A lejohet pėrdorimi i kėsaj shprehjeje
20.02.2011 10:58:27

Pyetja:
Es selam alejkum!
Kemi një fjalë që më duket se është shumë gabim, kur themi "Mos më shtyftë Zoti në gjynah", për shembull kur shohim ndonjë gjë që nuk na pëlqen ose ndonjë send tjetër s'di sa po mundem ta shpjegoj.

 

Përgjigjja: 

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Është një parim i njohur në metodologjinë islame, karshi termeve dhe nocioneve që mund ti përdorin njerëzit. Parimi është se para se të gjykohet ndonjë shprehje apo term, se është i pranuar ose i papranuar, duhet të hulumtohet se çfarë aludon ajo shprehje. Ky rregull është zbërthyer shumë mirë në lëmin e akides (besimit), nga dijetarët e Ehli Sunetit.

Në këtë formë edhe këtë shprehje para se ta gjykojmë se lejohet, respektivisht ndalohet, duhet ta kuptojmë se çfarë kanë për qëllim njerëzit me këtë shprehje.

Nga ajo që ne dimë është fakti se rëndom njerëzit e përdorin këtë shprehje nëse gjatë bisedës, përmendin ndonjë çështje që mund të jetë e ndaluar (sikurse gibeti, përshkrimi i karakterit jo të mirë i dikujt, përshkrimi i një situate...) ose kur shohin diçka jo të mirë, ose edhe në situata kur janë para ndonjë akti që mund të jetë i ndaluar (haram) ta bëjnë ose ajo punë të jetë e përzier me haram dhe kështu me radhë. Në këto situata ata thonë “Zoti mos më shtyftë në gjynah”, si lutje ndaj Zotit të Madhërishëm, që për atë gjë ose veprim mos të bien në mëkat. Pra është lutje e cila ka ardhur në mënyrën dëftore, mirëpo ka kuptimin e lutjes që nënkupton: “O Zot mos më bëj të mëkatoj”. Lutja në këtë formë përdoret edhe për raste tjera sikurse, nëse vdes dikush themi: “Allahu e mëshiroftë” dhe kuptimi është: “O Allah mëshiroje atë”.

Prandaj nga ajo që e përmendëm më lartë, nuk mendojmë se ka ndonjë të keqe të përdoret kjo shprehje, pasi që e ka kuptimin e lutjes (duasë). Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi   

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010