Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pėrgjigje ndaj pyetjeve tė shpeshta tė jomuslimanėve mbi Islamin 4

A ėshtė pėrhapur Islami pėrmes shpatės (pėrmes forcės)?
 

Pyetja:

Si mund tė konsiderohet Islami fe e paqes kur ėshtė pėrhapur pėrmes shpatės?

Pėrgjigja:

Ėshtė njė ankesė dhe pakėnaqėsi e rėndomtė e disa jobesimtarėve, tė cilėt thonė se Islami nuk do tė kishte me miliona pasues anembanė botės po tė mos ishte pėrhapur pėrmes ushtrimit tė dhunės dhe forcės. Argumentet nė vijim do tė japin njė pasqyrė tė pastėr, se larg nga pėrhapja e islamit pėrmes shpatės ishte fuqia e pandashme e sė vėrtetės, arsyes dhe logjikės pėrgjegjėse pėr pėrhapjen e menjėhershme tė Islamit.
 
1. Islami nėnkupton paqen

Fjala Islam rrjedh nga rrėnja e fjalės ‘salam’, qė do tė thotė paqe. Gjithashtu kjo fjalė nėnkupton nėnshtrim ndaj urdhrave tė Allahut tė Madhėrishėm. Si rrjedhim, Islami ėshtė fe e paqes, e cila sigurohet duke iu nėnshtruar dėshirės sė Krijuesit Suprem, Allahut tė Lartfuqishėm.
 
2. Nganjėherė edhe forca duhet pėrdorur nė mėnyrė qė tė ruhet paqja dhe tė mbretėrojė harmonia

Jo ēdo qenie njerėzore nė kėtė botė dėshiron ta ruajė paqen dhe harmoninė. Ekzistojnė shumė njerėz tė cilėt nuk e duan atė pėr shkaqe dhe interesa tė tyre vetjake. Pėr tė ruajtur paqen nganjėherė kėrkohet edhe pėrdorimi i forcės. Pikėrisht pėr kėtė arsye kemi policėt, tė cilėt pėr tė ruajtur paqen dhe rendin nė shtet pėrdorin forcėn kundėr kriminelėve dhe elementeve armiqėsore.
Islami ėshtė pėrkrahės dhe nxitės i paqes, gjithashtu i kėshillon pasuesit e tij qė tė luftojnė dhunėn dhe tiraninė. Lufta kundėr dhunės nganjėherė kėrkon edhe ushtrimin e forcės. Nė Islam fuqia mund tė pėrdoret vetėm kur duhet pėrkrahur drejtėsia dhe paqja.
 
3. Pikėpamja e historianit De Lacy O’Leary

Pėrgjigjja mė e mirė ndaj keqkuptimit se kinse feja islame ėshtė pėrhapur pėrmes shpatės ėshtė dhėnė nga historiani i njohur De Lacy O’Leary nė librin “Islam at the crossroad (Islami nė udhėkryq)” (faqe 8). 
 
4. Muslimanėt e kanė qeverisur Spanjėn pėr 800 vjet

Dihet fakti se Spanja ėshtė sunduar dhe qeverisur nga muslimanėt pėr mė shumė se 800 vjet. Muslimanėt nė Spanjė asnjėherė nuk pėrdoren shpatėn qė t’i detyrojnė njerėzit tė konvertohen nė Islam. Mė vonė, nė Spanjė erdhėn kryqėzatat e krishtera dhe i zhdukėn muslimanėt nga ai vend. Ėshtė mė rėndėsi pėr t’u shėnuar se nė Spanjė gjatė sundimit tė muslimanėve nuk kishte asnjė njeri tė vetėm i cili mund tė thėrriste ezanin nė mėnyrė tė hapur. Ezani ėshtė thirrja pėr nė namaz.
 
5. 14 milionė arabė janė koptas tė krishterė

Muslimanėt qė prej 1400 vjetėsh qenė drejtues dhe udhėheqės tė Arabisė. Pėr disa vite, Arabinė e sunduan britanikėt dhe pėr ca vite tė tjerė ajo u qeveris nga Franca. Nė pėrgjithėsi, muslimanėt e qeverisėn Arabinė pėr 14 shekuj me radhė. Akoma edhe sot ekzistojnė 14 milionė arabė, tė cilėt janė tė krishterė koptas, d.m.th. tė krishterė tė lindur me gjenerata. Sikur muslimanėt tė kishin pėrdorur gjuhėn e shpatės, atje nuk do tė mund tė ekzistonte asnjė arab i krishterė.
  
6. Mė shumė se 80% e banorėve tė Indisė janė jomuslimanė

Muslimanėt nė Indi sunduan pothuajse njė mijė vjet. Po tė dėshironin, ata do tė konvertonin nė Islam ēdo indian, pasi kishin nė duart e tyre fuqinė.
Mė shumė se 80% e popullsisė sė Indisė sot janė jomuslimanė. Tė gjithė kėta indian jomuslimanė janė dėshmitarė se Islami nuk ėshtė pėrhapur pėrmes forcės, apo siē e quajnė ata "pėrmes shpatės". 
 
7. Indonezia dhe Malajzia

Indonezia ėshtė vendi qė numėron numrin mė tė madh tė muslimanėve nė botė. Shumica e banorėve nė Malajzi i pėrkasin besimit islam. Dikush mund tė pyesė: "Cila ushtri muslimane vajti nė Indonezi dhe Malajzi pėr ta pėrhapur Islamin?
 
8. Afrika bregdetare e Jugut

Nė mėnyrė tė ngjashme, Islami ėshtė pėrhapur me njė shpejtėsi tė madhe edhe nė Afrikėn bregdetare tė Jugut. Dikush pėrsėri mund tė pyes se mos rastėsisht Islami ėshtė pėrhapur pėrmes shpatės: “Cila ushtri islame mund tė ketė shkuar nė Afrikėn e Jugut?”
 
9. Thomas Carlyle

Historiani i njohur, Thomas Carlyle, nė librin e tij “Heroes and Hero worship”, i referohet kėtij keqkuptimi, i cili ka tė bėjė me pėrhapjen e Islamit: "Mė tė vėrtetė se shpata, mirėpo ku do ta gjesh shpatėn? Ēdo opinion i ri ėshtė fillimisht pakicė –minoritet-, krejtėsisht i vetėm. Nė mendjen e njė njeriu tė vetėm. Atje ai ende jeton ashtu siē ėshtė. Nė tėrė botėn njė njeri i vetėm i beson atij. Atje ekziston njė njeri i cili ėshtė kundėr shumicės, merr  njė shpatė dhe mundohet tė propagandojė me tė, por ajo do tė bėjė shumė pak pėr tė. Ju doemos duhet ta merrni shpatėn! Nė pėrgjithėsi, njė gjė mund tė shumojė dhe riprodhojė vetvetiu aq sa mundet.”
 
10. Nuk ka dhunė nė fe

Me ēfarė shpate u pėrhap feja islame? Edhe sikur muslimanėt tė posedonin njė gjė tė tillė, ata nuk do ta pėrdornin pėr motiv tė pėrhapjes sė Islamit, pėr faktin se Kurani nė ajetin vijues thotė: “Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota…”
1
 
11. Shpata e mendjes

Ėshtė shpata e intelektit dhe arsyes. Shpata e cila po i mposht zemrat dhe mendjet e njerėzve. Kurani nė kaptinėn Nahl, pjesa e 16-tė, ajeti 125, thotė:
“Ti (Muhamed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira…”2
 
12. Shtimi i feve nė botė nga viti 1934 deri nė vitin 1984

Njė artikull nė Reader’s Digest ‘Almanac’, libri i vitit 1986, solli statistikat e shtimit tė pėrqindjes se religjioneve mė tė mėdha tė botės dhe pėrfshinte periudhėn pesėdhjetėvjeēare, respektivisht nga viti 1934 deri nė vitin 1984. Ky artikull u publikua dhe nė revistėn ‘The Plain Truth’ magazine. Nė krye tė listės ishte feja islame, e cila kishte shtuar rritje nė 235%, Krishterimi kishte shėnuar rritje vetėm 47%. Dikush mund tė parashtrojė pyetjen: Ēfarė lufte ndodhi nė kėtė shekull, kur miliona njerėz pėrqafuan Islamin?
 
13. Islami ėshtė feja qė po shėnon rritjen me tė shpejtė nė Evropė dhe Amerikė

Sot, nė Amerikė, feja mė me ndikim dhe me njė rritje tė shpejtė ėshtė Islami. Gjithashtu edhe nė Evropė, feja e cila po ecėn me njė shpejtėsi tė madhe ėshtė Islami. Cila shpatė ėshtė duke i detyruar njerėzit nė Perėndim qė ta pranojnė Islamin, ku ka numėr tė madh tė konvertuarish?
 
14. Dr. Joseph Adam Pearson

Dr. Joseph Adam Pearson nė mėnyrė tė drejtė ka thėnė: “Njerėzit tė cilėt shqetėsohen se njė ditė bomba nukleare do tė bjerė nė duart e Arabėve nuk kanė arritur tė kuptojnė se bomba islame veē ka rėnė, ajo ka rėnė ditėn kur lindi Muhamedi alejhi selam.”
 
 

Mr. Fehim Dragusha
ANSWERS TO NON – MUSLIMS’ COMMON QUESTION ABOUT ISLAM
(Spreading the Truth of Islam) Islamic Research Foundation

8.3.2009


1 Kuran, El Bekare; 256.
2
Kuran, En Nahl; 125.

                                                      www.klubikulturor.com