu ia ka ndalur zjarrit (xhehenemit) atė i cili thotė LA ILAHE IL ALLAH  ku me kėtė dėshiron vetėm Fytyrėn e Allahut.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

I dashuri besimtar! Konfirmoje teuhidin-njėshmėrinė e Allahut nė zemrėn tėnde! Padyshim se njė ditė do tė mbledhėsh frytet e saj nė jetėn tėnde, nė momentet e vdekjes, nė varrin tėnd. Teuhidi do tė ndihmoj gjatė llogarisė dhe vetė me tė do tė pėrcillesh nė xhenetet  e larta.

  • Takvallėku, respekti dhe frika nė Allahun e Lartėsuar

Devotshmėria ėshtė njėra ndėr shkaqet kryesore qė besimtarin e orienton nga pėrfundimi i mirė. Allahu i Lartėsuar thotė:

 “O ju qė besuat! Kini frikė Allahun me sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni, vetėm duke qenė muslimanė (besimtarė).” (Ali imran, 102)

 “O ju qė besuat! Nėse keni frikė Allahun, Ai do tė vėrė udhėzimin (nė zemrat tuaja) ta dalloni tė vėrtetėn prej tė pavėrtetės, do t’ua mbulojė tė kėqijat, do t’ua falė mėkatet. Allahu ėshtė Dhurues i Madh.” (Enfal, 29)

Devotshmėria ėshtė shkak pėr tė pranuar veprat:

 “Allahu pranon vetėm prej tė sinqertėve.” (Maide, 27)

 Devotshmėria ta lehtėson gjendjen tėnde:

 “E kush i frikėsohet Allahut, Ai atij ia lehtėson punėn.” (Talak, 4)

Devotshmėria tė shpėton nga humbja dhe shkatėrrimi:

 “Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do kalojė mbi tė (xhehenem). Ky (kontaktim i xhehenemit) ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd. Pastaj, do t’i shpėtojmė ata qė ishin ruajtur (mėkateve), e zullumqarėt do t’i lėmė aty tė gjunjėzuar.” (Merjem, 71-72)

Devotshmėria tė fut nė xhenet:

“Ato janė xhenetet qė do t’ua trashėgojnė robėrve Tanė qė ishin tė ruajtur.” (Merjem, 63)

I nderuari vėlla, takvallėk, devotshmėri do tė thotė: tė respektohet Allahu i Lartėsuar dhe mos t’i bėhet Atij mėkat, Ai tė pėrkujtohet dhe mos tė harrohet.

Kujtoje Krijuesin e Lartėsuar, Ai nga Ti kėrkon sinqeritet, Ai t’i mbulon tė kėqijat dhe t’i fal gjynahet. Ai kėrkon qė tė vdesėsh vetėm si musliman. Kujto edhe njė herė se devotshmėria tė ofron nga pėrfundimi i mirė.

  • Pėrqendrimi i fortė nė fe

Besimtari i pėrqendruar nė fenė e Allahut tė Lartėsuar ėshtė besniku qė ka jetėsuar besėn e dhėnė Krijuesit Fuqiplotė si nė qėndrime, shprehje dhe veprime. Ky ėshtė nderi mė i madh, pra pėrqendrimi, kėmbėngulja, serioziteti nė fenė islame. Kėshtu shijohet ėmbėlsia e ibadetit, adhurimit, kur kjo ndodh, atėherė besimtari ka pėrkrahjen e Allahut tė Lartėsuar, mbrojtjen e engjėjve tė Tij. Ai fare nuk frikėsohet e as pikėllohet dhe kėshtu fiton pozitė nė xhenetet e larta.

“S’ka dyshim se ata qė thanė se Zoti ynė ėshtė Allahu, pastaj qėndruan fort (nuk u luhatėn nė besim), atyre u zbresin engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): ‘Mos u frikėsoni dhe mos u pikėlloni, keni myzhde xhenetin qė ju premtohej! Ne jemi miqtė tuaj nė jetėn e dynjasė dhe nė ahiret, ku do tė keni atė qė dėshironi dhe gjithēka kėrkoni. Pritje nga (Allahu) Falės i madh dhe Mėshirėplotė’.’’ (Fusilet, 30-32)

 

  • Pendimi

Allahu i Lartėsuar pranon pendimin e ēdokujt, duhet tė shfrytėzohet kjo mundėsi mos tė asgjėsohet. Menjėherė tė mirėn hapat konkrete duke u larguar nga mėkati, pendimi pėr mėkatin e bėrė, vendosmėria pėr mos pėrsiatjen e mėkatit dhe sinqeriteti nė pendim. Kujto fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:

"O ju qė keni besuar! Pendohuni te Allahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t’i largojė prej jush tė kėqijat, t’ju shpjerė nė xhenete, nėn tė cilat rrjedhin lumenj ditėn kur Allahu nuk e turpėron Pejgamberin e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: ‘Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send’.”

Pendimi i sinqertė tė largon nga tė kėqijat dhe tė drejton pėr nė xhenet, pendohuni tė gjithė o ju njerėz qė ta fitoni mėshirėn e Allahut dhe tė keni pėrfundim tė mirė nė kėtė botė.

Tė nderuar vėllezėr!

Gjithashtu, mos harroni, nėse doni tė keni pėrfundim tė mirė:

-         Tė jeni besnik ēdo herė qė tė regjistroheni nė listat e tė sinqertėve.

-         Krijoni mendim tė mirė mbi Allahun e Lartėsuar dhe mos lejoni tė vdisni duke mos pasur mendim tė mirė mbi Krijuesin Allah. Kujto njė gjė, nėse dėshiron takimin me Allahun edhe Ai dėshiron takimin tėnd.

-         Drejtohu Allahut tė Lartėsuar me lutje duke treguar pėrulėsi dhe duke kėrkuar orientimin e zemrave nė fenė e drejtė dhe pėrfundimin e mirė me besim tė pastėr.

-         Zvogėloje dhe pakėsoje dėshirėn e madhe pėr dynjanė e ulėt dhe pėrfundimtare, por puno pėr njė jetė tė pafund duke i pėrjetuar tė mirat e Allahut tė Lartėsuar.

-         Largohu nga shkaqet e shumta qė sjellin pėrfundim jo tė mirė, si: besimi i dobėt, veprimi i bidateve, dyfytyrėsia, shoqėrimi i njerėzve tė prishur, lakmia e madhe pėr dynjanė, mos pendimi, harrimi i ahiretit, mos pėrkujtimi i vdekjes, padrejtėsia,

 

Tė nderuar vėllezėr!

Ju pyes: A dini kur do tė vdisni dhe ku?

Nėse dėshironi pėrgjigje lexoni dhe mendoni fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:

 “..nuk e di kush pos Tij se ēfarė do t’i ndodhė (ēfarė do tė punojė) nesėr, dhe askush nuk e di, pos Tij, se nė ē’vend (ose kohė) do tė vdesė.” (Lukman, 34)

Gjithashtu, kini kujdes se jobesimtari do tė kėrkojė kthim mbrapa, pėr tė vepruar mirė. Por tė gjitha kėto kėrkesa janė tė parealizuara.

“E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: “O Zoti im, mė kthe, qė tė bėj vepra tė mira e tė kompensoj atė qė lėshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) der nė ditėn kur ringjallen.” (Muminun, 99-100)

“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”(Muminun, 115)

I nderuari vėlla besimtar!

Unė, ti dhe tė gjithė do tė vdesim, por tė kujtojmė njė gjė shumė tė rėndėsishme, pra rolin dhe pozitėn qė dėshirojmė ta zgjedhim.

Ai qė vdes ose do tė jetė prej atyre qė do tė jetė afėr Allahut tė Lartėsuar, i pėrshėndetur dhe i respektuar, ose do tė jetė prej mohuesve gėnjeshtarė.

“E nėse ai (qė vdes) ėshtė prej tė afėrmeve (tė Zotit). Ai do tė ketė (te Zoti) kėnaqėsi (qetėsi) dhe furnizim tė mirė dhe xhenet tė begatshėm. Po nė qoftė se ai (qė vdes) ėshtė prej atyre tė dorės sė djathtė? Atėherė (atij i thuhet) paqja dhe shpėtimi (siguria) ėshtė pėr ty, (qė je) nga ata tė dorės sė djathtė. E nė qoftė se (ai qė vdes) ėshtė prej gėnjeshtarėve (mohues i ringjalljes), ėshtė prej tė humburve (nė besim). (atėherė) Mirėseardhja e tyre ėshtė pritje me ujė qė vlon. Dhe djegie nga zjarri i xhehenemit. E s’ka dyshim se kjo ėshtė ajo e vėrteta e sigurt. Pra, ti (Muhamed) lartėso Zotin tėnd tė Madhėruar.”(Vakia, 88-96)

Allahu im! Na pėrmirėso fenė tonė e cila ėshtė mbrojtja jonė! Na pėrmirėso dynjanė nė tė cilėn ne jetojmė! Na pėrmirėso ahiretin, tek i cili ėshtė kthimi ynė!

Allahu im! Fali tė gjithė tė vdekurit myslimanė, tė cilėt dėshmuan nė teuhidin – njėshmėrinė Tėnde, dhe e dėshmuan Muhamedin me shpallje dhe vdiqėn me shehadet!

Allahu im! Fali tė vdekurit muslimanė, nderoj dhe zgjeroja varret e tyre, pastroi ata nga mėkatet, gabimet, ashtu siē pastrohet petku i bardhė nga papastėrtia!

Allahu im! Na mėshiro me mėshirėn Tėnde kur tė bėhemi tė harruar! Mos na le tė vetmuar dhe tė pasigurt nė Ditėn kur do tė ringjallemi!

Pėrgatiti:Ulvi Fejzullahu

09.06.2006

                                         www.klubikulturor.com