“Mua mė shpėrblen vetėm Allahu”
18.12.2009 21:14:37

Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokėt e tij.
Tė Dėrguarit e Allahut kishin pėrgjegjėsinė e komunikimit tė mesazhit tė Tij duke i ftuar njerėzimin nė besimin e vetėm islam dhe largimin nga politeizmi, siē pohojnė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ

“Ēdo populli Ne i ēuam njė tė dėrguar (qė u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!”
1

Tė Dėrguarit e Allahut kanė ardhur vetėm pėr tė mirėn e njerėzimit:

كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ

“Ju jeni populli mė i mirė i dalė pėr njerėzimin: (sepse) ju urdhėroni qė tė bėhen vepra tė mira, i ndaloni tė kėqijat dhe besoni Allahun.”
2

Tė jesh thirrės nė rrugėn e Allahut ėshtė nder dhe privilegj. Besimtari kėtė detyrė duhet ta ndiejė dhe pa u lodhur ta pėrhapė fjalėn e Allahut dhe tė fitojė shpėrblimin njėlloj si ata qė e ndjekin, pa iu pakėsuar atyre shpėrblimi. Muhamedi alejhis-selam thotė:

مَنْ دَعَا إِلَى هُدًى كَانَ لَهُ مِنْ الْأَجْرِ مِثْلُ أُجُورِ مَنْ تَبِعَهُ لَا يَنْقُصُ ذَلِكَ مِنْ أُجُورِهِمْ شَيْئًا

“Kush thėrret pėr nė udhėzim (nė rrugėn e drejtė), ai ka shpėrblimin e njėlloj sikur ata qė e ndjekin, pa u pakėsuar atyre shpėrblimi.”
3

Tė nderuar besimtarė!

Nė vazhdim do tė shohim disa aspekte tė thirrjes sė Nuhit alejhis-selam.
Pa dyshim qė Nuhu alejhis-selam ishte lajmėtar i qartė i sė vėrtetės, i cili pėrdori tė gjitha mjetet nė thirrjen e popullit tė vet nė fenė e Allahut tė Lartėsuar. Ai qėndroi tek ata njė mijė pa pesėdhjetė vjet, megjithatė besuan vetėm njė numėr i vogėl. Populli i tij u tall me atė dhe bėri shumė akuza ndaj tij. Askush nga populli i tij nuk e ēmoi detyrėn qė kishte pėr ēlirimin e njerėzimit nga politeizmi.

Sė pari: Sinqeriteti i plotė nė Allahun e Lartėsuar. Allahu i Lartėsuar thotė:

يَا قَوْمِ لا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مَالاً إِنْ أَجْرِيَ إِلاَّ عَلَى اللّهِ

“O populli im! Unė pėr kėtė nuk kėrkoj nga ju kurrfarė pasurie. Mua mė shpėrblen vetėm Allahu.”
4

Kėshtu duhet tė jenė thirrėsit islamė, tė mos synojnė asgjė nga tė mirat e kėsaj bote, por halli dhe shqetėsimi i tyre tė jetė udhėzimi i njerėzve dhe sinqeriteti i njėmend nė Allahun e Lartėsuar.

Sė dyti: Formimi i bindjes te njerėzit, se ata duhen tė krijojnė lidhje varėsie me Allahun, Zotin, Krijuesin e ēdo gjėje. Kjo gjė vėrehet qartė nė suren Nuh nė ajete si:

مَّا لَكُمْ لَا تَرْجُونَ لِلَّهِ وَقَاراً

“Ē’ėshtė kėshtu me ju, qė nuk e madhėroni Allahun siē duhet (duke e pasur frikė)...”
5

وللَّهُ أَنبَتَكُم مِّنَ الْأَرْضِ نَبَاتاً

“Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimėt...”
6

وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ بِسَاطاً

“Allahu pėr ju e ka bėrė Tokėn shtrojė tė gjerė...”
7

وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ بِسَاطاً

“...e u thashė: “Kėrkoni falje nga Zoti juaj, i Cili ėshtė Falės i madh...”
8

Thirrėsi nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar duhet ta forcojė dhe ta kultivojė kėtė varėsi nė mėnyrė tė vazhdueshme me Allahun Fuqiplotė nė radhė tė parė dhe mė pas  tė ketė kujdes qė tė rrėnjosė e tė zhvillojė ndjenjėn, mendimin, idenė, qėndrimin dhe dashurinė e krijimit tė lidhjes sė vazhdueshme dhe tė pandėrprerė me Allahun e Lartėsuar.

Sė treti: Nuhu alejhis-selam shfrytėzoi tė gjitha mjetet e mundshme nė dispozicion, si:
- Koha; natėn dhe ditėn. Allahu i Lartėsuar thotė:
 
قالَ رَبِّ إِنِّي دَعَوْتُ قَوْمِي لَيْلاً وَنَهَاراً

“Ai tha: “O Zoti im, unė e thirra vėrtet popullin tim natė e ditė...”
9

- Rrethanat; fshehtas dhe haptas. Allahu i Lartėsuar thotė:

ثُمَّ إِنِّي دَعَوْتُهُمْ جِهَاراً

“Pastaj i thirra me zė tė lartė.”
10

- Ardhmėria; duke iu ndėrmendur privilegjet qė mund tė pėrfitojnė. Allahu i Lartėsuar thotė:

فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّاراً. يُرْسِلِ السَّمَاء عَلَيْكُم مِّدْرَاراً. وَيُمْدِدْكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَارا

“E u thashė: “Kėrkoni falje nga Zoti juaj, i Cili ėshtė Falės i madh, qė Ai t’ju dėrgojė shi tė bollshėm, t’ju shtojė pasurinė dhe fėmijėt tuaj dhe tė bėjė pėr ju kopshte e lumenj!”
11

Sė katėrti: Sjellja ndėrmend e tė mirave, dobive, komoditetit, etj. Nuhu alejhis-selam ia kujtoi popullit tė vet tė mirat e shumta qė Allahu i dhuroi. Allahu i Lartėsuar nė suren Nuh na tregon:
 
وَقَدْ خَلَقَكُمْ أَطْوَاراً.  أَلَمْ تَرَوْا كَيْفَ خَلَقَ اللَّهُ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ طِبَاقاً.  وَجَعَلَ الْقَمَرَ فِيهِنَّ نُوراً وَجَعَلَ الشَّمْسَ سِرَاجاً.
وَاللَّهُ أَنبَتَكُم مِّنَ الْأَرْضِ نَبَاتاً.

“...ndėrkohė qė Ai ju ka krijuar nė etapa (etapat e embrionit)?”
12

“A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatė qiejt njėri mbi tjetrin...”
13

“...dhe nė ta e ka bėrė Hėnėn dritė, kurse Diellin e ka bėrė fener?”
14

“Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimėt...”
15

Pa dyshim qė rikujtimi i tė mirave tė shumta dhe pėrmendja e tyre ėshtė metodė kuranore dhe profetike qė shėrben si mėnyrė veprimi pėr t’ia arritur njė qėllimi tė caktuar, duke ia tėrhequr vėmendjen thirrėsit nė realitetin e besimit islam.

Sė pesti: Larg dėshpėrimit dhe thyerjes shpirtėrore. Nuhu alejhis-selam qėndroi njė mijė pa pesėdhjetė vjet dhe vetėm njė numėr i vogėl besuan. Allahu i Lartėsuar thotė:

وَأُوحِيَ إِلَى نُوحٍ أَنَّهُ لَن يُؤْمِنَ مِن قَوْمِكَ إِلاَّ مَن قَدْ آمَنَ فَلاَ تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُواْ يَفْعَلُونَ

“Dhe Nuhut iu shpall: “Nga populli yt askush nuk do tė besojė, pėrveē atyre qė tashmė kanė besuar, andaj mos u pikėllo pėr atė qė bėjnė ata!”
16

Thirrėsi (daiu) ka pėr detyrė vetėm komunikimin dhe prezantimin e denjė tė mesazhit islam me dituri dhe urtėsi, nė kėtė mėnyrė ka arritur tė pėrfitojė nga shpėrblimi i Allahut tė Lartėsuar, pa marrė parasysh se a ėshtė pėrgjigjur i thirruri pozitivisht apo negativisht. Kurse pesimizmi dhe zhgėnjimi nuk kanė vend te thirrėsi, qė ta shmangin nga thirrja islame.

Tė nderuar besimtarė!

Tė marrim mėsim nga ky i Dėrguar i Allahut, i cili veproi me pėrkushtim afro dhjetė shekuj nė thirrjen islame duke u mobilizuar me sinqeritetin e pastėr nė Allahun e Lartėsuar. Ai deshi ta lidhte popullin e vet me Krijuesin, duke i pėrdorur tė gjitha mjetet e mundshme tė thirrjes; e ftoi popullin natėn, ditėn, haptas, fshehtas, ia kujtoi tė mirat e Allahut. nuk u mėrzit e as nuk u lodh me fjalėn e Allahut nė rrugėn e Tij.

E lus Allahun e Lartėsuar tė na forcojė nė besimin e drejtė islam!
O Allah! Udhėzona nė rrugėn e drejtė! Nė rrugėn e atyre qė u ke dhuruar mirėsi e jo nė tė atyre qė kanė shkaktuar zemėrimin Tėnd, as nė tė atyre qė janė tė humbur!


Ulvi Fejzullahu
22.3.200
9


1 Nahėl, 36.
2Ali Imran, 110.  
3 Transmeton Muslimi.
4 Hud, 29.
5 Nuh, 13.
6 Nuh, 17.
7 Nuh, 19.
8 Nuh, 10.
9 Nuh, 5.
10 Nuh, 8.
11 Nuh, 10-12.
12 Nuh, 14.
13 Nuh, 15..
14 Nuh, 16.
15 Nuh, 17.
16 Hud, 36.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010