Leximi i Kuranit me para
19.12.2009 20:39:25

Nė temėn e mėparshme ėshtė diskutuar ēėshtja e arritjes sė shpėrblimit tė leximit tė Kuranit tė vdekurve dhe kuptuam se ėshtė njė ēėshtje nė tė cilėn ka mospajtim.

Ata tė cilėt kanė thėnė se kjo nuk ėshtė e saktė, do tė thotė se shpėrblimi i dhuruar nuk i arrin tė vdekurit. Ėshtė mjaftė e kuptueshme se kėta dijetarė ta kenė ndaluar qė ndokush tė lexoj Kuran pėr tė vdekur me pagesė. Pasi, derisa kjo nuk lejohet pa para (vullnetarisht), atėherė ėshtė mė primare qė kjo tė jetė e ndaluar tė bėhet me para.

Por, atė qė duhet tė kuptojmė, gjithashtu, ėshtė edhe ajo se ata tė cilėt kanė thėnė se dhurimi i shpėrblimit i arrin tė vdekurit, edhe ata kanė ndaluar qė  tė huazohet lexues me para pėr t`i lexuar tė vdekurit. Kjo ēėshtje tek ata kthehet nė atė se, nuk perceptohet kjo vetėm me arritjen e shpėrblimit tė vdekurit, respektivisht  me mos arritjen e tij. Me fjalė tė tjera nuk do tė thotė se nėse lejohet dhurimi i shpėrblimit, lejohet edhe huazimi i lexuesit me para. Ky dallim ėshtė mė se i domosdoshėm tė bėhet, pasi realisht janė edhe dy ēėshtje tė ndryshme. 

Qėndrimi i pothuajse tė gjithė dijetarėve tė cilėn thonė se shpėrblimi i leximit tė Kuranit u arrin tė vdekurve janė tė mendimit se nuk ėshtė i saktė leximi i Kuranit me para, gjegjėsisht qė tė merret me qira (me pagesė) lexues qė tė lexoj, pastaj atė shpėrblim t`ia dhuroj tė vdekurve, ashtu si e bėnė ai qė e lexon vullnetarisht (pa pagesė).

Kurse ata pak dijetarė qė lejojnė leximin me para tė vdekurve, shumė prej tyre nuk e thonė kėtė duke pasur pikėnisje se tė vdekurit i arrin shpėrblimi i leximit qė i dhurohet nga lexuesi, por ata e kanė pėr qėllim qė tė vdekurit i bėnė dobi vetė leximi sikurse tė sėmurit kur t`i kėndojmė Kuran gjatė rukjes. Pra kėto dy ēėshtje janė tė ndara nė mes vete. Prandaj edhe shumė nga ata (qė lejojnė leximin me para) kushtėzojnė qė ky lloj i leximit tė bėhet nė prezencėn e trupit tė vdekur qoftė i shtrirė apo nė varr, pastaj qė leximi tė bėhet nė prezencėn e personit qė e bėn pagesėn dhe qė nė fund tė leximit tė pasohet lutja pėr tė vdekurin[1].

Karafi, njė nga dijetarėt e medhhebi Maliki thotė: "Ajo qė vlen tė thuhet nė kėtė rast ėshtė se nuk ekziston mospajtim se atyre u arrin bekimi (bereqeti) i Kuranit, e jo shpėrblimi i saj"[2].

Gjithashtu, ata pėr kėtė edhe kur sjellin argumentet e lejimit tė leximit tė Kuranit pėr tė vdekur, i sjellin ato argumentet qė lejojnė marrjen e parasė pėr leximin e Kuranit gjatė rukjes (shėrimit me tė sėmurit me lexim tė Kuranit). 

Sido qė tė jetė, mendimi se lejohet leximi i Kuranit me para pėr tė vdekur ėshtė jo i saktė dhe nė kundėrshtim me bazat esenciale nė tė cilat ndėrtohet kjo fe. Dhe pa marrė parasysh se kush mund tė jetė thėnės i kėtij qėndrimi, (edhe pse ėshtė njė numėr mjaft i vogėl dhe ata kėtė e kanė bėrė me kushtėzime tė shumta) ėshtė e papranuar. Adhurimet (ibadetet) qė kryhen vetėm pėr hir tė Allahut dhe nė tė cilat adhurime kėrkohet kulminacioni i sinqeritetit, siē ėshtė leximi i Kuranit, nė kėtė assesi nuk lejohet pėrfitimi material.

Allahu i Lartėsuar thotė:

“وما امروا الا ليعبدوا الله مخلصين له الدين حنفاء ويقيموا الصلاة ويؤتوا الزكاة وذلك دين القيمة”

"E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pėrveē qė ta adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij..."[3]

Gjithashtu thotė:

“ولا تشتروا باياتي ثمنا قليلا واياي فاتقون”

"Dhe mos i shitni ajetet e Mia (Kuranin) me njė vlerė tė paktė"[4].              

Prandaj nė kėtė ēėshtje duhet tė jemi rigoroz dhe tė mundohemi ta ndėrkrejmė atė qė ėshtė e pėrhapur te muslimanėt e thjeshtė, posaēėrisht ata tė cilėt nuk dinė tė lexojnė vetė, mendojnė se ėshtė e kėrkuar nga ata fetarisht tė paguajnė lexues qė do tu lexojnė tė vdekurve tė tyre. Me njė informim tė saktė dhe ofrimin e mėnyrave tė sakta me tė cilat ata do tė mund t`u dedikojnė tė vdekurve tė tyre shpėrblime, si lutja pėr ta, pastaj sadakaja me forma tė ndryshme tė saj, etj., e ngremė vetėdijen tek ata nė lėnien e veprimeve qė janė tė pėrhapura tani.

Alaudin Abazi

16.02.2007


[1] Prandaj edhe ky qėndrim ėshtė mė shumė i njohur te disa maliki dhe shafi qė nuk e shohin se tė vdekurit i arrin shpėrblimi i leximit tė Kuranit, por ata e lejojnė leximin  me para duke e konsideruar se kjo ėshtė formė e rukjes. Shih: "Nihajetu muhtaxh", Rumejli, vėll. V, f. 293, "Ehdhu mal ala amal kureb", Vėll. Ii, f. 524.

[2] "Furuk", Karafi, vėll. III, f. 193. Do tė thotė mėshira, bereqeti, qetėsia qė zbret gjatė leximit tė Kuranit, i ndihmon tė vdekurit, e jo se ai ka dobi nga shpėrblimi i leximit qė do t`i dhurohej atij. “Ehdhu mal ala amal kure”, vėll. II, f. 524.

[3] Suretu Bejine, 5.

[4] Suretu Bekare, 41.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010