|
A ėshtė
pėrhapur Islami pėrmes shpatės (pėrmes forcės)?
Pyetja:
Si mund tė
konsiderohet Islami fe e paqes kur ėshtė pėrhapur pėrmes
shpatės?
Pėrgjigja:
Ėshtė njė ankesė dhe pakėnaqėsi e
rėndomtė e disa jobesimtarėve, tė cilėt thonė se Islami
nuk do tė kishte me miliona pasues anembanė botės po tė
mos ishte pėrhapur pėrmes ushtrimit tė dhunės dhe
forcės. Argumentet nė vijim do tė japin njė pasqyrė tė
pastėr, se larg nga pėrhapja e islamit pėrmes shpatės
ishte fuqia e pandashme e sė vėrtetės, arsyes dhe
logjikės pėrgjegjėse pėr pėrhapjen e menjėhershme tė
Islamit.
1. Islami nėnkupton paqen
Fjala Islam rrjedh nga rrėnja e fjalės salam, qė do tė
thotė paqe. Gjithashtu kjo fjalė nėnkupton nėnshtrim
ndaj urdhrave tė Allahut tė Madhėrishėm. Si rrjedhim,
Islami ėshtė fe e paqes, e cila sigurohet duke iu
nėnshtruar dėshirės sė Krijuesit Suprem, Allahut tė
Lartfuqishėm.
2. Nganjėherė edhe forca duhet pėrdorur nė mėnyrė qė
tė ruhet paqja dhe tė mbretėrojė harmonia
Jo ēdo qenie njerėzore nė kėtė botė dėshiron ta ruajė
paqen dhe harmoninė. Ekzistojnė shumė njerėz tė cilėt
nuk e duan atė pėr shkaqe dhe interesa tė tyre vetjake.
Pėr tė ruajtur paqen nganjėherė kėrkohet edhe pėrdorimi
i forcės. Pikėrisht pėr kėtė arsye kemi policėt, tė
cilėt pėr tė ruajtur paqen dhe rendin nė shtet pėrdorin
forcėn kundėr kriminelėve dhe elementeve armiqėsore.
Islami ėshtė pėrkrahės dhe nxitės i paqes, gjithashtu i
kėshillon pasuesit e tij qė tė luftojnė dhunėn dhe
tiraninė. Lufta kundėr dhunės nganjėherė kėrkon edhe
ushtrimin e forcės. Nė Islam fuqia mund tė pėrdoret
vetėm kur duhet pėrkrahur drejtėsia dhe paqja.
3. Pikėpamja e historianit De Lacy OLeary
Pėrgjigjja mė e mirė ndaj keqkuptimit se kinse feja
islame ėshtė pėrhapur pėrmes shpatės ėshtė dhėnė nga
historiani i njohur De Lacy OLeary nė librin Islam at
the crossroad (Islami nė udhėkryq) (faqe 8).
4. Muslimanėt e kanė qeverisur Spanjėn pėr 800 vjet
Dihet fakti se Spanja ėshtė sunduar dhe qeverisur nga
muslimanėt pėr mė shumė se 800 vjet. Muslimanėt nė
Spanjė asnjėherė nuk pėrdoren shpatėn qė ti detyrojnė
njerėzit tė konvertohen nė Islam. Mė vonė, nė Spanjė
erdhėn kryqėzatat e krishtera dhe i zhdukėn muslimanėt
nga ai vend. Ėshtė mė rėndėsi pėr tu shėnuar se nė
Spanjė gjatė sundimit tė muslimanėve nuk kishte asnjė
njeri tė vetėm i cili mund tė thėrriste ezanin nė mėnyrė
tė hapur. Ezani ėshtė thirrja pėr nė namaz.
5. 14 milionė arabė janė koptas tė krishterė
Muslimanėt qė prej 1400 vjetėsh qenė drejtues dhe
udhėheqės tė Arabisė. Pėr disa vite, Arabinė e sunduan
britanikėt dhe pėr ca vite tė tjerė ajo u qeveris nga
Franca. Nė pėrgjithėsi, muslimanėt e qeverisėn Arabinė
pėr 14 shekuj me radhė. Akoma edhe sot ekzistojnė 14
milionė arabė, tė cilėt janė tė krishterė koptas,
d.m.th. tė krishterė tė lindur me gjenerata. Sikur
muslimanėt tė kishin pėrdorur gjuhėn e shpatės, atje nuk
do tė mund tė ekzistonte asnjė arab i krishterė.
6. Mė shumė se 80% e banorėve tė Indisė janė
jomuslimanė
Muslimanėt nė Indi sunduan pothuajse njė mijė vjet. Po
tė dėshironin, ata do tė konvertonin nė Islam ēdo
indian, pasi kishin nė duart e tyre fuqinė.
Mė shumė se 80% e popullsisė sė Indisė sot janė
jomuslimanė. Tė gjithė kėta indian jomuslimanė janė
dėshmitarė se Islami nuk ėshtė pėrhapur pėrmes forcės,
apo siē e quajnė ata "pėrmes shpatės".
7. Indonezia dhe Malajzia
Indonezia ėshtė vendi qė numėron numrin mė tė madh tė
muslimanėve nė botė. Shumica e banorėve nė Malajzi i
pėrkasin besimit islam. Dikush mund tė pyesė: "Cila
ushtri muslimane vajti nė Indonezi dhe Malajzi pėr ta
pėrhapur Islamin?
8. Afrika bregdetare e Jugut
Nė mėnyrė tė ngjashme, Islami ėshtė pėrhapur me njė
shpejtėsi tė madhe edhe nė Afrikėn bregdetare tė Jugut.
Dikush pėrsėri mund tė pyes se mos rastėsisht Islami
ėshtė pėrhapur pėrmes shpatės: Cila ushtri islame mund
tė ketė shkuar nė Afrikėn e Jugut?
9. Thomas Carlyle
Historiani i njohur, Thomas Carlyle, nė librin e tij
Heroes and Hero worship, i referohet kėtij keqkuptimi,
i cili ka tė bėjė me pėrhapjen e Islamit: "Mė tė vėrtetė
se shpata, mirėpo ku do ta gjesh shpatėn? Ēdo opinion i
ri ėshtė fillimisht pakicė minoritet-, krejtėsisht i
vetėm. Nė mendjen e njė njeriu tė vetėm. Atje ai ende
jeton ashtu siē ėshtė. Nė tėrė botėn njė njeri i vetėm i
beson atij. Atje ekziston njė njeri i cili ėshtė kundėr
shumicės, merr njė shpatė dhe mundohet tė propagandojė
me tė, por ajo do tė bėjė shumė pak pėr tė. Ju doemos
duhet ta merrni shpatėn! Nė pėrgjithėsi, njė gjė mund tė
shumojė dhe riprodhojė vetvetiu aq sa mundet.
10. Nuk ka dhunė nė fe
Me ēfarė shpate u pėrhap feja islame? Edhe sikur
muslimanėt tė posedonin njė gjė tė tillė, ata nuk do ta
pėrdornin pėr motiv tė pėrhapjes sė Islamit, pėr faktin
se Kurani nė ajetin vijues thotė: Nė fe nuk ka dhunė.
Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota
1
11. Shpata e mendjes
Ėshtė shpata e intelektit dhe arsyes. Shpata e cila po i
mposht zemrat dhe mendjet e njerėzve. Kurani nė kaptinėn
Nahl, pjesa e 16-tė, ajeti 125, thotė:
Ti (Muhamed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit
tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata
(kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira
2
12. Shtimi i feve nė botė nga viti 1934 deri nė vitin
1984
Njė artikull nė Readers Digest Almanac, libri i vitit
1986, solli statistikat e shtimit tė pėrqindjes se
religjioneve mė tė mėdha tė botės dhe pėrfshinte
periudhėn pesėdhjetėvjeēare, respektivisht nga viti 1934
deri nė vitin 1984. Ky artikull u publikua dhe nė
revistėn The Plain Truth magazine. Nė krye tė listės
ishte feja islame, e cila kishte shtuar rritje nė 235%,
Krishterimi kishte shėnuar rritje vetėm 47%. Dikush mund
tė parashtrojė pyetjen: Ēfarė lufte ndodhi nė kėtė
shekull, kur miliona njerėz pėrqafuan Islamin?
13. Islami ėshtė feja qė po shėnon rritjen me tė
shpejtė nė Evropė dhe Amerikė
Sot, nė Amerikė, feja mė me ndikim dhe me njė rritje tė
shpejtė ėshtė Islami. Gjithashtu edhe nė Evropė, feja e
cila po ecėn me njė shpejtėsi tė madhe ėshtė Islami.
Cila shpatė ėshtė duke i detyruar njerėzit nė Perėndim
qė ta pranojnė Islamin, ku ka numėr tė madh tė
konvertuarish?
14. Dr. Joseph Adam Pearson
Dr. Joseph Adam Pearson nė mėnyrė tė drejtė ka thėnė:
Njerėzit tė cilėt shqetėsohen se njė ditė bomba
nukleare do tė bjerė nė duart e Arabėve nuk kanė arritur
tė kuptojnė se bomba islame veē ka rėnė, ajo ka rėnė
ditėn kur lindi Muhamedi alejhi selam.
Mr. Fehim
Dragusha
ANSWERS TO NON MUSLIMS COMMON QUESTION ABOUT ISLAM
(Spreading the Truth of Islam) Islamic Research
Foundation
8.3.2009
|