Profeti (alejhi selam) ka
thėnė: Mos i shoqėro Allahut askėnd, edhe nėse vritesh
dhe digjesh
Ndėrsa nė veprėn e Buhariut: El-edebul-mufred qėndron:
Mos i shoqėro Allahut asgjė,
edhe nėse copėtohesh dhe digjesh...
I Dėrguari i Allahut (salaAllahu
alejhi ue selem) filloi porositjen e Muadh Ibn Xhebelit
(radijallahu anhu) duke e ndaluar atė ti bėjė shirk
Allahut tė Lartėsuar, ngase shirku (ti shoqėrosh
Allahut nė adhurim diēka pėrveē Tij) ėshtė mėkati mė i
madh. Allahu i Lartėsuar thotė nė porosinė e Lukmanit
dhėnė birit tė tij:
O biri im, mos i
shoqėro Allahut diēka nė adhurim, vėrtetė shirku ėshtė
padrejtėsi e madhe.
(Lukman
31, 13)
Thotė Allahu i Lartėsuar:
Allahu nuk fal atė
qė Atij ti shoqėrohet diēka nė adhurim dhe ia falė
pėrveē asaj atij qė Ai dėshiron.
(Nisa
4, 48)
Dhe ai qė i bėn
shirk Allahut ka shpifur njė mėkat tė madh.
(Nisa
4, 48)
Gjithashtu thotė:
Dhe ai qė i
shoqėron Allahut edhe diēka tjetėr tashmė ka humbur nė
njė humnerė tė largėt.
(Nisa 4, 116)
Gjithashtu thotė:
Ai qė i shoqėron
diēka Allahut nė adhurim tashmė ia ka bėrė atij Allahu
haram Xhenetin (ia ka
ndaluar) e vendbanimi i tij ėshtė zjarri, dhe pėr
zullumqarėt nuk ka ndihmtarė.
(Maide 5, 72)
Gjithashtu, i Lartėsuari
thotė:
Ai qė i bėn shirk
Allahut ėshtė sikurse tė bjerė dhe tė pėrplaset nga
qielli e ta rrėmbejė shpendi ose sikur ta pėrplasė era e
stuhishme nė ndonjė vend tė humbur.
(El-Haxh 22, 31)
E pasi i Dėrguari i
Allahut (salaallahu alejhi ue selem) u pyet se cili
mėkat ėshtė mė i madhi, tha: Ti bėsh Allahut shok,
kurse Ai ty tė ka krijuar. Ndėrsa, nė njė hadith tė
vėrtetė, tė cilin e transmeton Muslimi, qėndron se si
njė grua nga beni Israilėt (tė bijtė e Jakubit (alejhi
selam)) e afruan ta hedhin nė zjarrin e hendeqeve tė
tyre, nė mėnyrė qė tė largohet nga feja e saj se
pėrndryshe do ta djegin, ndėrsa ajo mbante foshnjen qė i
dhimbsej po tė hynte nė zjarr. Por Allahu i Lartėsuar e
bėri foshnjen qė ti flasė nėnės:
Oj nėnė, duro, sepse ti je nė hakk (nė
rrugė tė drejtė).
Po ashtu ngjarja e
Ibrahimit (alejhi selam), tė cilin populli i tij e
ekspozoi para zjarrit:
Ata thanė:
Digjeni atė dhe ndihmoni zotat tuaj, nė qoftė se e bėni
njė gjė tė tillė! Ne thamė: O zjarr, bėhu i ftohtė
dhe shpėtim pėr Ibrahimin!
(Enbija
21, 68-69)
Nga Habbab Ibn Eretti (radijAllahu
anhu) transmetohet se ka thėnė:
U ankuam tek i Dėrguari
i Allahut, derisa ishte i mbėshtetur tek njė rrobė e tij
nė hijen e Qabes, dhe i thamė: A nuk po kėrkon ndihmė (Allahut)
pėr ne? A nuk po lutesh pėr ne? E i Dėrguari i Allahut
(salallahu alejhi ue selem) tha: Ka pasur para jush tė
tillė kur merrej njeriu dhe i hapej atij njė gropė nė
tokė e pastaj e futnin nė tė dhe e pėrshkonin trupin e
tij me krehėr tė hekurt, me gjithė mishin dhe ashtin e
tij, dhe kjo nuk e shmangte atė nga feja e tij. Pasha
Allahun, gjithsesi Allahu do ta plotėsojė kėtė ēėshtje
(Islamin), saqė kalorėsi do tė udhėtojė prej Sanasė
e deri nė
Hadremeut
dhe nuk do ti
frikėsohet askujt pėrveē Allahut dhe ujkut pėr delet e
tij, por ju po nguteni.
(Buhariu nė Sahihun e tij)
E ti bėsh shirk Allahut
do tė thotė tia kushtosh tė drejtat e Allahut dikujt
tjetėr pėrveē Tij, qė ėshtė padrejtėsi dhe shpifje e
kulluar.