Pasimi i imamit
03.04.2011 10:23:41

Pyetja:

Pyetje e parë: A më pranohet namazi në qoftë se nuk arrij t'i them salavatet dhe lutjet ngase imami nganjëherë e përfundon namazin më shpejt se ç'duhet e kam fjalën për namazet farz. Pyetja e dytë: Pse kam shumë frikë nga njerëzit, frikë të komunikoj me ta bile bile edhe me të afërmit kam shumë turp nganjëherë më merret edhe goja nga turpi këtë problem e kam tash e 6 vite prej se kam hyrë në moshën e pjekurisë dhe vetëm sa vijnë duke m'u përkeqësuar punët. Ju lutem të më jepni një përgjigje më të detajuar në lidhje me këtë pyetjen e fundit sepse nuk po di si të veproj. Allahu na shtoftë diturinë.

 

Përgjigjja: 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

 

Pyetja e parë:

Nëse ju faleni me imam dhe nuk arrini ti përfundoni lutjet e parapara në namaz, për shkak se Imam e përfundon namazin, atëherë kjo nuk ka ndonjë të keqe, pasi që çdo mangësi që mund ta leni ju, ajo plotësohet me namazin e Imamit. Prandaj edhe nëse falësi gabon vetë dhe është me imam, atëherë në këtë rast duhet ta pasoj imamin dhe nuk i lejohet që të bëj sehvi sexhde, pasi që atë gabim ia kompenson namazi i Imamit. Zoti e di më së miri!

 

Pyetja e dytë:

Në lidhje me problemin tënd mund të lexoni këtu:

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1625

Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010