Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe
bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit. Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse
udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo
shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė
ēon nė zjarr.
Tė nderuar besimtarė!
Allahu pranon vetėm veprėn e mirė
Nė xhumanė e kaluar filluam temėn Sė
pari besimi. Pyetja vetvetiu vjen:
Pse sė pari besimi? Pėrgjigjja ishte: Sė pari besimi pėr
arsye se ėshtė themeli i fesė dhe se fjalėt dhe veprat
nuk janė tė pranuara nga Allahu nėse besimi nuk ėshtė i
drejtė.
Allahu i Lartėsuar pėr ithtarėt e besimit tė drejtė
thotė: Ata
janė prej atyre tė cilėve Ne do tua pranojmė mė tė
mirėn e punėve tė tyre dhe nuk do ti vėmė re tė kėqijat
e tyre. (Ata do tė jenė) nga banorėt e xhenetit -
njė premtim i vėrtetė qė u ėshtė premtuar.
Ndėrsa pėr
ithtarėt e besimeve tė kota thotė: Dhe Ne do ti
kthehemi ēfarėdo lloj pune qė bėnė ata
(mosbesimtarėt) dhe do ti bėjmė veprat e tilla si
grimca pluhuri qė fluturojnė nė erė.
Sė pari duhet ta mėsojmė besimin pėr arsye tė
domosdoshmėrisė; ajri dhe uji janė tė domosdoshėm dhe pa
kėto tė dyja nuk mund tė jetojmė dhe po kėshtu e njėjtė
ėshtė ēėshtja edhe me besimin e drejtė. Po tė jetojė
njeriu me besim tė kotė e tė prishur, pėrjeton vuajtje,
humbje e mė pas shėtit prej njė fallxhori nė tjetrin,
nga njė magjistar nė tjetrin dhe i humbur nė gėrmadhat e
errėsirės sė kotė ballafaqohet me vdekjen.
Tė nderuar
muslimanė!
Pėrgjigjen
e pyetjes pse sė pari besimi do ta
plotėsojmė edhe nė kėtė hytbe. Dhe nė vazhdim do tė
ndajmė ligjėratėn tonė nė kėto pika:
1. Akideja bazė pėr pranimin e veprės
2. Besimi i drejtė tė forcon gjatė sprovave
3. Kush mund ta kalojė provimin nė kėtė botė?
E lusim
Allahun e Lartėsuar me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė
e Tij tė Larta qė ti pastrojė
qėllimet tona dhe tė na ndihmojė nė pėrkujtimin e Tij!
Akideja bazė pėr pranimin e veprės
Duhet tė mėsohet akideja, tė ngrihet
baza, sepse veprat dhe fjalėt nuk pranohen nga Allahu i
Lartėsuar pa akide, pa besim tė drejtė. Kur vepra dhe
fjala buron prej muslimanit qė ka besimin e drejtė,
pranohet nga Allahu dhe nė Ditėn e Gjykimit, Ai e
shpėrblen. Allahu i Lartėsuar thotė: Kushdo
qė punon tė drejtėn e tė mirėn, burrė a grua qoftė, duke
qenė besimtar i vėrtetė, sigurisht qė Ne do ti dhurojmė
atij jetė tė mirė (nė kėtė botė duke qenė i
respektuar e i kėnaqur dhe furnizim e jetesė sipas
ligjit tė Allahut) dhe (nė botėn tjetėr) Ne do
tua paguajmė padyshim atyre shpėrblimin sipas veprave
tė tyre mė tė mira qė ata i kanė punuar.
Dhe
kushdo qė bėn vepra tė drejta e punė tė mira, mashkull
apo femėr qoftė dhe ėshtė besimtar i vėrtetė nė
njėsimin
e Allahut (musliman), njė i tillė do tė
hyjė nė xhenet dhe atyre nuk do tu bėhet as padrejtėsia
mė e vogėl qoftė edhe sa nakira (lėvozhgė e
bėrthamės sė hurmės).
Por tė kemi kujdes, pasi nėse njeriu nuk e ka besimin e
drejtė, veprimet nuk pranohen, janė tė refuzuara dhe nė
Ditėn e Gjykimit nuk shpėrblehet dot. Allahu i Lartėsuar
thotė:
Dhe
Ne do ti kthehemi ēfarėdo lloj pune qė bėnė ata
(mosbesimtarėt) dhe do ti bėjmė veprat e tilla si
grimca pluhuri qė fluturojnė nė erė.
Dhe sigurisht qė tashmė tė ėshtė shpallur ty
(Muhamed) si dhe atyre (tė Dėrguarve) para
teje: Nė qoftė se bashkoni tė tjerė nė adhurim me
Allahun, sigurisht qė gjithė veprat tuaja do tė jenė tė
pavlera dhe padyshim qė do tė ishe nga tė humburit.
Tė nderuar besimtarė!
Besimi i drejtė tė forcon gjatė sprovave
Akideja, besimi i drejtė nė Allahun e Lartėsuar edukon
dhe ngre gjenerata. Burrat tė cilėt u edukuan nė besimin
e drejtė ishin tė fortė dhe tė paluhatur gjatė sprovave.
Njeriu nė kėtė botė i nėnshtrohet testit dhe provimit,
se ai pėr kėtė ėshtė krijuar. Fjalėt e Allahut tė
Lartėsuar janė: Vėrtet
qė Ne e krijuam njeriun nga nutfah (pika) lėngu i
bashkuar (tė derdhura nga burri dhe nga gruaja),
me qėllim qė ta provojmė atė, kėshtu qė Ne e bėmė atė
dėgjues (dhe), shikues.
Sprovat janė pjesė tė ligjeve tė Allahut pėr robėrit e
Tij; njeriu sprovohet me tė kėqija dhe me tė mira, me
pasuri dhe varfėri, me shėndet dhe sėmundje dhe kjo do
tė thotė se sprovat janė tė njėpasnjėshme. Tė kujtojmė
fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:
Ne
i provuam ata edhe me tė mirėn edhe me tė keqen, me
qėllim qė ata tė mund tė ktheheshin (nė bindje ndaj
Allahut).
Sa
pėr njeriun, tė cilin Zoti i tij e provon duke i dhėnė
atij nderime e mirėsi, atėherė ai thotė (i krekosur):
Zoti im mė ka nderuar mua. Por kur Ai e provon atė me
shtrėngim tė tė mirave tė jetesės, ai thotė: Zoti im mė
ka poshtėruar mua! Jo, nuk ėshtė ashtu!
A
mendojnė njerėzit se do tė lihen pa u trazuar ngaqė
thonė:
Ne besojmė - dhe nuk do tė sprovohen? Dhe sigurisht
qė Ne i sprovuam ata tė cilėt ishin para tyre. Dhe
vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (tė vėrtetėn
e) atyre qė janė tė vėrtetė dhe (po kėshtu)
vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (gėnjeshtrėn
e) atyre qė janė gėnjeshtarė (edhe pse Allahu di
gjithēka para se ti vėrė ata nė provė).
O rob i Allahut!
Kush mund ta kalojė provimin nė kėtė botė?
Pa
dyshim qė vetėm ai i cili ka besimin e drejtė do tė ketė
sukses nė provimin e kėsaj bote. Kur muslimani me besim
tė drejtė sprovohet me tė mira, ai ėshtė falėnderues dhe
mirėnjohės se tė gjitha kėto janė prej Allahut tė
Lartėsuar.
Dhe
gjithēka nga mirėsitė dhe begatitė qė keni, janė nga
Allahu.
I
Dėrguari i Allahut, Muhamedi
salallahu alejhi ue selem
e edukoi umetin dhe sahabėt nė besim tė drejtė sepse ata
vetėm kėshtu ishin tė paluhatur. Gjatė sprovės besimtari
i kthehet Allahut duke u shprehur me fjalėt ngrohėse: Tė
Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi. Kjo fjalė
buron nga besimi i drejtė dhe i ngulitur nė zemėr, pasi
ai ka bindjen e plotė nė kthimin tek Allahu.
...qė
Ai tė shpėrblejė ata qė kanė bėrė tė keqen me atė qė ata
kanė bėrė dhe qė Ai ti shpėrblejė ata qė bėjnė mirė me
mė tė mirėn.
Dhe
sigurisht qė Ne do tju provojmė ju me gjėra tė tilla si
frikė, uri, humbje tė pasurisė, tė jetės, tė frutave,
por pėrgėzimet janė pėr tė duruarit, tė cilėt thonė kur
u bie fatkeqėsi: Vėrtet tė Allahut jemi dhe padyshim qė
tek Ai do tė kthehemi. Ata janė mbi tė
cilėt derdhen salavatet (bekimet, faljet) nga
Zoti i tyre dhe kėta janė ata mbi tė cilėt derdhet
Mėshira e Tij, (dhe) mu kėta janė tė drejtuarit.
Durimtarėt besimdrejtė janė po kėta tė cilėt shprehen: Tė
Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi. Po ashtu
kemi shembuj tė shumtė qė praktikisht dėshmohet se
muslimani me besim tė drejtė ėshtė i paluhatur nė
momente tė vėshtira dhe kritike. Sa pėr ilustrim, po
veēojmė rastin kur umeti islam u sprovua me njė sprovė
shumė tė madhe, pra me vdekjen e Muhamedit
salallahu alejhi ue selem.
Sahabėt
ishin tė shokuar, tė tronditur, por shikoni besimin e
tyre tė paluhatur nė momentet e sprovave. Ata ēfarė
bėnė?!
Sahabėt ishin burra qė e donin Muhamedin
salallahu alejhi ue selem dhe
pa dyshim qė kjo dashuri ėshtė pjesė e patjetėrsueshme e
Islamit. Kur ai ndėrroi jetė dhe shpirti i tij u ngrit
tek Allahu Fuqiplotė, u shpėrnda lajmi pėr vdekjen e
Muhamedit
salallahu alejhi ue selem.
Njė sahab thoshte se nuk ka vdekur, tjetri se ai nuk
vdes, tjetri u alivanos! Kėshtu i kaploi shqetėsimi dhe
mėrzia.
Por
nė kėtė gjendje kritike u ngrit njė burrė dhe tha: Tė
Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi. Ky
ishte Ebu Bekri, i cili qėndroi para njerėzve me njė
fjalim tė shkurtėr dhe tė pashembullt dhe tha: O ju
njerėz! Kush e ka adhuruar Muhamedi, ai ka vdekur. Por
kush e adhuron Allahun, Ai ėshtė i Gjallė dhe nuk vdes.
(Dhe lexoi fjalėt e Allahut)
Muhamedi
nuk ėshtė tjetėr veēse i Dėrguar. Tashmė shumė tė
Dėrguar kanė kaluar para tij. Nė qoftė se ai vdes ose
vritet, atėherė a do tė ktheheshit menjėherė prapa
(si mosbesimtarė)? Dhe ai qė kthehet pėrsėri prapa,
as dėmin mė tė vogėl nuk i shkakton Allahut. Dhe Allahu
do ti shpėrblejė falėnderuesit.
Tė nderuar muslimanė!
Gjatė
kėtyre dy hytbeve u munduam tė prezantojmė para jush
vetėm disa arsye se pse para sė gjithash besimi. Mėsuam
se besimi ėshtė bazė pėr pranimin e veprės, tė forcon
gjatė sprovave dhe tė gjithė tė Dėrguarit e Allahut
ftonin nė La ilahe il-lallah. Mos tė harrojė
njeriu se qėllimi i jetės sė tij nė kėtė botė ėshtė qė
ta sistemojė
jetėn nė konturet e La ilahe il-lallah.
Allahu im! Forcoji muslimanėt nė besimin e drejtė!
Allahu im! Na bėj tė mundur qė tė vėrtetėn ta njohim dhe
ta pasojmė!
Allahu im! Na bėj tė mundur qė tė jetojmė me besim tė
drejtė
nė La ilahe il-lallah!
Ulvi Fejzullahu
25.1.2008
|