Cilat janė dobitė e mbulesės?
18.05.2010 10:45:10

Pyetja:

Cilat janë dobitë e mbulesës vetëm për shoqërinë njerëzore në këtë botë?

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Të flasësh për këtë problematikë ka mjaft çfarë të thuhet dhe shtjellimi i saj mund të bëhet në shumë aspekte, por ne për shkak të kohës nuk do të ndalemi shumë, pasi për këtë mund të gjeni tema të shumta të shkruara.

Fillimisht duhet ta theksojmë atë se mbulesa ose veshja islame për femrën është një obligim si çdo obligim tjetër dhe kjo nuk guxon të kuptohet si një praktikë e cila është mirë të veprohet, por jo se është obligative.

Allahu i Lartësuar thotë:

“O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Ahzab, 59)

 Ndërsa në lidhje me dobitë ne do t’i përmendim shkurt:

  1. Hixhabi (mbulesa) është shenjë e devotshmërisë dhe përkushtimit. Zoti i Madhëruar thotë:

O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë” (Araf, 26)

  1. Hixhabi është adhurim i Allahut.
  2. Mbulesa është pastrimi i zemrave.
  3. Mbulesa është kryerje e adhurimit ndaj Allahut.
  4. Mbulesa është mbrojtje nga dënimi.
  5. Mbulesa mbron nderin dhe dinjitetin e femrës, etj.

Për më gjerësisht kliko:

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=586


Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010