Kemi probleme me medhiun
18.05.2010 10:55:26

Pyetja:

Eselamu alejkum!

I nderuar hoxhë, unë dhe partneri im kemi probleme me daljen e medhijjut kur mendojmë për njërin-tjetrin.

Kjo vazhdimisht na shfaq probleme. Unë e kam parasysh hadithin e Aliut që duhet marrë abdest dhe pastruar vendi, mirëpo unë kam rrjedhje të vazhdueshme të medhijjut. A duhet që për çdo herë sa herë del ky lëng të marr abdest apo jo?

Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij , mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Më duhet në këtë fillim të bëj një vërejtje për termin partner, që ju përdorët në pyetjen tuaj, pasi është një shprehje që mund të ketë disa kuptime, disa prej të cilave janë të papranuara në mësimet islame. Prandaj, nëse e keni fjalën me partner ndonjë djalë me të cilin keni kontakt dhe nuk ju lidh ndonjë lidhje serioze dhe e lejuar si fejesa apo martesa, atëherë ju tërheqim vërejtjen që të largoheni nga lidhjet e këtilla, pasi janë mëkate të cilat hidhërojnë Krijuesin tuaj.

Por nëse e keni fjalën për dikë me të cilin keni lidhur fejesë ose martesë dhe jeni larg nga njëri-tjetri dhe gjatë kujtimit të ndërsjellë keni probleme me këtë sekrecion, atëherë themi se çdo gjë që tajitet nga organi i mashkullit apo i femrës pa marrë parasysh a është me epsh apo jo, konsiderohet se e prish abdestin. Prandaj ju në këtë rast obligoheni që të përsërisni abdestin. Por nëse kjo është shumë e vazhdueshme, atëherë kemi disa lehtësime për të cilat kemi folur më herët. Klikoni këtu:

  http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1457

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010