Besnikėria dhe
drejtėsia
Shpesh dėgjojmė njerėzit duke folur nė
favor tė atij qė e duan, edhe pse pėr personin nė fjalė
e dimė mirė se ka kryer vepra tė kėqija. Kjo quhet
besnikėri. Kur bėjmė vepra tė pahijshme, mendojmė se ai
qė e duam duhet tė qėndrojė nė krahun tonė, duke iu
referuar kėsaj si besnikėri. Megjithatė, me kėtė gjest
e kemi shumė gabim. E vėrteta ėshtė elementi mė i
rėndėsishėm drejt qeverisjes sė jetės sonė; nėse jemi nė
gjendje ti qėndrojmė pėrballė drejtėsisė, atėherė me
kėtė automatikisht kemi arritur qė tė jemi tė fortė nė
tė gjitha aspektet e jetės, njėkohėsisht duhet shtuar se
njerėzit qė kryejnė gjėra tė pahijshme dėnohen sipas
veprės sė kryer. Allahu i Madhėrishėm nė lidhje me kėtė
thotė:
O ju qė besuat, vazhdimisht bėhuni
dėshmues tė drejtė pėr hir tė Allahut edhe nėse ėshtė
kundėr vetes suaj, kundėr prindėrve ose tė afėrmve,
qoftė pasanik ose varfanjak, pse Allahu e di mė mirė pėr
ta. Atėherė, mos e ndiqni emocionin e ti shmangeni
drejtėsisė. Nėse shtrembėroni ose tėrhiqeni, Allahu e di
hollėsisht se ēfarė punoni.
Kur
tė mbrojmė ndonjė person nga ndėshkimi mbi veprėn dhe
gabimin e bėrė, ka tė ngjarė qė mos ta dallojmė, mirėpo
nė kėtė rast kemi bėrė dy gabime.
Sė
pari: Nuk jemi pėrkrahės tė sė mirės.
Sė
dyti: Inkurajojmė keqbėrėsin qė tė bėjė vepra tė kėqija
edhe mė tej. Personi i cili ėshtė sjellė nė mėnyrė tė
padenjė mėsohet qė t'i shmanget dėnimit, sė kėndejmi, ai
vazhdon jetėn e tij tė mėparshme duke bėrė gjynahe.
Natyrisht, kur kemi tė bėjmė me njerėz tė dashur, qė
janė pėrfshirė nė vepra tė kėqija, ėshtė e vėshtirė qė
tė dėshmohet sipas drejtėsisė, mirėpo, nė tė njėjtėn
kohė, ėshtė shumė e lehtė qė tė ngrihemi dhe tė jemi
pėrkrahės tė drejtėsisė, ti shmangemi sė ligės dhe
keqbėrėsve. Ēduhet vepruar mė tutje? Kėtu kemi
pėrgjigjen:
O ju qė besuat! Bėhuni plotėsisht tė
vendosur pėr hir tė Allahut, duke dėshmuar tė drejtėn,
dhe tė mos ju shtyjė urrejtja ndaj njė populli e ti
shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė
mė pranė devotshmėrisė. Kijeni frikė Allahun, sepse
Allahu di pėr ēdo gjė qė veproni.2
Asnjėherė nuk duhet harruar tė dėshmohet
e drejta, pavarėsisht nėse keqbėrėsit kanė qenė tė afėrm
apo tė largėt. Nė mendjet dhe zemrat tona duhet qė
gjithmonė tė jetė parėsore e vėrteta dhe drejtėsia. Kjo
ėshtė e vetmja rrugė pėr tė qenė tė devotshėm.
Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
13.6.2008
En-Nisa (4), ajeti 135.
El-Maideh (5), ajeti 8.
|