Tė kėnduarit e Kuranit pėr tė vdekur -VII-
19.12.2009 20:38:06

Sqarim i mendimit tė saktė

Pas hulumtimit tė qėndrimit tė tė dy palėve, analizimit tė argumenteve dhe diskutimeve me pėrgjigje tė ndėrsjella, mund tė arrijmė nė pėrfundim se mendimi mė i avancuar dhe mė i qėndrueshėm ėshtė mendimi i dytė. Pra, qėndrimi i atyre qė thonė se shpėrblimi i Kuranit nuk u arrin tė vdekurve. Kjo ėshtė kėshtu, pasi argumentet e tyre janė mė tė qėndrueshme dhe tė punuarit me kėtė ėshtė mė e sigurt, posaēėrisht, argumentimi i tyre se kjo praktikė nuk ishte nga udhėzimi dhe vepra e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) dhe se kjo nuk ishte praktika e sahabėve, edhe pse mund tė thuhet se nevoja pėr kėtė ishte prezente edhe nė kohėn e tyre dhe nuk kishte ndonjė pengesė, qė mė vonė u largua. Gjithashtu, edhe pėrgjigjet e palės sė dytė ndaj argumenteve tė palės sė parė janė mė tė qarta dhe mė tė qėndrueshme.

Arsyet e zgjedhjes sė mendimit tė dytė pėr mė tė saktė

Kjo pėrzgjedhje pėrforcohet edhe me aspektet qė do tė pėrmenden mė poshtė:

Aspekti i parė

Parimi i pėrgjithshėm sheriatik vėrteton se kapitulli i adhurimeve bėn pjesė nė kategorinė e ēėshtjeve qė duhet tė pėrmbahemi nė citatet ekzistuese.

باب الطاعات باب توقيفي يقتصر فيه على النصوص.

Me njė fjalė, adhurimet janė tė kufizuara (apo mė qartė tė themi janė tė limituara) nė citatet kuranore e hadithe dhe nuk ka vend pėr analogji (kijas) apo liri veprimi pėr t`u orvatur tė nxjerrim ndonjė dispozitė (ixhtihad).

Prandaj edhe Ibėn Kethiri shumė qartė e thekson kėtė kur thotė:

"و باب قربات يقتصر فيه على النصوص, و لا يتصرف فيه بأنواع الأقيسة و الآراء"

"Nė kapitullin e adhurimeve kufizohemi nė citate (tė Kuranit e hadithit) dhe nuk veprojmė duke u shėrbyer me lloje tė ndryshme tė analogjive dhe ideve (mendimeve)."[1]

Nga kjo qė u tha, konkludojmė se ato adhurime, pėr tė cilat ekzistojnė citate se lejohet t`u dhurohen shpėrblimet tė vdekurve, si: sadakaja, haxhi, agjėrimi, pagimi i borxhit...etj.,[2] janė tė lejuara tė veprohen.

Kurse veprat pėr tė cilat nuk ka citate, si: falja e namazit (pėr tė vdekur), qoftė nga namazet qė ai nuk i ka falur (pra t’i falim kaza tė vdekurit) ose nafile pėr tė, leximi i Kuranit pėr tė, bėrja e dhiarit, ashtu si praktikohet bėrja e qėllimeve pėr tė vdekurin,[3] shkuarja nė xhihad pėr tė, urdhri nė tė mirė, ndalimi nga e keqja dhe adhurime tė ngjashme, me qėllim tė dhurimit tė kėtyre shpėrblimeve  tė vdekurve. Pėr tė gjitha kėto nuk kemi citate nga Kurani dhe Hadithi, qė t`i ligjėsojmė ato. Prandaj tė ndaluarit nė citatet e Kuranit dhe tė hadithit ėshtė mė me vend dhe konform rregullave (normave) tė pėrgjithshme tė sheriatit.        

Aspekti i dytė

Thėnia se tė vdekurit nuk i arrin shpėrblimi i leximit tė Kuranit ėshtė mė e saktė, pasi kjo thėnie ėshtė nė pėrputhje edhe me rregullin sheriatik tė pėrgjithshėm, -“se shpėrblimi i njeriut do tė jetė nė bazė tė veprave tė tij, ashtu siē do tė jetė edhe dėnimi i tij”.

Ky rregull edhe pse nxirret nga ajeti kuranor:

" وأن ليس للانسان إلا ما سعى"

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se atė qė ka punuar”[4]. Pėr tė cilėn ajet janė sjellė nga pala e parė disa pikėpamje, si pėrgjigje se nuk ėshtė e qėndrueshme argumentimi me tė, mund tė thuhet se:

Ekzistojnė me dhjetėra citate tė tjera qė vėrtetojnė njė gjė tė tillė, si ajetet kuranore:

“لها ما كسبت وعليها ما اكتسبت1.”

"... Atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi.[5]"

“ولا تكسب كل نفس الا عليها ولا تزر وازرة وزر اخرى2.”

"...Dhe dėmi i secilit person ėshtė kundėr vetes. Askush nuk do ta bartė barrėn e tjetrit.[6]”

“ان احسنتم احسنتم لانفسكم وان اساتم فلها3.”

"Nėse bėni mirė, bėni pėr vete, e nėse bėni keq, bėni kundėr vetes[7]."

“من عمل صالحا فلنفسه ومن اساء فعليها وما ربك بظلام للعبيد4.”

"Kush bėn mirė, ai e ka pėr vete, e kush bėn keq, ai vepron kundėr vetes, e Zoti yt nuk bėn padrejtė ndaj robėrve.[8]"

“ومن تزكى فانما يتزكى لنفسه والى الله المصير5.”

"E kush pastron veten, ai ka bėrė pastrimin pėr tė mirėn e vet, se vetėm tek Allahu ėshtė e ardhmja.[9]"

“من اهتدى فانما يهتدي لنفسه ومن ضل فانما يضل عليها ولا تزر وازرة وزر6.”

"Kush e udhėzon veten nė rrugėn e drejtė, ai e ka udhėzuar vetėm vetveten e vet, e kush e humbė (rrugėn), ai e ka bėrė humbjen kundėr vetvetes sė vet, e askush nuk do ta bartė barrėn e tjetrit.[10]"

Dhe ajete tė tjera tė cilat aludojnė se veprat e njeriut, nė esencė, i kthehen atij dhe nėse ndodh qė dikush tė pėrfitojė nga vepra e dikujt tjetėr, atėherė kjo duhet tė jetė vetėm nė rastet pėr tė cilat kemi argumente.

Prandaj ėshtė mjaft sqaruese edhe thėnia e Sheukanit nė lidhje me ajetin:

" وأن ليس للانسان إلا ما سعى"

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se atė qė ka punuar[11]”

Ku thotė: “Dhe pėr ēdo vepėr me tė cilėn ngrihet argumenti se njeriu pėrfiton nga ajo, duke mos qenė nga mundi dhe pėrpjekja i tij (vepėr e kryer nga vetė ai), konsiderohet si e veēuar nga domethėnia e pėrgjithshme e kėtij ajeti”.[12]

Me fjalė tė tjera, ky ajet nuk konsiderohet i anuluar dhe dispozita e cila nxirret nga ajo ėshtė e qėndrueshme, pasi vėrteton njė rregull qė ėshtė valid me shumė citate tė tjera.

Kėtė mund ta fuqizoj edhe fakti se vet pyetja e sahanėve drejtuar Profetit (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) rreth asaj se a lejohet kryerja e disa punėve pėr tė vdekurin, si: sadakaja, haxhi, etj., vėrteton se nė mendjet e tyre ishte i ngulitur rregulli se njeriu nuk do tė shpėrblehet vetėm nė bazė tė veprave tė tij.

Aspekti i tretė

Kur sahabėt e kanė pyetur Profetin (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) pėr veprat e caktuara, se a lejohet t’i bėjmė pėr tė vdekurit si: sadakaja, haxhi..etj., ai (Resulullahu salallahu alejhi ue selem) nuk i udhėzoi nė veprat tė tjera si: nė kryerjen e namazit (pėr tė vdekur), lexim tė Kuranit, dhikrin (ziqėr) pėr ta, edhe pse kėto janė mė lehtė tė kryhen se ato tė tjerat dhe ėshtė e mundur tė bėhen nė ēdo kohė dhe vend. Megjithatė, ai nuk i udhėzoi nė praktika tė tilla, kurse ne e dimė se metodologjia e tij ka qenė shpeshherė t`i pėrgjigjet pyetėsit me mė shumė dobi se qė ai ka kėrkuar.

Kurse pėrgjigja ndaj thėnies sė Ibėn Kajimit: "Ai i cili thotė se kėtė nuk e ka praktikuar askush nga selefėt, tė parėt (sahabėt), e thotė njė thėnie pėr tė cilėn nuk di. Do tė thotė se kjo ėshtė njė dėshmi dhe mohim i diēkaje qė nuk ka njohuri. Ku mund ta di ai ndoshta selefėt (sahabėt) e bėnin kėtė, por nuk e lejonin ta shohin (kėtė praktik) ata qė prezantonin tek ata. Mjafton qė i Gjithėdijshmi i fshehtėsive (Allahu) tė ketė dije pėr qėllimet dhe synimet e tyre, posaēėrisht pasi pėr kėtė adhurim (dhurimin e shpėrblimit tė Kuranit pėr tė vdekur) nuk ėshtė i kushtėzuar shqiptimi me gojė, ashtu siē ėshtė sqaruar mė herėt"[13]

Ky ėshtė njė pretendim jo i qėndrueshėm dhe nėse zbatohet kjo formė e argumentimit pėr praktikat e ndryshme qė janė prezente te muslimanėt, atėherė vetėm se i kemi hapur rrugėn novatorisė dhe kemi legalizuar tė gjitha risitė (bidatet) prezente tek ata. Prandaj edhe pėrkundėr respektit dhe vlerės qė kemi ndaj kėtij dijetari, i cili, padyshim, konsiderohet edhe njė nga bartėsit dhe mbrojtėsit e metodologjisė tradicionaliste, themi se kjo formė e argumentimit pėr praktikat dhe dispozitat ėshtė e papranuar. Dhe pėr shkak tė argumentimeve tė kėtilla tė kėtij imami nė librin "Err-Rruh", disa nga ulematė kanė dyshuar se ky libėr ėshtė i shkruar nga Ibėn Kajimi. [14]

Aspekti i katėrt

Aspekti i fundit qė do ta pėrmendim si arsye e zgjedhjes sė mendimit tė dytė mė tė saktė, ėshtė se si shkak i kėndimit tė Kuranit pėr tė vdekur, ėshtė devijuar botėkuptimi i muslimanėve ndaj vlerės sė Kuranit. Ėshtė prezente te shumė myslimanė, jo vetėm tė rajonit tonė, por edhe nė shumicėn e vendeve islame, qė mendojnė se Kurani duhet tė lexohet vetėm pėr tė vdekur. Apo ēfarė ėshtė edhe mė keq, nėse dikush dėshiron tė dėshmojė se edhe pse nuk ėshtė ndonjė musliman i pėrkushtuar ai, megjithatė, rregullisht ēdo vit ose ēdo Ramazan e paguan dikė t`i kėndojė "Hatme" apo "Jasin" babait dhe nėnės, duke menduar se me kėtė ėshtė duke e kryer njė rit mjaft tė rėndėsishėm nė Islam.

Tė menduarit se Kurani ėshtė vetėm njė pėrmbledhje lutjesh (duash), tė cilat njeriu i shqipton pėr afrim tek Allahu i Lartėsuar, kjo mėnyrė e trajtimit tė Kuranit, ėshtė shumė e padrejtė pėr kėtė Libėr Hyjnor dhe shmangie nga objektivi kryesor pėr tė cilėn ėshtė shpallur. Por, pėr fat tė keq, ajo ėshtė prezente te shumė muslimanė.

Pjesa qė mė sė shumti ėshtė traditė t`u lexohet tė vdekurve ėshtė kaptina e 36 e Kuranit, surja "Jasin". Mė lartė ėshtė sqaruar se pėr kėtė argumentohet me njė hadith tė paqėndrueshėm. Por, ajo qė vlen tė pėrmendet nė kėtė rast ėshtė fakti se po nė kėtė sure e cila mund tė quhet edhe surja e tė vdekurve (pasi ajo njihet ashtu), Allahu i Lartėsuar na e tėrheq vėrejtjen se ky Kuran tė cilin ne e mendojmė se ėshtė pėr t`ua lexuar tė vdekurve ėshtė ligj dhe kushtetutė pėr tė gjallėt e jo vetėm pėrmbledhje lutjesh. Allahu i Lartėsuar nė suren "Jasin" nė ajetin 69-70 thotė:

“ان هو الا ذكر وقران مبين .لينذر من كان حيا ويحق القول على الكافرين”

" ...Ai nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė dhe Kuran i qartė. Pėr t'ia tėrhequr vėrejtjen atij qė ėshtė i gjallė (pra jo pėr tė vdekur) dhe dėnimi tė bėhet meritė pėr jobesimtarėt."

Urtėsia e Allahut ishte qė kjo tėrheqje vėrejtjeje tė bėhet nė suren e cila mė sė shumti u lexohet pėr tė vdekurve!.

Pėrfundim rreth zgjedhjes sė qėndrimit tė saktė

Me aspektet qė u pėrmendėn mė herėt po e pėrmbyllim diskutimin rreth kėsaj ēėshtjeje. Edhe njė herė e theksojmė se arsyet e pėrmendura janė motivuese tė anohet nga qėndrimi i mendimit tė dytė. Ndoshta dikush do thoshte se ky qėndrim nuk ėshtė qėndrim i shumicės. Themi se edhe pse shumica mund tė ketė peshėn e vetė prapė ajo nė Islam kurrė nuk ka qenė peshojė nė vete me tė cilėn ėshtė gjetur dhe argumentuar njė e vėrtetė. Allahu e di mė sė miri.  

 Alaudin Abazi

03.02.2007


[1] "Tefsir ibėn Kethir", vėll VII, f.465

[2] Nė pjesėn e fundit tė kėtij studimi janė pėrmbledhur veprat tė cilat mund t`i dhurohen tė vdekurit, pėr tė cilat ekzistojnė citate nga Kurani dhe Hadithi.

[3] Thėnia "La ilahe il Allah" shumė herė, pastaj atė shpėrblim t’ia dhurosh tė vdekurit.

[4] Suretu Nexhm, ajeti 39.

[5] Suretu Bekare, ajeti 286.

[6] Suretu Enam, ajeti 164.

[7] Suretu Isra, ajeti 7.

[8] Suretu Fusilet, ajeti 46.

[9] Suretu Fatir, ajeti, 18.

[10] Suretu Isra, ajeti 15.

[11] Suretu Nexhm, ajeti 39.

[12] “Fet`hu Kadir” vėll. V, f. 114. Kjo formė e veēimit nga njė rregull i pėrgjithshėm ėshtė i njohur te ulematė e shkencės sė Usulu Fikhut me termin “Et tehsis”. 

[13] "Rruh", Ibėn Kajim, vėll.II, f.499.

[14] Libri “Err-Rruh”, “Shpirti” ėshtė njė libėr i shkruar nga dijetari i njohur Ibėn Kajim Xheuzije. Ky ėshtė njė libėr qė studion shpirtin dhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė rreth tij. Gjithashtu, nė tė flitet gjerėsisht edhe pėr leximin e Kuranit tė vdekurve dhe fuqimisht e pėrmban qėndrimin e atyre qė e lejojnė, pastaj flet edhe pėr disa ēėshtje tė tjera si talkini dhe tė dėgjuarit e tė vdekurve, etj.

Kėtė libėr disa dijetarė e kanė pėrjashtuar se mund tė jetė shkruar nga ky dijetar, i cili konsiderohet imam i shkollės tradicionaliste dhe qė pikėnisje tė argumentimit, ne radhė tė parė, e kanė Kuranin dhe Sunetin. Ata dyshojnė qė ky libėr tė jetė vepėr e kėtij dijetari, pasi nė tė, nė disa qėndrime ėshtė bazuar nė transmetime tė dobėta, pastaj disa ėndrra dhe ngjarje i pėrmend si argumente shoqėruese pėr tė vėrtetuar dispozitat sheriatike.

Sido qė tė jetė, e sakta ėshtė se ky libėr ėshtė i shkruar nga ky dijetar. Kėtė e vėrteton edhe studiuesi Dr. Besam Ali Amush, i cili temė tė disertacionit tė doktoraturės e kishte studimin e kėtij libri dhe ēėshtjeve tė cekura nė tė. Gjithashtu, edhe dijetari i njohur Bekėr Ebu Zejd e vėrteton njė gjė tė tillė pas studimit tė librit. Ai e pėrmend se ky libėr definitivisht ėshtė i shkruar nga ai, nė librin e tij tė njohur ku studion jetėn e kėtij dijetari,“Ibėn Kajim hajatuhu, atharuhu”. 

Kurse ajo pse nė ndonjė ēėshtje kundėrshton argumentet e qarta dhe pėrzgjedhė mendimin e paqėndrueshėm nė argumente, nuk ul vlerėn e kėtij dijetari, pasi, nė esencė, metodologjia e tij ėshtė arritja tek e vėrteta. Dhe librat e tjera tė shumta dėshmojnė personalitetin e kėtij dijetari, i cili me plotė tė drejtė meriton tė quhet edhe "Kolos i shkencave", pasi nė ēdo lėmi qė ka folur ka treguar zotėsi dhe mjeshtri. Por, megjithėkėtė, absoluteti ėshtė njė specifikė vetėm e Allahut dhe tė gjithė dijetarėt kanė pasur gabime.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010