Sehl bin
Sadi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, transmeton
se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Vėrtet,
nė xhenet ėshtė njė derė, e cila quhet Rejan,
nėpėr tė cilėn do tė hyjnė nė Ditėn e Gjykimit
vetėm ata qė agjėrojnė. Nėpėr atė derė tė tjerėt
nuk do tė hyjnė. Do tė thirret nė atė derė ku janė
agjėruesit. Do tė ēohen agjėruesit dhe nuk do tė
mund tjetėrkush tė hyjė nga ajo kjo derė. E, pasi
tė hyjnė ata, dera do tė mbyllet e nuk do tė mund
tė hyjė askush tjetėr.1
Biseda rreth dyerve tė xhenetit ka kuptime dhe
domethėnie fisnike nė ēdo kohė, mirėpo nė muajin e
Ramazanit kjo shumėfishohet. Rreth kėsaj ēėshtjeje
do tė ndalemi nė disa pika tė shkurtra:
-Nė Ramazan hapen tė gjitha dyert e xhenetit. Kjo
na kujton xhenetin dhe gėzimin e tij. Hapja e
dyerve tė xhenetit aludon pėr sigurinė e xhenetit
dhe se xhenetet e Adnit janė tė hapura pėr banorėt
e tyre. Allahu i Lartėsuar thotė: Xhenetet e
Adnit janė me dyer tė hapura pėr ata. (Sad, 50) -Veēimi i agjėruesve me derėn e Rejanit nga
dyert e xhenetit dėshmon pėr vlerėn e agjėrimit.
Me agjėrues nėnkuptohet ata qė e pasojnė agjėrimin
obligativ (farz) me agjėrim vullnetar (nafile),
ngase tė gjithė muslimanėt patjetėr duhet tė jenė
agjėrueshėm nė kėtė muaj. Nga kjo kuptuam se
veēimi ėshtė pėr ata qė pasojnė agjėrimin
obligativ me agjėrim vullnetar.
-Gjendja e dyerve tė xhenetit pas hyrjes sė
banorėve nė to ėshtė sikur gjendja kur hyn
Ramazani e derisa pėrfundon. Banorėt e xhenetit tė
mbėshtetur nė kolltukė e tė kėnaqur me dhuntitė e
xhenetit janė ata qė kur hyn muaji i Ramazanit,
kanė lidhje dhe raporte me Zotin e tyre, me
trupin, me zemrėn dhe me gjuhėt e tyre. Zemrat e
agjėruesve kėnaqen dhe begatohen me zbatimin e
urdhrave tė Allahut dhe me merakun e tyre pėr ta
takuar Allahun, sikurse begatohen banorėt e
xhenetit nė tė.
-Numri i dyerve tė xhenetit ėshtė tetė.
Transmetohet se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi
dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė:
Nė xhenet ka tetė dyer.2
Me kėtė nėnkuptohet se ato janė dyer tė mėdha dhe
ēdo derė ka nga njė vepėr me tė cilėn veēohet; nė
mes kėtyre dyerve ka dyer mė tė vogla, si degė tė
atyre tė mėdha.
-Nga
cilėsitė e dyerve, tė cilat i ka pėrmendur i
Dėrguari i Allahut alejhi selam, ėshtė edhe
gjerėsia e tyre. I Dėrguari i Allahut alejhi selam
thotė: Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė
shpirti i Muhamedit, (largėsia) nė mes dy dyerve
tė xhenetit ėshtė sikur mes Mekės dhe Hexher ose
Hexher dhe Mekės. Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr
thuhet sikur mes Mekės dhe Busras.3
-Njeriu i parė tė cilit do ti hapen dyert e
xhenetit do tė jetė zotėria dhe i Dėrguari ynė,
lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.
Do tė trokasė nė derė dhe do ti thuhet: Kush
ėshtė? Do tė pėrgjigjem: Muhamedi. Do tė
thuhet: Pėr ty jam urdhėruar dhe sia hap askujt
para teje.4
-Pasuesit e besimit tė pastėr nga shirku nga
radhėt e kėtij umeti do tė kenė njė derė tė
posaēme, nga e cila nuk do tė hyjė nė tė askush
pėrveē tyre. Nė hadithin tė cilin e shėnon Buhariu
dhe Muslimi, nė Ditėn e Kiametit do ti thuhet
Muhamedit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut
qofshin mbi tė: O Muhamed, fut nga umeti yt ata
tė cilėt skanė llogari, do tė hyjnė nga dera e
djathtė nga dyert e xhenetit.
-Nėse muslimani ėshtė garues pėr veprat e mira e
tė shumėllojshme, ai do tė meritojė tė thirret nga
tė gjitha dyert e xhenetit. Pikėrisht Ebu Bekrin e
pėrgėzoi i Dėrguari i Allahut nė lidhje me kėtė.
Nė dy pėrmbledhjet mė tė sakta tė hadithit ėshtė
transmetuar nga Ebu Hurejra, se i Dėrguari alejhi
selam ka thėnė: "Kush shpenzon dy gjėra tė
njėjta nė rrugėn e Allahut, i bėhet thirrje atij
nga dyert e xhenetit: O rob i Allahut, kjo punė
qė ke bėrė ėshtė nga punėt e mira!' Kush ėshtė
prej atyre qė bėjnė namaz, do tė thirret nga dera
e namazit. Kush ėshtė prej atyre qė bėjnė xhihad,
thirret nga dera e xhihadit. Kush ėshtė prej atyre
qė agjėrojnė, do tė thirret nga dera Rejan. Kush
ėshtė prej atyre qė japin sadaka, do tė thirret
nga dera e sadakasė. Atėherė, Ebu Bekri tha:
O i dėrguar i Allahut, a ka mundėsi qė dikush tė
thirret nga tė gjitha dyert? Po, dhe shpresoj
qė ti je nga ata, iu pėrgjigj i Dėrguari
alejhi selam.
-Emri i derės sė xhenetit, Rejan, ėshtė nxjerrė
nga fjala arabe rejj, qė do tė thotė e kundėrta
e etjes, pra agjėruesit tė cilėt agjėrojnė nuk do
ti kapė etja asnjėherė.
E lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėjė prej
banorėve tė xhenetit ne, prindėrit tanė si dhe tė
gjithė muslimanėt!
Pėrktheu: Almedin Ejupi
7.9.2007
1Shėnon Buhariu
dhe Muslimi.
2Shėnon Buhariu.
3Shėnon Buhariu
dhe Muslimi.
4Shėnon Muslimi.