Kėrkimi i lejes pėr tė hyrė te tė
tjerėt ka rregulla tė cilat duhen pasur parasysh
dhe duhen praktikuar, qė tė mos shihet brenda
atyre shtėpive ajo qė nuk lejohet, qė tė mos
hidhėrohen njerėzit njėri me tjetrin dhe qė tė
kemi kujdes nė praktikimin e sunetit tė
Pejgamberit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi
tė. Kėto rregulla janė:
1- Tė zgjidhet koha e pėrshtatshme
Ka kohė nė tė cilat njerėzit nuk
kanė dėshirė tu trokitet nė derė, si p.sh. vonė
pas jacisė, apo shumė herėt nė mėngjes dhe nė
kohėn e drekės. Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kuran:
O ju tė cilėt besuat, shėrbėtorėt dhe ata qė nuk
kanė arritur moshėn e pjekurisė, duhet tė kėrkojnė
leje prej jush nė tri kohė: para namazit tė
sabahut, nė kohėn e drekės kur i hiqni rrobat
tuaja (pėr tė pushuar), dhe pas namazit tė jacisė,
tri kohė nė tė cilat ju jeni tė zhveshur. (Nurė:
58)
2- Tė trokitet nė derė tri herė
Nė trokitjen e parė banorėt
e shtėpisė dėgjojnė, nė tė dytėn pėrgatiten pėr ta
pritur musafirin, kurse nė tė tretėn i japin leje.
E nėse nuk i japin leje, atėherė musafiri
largohet. Thotė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe
bekimi i Allahut qoftė mbi tė: Kur dikush prej
jush kėrkon leje tri herė pėr tė hyrė tek tjetri,
nėse nuk i jepet leje, atėherė le tė kthehet. Nė
kėtė rregull hyn edhe cingėrima e ziles.
3- Tė trokitet nė derė me butėsi
Njerėzit e shtėpisė nuk duhen frikėsuar me
trokitje tė rėnda, po ashtu as susta e ziles nuk
duhet mbajtur shtypur shumė nga ai qė dėshiron tė
hyjė, qoftė edhe nė shtėpinė e tij. Njė herė erdhi
njė grua tek Imam Ahmedi pėr ta pyetur dhe trokiti
fuqishėm nė derėn e tij, ndėrsa imami doli duke
thėnė: Kjo ėshtė trokitje e policisė.
4- Mes trokitjeve tė pritet pak
Ai qė troket duhet tė presė pak mes trokitjeve, qė
nė kėtė mėnyrė tu japė mundėsi banorėve tė
shtėpisė qė tė pėrgatiten, apo tė vinė deri te
dera. Trokitja nuk duhet tė jetė e pashkėputur.
5-
Tė mos qėndrohet pėrballė derės
Ai qė troket duhet tė qėndrojė nė
tė djathtė apo nė tė majtė tė derės e jo pėrballė,
sepse ka mundėsi qė tė shohė brenda shtėpisė diēka
qė i zoti i shtėpisė nuk ka dėshirė tė shihet nė
momentin kur hap derėn. I Dėrguari, paqja dhe
bekimi i Allahut qoftė mbi tė, kur trokiste nė
ndonjė derė, nuk qėndronte pėrballė asaj, por nė
tė djathtė apo nė tė majtė dhe thoshte:
Es-selamu alejkum, es-selamu alejkum.1
Padyshim pasimi i kėsaj
edukatė ruan ndjenjat, por nėse kjo edukatė nuk
pasohet, ėshtė shkak pėr armiqėsi dhe hidhėrim.
6- Tė jepet selam
para se tė hyhet
Duhet tė jepet selam para kėrkimit tė lejes pėr tė
hyrė nė shtėpi. Kur njė njeri nuk deshi tė hynte
tek i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i
Allahut qoftė mbi tė, pa i praktikuar kėto
rregulla, ai i tha shėrbėtorit tė tij: Dil tek
ai, sepse nuk di tė kėrkoje leje dhe thuaji tė
thotė: Es-selamu alejkum, a tė hyj?2
Po ashtu thotė: Mos i jepni leje pėr tė hyrė
atij qė nuk jep selam.3
7-
Prezantimi
Kur
banorėt e shtėpisė e pyesin atė qė troket se kush
ėshtė, ai duhet tua tregojė emrin e tė mos thotė:
Unė. Kur Xhabiri trokiti nė derė, i Dėrguari,
paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, e pyeti:
Kush je? Xhabiri tha: Unė, kurse Pejgamberi,
paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, duke mos
e pėlqyer kėtė pėrgjigje, tha: Unė, unė.4
Kjo pėr shkak se me fjalėn unė nuk njihet
personi, qė njeriu qė hap derėn tė qetėsohet me
njohjen e tij dhe ti japė mė lehtė leje pėr tė
hyrė.
8- Tė ulet shikimi
Ai
qė troket duhet ta ulė shikimin qė tė mos shohė
brenda shtėpisė gjėrat e ndaluara qė nuk i lejohen
ti shikojė gjatė momenteve tė hyrjes nė shtėpi.
Thotė Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė
mbi tė: Qėllimi i kėrkimit leje ėshtė qė mos
ti shohėsh gjėrat e ndaluara qė nuk tė lejohen
ti shohėsh.5
E ulja e shikimit ėshtė prej shenjave tė
devotshmėrisė te besimtari.
9- Nėse nuk
jepet leje pėr tė hyrė, ai qė troket duhet tė
largohet
Nėse
nuk pėrgjigjet askush, apo nėse thuhet kthehu,
atėherė ai qė troket duhet tė kthehet, tė
largohet. Allahu i Lartėsuar thotė: Nėse nuk
gjeni aty askėnd, atėherė kthehuni derisa nuk u
jepet leje, e nėse u thuhet kthehuni, atėherė
kthehuni, e kjo ėshtė mė mirė pėr ju. Allahu ėshtė
i informuar pėr ēdo gjė qė punoni. (Nurė, 28)
10- Nėse nuk jepet leje, atėherė arsyetohet
pronari i shtėpisė
Nėse pronari i shtėpisė kėrkon falje duke mos e
pranuar nė shtėpi atė qė troket, atėherė duhet
arsyetuar pronari i shtėpisė, pasi ndoshta ka
arsye. Imam Maliku thotė: Nuk mundet secili njeri
ti tregojė arsyet e tij. Prandaj ėshtė mirė qė
kur tė kėrkohet leje, tė thuhet: Ndoshta je i
zėnė, apo ndoshta nuk tė pengoj etj., me qėllim
qė t`i lehtėsohet pronarit tė shtėpisė arsyetimi
dhe tė mos ketė nevojė pėr tu arsyetuar shumė.
11- Tė pritet te dera derisa tė jepet leja pėr
tė hyrė
Leja duhet tė jepet nga njeriu i rritur, kurse ajo
e fėmijės nuk merret parasysh sepse mundet qė ai
tė japė leje pa e ditur banorėt e shtėpisė, kėshtu
qė musafiri sheh atė qė nuk kanė dėshirė tė shihet
nga askush.
12- Tė futesh nė shtėpi me thirrėsin e dėrguar
nga ana e tė zotit tė shtėpisė
Nėse
dikush thėrret dikė nė shtėpinė e tij pėrmes njė
thirrėsi, atėherė ai shkon me kėtė thirrės. Kjo
njėherazi ėshtė leje pėr atė qė tė futesh brenda,
aq mė tepėr nėse edhe tė tjera argumente e
vėrtetojnė njė gjė tė tillė, si p.sh. tė jetė dera
e shtėpisė e hapur, kėpucėt e tė ftuarve tė tjerė
tė jenė para derės, qė tregon se brenda ka
musafirė, etj.. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i
Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: Kur dikush tė
thėrret nė shtėpi dhe ti vjen me thirrėsin,
atėherė kjo thirrje ėshtė leje pėr ty qė tė hysh
brenda.6
13- Bėrja e
tesbihut, nėse pronari i shtėpisė ėshtė nė namaz,
kur troket dikush nė derė
Nėse
troket dikush nė derė dhe pronari i shtėpisė ėshtė
duke u falur, atėherė ai duhet tė bėjė tesbih (tė
thotė fjalėn Subhanallah) me zė tė lartė, e nėse
ėshtė femėr, atėherė rreh shpinėn e dorės sė majtė
me dorė tė djathtė. Kjo shenjė, edhe pse mund tė
jetė shenjė pėr atė qė troket qė tė hyjė brenda,
mė mirė ėshtė qė ai tė largohet, pasi pronari i
shtėpisė me kėtė shenjė i bėn tė ditur se ėshtė
duke u falur. Thotė Pejgamberi, paqja dhe bekimi i
Allahut qoftė mbi tė: Kur dikush i kėrkon
burrit leje pėr tė hyrė brenda, atėherė leja e tij
ėshtė tesbihu, kurse leja e femrės ėshtė rrahja e
duarve.7
14-
Tė kėrkohet leje kur hyhet te gratė e afėrta8
Njeriu duhet tė kėrkojė leje prej grave tė afėrta8
tė tij edhe brenda shtėpisė, kur dėshiron tė futet
nė dhomėn e njėrės prej tyre. Kjo pėr arsye se
mund ta gjejė nėnėn, motrėn etj., nė gjendje jo tė
lakmueshme, nė tė cilėn nuk ka dėshirė ta shohė
askush. Shumė transmetime janė cekur lidhur me
urdhrin pėr kėrkim leje nga nėna, kurse sa i
pėrket gruas, nuk ėshtė obligim kėrkimi i lejes
prej saj, e nėse bėhet njė gjė e tillė, nuk ėshtė
keq. Ibėn Mesudi para se tė futej nė dhomėn e
gruas sė tij, kollitej e pastaj futej brenda.
Kėto ishin katėrmbėdhjetė rregullat e kėrkimit tė
lejes para hyrjes nė shtėpi. Falėnderimi i takon
Allahut, Zotit tė gjithėsisė!
Pėrktheu: Lulzim Susuri
Marrė nga libri Enciklopedia e Edukatės Islame
22.6.2007
1 Transmeton Ahmedi
(4/189), Ebu Davudi, nr. 5186, nga Abdullah b.
Busri. Shiko Sahih el-Xhamiė, nr. 4638.
2
Transmeton Ahmedi (5/369), Ebu Davudi nr.
5177, nga njė njeri prej Benu Amirit. Shiko
Sahih el-Xhamiė, nr. 234.
3
Transmeton Ebu Nuajmi nė Tarih Asbahan
(1/357), nga Xhabiri. Shiko: Silsiletu es-Sahiha,
nr. 817.
4
Transmeton Buhariu, nr. 6250 dhe Muslimi nr.
2155, nga Xhabiri.
5
Transmeton Buhariu, nr. 6241 dhe Muslimi nr.
2156, nga Sehl b. Sadi.
6
Transmeton Ebu Davudi, nr. 5190 dhe Bejhekiu
nė Shuabul iman, nr. 8831, nga Ebu Hurejra.
Shiko Sahihul Xhamiė nr. 543.
7
Transmeton Bejhekiu nė el-Kubra (2/247), nga
Ebu Hurejra. Shiko Sahihul Xhamiė, nr. 320.
8
Ato gra me tė cilat tė ndalohet martesa, si
p.sh.; nėna, vajza, motra, halla, tezja,
gjyshja, etj.. (sh. p.)