Gjatė
pėrkufizimit tė termit tė kamatės sqaruam se nė
kohėn bashkėkohore ajo ka disa emėrtime
varėsisht prej fushės dhe formės sė kontratės qė
realizohet. Nė jurisprudencėn islame, fukahatė
gjatė shtjellimeve tė tyre, bėjnė njė ndarje
tjetėr tė kamatės nga ajo qė ėshtė e njohur te
ekonomistėt. Ata theksojnė se klasifikohet
nė dy lloje:
1) Riba Ed-dujub
- Kamata e borxheve
2) Riba buju'ė - Kamata e tregtisė ose gjatė
tregtisė.
Nė vazhdim do tėparaqesim se ēfarė kanė pėr
qėllim fukahatė me secilin prej llojeve.
1)
Riba Ed-dujun - Kamata e
borxheve
Ėshtė quajtur “kamata e borxheve” pasi ka
tė bėjė me borxhet dhe ėshtė pėr qėllim shtimi
tė cilin e merr huadhėnėsi nga huamarrėsi pėr
shkak tė kohės qė ka nė dispozicion huamarrėsi
pėr tė paguar borxhin1.
Si shembull tė
kėtij lloji tė kamatės kemi dy forma tė njohura:
Forma e parė: Kur vjen afati i pagesės sė
borxhit, huadhėnėsi shkon te personi qė i ka
dhėnė hua dhe i thotė do ta vonojė afatin e
pagesės sė borxhit nėse e shton shumėn e
borxhit. Pra ia shton shumėn pėr shkak tė
shtyrjes sė ditės sė pagesės sė borxhit. Kjo
lloj kamate ka qenė e pranishme dhe shumė e
pėrhapur te arabėt nė kohėn para ardhjes sė
Muhamedit salallahu alejhi ue selem, prandaj
disa dijetarė e kanė quajtur “Riba El-Xhahilije”,
qė do tė thotė “kamata e injorancės” dhe pėr
kėtė lloj kamate ka zbritur ajeti:
“O ju tė cilėt besuat, mos hani kamatėn qė po
e shumėfishoni dhe kini frikė (dėnimin e)
Allahut, qė tė gjeni shpėtim.” (Ale Imran:
130)
Forma e dytė: Kur jepet borxhi,
kushtėzohet kamata paraprakisht gjatė aktit tė
borxhit. P.sh. merr dikush borxh 300 euro me
kusht qė tė kthejė pas pesė muajsh 350 euro.
Edhe kjo formė ishte mjaft e pėrhapur nė kohėn
para shpalljes sė Kuranit. Ibėn Kajjimi tregon
se kėtė lloj kamate fukahatė e quajnė “Riba El-Xhelijj”,
qė do tė thotė “kamata e kulluar (e qartė)”.
Pėr ndalimin e kėtij lloji tė kamatės aludojnė
qartė ajetet:
"...e nėse jeni penduar, atėherė juve ju
takon kryet e mallit tuaj, askėnd nuk dėmtoni, e
as vetė nuk dėmtoheni." (Bekare: 279)
Pjesa e fundit e pėrmendur sqaron se huadhėnėsi
ka tė drejtė tė marrė vetėm shumėn qė ka dhėnė
hua dhe jo edhe shtimin e kushtėzuar
paraprakisht.
2) Riba buju`ė - Kamata e tregtisė ose gjatė
tregtisė
Quhet “Kamata e tregtisė” pasi ka pėr qėllim
kamatat gjatė transaksioneve tregtare. Kamata e
tregtisė nėnkupton shitjen e njė malli qė i
takon mallrave tė kamatės me njė mall tjetėr tė
njėjtė duke qenė njėri mall mė tepėr apo shitja
ose kėmbimi i dy mallrave tė sė njėjtės kategori
duke e vonuar (prolonguar) dorėzimin e njėrit
mall pėr mė vonė. Pėr ta kuptuar mė qartė kėtė
qė thamė mė lart, themi se kamata e tregtisė
ėshtė nė dy forma:
1. Riba el-fadl- Kamata e shtesės
Kamata e shtesės ėshtė qė tė shiten dy mallra
kamatarė tė njėjta njėra me tjetrėn duke qenė
njėra mė shumė se tjetra. P.sh. 200gr. ar me
250gr. ar ose 2kg. hurma me 3 kg. hurma etj.
2. Riba nesie- Kamata e vonesės ose e
prolongimit
Kamata e vonesės ėshtė qė tė shiten njėra me
tjetrėn dy mallra kamatarė jo tė njėjtė, por tė
pėrbashkėt nė kategori, por tė prolongohet
dorėzimi i njėrit mall pėr mė vonė. Nė kėtė lloj
tregtie lejohet shtesa e njėrit mall ndaj
tjetrit pasi ato nuk janė tė njėjta, por nuk
lejohet qė tė vonohet dorėzimi i tyre pas aktit
tė shitblerjes. P.sh. tė shitet 20 gr. ar me 300
gr. argjend, por qė argjendin ta pranojė shitėsi
kurse arin t`ia dorėzojė blerėsit mė vonė. Ose
tė blejmė 200 euro me 300 dollarė dhe ne t’i
dorėzojmė dollarėt dhe t`i marrim eurot pas njė
jave.
TABELA
Klasifikimi i
kamatės
I- Kamata e
Borxheve
1.Kamata e
injorancės-
Kur jepet borxhi nuk kushtėzohet kamata
paraprakisht gjatė aktit tė borxhit, por
pasi vjen afati i pagesės sė borxhit, e
shtojmė shumėn e borxhit pėr tė shtyrė
afatin e pagesės.
2.Kamata e
kulluar (e qartė)-
Kur jepet borxhi kushtėzohet kamata
paraprakisht gjatė aktit tė borxhit.
II- Kamata e
tregtisė
1.Riba el
fadl (Kamata e shtesės)-
Tė shiten dy mallra
kamatarė tė njėjta njėri me tjetrin duke
qenė njėra mė shumė se tjetra.
2.Riba
nesie (Kamata e vonesės)-
Tė shiten dy mallra
kamatarė, njėra me tjetrėn, jo tė njėjta
por tė pėrbashkėta nė kategori, dhe tė
prolongohet dorėzimi i njėrit mall pėr
mė vonė. Nė kėtė lloj tregtie lejohet
shtesa e njėrit mall ndaj tjetrit, por
nuk lejohet qė tė vonohet dorėzimi i
tyre.
Alaudin Abazi
20.9.2009
1"
El Muamelatel
Malijel Muasire", dr. Vehbe Zuhejli,
f.240.