Dera “Rejan”
20.12.2009 06:34:13

Sehl bin Sadi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, transmeton se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Vėrtet, nė xhenet ėshtė njė derė, e cila quhet Rejan, nėpėr tė cilėn do tė hyjnė nė Ditėn e Gjykimit vetėm ata qė agjėrojnė. Nėpėr atė derė tė tjerėt nuk do tė hyjnė. Do tė thirret nė atė derė ku janė agjėruesit. Do tė ēohen agjėruesit dhe nuk do tė mund tjetėrkush tė hyjė nga ajo kjo derė. E, pasi tė hyjnė ata, dera do tė mbyllet e nuk do tė mund tė hyjė askush tjetėr.”1
Biseda rreth dyerve tė xhenetit ka kuptime dhe domethėnie fisnike nė ēdo kohė, mirėpo nė muajin e Ramazanit kjo shumėfishohet. Rreth kėsaj ēėshtjeje do tė ndalemi nė disa pika tė shkurtra:

-Nė Ramazan hapen tė gjitha dyert e xhenetit. Kjo na kujton xhenetin dhe gėzimin e tij. Hapja e dyerve tė xhenetit aludon pėr sigurinė e xhenetit dhe se xhenetet e Adnit janė tė hapura pėr banorėt e tyre. Allahu i Lartėsuar thotė: “Xhenetet e Adnit janė me dyer tė hapura pėr ata.” (Sad, 50)
-Veēimi i agjėruesve me derėn e Rejanit nga dyert e xhenetit dėshmon pėr vlerėn e agjėrimit. Me agjėrues nėnkuptohet ata qė e pasojnė agjėrimin obligativ (farz) me agjėrim vullnetar (nafile), ngase tė gjithė muslimanėt patjetėr duhet tė jenė agjėrueshėm nė kėtė muaj. Nga kjo kuptuam se veēimi ėshtė pėr ata qė pasojnė agjėrimin obligativ me agjėrim vullnetar.

-Gjendja e dyerve tė xhenetit pas hyrjes sė banorėve nė to ėshtė sikur gjendja kur hyn Ramazani e derisa pėrfundon. Banorėt e xhenetit tė mbėshtetur nė kolltukė e tė kėnaqur me dhuntitė e xhenetit janė ata qė kur hyn muaji i Ramazanit, kanė lidhje dhe raporte me Zotin e tyre, me trupin, me zemrėn dhe me gjuhėt e tyre. Zemrat e agjėruesve kėnaqen dhe begatohen me zbatimin e urdhrave tė Allahut dhe me merakun e tyre pėr ta takuar Allahun, sikurse begatohen banorėt e xhenetit nė tė.
-Numri i dyerve tė xhenetit ėshtė tetė. Transmetohet se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Nė xhenet ka tetė dyer.”2
Me kėtė nėnkuptohet se ato janė dyer tė mėdha dhe ēdo derė ka nga njė vepėr me tė cilėn veēohet; nė mes kėtyre dyerve ka dyer mė tė vogla, si degė tė atyre tė mėdha.
-Nga cilėsitė e dyerve, tė cilat i ka pėrmendur i Dėrguari i Allahut alejhi selam, ėshtė edhe gjerėsia e tyre. I Dėrguari i Allahut alejhi selam thotė: “Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, (largėsia) nė mes dy dyerve tė xhenetit ėshtė sikur mes Mekės dhe Hexher ose Hexher dhe Mekės.” Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr thuhet “sikur mes Mekės dhe Busras.”3
-Njeriu i parė tė cilit do t’i hapen dyert e xhenetit do tė jetė zotėria dhe i Dėrguari ynė, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė. Do tė trokasė nė derė dhe do t’i thuhet: “Kush ėshtė?” Do tė pėrgjigjem: “Muhamedi.” Do tė thuhet: “Pėr ty jam urdhėruar dhe s’ia hap askujt para teje.”
4
-Pasuesit e besimit tė pastėr nga shirku nga radhėt e kėtij umeti do tė kenė njė derė tė posaēme, nga e cila nuk do tė hyjė nė tė askush pėrveē tyre. Nė hadithin tė cilin e shėnon Buhariu dhe Muslimi, nė Ditėn e Kiametit do t’i thuhet Muhamedit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė: “O Muhamed, fut nga umeti yt ata tė cilėt s’kanė llogari, do tė hyjnė nga dera e djathtė nga dyert e xhenetit.”
-Nėse muslimani ėshtė garues pėr veprat e mira e tė shumėllojshme, ai do tė meritojė tė thirret nga tė gjitha dyert e xhenetit. Pikėrisht Ebu Bekrin e pėrgėzoi i Dėrguari i Allahut nė lidhje me kėtė.
Nė dy pėrmbledhjet mė tė sakta tė hadithit ėshtė transmetuar nga Ebu Hurejra, se i Dėrguari alejhi selam ka thėnė: "Kush shpenzon dy gjėra tė njėjta nė rrugėn e Allahut, i bėhet thirrje atij nga dyert e xhenetit: “O rob i Allahut, kjo punė qė ke bėrė ėshtė nga punėt e mira!' Kush ėshtė prej atyre qė bėjnė namaz, do tė thirret nga dera e namazit. Kush ėshtė prej atyre qė bėjnė xhihad, thirret nga dera e xhihadit. Kush ėshtė prej atyre qė agjėrojnė, do tė thirret nga dera Rejan. Kush ėshtė prej atyre qė japin sadaka, do tė thirret nga dera e sadakasė.” Atėherė, Ebu Bekri tha: “O i dėrguar i Allahut, a ka mundėsi qė dikush tė thirret nga tė gjitha dyert?” “Po, dhe shpresoj qė ti je nga ata”, iu pėrgjigj i Dėrguari alejhi selam.”
-Emri i derės sė xhenetit, “Rejan”, ėshtė nxjerrė nga fjala arabe “rejj”, qė do tė thotė e kundėrta e etjes, pra agjėruesit tė cilėt agjėrojnė nuk do t’i kapė etja asnjėherė.
E lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėjė prej banorėve tė xhenetit ne, prindėrit tanė si dhe tė gjithė muslimanėt! 
 

Pėrktheu: Almedin Ejupi
7.9.2007

1 Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
2 Shėnon Buhariu.
3 Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
4 Shėnon Muslimi.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010