Shembuj profetikė (1)
19.12.2009 20:12:08

Falėnderimi i takon vetėm Allahut. Salavatet e selamet qofshin pėr tė Dėrguarin e fundit, Muhamedin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė.

Prej metodave pedagogjike dhe tė mėsimdhėnies tė tė Dėrguarit Muhamed, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ėshtė edhe metoda e sjelljes sė shembujve. Kjo metodė origjinėn e ka nė Kuran. Nė Kuran janė shpeshtuar shembuj si dhe ėshtė pėrmendur dobia e sjelljes sė tyre. Prej kėtyre dobive mund tė pėrmendim:

1-
 Zgjimi i zemrės dhe mendimi. Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu pra u parashtron njerėzve shembuj ashtu qė ata tė mendojnė.” (Ibrahim, 25)

2-
 Tė medituarit dhe pėrsiatja. Allahu thotė: “Shembuj tė tillė Ne ua japim njerėzve, qė ata tė meditojnė.” (Hashr, 21)

3- Shtimi i diturisė dhe i njohjes. Allahu thotė: “Kėta shembuj Ne ua paraqesim njerėzve, por ata nuk i kupton kush, pėrveē dijetarėve.” (Ankebut, 43). Disa prej tė parėve thoshin: Kur lexoja njė shembull nė Kuran dhe nuk e kuptoja, e vajtoja veten, ngase Allahu thotė: “por ata nuk i kupton kush, pėrveē dijetarėve.”

4- Meditimi i pėrfundimeve. Allahu thotė: “Ju banuat nė vendbanimet e atyre qė e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit tė qartė se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shumė shembuj.” (Ibrahim, 45)

Dijetarėt, njerėz tė urtė, edukatorė, si nė tė kaluarėn edhe nė tė tashmen vazhdojnė tė sjellin shembuj me qėllim tė afrimit tė kuptimit tė domethėnieve, tėrheqjen e vėrejtjes pėr shumė gjėra tė rėndėsishme, paralajmėrimin nga rrugėt e shkatėrrimit dhe tė humbjes, udhėzimin pėr marrjen e leksioneve dhe kėshillave nga rrėfimet si dhe nga tregimet e tė parėve.

Kėsisoj, shembulli ka luajtur njė rol jashtėzakonisht efektiv nė pastrimin dhe dėlirjen e shpirtrave si dhe nė udhėzimin e tyre drejt gjėrave madhėshtore dhe braktisjen e gjėrave tė pavlera e tė parėndėsishme. Pėr kėtė qėllim, nė Sunetin e tė Dėrguarit janė shpeshtuar forma tė tilla tė edukimit tė bukur pėrmes sjelljes sė shembujve, siē do tė vėrejmė gjatė kėtyre shembujve vijuese:


1)
Shembulli i asaj me tė cilėn Allahu e dėrgoi tė Dėrguarin e Tij, me udhėzim dhe dije


Ebu Musa El Esh’arij, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Ka thėnė i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė: “Shembulli qė Allahu mė dėrgoi me dije dhe udhėzim ėshtė si shembulli i shiut qė bie nė tokė, ku njė pjesė e mirė e saj e pranon shiun dhe mbijnė mbi tė bimė tė shumta. Ka prej saj qė thahet e mban ujin dhe Allahu me tė u jep dobi njerėzve, tė cilėt pinė, ujisin, mbjellin. Pjesa tjetėr nuk e mban ujin dhe as nuk mbin bimė. Kjo ėshtė si shembulli i atij qė kupton fenė e Allahut dhe i bėn dobi ajo me tė cilėn Allahu mė dėrgoi, mėson pėr vete dhe mėson tė tjerėt dhe shembulli i atij qė nuk ngre kokėn me kėtė, nuk e pranon udhėzimin e Allahut me tė cilin u dėrgova.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

Neveviu thotė: “Sa i pėrket domethėnies sė hadithit dhe qėllimit tė tij, ėshtė ngjasimi i udhėzimit me tė cilin erdhi i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, me shiun. Kuptimi i tij ėshtė se toka ėshtė tre llojesh, gjithashtu edhe njerėzit. Lloji i parė i tokės:  ka dobi prej shiut, ajo ngjallet pasi ka qenė e vdekur si dhe mbijnė mbi tė bimė. Prej kėsaj kanė dobi njerėzit, kafshėt, tė mbjellat etj. Kėsisoj edhe lloji i parė i njerėzve, u arrin udhėzimi dhe dija, e mėsojnė atė, u ngjallet zemra, punojnė me tė si dhe ua mėsojnė tė tjerėve. Sė pari ata kanė dobi, por edhe tė tjerėve u sjellin dobi.

Lloji i dytė i tokės: Nuk pranon t’i sjellė dobi vetes, mirėpo nė tė ka dobi e ajo ėshtė se e mban ujin pėr tė tjerėt, kėshtu qė njerėzit dhe kafshėt kanė dobi prej saj. Kėsisoj ėshtė edhe lloji i dytė i njerėzve. Ata kanė zemra qė mbajnė mend, mirėpo s’kanė tė kuptuarit mendjemprehtė, pėrmes tė cilit do tė nxjerrin kuptime e norma, sikur qė s’kanė ndonjė angazhim nė nėnshtrim ndaj urdhrave tė Allahut dhe tė punuarit sipas tyre. Ata mbajnė nė mend derisa t’u vijė dikush qė ėshtė i etur pėr dijen qė kanė, marrin prej tyre dijen si dhe pėrfitojnė prej saj. Ata do t’u sjellin dobi tė tjerėve nga ajo qė ka arritur tek ata.

Lloji i tretė i tokės: moēal (kėnetė) e cila nuk mbin bimė. Ajo nuk ka dobi prej ujit e as nuk e mban atė, qė tė tjerėt tė kenė dobi prej tij. Kėsisoj ėshtė edhe grupi i tretė i njerėzve; ata as nuk kanė zemra qė do tė mbajnė mend e as tė kuptuarit mendjelehtė. Ata kur dėgjojnė dije, nuk kanė dobi prej saj e as nuk e mėsojnė atė qė t’u bėjnė dobi tė tjerėve.” 1


2) Shembulli i tė Dėrguarit Muhamed, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, te tė Dėrguarit e tjerė

 

Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Shembulli im dhe i Pejgamberėve tė tjerė ėshtė si shembulli i njė njeriu i cili ka ndėrtuar njė shtėpi. E ka pėrfunduar dhe mė pastaj e ka stolisur e zbukuruar mirė, pėrveē njė tulle, qė nuk e ka vėnė nė njė qoshe. Njerėzit e vizitonin shtėpinė dhe tė mrekulluar me tė thoshin: “Sikur ta vinte edhe kėtė tullė”. Te Pejgamberėt unė jam vendi i asaj tulle.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi

Nė kėtė hadith sqarohet vlera e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, si dhe konsiderohet vulė e tė gjithė Pejgamberėve.

 

3) Shembulli i Pejgamberit dhe shembulli i umetit tė tij

Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Shembulli im dhe shembulli juaj ėshtė si puna e njė personi qė ka ndezur njė zjarr, nė tė cilin fluturat dhe karkalecat vijnė e hidhen nė tė, ndėrsa ai i largon me dorė qė tė mos bien nė tė. Edhe unė mundohem t’ju largoj nga zjarri e ju mė ikni nga duart.” Shėnon Muslimi.

Nė kėtė hadith vėrejmė kujdesin e Pejgamberit ndaj umetit tė tij, dhembshurinė e tij ndaj tyre, komunikimin e qartė tė shpalljes. Gjithashtu nė kėtė hadith ka argument pėr shkatėrrimin dhe humbjen e disave nga ky umet pėr shkak tė kundėrshtimit tė tyre ndaj Pejgamberit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė.


Almedin Ejupi
26.10.2008


1 Komenti i Sahihut tė Muslimit, Nevevi, vėll 15. f. 48.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010