A janė njė lloj droge hapet qetėsuese?
21.12.2009 19:47:39

Pyetja:

Jam e martuar dhe kam 3 fėmijė. Si kudo edhe unė ballafaqohem me sfida tė ndryshme, me probleme qė nuk i kam paramenduar dhe nuk ndihem edhe aq mirė, s’jam e qetė, shumė mė ėshtė bezdisur edhe vetja, se shumė ankoj nga dhimbjet, por jo sėmundje tė definuar. Kam bėrė vizita te mjeket, mė kanė rekomanduar qė tė pėrdor hape qetėsuese, mirėpo ajo qė po mė intereson tė pyes ėshtė kjo: A janė njė lloj droge hapet qetėsuese, qė pėr momente mė bėjnė tė mos di se ēfarė kam bėrė, si njė lloj dehjeje dhe njėkohėsisht mė vėnė nė gjumė, d.m.th. a janė ato sikurse njė lloj alkooli qė ia humbin mendjen njeriut?
Ato kanė efektin e vet, por kanė edhe kundėrindikacionin, qė po e vėrej te vetja. Pėr momentin po mė qetėson, por pasojat mund tė jenė edhe mė tė mėdha, unė i pėrdor vazhdimisht. A mė lejohet t’i pėrdor sipas ligjeve islame apo ēka? Mė kėshilloni ēfarė tė ndėrmarr, se gjendem nė situatė jo aq tė mirė.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė esencė lejohet pėrdorimi i barnave qė pėrmbajnė sasi tė materieve qė ndikojnė nė qetėsimin e pacientit, qoftė nė ndalimin e dhimbjeve apo pėr qetėsim nervor. Ndėrsa nėse kanė nė pėrbėrje alkool, materie qė humbin vetėdijen apo tė vėnė nė gjumė, themi se kjo varet se sa ėshtė e madhe sasia e kėtyre materieve. Dijetarėt bashkėkohorė theksojnė se nėse pėrdoret sasi e vogėl alkooli apo materiesh dehėse dhe nėse ajo sasi tretet gjatė pėrpunimit tė barit, atėherė ai bar ėshtė i lejuar. Ata nisen nga argumentimi me hadithin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Ēdo pije qė tė deh nė sasi tė madhe tė konsumimit, edhe sasia e vogėl e saj ėshtė e ndaluar.” Shėnon Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibėn Maxhe dhe tė tjerė.

Shejh Abdulaziz Ibėn Bazi thotė: “Nėse (ilaēi) nuk deh (sikur alkooli), edhe nėse pėrdorim shumė prej tij, por me tė arrihet pakėsimi, mpirja dhe zbutja e dhimbjeve, atėherė nuk ka tė keqe nė kėtė.”1

Sido qė tė jetė, mė herėt kemi publikuar njė deklaratė tė dijetarėve bashkėkohorė rreth pėrdorimit tė barnave qė pėrmbajnė sasi alkooli dhe materie narkotike, prandaj mund tė lexoni aty:

http://www.klubikulturor.com/pyetje/2008/a_lejohet_alkooli_si_sherim_

dhe_a_me_lejohet_ta_pi_kete_ilac_qe_bleva.htm

Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
4.7.2008


1 “Mexhmu Fetava Ibėn Baz”, vėll. 6, f. 18.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010