Kėrkimi i lejes pėr tė hyrė nė shtėpinė e tjetrit
20.12.2009 07:33:07

Kėrkimi i lejes pėr tė hyrė te tė tjerėt ka rregulla tė cilat duhen pasur parasysh dhe duhen praktikuar, qė tė mos shihet brenda atyre shtėpive ajo qė nuk lejohet, qė tė mos hidhėrohen njerėzit njėri me tjetrin dhe qė tė kemi kujdes nė praktikimin e sunetit tė Pejgamberit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė. Kėto rregulla janė:

1- Tė zgjidhet koha e pėrshtatshme

Ka kohė nė tė cilat njerėzit nuk kanė dėshirė t’u trokitet nė derė, si p.sh. vonė pas jacisė, apo shumė herėt nė mėngjes dhe nė kohėn e drekės. Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kuran: “O ju tė cilėt besuat, shėrbėtorėt dhe ata qė nuk kanė arritur moshėn e pjekurisė, duhet tė kėrkojnė leje prej jush nė tri kohė: para namazit tė sabahut, nė kohėn e drekės kur i hiqni rrobat tuaja (pėr tė pushuar), dhe pas namazit tė jacisė, tri kohė nė tė cilat ju jeni tė zhveshur.” (Nurė: 58)

2- Tė trokitet nė derė tri herė

Nė trokitjen e parė banorėt e shtėpisė dėgjojnė, nė tė dytėn pėrgatiten pėr ta pritur musafirin, kurse nė tė tretėn i japin leje. E nėse nuk i japin leje, atėherė musafiri largohet. Thotė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė: “Kur dikush prej jush kėrkon leje tri herė pėr tė hyrė tek tjetri, nėse nuk i jepet leje, atėherė le tė kthehet.” Nė kėtė rregull hyn edhe cingėrima e ziles.
3- Tė trokitet nė derė me butėsi
Njerėzit e shtėpisė nuk duhen frikėsuar me trokitje tė rėnda, po ashtu as susta e ziles nuk duhet mbajtur shtypur shumė nga ai qė dėshiron tė hyjė, qoftė edhe nė shtėpinė e tij. Njė herė erdhi njė grua tek Imam Ahmedi pėr ta pyetur dhe trokiti fuqishėm nė derėn e tij, ndėrsa imami doli duke thėnė: “Kjo ėshtė trokitje e policisė.”
4- Mes trokitjeve tė pritet pak
Ai qė troket duhet tė presė pak mes trokitjeve, qė nė kėtė mėnyrė t’u japė mundėsi banorėve tė shtėpisė qė tė pėrgatiten, apo tė vinė deri te dera. Trokitja nuk duhet tė jetė e pashkėputur.

 5- Tė mos qėndrohet pėrballė derės

Ai qė troket duhet tė qėndrojė nė tė djathtė apo nė tė majtė tė derės e jo pėrballė, sepse ka mundėsi qė tė shohė brenda shtėpisė diēka qė i zoti i shtėpisė nuk ka dėshirė tė shihet nė momentin kur hap derėn. I Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, kur trokiste nė ndonjė derė, nuk qėndronte pėrballė asaj, por nė tė djathtė apo nė tė majtė dhe thoshte: “Es-selamu alejkum, es-selamu alejkum.”1
Padyshim pasimi i kėsaj edukatė ruan ndjenjat, por nėse kjo edukatė nuk pasohet, ėshtė shkak pėr armiqėsi dhe hidhėrim.

6- Tė jepet selam para se tė hyhet

Duhet tė jepet selam para kėrkimit tė lejes pėr tė hyrė nė shtėpi. Kur njė njeri nuk deshi tė hynte tek i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, pa i praktikuar kėto rregulla, ai i tha shėrbėtorit tė tij: “Dil tek ai, sepse nuk di tė kėrkoje leje dhe thuaji tė thotė: “Es-selamu alejkum, a tė hyj?”2
Po ashtu thotė: “Mos i jepni leje pėr tė hyrė atij qė nuk jep selam.”
3

7- Prezantimi

Kur banorėt e shtėpisė e pyesin atė qė troket se kush ėshtė, ai duhet t’ua tregojė emrin e tė mos thotė: “Unė.” Kur Xhabiri trokiti nė derė, i Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, e pyeti: “Kush je?” Xhabiri tha: “Unė”, kurse Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, duke mos e pėlqyer kėtė pėrgjigje, tha: “Unė, unė.”4
Kjo pėr shkak se me fjalėn “unė” nuk njihet personi, qė njeriu qė hap derėn tė qetėsohet me njohjen e tij dhe t’i japė mė lehtė leje pėr tė hyrė.

8- Tė ulet shikimi

Ai qė troket duhet ta ulė shikimin qė tė mos shohė brenda shtėpisė gjėrat e ndaluara qė nuk i lejohen t’i shikojė gjatė momenteve tė hyrjes nė shtėpi. Thotė Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė: “Qėllimi i kėrkimit leje ėshtė qė mos t’i shohėsh gjėrat e ndaluara qė nuk tė lejohen t’i shohėsh.”5
E ulja e shikimit ėshtė prej shenjave tė devotshmėrisė te besimtari.

9- Nėse nuk jepet leje pėr tė hyrė, ai qė troket duhet tė largohet

Nėse nuk pėrgjigjet askush, apo nėse thuhet “kthehu”, atėherė ai qė troket duhet tė kthehet, tė largohet. Allahu i Lartėsuar thotė: “Nėse nuk gjeni aty askėnd, atėherė kthehuni derisa nuk u jepet leje, e nėse u thuhet “kthehuni”, atėherė kthehuni, e kjo ėshtė mė mirė pėr ju. Allahu ėshtė i informuar pėr ēdo gjė qė punoni.” (Nurė, 28)


10- Nėse nuk jepet leje, atėherė arsyetohet pronari i shtėpisė

Nėse pronari i shtėpisė kėrkon falje duke mos e pranuar nė shtėpi atė qė troket, atėherė duhet arsyetuar pronari i shtėpisė, pasi ndoshta ka arsye. Imam Maliku thotė: “Nuk mundet secili njeri t’i tregojė arsyet e tij.” Prandaj ėshtė mirė qė kur tė kėrkohet leje, tė thuhet: “Ndoshta je i zėnė”, apo “ndoshta nuk tė pengoj” etj., me qėllim qė t`i lehtėsohet pronarit tė shtėpisė arsyetimi dhe tė mos ketė nevojė pėr t’u arsyetuar shumė.

11- Tė pritet te dera derisa tė jepet leja pėr tė hyrė

Leja duhet tė jepet nga njeriu i rritur, kurse ajo e fėmijės nuk merret parasysh sepse mundet qė ai tė japė leje pa e ditur banorėt e shtėpisė, kėshtu qė musafiri sheh atė qė nuk kanė dėshirė tė shihet nga askush.

12- Tė futesh nė shtėpi me thirrėsin e dėrguar nga ana e tė zotit tė shtėpisė

Nėse dikush thėrret dikė nė shtėpinė e tij pėrmes njė thirrėsi, atėherė ai shkon me kėtė thirrės. Kjo njėherazi ėshtė leje pėr atė qė tė futesh brenda, aq mė tepėr nėse edhe tė tjera argumente e vėrtetojnė njė gjė tė tillė, si p.sh. tė jetė dera e shtėpisė e hapur, kėpucėt e tė ftuarve tė tjerė tė jenė para derės, qė tregon se brenda ka musafirė, etj.. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kur dikush tė thėrret nė shtėpi dhe ti vjen me thirrėsin, atėherė kjo thirrje ėshtė leje pėr ty qė tė hysh brenda.”6

13- Bėrja e tesbihut, nėse pronari i shtėpisė ėshtė nė namaz, kur troket dikush nė derė

Nėse troket dikush nė derė dhe pronari i shtėpisė ėshtė duke u falur, atėherė ai duhet tė bėjė tesbih (tė thotė fjalėn “Subhanallah”) me zė tė lartė, e nėse ėshtė femėr, atėherė rreh shpinėn e dorės sė majtė me dorė tė djathtė. Kjo shenjė, edhe pse mund tė jetė shenjė pėr atė qė troket qė tė hyjė brenda, mė mirė ėshtė qė ai tė largohet, pasi pronari i shtėpisė me kėtė shenjė i bėn tė ditur se ėshtė duke u falur. Thotė Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė: “Kur dikush i kėrkon burrit leje pėr tė hyrė brenda, atėherė leja e tij ėshtė tesbihu, kurse leja e femrės ėshtė rrahja e duarve.”7 

14- Tė kėrkohet leje kur hyhet te gratė e afėrta8

Njeriu duhet tė kėrkojė leje prej grave tė afėrta8 tė tij edhe brenda shtėpisė, kur dėshiron tė futet nė dhomėn e njėrės prej tyre. Kjo pėr arsye se mund ta gjejė nėnėn, motrėn etj., nė gjendje jo tė lakmueshme, nė tė cilėn nuk ka dėshirė ta shohė askush. Shumė transmetime janė cekur lidhur me urdhrin pėr kėrkim leje nga nėna, kurse sa i pėrket gruas, nuk ėshtė obligim kėrkimi i lejes prej saj, e nėse bėhet njė gjė e tillė, nuk ėshtė keq. Ibėn Mesudi para se tė futej nė dhomėn e gruas sė tij, kollitej e pastaj futej brenda.
Kėto ishin katėrmbėdhjetė rregullat e kėrkimit tė lejes para hyrjes nė shtėpi. Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė gjithėsisė!
 

Pėrktheu: Lulzim Susuri
Marrė nga libri “Enciklopedia e Edukatės Islame”
22.6.2007

 

1 Transmeton Ahmedi (4/189), Ebu Davudi, nr. 5186, nga Abdullah b. Busri. Shiko “Sahih el-Xhamiė”, nr. 4638. 
2 Transmeton Ahmedi (5/369), Ebu Davudi nr. 5177, nga njė njeri prej Benu Amirit. Shiko “Sahih el-Xhamiė”, nr. 234.
3 Transmeton Ebu Nuajmi nė “Tarih Asbahan” (1/357), nga Xhabiri. Shiko: “Silsiletu es-Sahiha”, nr. 817.
4 Transmeton Buhariu, nr. 6250 dhe Muslimi nr. 2155, nga Xhabiri.
5 Transmeton Buhariu, nr. 6241 dhe Muslimi nr. 2156, nga Sehl b. Sadi.
6 Transmeton Ebu Davudi, nr. 5190 dhe Bejhekiu nė “Shuabul iman”, nr. 8831, nga Ebu Hurejra. Shiko “Sahihul Xhamiė” nr. 543.
7 Transmeton Bejhekiu nė “el-Kubra” (2/247), nga Ebu Hurejra. Shiko “Sahihul Xhamiė”, nr. 320.
8 Ato gra me tė cilat tė ndalohet martesa, si p.sh.; nėna, vajza, motra, halla, tezja, gjyshja, etj.. (sh. p.)


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010