Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Rreth magjisė

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė pėr Allahun, Zotin e gjithė botėve. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, familjen dhe shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.                             

Sa herė qė muslimanėt e kanė lėnė pas dore Kuranin dhe Sunetin, kanė rėnė pre e gjėrave tė ndaluara, fitneve, ngatėrresave, mashtrimeve etj. Njė prej kėtyre dukurive qė ėshtė shfaqur shume herėt dhe vazhdon tė jetė e pranishme edhe sot nė mesin e muslimanėve ėshtė edhe ēėshtja e magjisė.

Jo rrallė herė ne dėgjojmė nė ambientet tona familjare pėr njerėz tė prekur dhe qė vuajnė si pasojė e magjisė, pėr marrėdhėniet qė kanė kėta me magjistarėt, pėr historitė e ēuditshme qė qarkullojnė rreth tyre, pėr bėmat dhe lėvizjet e pakuptimta tė magjibėrėsve dhe klientėve tė tyre.

Inshallah, nė kėtė hytbe do tė flasim pėr magjinė dhe realietin e saj, gjykimet dhe qėndrimet e sheriatit, argumentet qė lajmėrojnė dhe qartėsojnė qėndrimet e muslimanėve nė lidhje me tė.

 

Ē’ėshtė magjia

S’ka diskutim qė magjia ėshtė prej punėve tė shėmtuara tė shejtanit dhe bashkpunėtorėve tė tij. Realiteti i saj konsiston nė disa rite, veprime, fryrje, fjalė apo kode tė caktuara qė njihen dhe veprohen nga magjistarėt.

Magjia ėshtė diēka e vėrtetė qė ekziston. Ajo ndikon nė zemrėn, mendjen, trupin dhe veprimet e njeriut tė prekur prej saj. Ajo bėhet shkak pėr sėmundje, pėr ndarjen e burrit nga gruaja, grindje dhe mosmarrėveshje tė ndryshme, madje nė disa raste ajo bėhet shkak pėr vdekjen e personit, tė gjitha kėto vetėm me lejen dhe caktimin e Allahut tė Lartėsuar.

Pėr tė pėrkufizuar magjinė janė dhėnė mendime dhe formulime tė ndryshme. Kėshtu disa thonė se magjia ėshtė shfaqja e sė kotės nė pamjen e sė vėrtetės. Tė tjerė thonė se magjia ėshtė fjalė, rite apo veprime qė lenė pasoja nė zemrėn, trupin, logjikėn apo veprimet  e njeriut.

Qė magjia ekziston dhe ėshtė e vėrtetė ne lajmėrohemi nga ajetet uranore, prej tė cilave pėrmendim ajetin 102 tė sures Bekare.

“...Shejtanėt mohuan, duke u mėsuar njerėzve magjinė dhe gjėra tė tilla qė zbritėn nė Babiloni nga dy engjėjt, Haruti dhe Maruti. Por, nė tė vėrtetė, asnjeri prej tyre nuk i mėsoi ndokujt gjėra tė tilla, para se tu thoshin: ‘Ne jemi vetėm sprovė, kėshtu qė mos u bėni jobesimtarė (duke mėsuar magjinė)...”

“...Dhe mėsuan atė qė i dėmtonte e nuk u sillte dobi. Ata e dinin se blerėsit e magjisė nuk do tė kishin aspak pjesė nė botėn tjetėr...”

Profeti (alejhi selam) thotė: “Largohuni prej 7 gjėrave tė cilat i shkatėrrojnė punėt tuaja...” Ndėr to pėrmendi shirkun dhe magjinė.

Ėshtė e njohur edhe historia e Musait dhe magjistarėve tė Faraonit. Gjithashtu, nga Kurani kemi edhe njė argument tjetėr nė suren Felek: “Mbrohem prej sherrit tė atyre qė fryejnė dhe lidhin nyja (magji).”

 

Si realizohet magjia

Kjo ėshtė njė marrėveshje mes magjistarit dhe shejtanit. Marrėveshje kjo e cila bėhet duke duke vepruar magjistari disa harame apo gjėra tė ndaluara, tė cilat ia kėrkon kėto shejtani si kusht pėr tė bėrė magjinė.

Kėto tė ndaluara janė nga mė tė ndryshmet e nga mė tė fėlliqurat, si: kufri, shirku, tė shkruarit  e ajeteve tė Kuranit me gjakun e menstruacioneve, tė shkruarit e ajeteve tė Kuranit mbrapsht, tė shkruarit e nuskave apo hajmalive me shkronja dhe fjalė tė pakuptueshme, por me pėrmbajtje kufri dhe shirku, si dhe shumė e shumė gjynahe tė tjera tė pafundme. Tė gjitha kėto si bindje dhe nėnshtrim pėr shejtanin nė kėmbim tė magjisė.

Allahu na thotė nė Kuran: “Ka pasur burra qė kėrkonin ndihmė prej xhinėve dhe ashtu ua shtonim arrogancėn.” Xhin, 5.

Argumentet e mėsipėrme tregojnė pėr realitetin e pamohueshėm tė ekzistencės sė magjisė, xhinėve e shejtanėve, tė lajmėruar nga Allahu i Lartėsuar dhe i dėrguari i Tij (alejhi selam).

 

Magjia ėshtė sprovė

Duhet pasur parasysh se magjia ėshtė njė nga sprovat e shumta qė kalon njeriu nė kėtė botė, ashtu siē e pėrmendėm edhe mė sipėr kur dy engjėjt nuk ia mėsonin askujt magjinė pa i thėnė qė ne jemi vetėm sprovė.

Sprova e magjisė mund t’i vijė ēdokujt, nėse kėtė e ka caktuar Allahu i Lartėsuar. Pra, kjo do tė thotė se magjia edhe pse me pėrpjekjen e magjistarit dhe njerėzve tė tjerė smirėxhinj dhe tė ligė, nuk mund tė veprojė pa lejen e Allahut tė Lartėsuar.

Allahu i Lartėsuar thotė: “...Por ata nuk mund ta dėmtonin askėnd, pėrveē me vullnetin dhe lejen e Allahut...” Bekare, 102.

 

Gjykimi i sheriatit pėr magjinė dhe magjistarėt

S’ka dyshim qė magjia ėshtė haram, rreptėsisht e ndaluar. Ajo hyn nė rrethin e shirkut pėr dy arsye:

-pėr shkak tė pėrdorimit tė xhinėve tė cilėt kėrkojnė nga magjistari nė kėmbim tė magjisė kryerjen e gjynaheve midis tė cilave edhe kryerjen e shirkut.

-ajo pėrmban nė vetvete pretendimin e njohjes sė dijes sė fshehtė (gajbit) nga dikush tjetėr pėrveē Allahut dhe, padyshim, qė kjo gjė konsiderohet kufėr, ndaj dhe sipas sheriati magjistari duhet tė vritet.

Profeti (alejhi selam) na ka tėrhequr vėrejtjen pėr tė mos shkuar tek magjistarėt. Madje na ka lajmėruar pėr rrezikun qė ata mbajnė e pėrhapin tek njerėzit.

Kėshtu, tė gjithė ne jemi dėshmitarė pėr dėgjimin e ngjarjeve tė ndryshme, pėr ata persona qė frekuentojnė magjistarėt, pėr sherrin, tė keqen dhe finen qė ata pėrhapin, si duke thėnė qė filani tė ka bėrė magji, duke futur pėrēarje midis burrit e gruas, vjehrrės e nuses, farefisit e tė afėrmve, etj.

Ky rrezik i madh qė vjen prej magjisė, sot konsiderohet edhe si njė lloj arti. E, kjo manifestohet nė tubime tė ndryshme, nėpėr spektakle, shfaqje etj.

E gjithė kjo nuk ėshtė gjė tjerėt vetėm se njė paraqitje e injorancės nė tė cilin ėshtė zhytur njeriu i sotėm modern, duke lėnė kėshtu mėsimet dhe udhėzimet e Zotit, duke deformuar besimin e saktė dhe mendjet e njerėzve.

 

Si tė mbrohemi nga magjia

Kjo gjė ėshtė e lidhur me praktikum dhe zbatimin e fesė. Profeti (alejhi selam) na ka treguar si tė mbrohemi dhe tė shėrohemi nga magjia.

Nė kurimin e magjisė, njė pjesė e madhe e saj i dedikohet leximit sistematik tė duave, sureve dhe ajeteve tė ndryshme tė Kuranit.

Trajtimi me anė tė Kuranit dhe duave, ėshtė baza pėr shėrimin e magjisė. Prej kėtyre ne po pėrmendim leximin e sures Fatiha, ajetin kursj, dy ajetet e fundit tė sures Bekare, dy suret e fundit tė Kuranit, si dhe ajete tė tjera tė shkėputura prej Kuranit, sipas llojit tė magjisė.

Duam tė vėmė nė dijeni se kurimin e magjisė me anė tė Kuranit nuk mund ta bėj kushdo. Kėtė mund ta bėjnė dijetarėt, nxėnėsit e dijes, tė cilėt kanė njohuri tė mjaftueshme pėr tė trajtuar secilėn lloj tė magjisė, kohėzgjatjen e trajtimit, si dhe elementė tė tjerė tė nevojshėm tė mjekimit ligjor tė magjisė.

Erion Sula

08.09.2006

                                              www.klubikulturor.com