Si qėndron ēėshtja me sekrecionet?
21.12.2009 19:07:25

Pyetja:

Selam alejkum!
Si qėndron ēėshtja me sekrecionet? A e prish abdestin kjo dukuri?
Nėse para ēdo namazi pastron vendin (taharet) dhe ndėrron ndėrresat, merr abdest dhe gjatė namazit vėren se diēka tė rrjedh, a duhet tė dalėsh nga namazi apo duhet tė vazhdosh tutje duke pasur parasysh se kjo dukuri nuk mund tė kontrollohet?
Njė ditė nė njė faqe amerikane muslimane, “Muslim American Society”, lexova ca pyetje e pėrgjigje mu nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe hasa nė kėtė pėrgjigje: “Ēdo sekrecion nga organi i femrės, me pėrjashtim tė urinės, nuk e prish abdestin”, mirėpo nė disa faqe nė gjuhėn shqipe thuhet
se ēdo sekrecion ndikon nė prishjen e abdestit. Ju lutem mė jepni ndonjė sqarim nė lidhje me kėtė ēėshtje.


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Pyetja qė ju parashtroni ėshtė njė problem shumė evident me tė cilin ballafaqohen shumica e femrave qė arrijnė pjekurinė. Pastaj, siē e cekėt edhe ju nė pyetjen e dėrguar, ėshtė e mundur qė femrat tė cilat e kanė kėtė problem tė lexojnė apo dėgjojnė mendime dhe paraqitje tė pėrgjithėsuara rreth kėtyre sekrecioneve, ēka i bėn konfuze se ēfarė duhet tė bėjnė. Prandaj do ta trajtojmė kėtė ēėshtje mė gjerėsisht duke e informuar lexuesin rreth trajtimit dhe pikėnisjes sė fukahave, qė tė largojnė paqartėsitė dhe keqkuptimet. Prandaj do tė flasim rreth ēėshtjes nė fjalė nė katėr pika.

1.  Ēfarė kemi pėr qėllim me sekrecione tė bardha

   Sekrecion i bardhė apo derdhje e bardhė (dikush i emėrton edhe menstruacione tė bardha) ėshtė lėngu i cili rrjedh apo tajitet nga organi i femrės gjatė periudhės sė pastėrtisė (jashtė ditėve tė menstruacioneve) dhe nuk konsiderohet ērregullim apo sėmundje. Ky lėng ka ngjyrė tė tejdukshme si uji, mund tė jetė i shpeshtė, te disa femra i pėrditshėm, madje mund tė jetė edhe i vazhdueshėm (i pandėrprerė). Por ka nga femrat qė nuk kanė kėsi sekrecionesh ose kanė fare pak. Ky sekrecion mund tė tajitet edhe pa e ndier fare femra; ajo vetėm vėren lagėshtirė nė ndėrresa.


Vėrejtje:
Sekrecionet tė cilat rrjedhin nė rastet e sėmundjeve, tė problemeve shėndetėsore apo tė cilat nuk janė tė bardha (tejdukshme), por janė tė pėrziera me ngjyrė kafe apo tė kuqe etj., nuk konsiderohen sekrecione tė bardha. Sekrecione jo tė bardha (me ngjyrė kafe apo tė kuqe) konsiderohen tė ndyta me pajtueshmėrinė e ulemave dhe dispozitat e saj janė tė njėjta si gjatė istihadės; pastrohet vendi e rrobat dhe detyrohemi tė marrim abdest, sipas konsensusit tė ulemave.

2.  A janė sekrecionet e bardha tė pastra apo tė ndyta?

   Mendimi i Imam Ebu Hanifes, Allahu e mėshiroftė, ėshtė se ky lėng nuk ėshtė i ndytė ose i papastėr sikurse urina, por konsiderohet i pastėr. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se ky lėng tajitet nga mitra dhe nuk rrjedh nga fshika e urinės. Po tė rridhte nga fshika e urinės, atėherė do tė ishte e ndyrė. Ibėn Abidini, i cili ėshtė njėri nga dijetarėt e mirėnjohur hanefi, nė librin “Hashijetu Ibėn Abidin” pėrcjell se  Ebu Hanifja, por edhe dy nxėnėsit e tij, Ebu Jusufi dhe Muhamedi, konsiderojnė se sekrecioni i bardhė i cili del jashtė organit tė femrės ėshtė i pastėr
1.
   Ky qėndrim pėrcillet edhe nė medhhebin shafi, Imam Neveviu e pėrzgjedh se kjo ėshtė e sakta nė medhhebin e Imam Shafiut. Kurse Ebu Kudame pėrcjell nga hanbelitė dy thėniet (se ėshtė ndyrėsirė dhe se nuk ėshtė), por tė tjerėt nga dijetarėt hanbeli pėrzgjedhin se ky sekrecion ėshtė i pastėr. Gjithashtu ky qėndrim ėshtė pėrzgjedhje e njė numri tė madh tė dijetarėve, pasi nuk kemi ndonjė argument qė e trajton tė ndytė kėtė lėng.
   Nga kjo kuptojmė se nuk ėshtė obligativ pastrimi i trupit dhe i rrobave tė brendshme apo ndėrrimi i tyre nėse ndoten me kėtė sekrecion. Por fukahatė theksojnė se, nė mėnyrė qė tė mos pėrhapet nė rroba ky sekrecion, kėrkohet tė vihet leckė dhe mundėsisht ferma e cila ka probleme tė kėtilla tė ruhet nga kjo.

3.  Sekrecioni i bardhė e prish abdestin

   Nė pikėn e mėsipėrme sqaruam se e sakta nga mendimet e dijetarėve ėshtė se ky sekrecion nuk konsiderohet ndyrėsirė, por kjo nuk nėnkupton se nuk e prish abdestin. Nuk ėshtė parim thelbėsor pėr gjėrat tė cilat e prishin abdestin qė ajo tė jetė ndyrėsirė. Prandaj mendimi mė i qėndrueshėm nė kėtė ėshtė se sekrecionet e bardha e prishin abdestin dhe nėse femra ka abdest apo ėshtė duke u falur dhe i rrjedh ky lėng, atėherė duhet ta pėrsėrisė abdestin.
   Fukahatė tė cilėt e kanė trajtuar kėtė problematikė thonė se ky ėshtė mendim i shumicės sė dijetarėve duke filluar nga hanefitė, malikitė, shafitė dhe hanbelitė. Kurse mendimi i kundėrt (se sekrecionet e bardha nuk e prishin abdestin) ėshtė mendim i Ibėn Hazmit nga dhahiritė. Gjithashtu, qėndrimin se ky lėng nuk e prish abdestin e pėrmban edhe dijetari bashkėkohor i medhhebit hanefi, i mirėnjohuri Mustafa Zerka, Allahu e mėshiroftė. Nė pėrmbledhjen e fetvave tė tij nė faqen 95-98 pėrcillet qėndrimi i tij duke e mbėshtetur nė disa citate me tė cilat u referohet librit tė hanefive “Ed-dur-rul Muhtar”. Megjithėkėtė, mendimi se ky lėng nuk e prish abdestin nuk ėshtė pranuar nga shumica dėrmuese e fukahave dhe kjo fetva ka ngritur reagime nga dijetarėt e tjerė, tė cilėt e kundėrshtuan2. Prandaj mendimi mė i drejtė dhe mė i sigurt do tė ishte ai qė ėshtė pėrzgjedhur nga shumica e ulemave, se sekrecionet e bardha e prishin abdestin dhe femrės sė cilės i rrjedh ky ujė  e prish abdestin dhe obligohet tė marrė prapė. Allahu e di mė sė miri.

4.  Nėse rrjedhja e sekrecioneve tė bardha ėshtė e vazhdueshme

   Nėse rrjedhja ėshtė e vazhdueshme dhe nuk ndalet tajitja, atėherė ajo llogaritet tė jetė “sahibetu udhėr”, person i arsyetuar, qė nėnkupton se obligohet tė marrė abdest nė fillim tė hyrjes sė kohės sė namazit dhe ajo mbetet me atė abdest duke mos e prishur derisa tė kalojė ajo kohė e namazit, edhe pse gjatė kėsaj kohė ka rrjedhje tė vazhdueshme tė sekrecionit tė bardhė.

   Kjo ishte ajo qė pamė tė nevojshme tė pėrmendim nė pėrgjithėsi rreth kėtij problemi dhe shpresojmė se kemi arritur tė sqarojmė gjėrat qė janė tė domosdoshme tė dihen pėr femrat muslimane tė cilat ballafaqohen me kėtė problem. Gjithashtu shpresojmė se kemi larguar paqartėsitė dhe trajtimet tė cilat mund t`i hasni tė shkruara nė ndonjė vend tjetėr. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
11.4.2008

1 “Hashijetu Ibėn Abidin” vėll. 1, f. 166 dhe 349.
2 “Rudud”, Muhamed-el Hamid-el Hamevi, f. 88.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010