Nga simbolet e natyrshmėrisė sė njeriut ėshtė lėnia e
mjekrės nga ana e meshkujve. Kjo ėshtė vaxhib dhe
rruajtja e saj nuk ėshtė e lejuar, pasi ėshtė ndryshim i
krijimit tė Allahut tė Lartmadhėruar, qė ėshtė nga
veprat e shejtanit. Nė Kuran, Allahu i Lartėsuar tregon
se si ėshtė pėrbetuar shejtani: Do ti urdhėroj
njerėzit qė ta ndryshojnė krijaturėn e Allahut.1
Argumente pėr lėnien e mjekrės janė njė numėr hadithesh
tė sakta dhe tė qarta qė kanė ardhur nga Muhamedi
salallahu alejhi ue selem nė formėn urdhėrore. Nga ato
hadithe veēojmė:
Transmetohet nga Ibn Omeri, se Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka thėnė: Kundėrshtoni mushrikėt
(idhujtarėt), shkurtoni mustaqet dhe lėshoni mjekrat.2
Transmetohet nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka thėnė: Shkurtoni mustaqet dhe
lini mjekrat. (E me kėtė) Kundėrshtoni
zjarrputistat.3
Transmetohet nga Ebu Umameh, se Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka thėnė: Shkurtoni mustaqet dhe
lėshoni mjekrat. (E me kėtė) Kundėrshtoni
ehlul-kitabėt (ėshtė fjala pėr hebrenjtė dhe tė
krishterėt).4
Gjithė kėto citate qė u pėrmendėn kanė ardhur nė mėnyrėn
urdhėrore dhe parim i pėrgjithshėm te usulistėt5
ėshtė se urdhri i Profetit, bekimi dhe paqja e Allahu
qofshin mbi tė, aludon pėr obligueshmėri (vaxhib), nėse
nuk gjendet ndonjė citat tjetėr qė e zbut kėtė urdhėr nė
preferim (sunet). Pėr ēėshtjen nė fjalė nuk ekziston
ndonjė citat tjetėr qė e zbut kėtė dhe atėherė nuk
kalohet nė thėnien se kjo ėshtė sunet, por mbetemi nė
thėnien e obligueshmėrisė.
Thėniet e dijetarėve rreth mjekrės
Disa nga fukahatė kanė thėnė se lėnia e mjekrės ėshtė
nga sunetet e natyrshmėrisė dhe nuk e quajnė vaxhib,
megjithėkėtė ata janė rigoroz nė ndalimin e rruajtjes sė
saj. Shumica (xhumhuri) e ulemave kanė deklaruar se
rruajtja e mjekrės ėshtė haram, kurse disa prej tyre
kanė thėnė se ėshtė mekruh (e urryer), duke pasur
parasysh mekruhin qė arrin shkallėn e haramit. Ja disa
nga thėniet e tyre:
1. Dr. Abdulvehab Havasi6
nė librin e tij7
sjell thėniet e fukahave rreth lėnies sė mjekrės. Ai
thotė: Kurse sa i pėrket dijetarėve hanefi nė kėtė
ēėshtje, nė librin Ed-deru Muhtar (i dijetarit tė
njohur hanefi Ibėn Abidin) thuhet: Meshkujve u ndalohet
prerja e mjekrės, domethėnė rruajtja e saj. Gjithashtu,
nė kapitullin e agjėrimit thuhet: Kurse marrjen prej
saj, d.m.th. marrjen prej mjekrės mė shumė se njė
grusht, si praktikojnė disa prej magribianve dhe burrave
qė u ngjasojnė femrave, nuk e lejoi askush. Kurse marrja
e tėrė mjekrės (rruajtja) ėshtė nga veprat e ēifutėve tė
Indisė dhe e zjarrputistėve.8
2. El-Adeviju, njėri prej dijetarėve tė njohur malikitė,
thotė: "Ėshtė transmetuar nga Imam Maliku se e ka urryer
aq shumė rruajtjen e mjekrės, saqė ka thėnė se kjo ėshtė
prej veprave tė mexhusive (zjarrputistėve)...9
3. Shejh Ahmed bin Kasim el Abadi, nga dijetarėt e
shafive, thotė si vijon: "Ibn er Rrif`eh nė
Hashijetul-l Kafijetu thotė: Imam Shafiu ka thėnė nė
El Um se ėshtė haram rruajtja e mjekrės. Kėtė thėnie
tė imam Shafiut e ka cekur edhe ez Zerkeshiju dhe el
Hulejmiju nė Shubel Iman. Gjithashtu kjo ceket edhe
nga profesori el Kafal esh-Shashi nė Mehasinu
esh-Sheriati" pėr ndalimin e rruajtjes sė mjekrės."10
4. Ibn Tejmija nė el Ihtijarat thotė: "Ndalohet
rruajtja e mjekrės"11
5. Ibn Hazmi thotė: "Dijetarėt kanė rėnė nė ujdi se
rruajtja e mjekrės ėshtė deformim, qė nuk lejohet."12
6. Ibn Abdil Berri thotė nė Et-Temhid: "Ndalohet
rruajtja e mjekrės dhe nuk e bėn kėtė vepėr askush
pėrveē atij i cili dėshiron tė marrė cilėsi grash."
Pėrveē kėtyre dijetarėve tė hershėm, edhe shumė dijetarė
tė tjerė e kanė ndaluar rruajtjen e mjekrės. Prandaj nuk
do tė zgjerohemi mė shumė nė kėtė, por dėshirojmė tė
bėjmė tė ditur se muslimani i cili dėshiron tė jetė i
pėrkushtuar ndaj besimit tė tij nuk bėn tė heqė dorė nga
kjo praktikė, edhe nėse gjendet dikush nga dijetarėt,
posaēėrisht disa bashkėkohorė, tė cilėt njihen pėr mė
shumė liberalizėm nė dispozita, qė mbajnė mendimin se
kjo gjė ėshtė sunet.
6. SHKURTIMI I MUSTAQEVE
Edhe kjo praktikė konsiderohet prej natyrshmėrisė dhe
ėshtė njė formė me tė cilėn dallohemi nga jobesimtarėt,
pasi i Dėrguari, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
tė, na ka urdhėruar tė lėmė mjekėr dhe tė shkurtojmė
mustaqet, si vėrtetohet nė hadithet e lartpėrmendura.
7. PĖRDORIMI I MISVAKUT
Misvaku ėshtė njė lloj druri i cili pėrdoret pėr
pastrimin e dhėmbėve. Lloji mė i mirė ėshtė ai i pemės Arak,
qė rritet nė krahinėn e Hixhazit (vendndodhja e dy
Haremeve). Aishja, Allahu qoftė e kėnaqur me tė,
transmeton se i Dėrguari i Allahut, bekimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Misvaku ėshtė
pastrim pėr gojėn, kurse kėnaqėsi pėr Zotin.13
Pastrimit i dhėmbėve me misvak vėrtetohet me dhjetėra
hadithe dhe kjo nxjerr nė pah atė qė dėgjojmė shpesh nga
mjekėt bashkėkohorė pėr rėndėsinė e mirėmbajtjes dhe tė
pastrimit tė dhėmbėve. Pėrdorimi i misvakut ėshtė i
preferuar nė ēdo rast, mirėpo rekomandimi i tij del nė
pah edhe mė shumė nė kėto raste: Gjatė marrjes sė abdestit- sepse i Dėrguari i
Allahut, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė,
thotė: Sikur mos ta rėndoja umetin tim, do ti
urdhėroja ta pėrdorin misvakun para ēdo abdesti.14 Gjatė namazit- I Dėrguari i Allahut, bekimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė: Sikur mos
tia vėshtirėsoja umetit tim, do ti urdhėroja ta
pėrdorin misvakun para ēdo namazi.15 Gjatė leximit tė Kuranit- Aliu, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, thotė: Na urdhėroi i Dėrguari, bekimi
dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ta pėrdorim misvakun
e pastaj tha: Kur njeriu ngrihet pėr tė falur
namazin, vjen meleku qė tė dėgjojė Kuran, tė cilin e
lexon ai, dhe vazhdimisht i afrohet, saqė vendos gojėn e
tij nė gojėn e atij, kėshtu qė ēdo ajet qė ai thotė,
shkon nė fytin e melekut.16 Kur hyhet nė shtėpi- Mikdam Ibn Shurejhu
transmeton nga babai i tij, i cili thotė: E kam pyetur
Aishen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: Kur hynte i
Dėrguari, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nė
shtėpi, ēfarė bėnte sė pari? Ajo mė tha: Pėrdorte
misvakun.17 Kur zgjohesh natėn- Hudhejfeja, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, thotė:
Kur zgjohej Muhamedi, bekimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi tė, pėr tė falur namaz nate, i fėrkonte
dhėmbėt me misvak.18
Dijetarėt janė pajtuar se nėse nė vend tė misvakut
pėrdorėt ndonjė mjet tjetėr, si brusha, qė realizon atė
qė bėn misvaku (d.m.th. pastron dhe largon mbeturinat),
atėherė ajo lejohet dhe e zėvendėson atė.
8. PASTRIMI I VENDIT NDĖRMJET GISHTĖRINJVE
Vendi ndėrmjet gishtėrinjve ėshtė vendi ku mblidhen
mbeturinat dhe ndyrėsirat, prandaj ėshtė nga
natyrshmėria e muslimanit kujdesi ndaj tyre. Pastrimi i
kėtyre vendeve ėshtė i preferuar gjithnjė, por gjatė
marrjes sė abdestit dėshmohet mė mirė. Nga Ibėn Abasi
tregohet se i Dėrguari i Allahut, bekimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Kur tė marrėsh
abdest, fėrko nė mes tė gishtave tė duarve dhe tė
kėmbėve!"19
Alaudin Abazi
1.6.2007
[1] En-Nisa,
119. [2]Shėnon Buhariu dhe Muslimi. [3]Shėnon Muslimi, Bejhikiu, Ahmedi
dhe tė tjerėt. [4]Shėnon Muslimi dhe tė tjerėt. [5]Dijetarėt e Usuli Fikhut.
[6] Profesor i shkencės sė Fikhut pranė
Universitetit tė Ez`herit nė Kajro.
[7] Fikhu Ibadat, vėll.1, f. 22-23.
[8] Ed-derru Muhtar, vėll. 2, f. 418 dhe vėll.
5, f. 269.
[9] Hashijetu el Adevi, vėll. 2, f. 411; Hukmu
el-Lihjetu fil Islam nga shejh Muhamed el Hamid,
f.17.
[10] Fikhu Ibadat, vėll. 1, f.23.
[11] El Ihtijarat el Ilmije, f.6.
[12] Meratib el Ixhama, f.157. Shiko el Muhala,
vėll. 2, f. 189.
[13] Shėnon Ahmedi dhe Nesaiu.
[14] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[15] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[16] Shėnon Bejhekiu.
[17] Shėnon Muslimi.
[18] Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[19] Shėnon Tirmidhiu dhe Ibėn Maxhe.