Sunetet e fitres (natyrshmėrisė) -II-
19.12.2009 20:20:16

5. LĖNIA E MJEKRĖS

Nga simbolet e natyrshmėrisė sė njeriut ėshtė lėnia e mjekrės nga ana e meshkujve. Kjo ėshtė vaxhib dhe rruajtja e saj nuk ėshtė e lejuar, pasi ėshtė ndryshim i krijimit tė Allahut tė Lartmadhėruar, qė ėshtė nga veprat e shejtanit. Nė Kuran, Allahu i Lartėsuar tregon se si ėshtė pėrbetuar shejtani: “Do t’i urdhėroj njerėzit qė ta ndryshojnė krijaturėn e Allahut.”
1

Argumente pėr lėnien e mjekrės janė njė numėr hadithesh tė sakta dhe tė qarta qė kanė ardhur nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem nė formėn urdhėrore. Nga ato hadithe veēojmė:
Transmetohet nga Ibn Omeri, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kundėrshtoni mushrikėt (idhujtarėt)
, shkurtoni mustaqet dhe lėshoni mjekrat.”
2
Transmetohet nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Shkurtoni mustaqet dhe lini mjekrat. (E me kėtė)
Kundėrshtoni zjarrputistat.”
3
Transmetohet nga Ebu Umameh, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Shkurtoni mustaqet dhe lėshoni mjekrat. (E me kėtė) Kundėrshtoni ehlul-kitabėt (ėshtė fjala pėr hebrenjtė dhe tė krishterėt)
4

Gjithė kėto citate qė u pėrmendėn kanė ardhur nė mėnyrėn urdhėrore dhe parim i pėrgjithshėm te usulistėt
5 ėshtė se urdhri i Profetit, bekimi dhe paqja e Allahu qofshin mbi tė, aludon pėr obligueshmėri (vaxhib), nėse nuk gjendet ndonjė citat tjetėr qė e zbut kėtė urdhėr nė preferim (sunet). Pėr ēėshtjen nė fjalė nuk ekziston ndonjė citat tjetėr qė e zbut kėtė dhe atėherė nuk kalohet nė thėnien se kjo ėshtė sunet, por mbetemi nė thėnien e obligueshmėrisė.

Thėniet e dijetarėve rreth mjekrės

Disa nga fukahatė kanė thėnė se lėnia e mjekrės ėshtė nga sunetet e natyrshmėrisė dhe nuk e quajnė vaxhib, megjithėkėtė ata janė rigoroz nė ndalimin e rruajtjes sė saj. Shumica (xhumhuri) e ulemave kanė deklaruar se rruajtja e mjekrės ėshtė haram, kurse disa prej tyre kanė thėnė se ėshtė mekruh (e urryer), duke pasur parasysh mekruhin qė arrin shkallėn e haramit. Ja disa nga thėniet e tyre:

1. Dr. Abdulvehab Havasi
6 nė librin e tij7 sjell thėniet e fukahave rreth lėnies sė mjekrės. Ai thotė: “Kurse sa i pėrket dijetarėve hanefi nė kėtė ēėshtje, nė librin ‘Ed-deru Muhtar’ (i dijetarit tė njohur hanefi Ibėn Abidin) thuhet: “Meshkujve u ndalohet prerja e mjekrės”, domethėnė rruajtja e saj. Gjithashtu, nė kapitullin e agjėrimit thuhet: “Kurse marrjen prej saj”, d.m.th. marrjen prej mjekrės mė shumė se njė grusht, si praktikojnė disa prej magribianve dhe burrave qė u ngjasojnė femrave, nuk e lejoi askush. Kurse marrja e tėrė mjekrės (rruajtja) ėshtė nga veprat e ēifutėve tė Indisė dhe e zjarrputistėve.”8
2. El-Adeviju, njėri prej dijetarėve tė njohur malikitė, thotė: "Ėshtė transmetuar nga Imam Maliku se e ka urryer aq shumė rruajtjen e mjekrės, saqė ka thėnė se kjo ėshtė prej veprave tė mexhusive (zjarrputistėve)...”
9
3. Shejh Ahmed bin Kasim el Abadi, nga dijetarėt e shafive, thotė si vijon: "Ibn er Rrif`eh nė “Hashijetul-l Kafijetu” thotė: “Imam Shafiu ka thėnė nė “El Um” se ėshtė haram rruajtja e mjekrės. Kėtė thėnie tė imam Shafiut e ka cekur edhe ez Zerkeshiju dhe el Hulejmiju nė “Shubel Iman”. Gjithashtu kjo ceket edhe nga profesori el Kafal esh-Shashi nė ”Mehasinu esh-Sheriati" pėr ndalimin e rruajtjes sė mjekrės."
10
4. Ibn Tejmija nė “el Ihtijarat” thotė: "Ndalohet rruajtja e mjekrės"
11
5. Ibn Hazmi thotė: "Dijetarėt kanė rėnė nė ujdi se rruajtja e mjekrės ėshtė deformim, qė nuk lejohet."
12
6. Ibn Abdil Berri thotė nė “Et-Temhid”: "Ndalohet rruajtja e mjekrės dhe nuk e bėn kėtė vepėr askush pėrveē atij i cili dėshiron tė marrė cilėsi grash."
Pėrveē kėtyre dijetarėve tė hershėm, edhe shumė dijetarė tė tjerė e kanė ndaluar rruajtjen e mjekrės. Prandaj nuk do tė zgjerohemi mė shumė nė kėtė, por dėshirojmė tė bėjmė tė ditur se muslimani i cili dėshiron tė jetė i pėrkushtuar ndaj besimit tė tij nuk bėn tė heqė dorė nga kjo praktikė, edhe nėse gjendet dikush nga dijetarėt, posaēėrisht disa bashkėkohorė, tė cilėt njihen pėr mė shumė liberalizėm nė dispozita, qė mbajnė mendimin se kjo gjė ėshtė sunet.

6. SHKURTIMI I MUSTAQEVE
Edhe kjo praktikė konsiderohet prej natyrshmėrisė dhe ėshtė njė formė me tė cilėn dallohemi nga jobesimtarėt, pasi i Dėrguari, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, na ka urdhėruar tė lėmė mjekėr dhe tė shkurtojmė mustaqet, si vėrtetohet nė hadithet e lartpėrmendura.

7. PĖRDORIMI I MISVAKUT

Misvaku ėshtė njė lloj druri i cili pėrdoret pėr pastrimin e dhėmbėve. Lloji mė i mirė ėshtė ai i pemės “Arak”, qė rritet nė krahinėn e Hixhazit (vendndodhja e dy Haremeve). Aishja, Allahu qoftė e kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Misvaku ėshtė pastrim pėr gojėn, kurse kėnaqėsi pėr Zotin.”
13
Pastrimit i dhėmbėve me misvak vėrtetohet me dhjetėra hadithe dhe kjo nxjerr nė pah atė qė dėgjojmė shpesh nga mjekėt bashkėkohorė pėr rėndėsinė e mirėmbajtjes dhe tė pastrimit tė dhėmbėve. Pėrdorimi i misvakut ėshtė i preferuar nė ēdo rast, mirėpo rekomandimi i tij del nė pah edhe mė shumė nė kėto raste:
Gjatė marrjes sė abdestit- sepse i Dėrguari i Allahut, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Sikur mos ta rėndoja umetin tim, do t’i urdhėroja ta pėrdorin misvakun para ēdo abdesti.”
14
Gjatė namazit- I Dėrguari i Allahut, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Sikur mos t’ia vėshtirėsoja umetit tim, do t’i urdhėroja ta pėrdorin misvakun para ēdo namazi.”
15
Gjatė leximit tė Kuranit- Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Na urdhėroi i Dėrguari, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ta pėrdorim misvakun e pastaj tha: “Kur njeriu ngrihet pėr tė falur namazin, vjen meleku qė tė dėgjojė Kuran, tė cilin e lexon ai, dhe vazhdimisht i afrohet, saqė vendos gojėn e tij nė gojėn e atij, kėshtu qė ēdo ajet qė ai thotė, shkon nė fytin e melekut.”
16
Kur hyhet nė shtėpi- Mikdam Ibn Shurejhu transmeton nga babai i tij, i cili thotė: “E kam pyetur Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Kur hynte i Dėrguari, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nė shtėpi, ēfarė bėnte sė pari?’ Ajo mė tha: “Pėrdorte misvakun.”
17
Kur zgjohesh natėn- Hudhejfeja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Kur zgjohej Muhamedi, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, pėr tė falur namaz nate, i fėrkonte dhėmbėt me misvak.”
18

Dijetarėt janė pajtuar se nėse nė vend tė misvakut pėrdorėt ndonjė mjet tjetėr, si brusha, qė realizon atė qė bėn misvaku (d.m.th. pastron dhe largon mbeturinat), atėherė ajo lejohet dhe e zėvendėson atė.

8. PASTRIMI I VENDIT NDĖRMJET GISHTĖRINJVE

Vendi ndėrmjet gishtėrinjve ėshtė vendi ku mblidhen mbeturinat dhe ndyrėsirat, prandaj ėshtė nga natyrshmėria e muslimanit kujdesi ndaj tyre. Pastrimi i kėtyre vendeve ėshtė i preferuar gjithnjė, por gjatė marrjes sė abdestit dėshmohet mė mirė. Nga Ibėn Abasi tregohet se i Dėrguari i Allahut, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Kur tė marrėsh abdest, fėrko nė mes tė gishtave tė duarve dhe tė kėmbėve!"
19
 

Alaudin Abazi
1.6.2007

[1] En-Nisa, 119.
[2] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[3] Shėnon Muslimi, Bejhikiu, Ahmedi dhe tė tjerėt.
[4] Shėnon Muslimi dhe tė tjerėt.
[5] Dijetarėt e Usuli Fikhut.
[6] Profesor i shkencės sė Fikhut pranė Universitetit tė “Ez`herit” nė Kajro.
[7] “Fikhu Ibadat”, vėll.1, f. 22-23.
[8] “Ed-derru Muhtar”, vėll. 2, f. 418 dhe vėll. 5, f. 269.
[9] “Hashijetu el Adevi”, vėll. 2, f. 411; “Hukmu el-Lihjetu fil Islam” nga shejh Muhamed el Hamid, f.17.
[10] “Fikhu Ibadat”, vėll. 1, f.23.
[11] “El Ihtijarat el Ilmije”, f.6.
[12] “Meratib el Ixhama”, f.157. Shiko “el Muhala”, vėll. 2, f. 189.
[13] Shėnon Ahmedi dhe Nesaiu.
[14] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[15] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[16] Shėnon Bejhekiu.
[17] Shėnon Muslimi.
[18] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[19] Shėnon Tirmidhiu dhe Ibėn Maxhe.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010