Para njė viti jam falur, e kam ndėrprerė dhe tani kam filluar
24.01.2010 03:16:55

Pyetja:

Selam alejkum!

Para një viti jam falur, e kam ndërprerë dhe tani kam filluar. Çdo ditë që fal namaz, të paktën çdo ditë në njërën nga namazet qaj për shkak të respektit të adhurimit ndaj Allahut.

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Rreth çështjes së faljes së namazeve kemi folur disa herë dhe ju porosisim të ktheheni në ato përgjigje të cilat kanë të bëjnë me këtë. Sa për lehtësim, mund të ktheheni në këto përgjigje:

 http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1871

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1339

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1307

Nëse një musliman e ka lënë namazin me qëllim, ky njeri duhet të pendohet thellë dhe të vendosë që kurrë mos ta lërë namazin dhe të vazhdojë me namazet që vijojnë derisa të jetë në këtë botë.

Ndërsa për sa i përket se qani në namaz, ju themi se kjo është shenjë e mirë dhe aludon në përkushtimin që ndieni gjatë faljes. Nuk ka dyshim se të qarët nga frika e Allahut të Lartësuar ka vlerë të madhe. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shtatë grupe njerëzish Allahu do t’i fusë nën hijen e Tij ditën kur nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij.” Ndër ta përmendi edhe njeriun e vetmuar, “i cili e përmend Allahun dhe i rrjedhin lotët.” Shënon Buhariu dhe Muslimi. Allahu e di më së miri!

 

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010