Klasifikimi i kamatės nė Islam
22.12.2009 13:29:27

Gjatė pėrkufizimit tė termit tė kamatės sqaruam se nė kohėn bashkėkohore ajo ka disa emėrtime varėsisht prej fushės dhe formės sė kontratės qė realizohet. Nė jurisprudencėn islame, fukahatė gjatė shtjellimeve tė tyre, bėjnė njė ndarje tjetėr tė kamatės nga ajo qė ėshtė e njohur te ekonomistėt. Ata theksojnė se  klasifikohet nė dy lloje:

1) Riba Ed-dujub - Kamata e borxheve
2) Riba buju'ė - Kamata e tregtisė ose gjatė tregtisė.

Nė vazhdim do tėparaqesim se ēfarė kanė pėr qėllim fukahatė me secilin prej llojeve.


 
1)     Riba Ed-dujun - Kamata e borxheve

Ėshtė quajtur “kamata e borxheve” pasi ka tė bėjė me borxhet dhe ėshtė pėr qėllim shtimi tė cilin e merr huadhėnėsi nga huamarrėsi pėr shkak tė kohės qė ka nė dispozicion huamarrėsi pėr tė paguar borxhin1.

Si shembull tė kėtij lloji tė kamatės kemi dy forma tė njohura:

Forma e parė: Kur vjen afati i pagesės sė borxhit, huadhėnėsi shkon te personi qė i ka dhėnė hua dhe i thotė do ta vonojė afatin e pagesės sė borxhit nėse e shton shumėn e borxhit. Pra ia shton shumėn pėr shkak tė shtyrjes sė ditės sė pagesės sė borxhit. Kjo lloj kamate ka qenė e pranishme dhe shumė e pėrhapur te arabėt nė kohėn para ardhjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem, prandaj disa dijetarė e kanė quajtur “Riba El-Xhahilije”, qė do tė thotė “kamata e injorancės” dhe pėr kėtė lloj kamate ka zbritur ajeti: 

"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَأْكُلُواْ الرِّبَا أَضْعَافًا مُّضَاعَفَةً وَاتَّقُواْ اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ"

“O ju tė cilėt besuat, mos hani kamatėn qė po e shumėfishoni dhe kini frikė (dėnimin e) Allahut, qė tė gjeni shpėtim.” (Ale Imran: 130)
  
Forma e dytė: Kur jepet borxhi, kushtėzohet kamata paraprakisht gjatė aktit tė borxhit. P.sh. merr dikush borxh 300 euro me kusht qė tė kthejė pas pesė muajsh 350 euro. Edhe kjo formė ishte mjaft e pėrhapur nė kohėn para shpalljes sė Kuranit. Ibėn Kajjimi tregon se kėtė lloj kamate fukahatė e quajnė “Riba El-Xhelijj”, qė do tė thotė “kamata e kulluar (e qartė)”.

Pėr ndalimin e kėtij lloji tė kamatės aludojnė qartė ajetet:

"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللَّهَ وَذَرُواْ مَا بَقِيَ مِنَ الرِّبَا إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ"

"O ju qė besuat, kini frikė Allahun dhe nėse jeni besimtarė, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata." (Bekare: 278), deri te pjesa:

"وَإِن تُبْتُمْ فَلَكُمْ رُؤُوسُ أَمْوَالِكُمْ لاَ تَظْلِمُونَ وَلاَ تُظْلَمُونَ"

"...e nėse jeni penduar, atėherė juve ju takon kryet e mallit tuaj, askėnd nuk dėmtoni, e as vetė nuk dėmtoheni." (Bekare: 279)

Pjesa e fundit e pėrmendur sqaron se huadhėnėsi ka tė drejtė tė marrė vetėm shumėn qė ka dhėnė hua dhe jo edhe shtimin e kushtėzuar paraprakisht.
 
2) Riba buju`ė - Kamata e tregtisė ose gjatė tregtisė

Quhet “Kamata e tregtisė” pasi ka pėr qėllim kamatat gjatė transaksioneve tregtare. Kamata e tregtisė nėnkupton shitjen e njė malli qė i takon mallrave tė kamatės me njė mall tjetėr tė njėjtė duke qenė njėri mall mė tepėr apo shitja ose kėmbimi i dy mallrave tė sė njėjtės kategori duke e vonuar (prolonguar) dorėzimin e njėrit mall pėr mė vonė. Pėr ta kuptuar mė qartė kėtė qė thamė mė lart, themi se kamata e tregtisė ėshtė nė dy forma:

1. Riba el-fadl- Kamata e shtesės

Kamata e shtesės ėshtė qė tė shiten dy mallra kamatarė tė njėjta njėra me tjetrėn duke qenė njėra mė shumė se tjetra. P.sh. 200gr. ar me 250gr. ar ose 2kg. hurma me 3 kg. hurma etj.

2. Riba nesie- Kamata e vonesės ose e prolongimit

Kamata e vonesės ėshtė qė tė shiten njėra me tjetrėn dy mallra kamatarė jo tė njėjtė, por tė pėrbashkėt nė kategori, por tė prolongohet dorėzimi i njėrit mall pėr mė vonė. Nė kėtė lloj tregtie lejohet shtesa e njėrit mall ndaj tjetrit pasi ato nuk janė tė njėjta, por nuk lejohet qė tė vonohet dorėzimi i tyre pas aktit tė shitblerjes. P.sh. tė shitet 20 gr. ar me 300 gr. argjend, por qė argjendin ta pranojė shitėsi kurse arin t`ia dorėzojė blerėsit mė vonė. Ose tė blejmė 200 euro me 300 dollarė dhe ne t’i dorėzojmė dollarėt dhe t`i marrim eurot pas njė jave.


 

TABELA

  

Klasifikimi i kamatės

 

 

 

I- Kamata e Borxheve

 

1.        Kamata e injorancės-  Kur jepet borxhi nuk kushtėzohet kamata paraprakisht gjatė aktit tė borxhit, por pasi vjen afati i pagesės sė borxhit, e shtojmė shumėn e borxhit pėr tė shtyrė afatin e pagesės.

 

2.        Kamata e kulluar (e qartė)- Kur jepet borxhi kushtėzohet kamata paraprakisht gjatė aktit tė borxhit.

 

II- Kamata e tregtisė

 

1.        Riba el fadl (Kamata e shtesės)- Tė shiten dy mallra kamatarė tė njėjta njėri me tjetrin duke qenė njėra mė shumė se tjetra.

 

2.        Riba nesie (Kamata e vonesės)- Tė shiten dy mallra kamatarė, njėra me tjetrėn, jo tė njėjta por tė pėrbashkėta nė kategori, dhe tė prolongohet dorėzimi i njėrit mall pėr mė vonė. Nė kėtė lloj tregtie lejohet shtesa e njėrit mall ndaj tjetrit, por nuk lejohet qė tė vonohet dorėzimi i tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 


 

Alaudin Abazi
20.9.2009


1" El Muamelatel Malijel Muasire", dr. Vehbe Zuhejli, f.240.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010