Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 4)

Besnikėria dhe drejtėsia
 

Shpesh dėgjojmė njerėzit duke folur nė favor tė atij qė e duan, edhe pse pėr personin nė fjalė e dimė mirė se ka kryer vepra tė kėqija. Kjo quhet besnikėri. Kur bėjmė vepra tė pahijshme, mendojmė se ai qė e duam duhet tė qėndrojė nė krahun tonė, duke iu referuar kėsaj si ‘besnikėri’. Megjithatė, me kėtė gjest e kemi shumė gabim. E vėrteta ėshtė elementi mė i rėndėsishėm drejt qeverisjes sė jetės sonė; nėse jemi nė gjendje t’i qėndrojmė pėrballė drejtėsisė, atėherė me kėtė automatikisht kemi arritur qė tė jemi tė fortė nė tė gjitha aspektet e jetės, njėkohėsisht duhet shtuar se njerėzit qė kryejnė gjėra tė pahijshme dėnohen sipas veprės sė kryer. Allahu i Madhėrishėm nė lidhje me kėtė thotė:
  
“O ju qė besuat, vazhdimisht bėhuni dėshmues tė drejtė pėr hir tė Allahut edhe nėse ėshtė kundėr vetes suaj, kundėr prindėrve ose tė afėrmve, qoftė pasanik ose varfanjak, pse Allahu e di mė mirė pėr ta. Atėherė, mos e ndiqni emocionin e t’i shmangeni drejtėsisė. Nėse shtrembėroni ose tėrhiqeni, Allahu e di hollėsisht se ēfarė punoni.”
1

    Kur tė mbrojmė ndonjė person nga ndėshkimi mbi veprėn dhe gabimin e bėrė, ka tė ngjarė qė mos ta dallojmė, mirėpo nė kėtė rast kemi bėrė dy gabime. Sė pari: Nuk jemi pėrkrahės tė sė mirės. Sė dyti: Inkurajojmė keqbėrėsin qė tė bėjė vepra tė kėqija edhe mė tej. Personi i cili ėshtė sjellė nė mėnyrė tė padenjė mėsohet qė t'i shmanget dėnimit, sė kėndejmi, ai vazhdon jetėn e tij tė mėparshme duke bėrė gjynahe.
   Natyrisht, kur kemi tė bėjmė me njerėz tė dashur, qė janė pėrfshirė nė vepra tė kėqija, ėshtė e vėshtirė qė tė dėshmohet sipas drejtėsisė, mirėpo, nė tė njėjtėn kohė, ėshtė shumė e lehtė qė tė ngrihemi dhe tė jemi pėrkrahės tė drejtėsisė, t’i shmangemi sė ligės dhe keqbėrėsve. Ē’duhet vepruar mė tutje? Kėtu kemi pėrgjigjen:  

  
“O ju qė besuat! Bėhuni plotėsisht tė vendosur pėr hir tė Allahut, duke dėshmuar tė drejtėn, dhe tė mos ju shtyjė urrejtja ndaj njė populli e t’i shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė mė pranė devotshmėrisė. Kijeni frikė Allahun, sepse Allahu di pėr ēdo gjė qė veproni.”2
   Asnjėherė nuk duhet harruar tė dėshmohet e drejta, pavarėsisht nėse keqbėrėsit kanė qenė tė afėrm apo tė largėt. Nė mendjet dhe zemrat tona duhet qė gjithmonė tė jetė parėsore e vėrteta dhe drejtėsia. Kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr tė qenė tė devotshėm.


Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
13.6.2008


1 En-Nisa (4), ajeti 135.
2 El-Maideh (5), ajeti 8.

                                         www.klubikulturor.com