Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A lejohet alkooli si shėrim dhe a mė lejohet ta pi kėtė ilaē qė bleva?

Pyetja:

Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu!
Kam njė pyetje. Pyetja ka tė bėjė me produktet farmaceutike, gjegjėsisht barnat. Nė Islam kategorikisht alkooli ėshtė haram, kėtė s'do ta diskutojmė, mirėpo sot po pėrballemi me produkte farmaceutike tė cilat gjithnjė po e pėrdorin alkoolin nė kėto produkte dhe kjo vjen pėr shkak tė disa vetive tė tij, prandaj pyetjen time do ta kisha ndarė nė dy pjesė:
1. A lejohet qė produktet alkoolike tė pėrdoren si substanca aktive primare (d.m.th. qė ndikojnė direkt nė shėrim)?
2. Kėtu kisha dashur tė ndalem mė shumė. Sot shumica e aplikimeve tė alkoolit janė jo si substancė aktive, por si substancė ndihmuese, p.sh. ose pėr t’i dhėnė konsistencėn e barit, ose me produkte tė tjera tė cilat do tė ndryshonin ose ngjyrėn e barit pėr ta bėrė atė mė atraktiv etj. Dėshiroj tė potencoj edhe njė gjė. Kur pėrmenda alkoolin, sidomos i referohem kėsaj pjesės sė dytė tė pyetjes, nuk nėnkupton vetėm alkoolin i cili pihet nga njerėzit, pra alkoolin etilik. Sepse kimistet alkoolin e klasifikojnė pėr shkak tė grupit funksional tė tij - OH qė pėrmban. Alkooli mund tė humbasė vetinė dehėse nėse trajtohet.
Arsyeja qė mė shtyu t’jua bėj kėtė pyetje ishte se bleva njė ilaē qė ishte pėr tė luftuar gripin (Caffetin Cold, prodhues Alkaloidi Shkup) dhe mbasi erdha nė shtėpi dhe po e shikoj pėrmbajtjen, pashė se pėrmbante njė lloj alkooli i quajtur Polivinil alkool pjesėrisht i hidrolizuar. Nuk kam shumė njohuri pėr tė, mirėpo ky ėshtė njė alkool i cili pėrmban njė lidhje dyfishe dhe ėshtė i formuar nga shumė monomerė tė njėsisė fillestare tė tij. Nuk ėshtė toksik dhe se pėrdoret nė sasi tė vogėl nė barna dhe vetia e tij ėshtė se ėshtė adesiv (ngjitės) i mirė dhe emulsifikues. Pra, a lejohet alkooli si shėrim dhe a mė lejohet ta pi kėtė ilaē qė bleva?
Ues-selamu alejkum!


 

Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
  
Pyetja e ngritur prej jush ėshtė njė problematikė e re, bashkėkohore, e cila nuk ka qenė e shtjelluar nga fukahatė e vjetėr. Nė shkencėn e fikhut ekziston njė lėmi qė quhet “Fikhu Nevazil”, “Fikhu i ndodhive tė reja”. Nė kėtė lėmi studiohen ngjarjet, ndodhitė dhe problematikat bashkėkohore me tė cilat ballafaqohet njerėzimi nė pėrgjithėsi. Kemi me dhjetėra libra dhe studime qė shtjellojnė kėto problematika bashkėkohore nė fusha tė ndryshme shkencore-sociale, si nė mjekėsi, teknologji, kriminalistikė, kod civil, politikė, etj. Gjithashtu edhe shumė institucione dhe akademi shkencore islame, tė cilat mbledhin dijetarė bashkėkohore rreth vetes, merren me shtjellimin e problematikave tė kėtilla.
   Akademia e Fikhut Islam (El-Mexhmeė El-fikhul Islami) ėshtė njė nga kėto organizata. Ky institucion i lartė shkencor mbledh njė numėr tė madh dijetarėsh dhe studiuesish islamė nga mbarė bota. Nė sesionin e tij tė gjashtėmbėdhjetė tė mbajtur nė Mekė prej datės 21-26/ 10/ 1422h, qė pėrputhet me datėn 5-10/ 1/ 2002, u diskutua edhe problematika e barnave tė cilat pėrmbajnė alkool dhe narkotikė. Nė pėrfundimin e tyre ata theksojnė:

1. Nuk lejohet tė pėrdoret alkooli i papėrzier (i pastėr) si ilaē nė asnjė formė. Kjo mbėshtetet nė thėnien e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė: “Allahu nuk e ka bėrė shėrimin tuaj nė ato gjėra qė ua ka ndaluar.”
Shėnon Buhariu.

Gjithashtu argument ėshtė edhe hadithi: “
Vėrtet Allahu e ka zbritur sėmundjen dhe pėr ēdo sėmundje ka lėnė edhe bar. Prandaj shėrohuni, por mos u shėroni me atė qė ėshtė e ndaluar."  Shėnon Ebu Davudi, Ibėn Suniu dhe Ebu Nuajmi.
Tarik ibėn Suvejdi e pyeti tė Dėrguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem qė si bar tė pėrdorte edhe verė. I Dėrguari i Allahut alejhi selam i tha: “Vera nuk ėshtė shėrim (bar), por ėshtė sėmundje." Shėnon Ibn Maxhe nė Sunen dhe Ebu Nuajmi.

2. Lejohet tė pėrdoren barnat qė pėrmbajnė alkool nė pėrqindje tė vogėl qė tretet, tė cilėn e kėrkon industria e ilaēeve dhe pėr tė cilėn nuk ka alternative tjetėr, por me kusht qė kėtė ilaē ta rekomandojė mjeku i drejtė (i besueshėm). Po ashtu, lejohet tė pėrdoret alkooli si dezinfektues, sterilizues i jashtėm i plagėve dhe asgjėsues i mikrobeve, pastaj nė kremra dhe lubrifikante pėr pėrdorim tė jashtėm.

3. Akademia e Fikhut Islam u rekomandon fabrikave tė ilaēeve, farmacistėve dhe importuesve tė ilaēeve nė vendet islame, qė tė veprojnė nė largimin e alkoolit prej ilaēeve dhe tė pėrdorin alternativa tė tjera.

4. Po ashtu, Akademia e Fikhut Islam i porosit mjekėt qė tė largohen sa tė ketė mundėsi nga rekomandimi i ilaēeve tė cilat pėrmbajnė sasi alkooli1.

 
  Poshtė kėsaj deklarate pasojnė nėnshkrimet e pjesėmarrėsve tė kėtij sesioni dhe shohim njė numėr fukahash tė njohur bashkėkohorė sikurse: Shejhu Abulaziz Ale Shejh (kryetar i Akademisė dhe njėherazi Myfti i Arabisė Saudite), dr. Abdullah Et-Turki (nėnkryetar i Akademisė dhe ish-Ministėr i Fesė nė Arabinė Saudite), dr. Salih Merzuki (Sekretar i Pėrgjithshėm i Akademisė). Shejhu i mirėnjohur dr. Salih Ibėn Fevzan el-Fevzan, Muhamed Sebil, dr. Vehbe Zuhajli, dr. Jusuf Kardavi dhe tė tjerė.

   
Pėrveē kėsaj Akademie kemi edhe fetva nga institute tė tjera dhe fukaha bashkėkohorė, tė cilėt kanė ardhur nė kėtė pėrfundim nė lidhje me barnat qė kanė sasi alkooli nė pėrmbajtje, sikurse fetvaja e lėshuar nga Komisioni i Pėrhershėm pėr Fetva dhe Studime i Arabisė Saudite (El-lexhne Ed-daime), me nėnshkrimin e shejhut tė njohur Abulaziz Ibėn Baz dhe Abdurrezak Afifi, por pėr tė mos u zgjeruar nuk do ta japim atė2.  Allahu e di mė sė miri!


Alaudin Abazi
6.6.2008


1Kjo deklaratė ėshtė e pėrhapur nė shumė faqe interneti nė gjuhėn arabe.
2 Shih:“Fetava El-lexhne Ed-daime”, vėll. 22, f. 106 dhe vėll. 22, f. 297.

                                             www.klubikulturor.com