Pėrkufizimi i huadhėnies
						
						Sipas 
						kuptimit  gjuhėsor, huadhėnie do tė thotė: prerje, ngase 
						huadhėnėsi pret njė pjesė nga pasuria e tij pėr t'i 
						dhėnė huamarrėsit.
						
						Ndėrkaq, 
						nga aspekti fetar huadhėnia ėshtė: dhėnia e pasurisė 
						ndokujt qė tė pėrfitojė nga ajo e pastaj t'i kthehet 
						atij.
						
						
						Ligjshmėria e huadhėnies
						
						Huadhėnia 
						ėshtė e lejuar me sunet dhe konsensus tė dijetarėve, 
						ngase kjo ėshtė edhe praktikė e tė dėrguarit tė Allahut 
						(lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!), e po 
						ashtu ai ka thėnė: "Njerėzit mė tė mirė janė ata tė 
						cilėt plotėsojnė (pėrmbushin) mė mirė borxhin". Shėnon 
						Buhariu.
						
						Vlera 
						e huadhėnies
						
						Huadhėnia 
						ėshtė prej adhurimeve me tė cilat njeriu i afrohet 
						Allahut tė Madhėrishėm, ngase ai ndien butėsi dhe 
						mėshirė ndaj njerėzve, lehtėsimin e punėve tė tyre dhe 
						largimin e brengave tė tyre. I dėrguari i Allahut 
						(lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka 
						thėnė: "Kush largon nga njė musliman njė brengė prej 
						brengave tė  kėsaj bote, Allahu ka pėr t'i larguar atij 
						njė brengė prej brengave tė botės tjetėr. Kush i 
						lehtėson atij qė ka vėshtirėsi, Allahu atij ka pėr t'i 
						lehtėsuar nė kėtė dhe botėn tjetėr. Allahu ėshtė nė 
						ndihmė tė robit, derisa ai ėshtė nė ndihmė tė vėllait tė 
						tij". Shėnon Muslimi.
						
						Po ashtu, 
						i dėrguari i Allahut
						
						(lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka 
						thėnė: "Kush jep hua njė muslimani dy herė, ėshtė sikur 
						tė ketė dhėnė sadaka njėherė".
						
						Ndėrkaq, 
						nė njė hadith tjetėr, i dėrguari i Allahut (lavdėrimi 
						dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Ēdo 
						huadhėnie ėshtė sadaka". Shėnon Taberani me sened hasen.
						
						
						Kushtėzimi i afatit tė caktuar
						
						
						Shumica e dijetarėve mendojnė se nuk ėshtė e lejuar 
						kushtėzimi i afatit tė caktuar nė huadhėnie, ngase kjo 
						ėshtė thjesht njė dhėnie e ēiltėr dhe huadhėnėsit i 
						takon e drejta e  kėrkimit tė huasė nė ēdo kohė. 
						Ndėrkaq, imam Maliku mendon se kjo ėshtė e lejuar dhe 
						obligohet zbatimi i kushtit me rastin e caktimit tė 
						afatit dhe nuk i takon huadhėnėsit tė kėrkojė para 
						afatit tė caktuar; kjo bazuar nė fjalėn e Allahut tė 
						Madhėrishėm: "O 
						besimtarė, kur merrni hua prej njėri-tjetrit pėr njė 
						afat tė caktuar, shkruajeni atė!" 
						Bekare, 282. Gjithashtu, 
						argumentohet me fjalėn e tė dėrguarit tė Allahut 
						(lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!): "Muslimanėt 
						u pėrmbahen kushteve tė tyre." Shėnon Ahmedi, Tirmidhiu 
						dhe Ebu Daudi.
						
						Qė 
						huadhėnia tė jetė e vlefshme, ėshtė e kushtėzuar qė 
						huadhėnėsi tė dhurojė nga pasuria e tij e nuk ėshtė e 
						lejuar pėr kujdestarin e jetimit si: (fjala vjen) tė 
						japė hua nga pasuria e jetimit. Gjithashtu kushtėzohet 
						njohja e sasisė sė pasurisė sė dhėnė hua, njohja e 
						formės dhe moshės, nėse ėshtė kafshė, nė mėnyrė qė tė 
						mundėsohet kthimi i zėvendėsimit tek pronari.
						
						Ēfarė 
						mund tė huazohet
						
						Huadhėnia 
						ėshtė e vlefshme nė ēdo gjė qė ėshtė e lejuar shitja 
						si:rrobat, kafshėt dhe ēdo gjė tjetėr qė ėshtė e 
						matshme.
						
						Ēdo 
						huadhėnie qė sjell dobi konsiderohet riba (kamatė)
						
						Qėllimi i 
						huadhėnies ėshtė ndihmesa e njerėzve nė ēėshtjet e tyre 
						jetėsore dhe mirėsjellja ndaj tyre e nuk ėshtė mjet pėr 
						shfrytėzimin e tyre, ndaj nuk ėshtė e lejuar pėr 
						huamarrėsin t'i kthejė huadhėnėsit vetėm se atė qė i ka 
						dhėnė ose tė ngjashme me tė, duke u bazuar nė rregullin 
						e fikhut i cili thotė: ēdo huadhėnie qė sjell dobi, 
						konsiderohet kamatė. Ndalimi (i shtesės-dobisė) kėtu 
						ėshtė i theksuar vetėm nė atė qė kushtėzohet ose ajo qė 
						ėshtė e njohur tek njerėzit. Ndėrkaq, nėse nuk 
						kushtėzohet dhe nuk ėshtė e njohur tek njerėzit, atėherė 
						shtesa ėshtė e lejuar e argument pėr kėtė kemi hadithin 
						tė cilin e transmeton Ebu Rafi (Allahu qoftė i kėnaqur 
						me tė!) ku thotė se i dėrguari i  Allahut (lavdėrimi dhe 
						shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka huazuar deve nga 
						njė njeri, ndėrkohė i kanė ardhur devet e zekatit dhe mė 
						urdhėroi qė t'i kthej njeriut devenė. Unė i thashė se 
						nuk gjej nė tė vetėm deve tė zgjedhur, qė ka mbushur 
						gjashtė vite. I dėrguari mė tha: "Jepi atij se mė i mirė 
						nga ju ėshtė ai qė plotėson (pėrmbush) mė mirė borxhin".
						
						Po ashtu, 
						Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) 
						tregon se i dėrguari i Allahut i ka pasur hua dhe kur e 
						ka kthyer atė ka shtuar mė tepėr. Shėnon Buhariu.
						
						Forma tė 
						huadhėnies tė cilat sjellin dobi janė tė shumta, prej 
						tyre mund tė pėrmendim:
						
						-Dhėnia e 
						dymijė apo tremijė me qėllim qė huamarrėsi t'i shesė 
						shtėpinė apo t'i kthejė mė shumė nga ajo qė i ka dhėnė.
						
						-Dhėnia 
						hua me qėllim qė huamarrėsi t'i kryejė ndonjė shėrbim 
						atij, prindit apo ndonjė tė afėrmi tė tij.
						
						-Dhėnia e 
						pasurisė me qėllim qė t'i japė me qira ndonjė shtėpi apo 
						lokal, si dhe forma tė ngjashme me kėto, mjaft tė 
						pėrhapura nė mesin e njerėzve. I dėrguari i Allahut 
						(lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka 
						ndaluar dhėnien e huas dhe shitblerjen nė tė njėjtėn 
						kohė. Shėnon Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Nesai.
						
						
						Gjithashtu, ėshtė transmetuar nga Ubej bin Kab, ibn 
						Mesudi, ibn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė!) 
						se kanė ndaluar ēdo huadhėnie qė sjell dobi, ngase ajo 
						ėshtė njė ndihmė me tė cilėn i afrohemi Allahut tė 
						madhėrishėm, ngase nėse kushtėzojmė kėtė, atėherė del 
						nga esenca pėr tė cilėn ėshtė ligjėsuar. Muslimani duhet 
						tė ketė kujdes nė kėtė dhe ta pastrojė nijetin e tij nė 
						huadhėnie, madje nė ēdo adhurim tjetėr.
						
						Tė 
						nxituarit nė kryerjen e borxhit para vdekjes
						
						Disa 
						njerėz nuk i kushtojnė rėndėsi tė drejtave qė kanė ndaj 
						tė tjerėve nė pėrgjithėsi e veēanėrisht nė ēėshtjen e 
						borxhit. E padyshim se kjo ėshtė njė cilėsi e urryer, 
						gjė qė ka rezultuar qė shumė njerėz tė largohen nga 
						huadhėnia dhe ndihmesa ndaj nevojtarėve. Huamarrėsi 
						duhet tė ketė kujdes nė kthimin e borxhit tek huadhėnėsi 
						dhe mos ta vonojė. Allahu i Lartėsuar thotė: "A mund 
						tė jetė shpėrblimi i veprės sė mirė diēka tjetėr, pėrveē 
						tė sė mirės!" Rahman, 60. Gjithashtu thotė: "Allahu 
						ju urdhėron qė t'u jepni amanetin tė zotėve tė tyre.'
						Nisa, 58.
						
						Ndėrkaq, 
						i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut 
						qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Shtyrja (vonimi) e borxhit 
						ėshtė mėkat". Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
						
						Po ashtu 
						thotė: "Kush u merr pasuri njerėzve (hua) dhe dėshiron 
						t'ua kthejė, Allahu atij i ndihmon. Kush dėshiron 
						shkatėrrimin, Allahu ka pėr ta shkatėrruar". Shėnon 
						Buhariu. Po ashtu thotė: "Shpirti i besimtarit ėshtė i 
						varur pėr borxhin e tij, derisa tė lahet." Shėnon 
						Tirmidhiu.
						
						
						Rekomandimi i pritjes sė borxhliut qė ka gjendje tė 
						vėshtirė
						
						Allahu i 
						Madhėrishėm thotė: "Po nė qoftė se ai (borxhliu) 
						ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėni njė pritje, 
						deri sa tė vijė nė njė ēlirim. E t'ia falni (borxhin) nė 
						emėr tė lėmoshės. Ajo, nėse e dini, ėshtė shumė mė e 
						mirė pėr ju". Bekare, 280. Abdurahman Sadi (Allahu e 
						mėshiroftė!) thotė se nė qoftė se borxhliu ėshtė nė 
						gjendje tė vėshtirė dhe nuk ka mundėsi larjen e tij, 
						atėherė obligohet pėr huadhėnėsin qė tė bėjė njė pritje 
						deri sa tė vijė nė njė ēlirim. Ndėrkaq pėr huamarrėsin 
						obligohet kthimi i borxhit me rastin e sigurimit tė 
						pasurisė nė mėnyrė tė lejuar. Nėse huadhėnėsi i jep 
						sadaka atė hua atij tėrė borxhin apo njė pjesė tė tij, 
						kjo ėshtė mė mirė pėr tė.
						
						Nga Ebu 
						Katade (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) transmetohet se 
						ai kishte kėrkuar njė borxhli tė tij e ky i fshihej e 
						pastaj e takoi e ai i tha se ishte nė gjendje tė 
						vėshtirė, atėherė ai i tha: "Kam dėgjuar tė dėrguarin e 
						Allahut (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi 
						tė!) duke thėnė: "Kush dėshiron qė Allahu ta shpėtojė 
						nga brengat e botės tjetėr, le t'i ndihmojė apo le t'i 
						mbulojė atij borxhin!" Shėnon Muslimi. 
						
						
						
						Vendimi i sheriatit rreth huamarrjes nga pasuria haram 
						(e ndaluar)
						
						A ėshtė e 
						lejuar huamarrja nga njė person tregtia e sė cilit ėshtė 
						e njohur me haram dhe punon me haram?
						
						Nuk ėshtė 
						e lejuar, vėlla i nderuar, huamarrja nga ky person dhe 
						njėkohėsisht bashkėpunimi me tė, ngase puna e tij ėshtė 
						me haram, por duhet tė largohesh nga ai. Nėse pasuria e 
						tij ėshtė e pėrzier hallall dhe haram (e lejuara dhe e 
						ndaluara) nuk ka gjė tė keqe, mirėpo mė mirė ėshtė 
						lėnia, ngase i dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe 
						shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Lėre atė 
						qė tė duket e dyshimtė dhe pranoje atė qė nuk tė duket e 
						dyshimtė!" Shėnon Tirmidhi dhe Nesai. Po ashtu, i 
						dėrguari i Allahut ka thėnė: "Kush mbrohet nga gjėrat e 
						dyshimta, e ka siguruar nė pikėpamje tė besimit dhe tė 
						nderit; ndėrsa kush bie nė gjėrat e dyshimta, ka rėnė nė 
						tė ndaluarėnā¦" Shėnon Buhariu dhe Muslimi. Po ashtu 
						thotė: "ā¦Kurse e keqe (mėkat) ėshtė ēka mbillet 
						(pėrforcohet) nė veten tėnde dhe nuk dėshiron qė kėtė ta 
						dinė njerėzit". Shėnon  Muslimi.
						
						Muslimani 
						largohet nga gjėra tė dyshimta, ndėrkaq, nėse e gjithė 
						tregtia e tij ėshtė me haram, atėherė nuk ėshtė e lejuar 
						huamarrja nga ai. Allahu di mė sė miri.
						
						Pėrktheu: 
						Almedin Ejupi
						
						
						31.03.2007