Kam njė pyetje rreth thonjve
21.12.2009 19:41:31

Pyetja:

Kam njė pyetje rreth thonjve. Kam njė motėr e cila elhamdulilah e fal namazin, mirėpo ka dėshirė tė rrisė thonjtė. Mė ka pyetur rreth tyre, por nuk dita t'i tregoja pėr ndalimin e tyre me argumente. A mund tė na jepni disa argumente rreth ndalesės sė tyre?
Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Pa dyshim, Islami i jep rėndėsi tė madhe mbajtjes sė pastėrtisė dhe pėr ta kuptuar kėtė nuk ka nevojė pėr ndonjė mund tė madh; shumė dispozita me tė cilat urdhėrohet muslimani synojnė mirėmbajtjen dhe kujdesin ndaj pastėrtisė, sikurse: gusuli (larja), abdesti, pastrimi i dhėmbėve, shpėlarja e hundės, mėnjanimi i qimeve nga pjesėt intime, bėrja synet pėr meshkuj, etj. Nė kėto dispozita bėn pjesė edhe prerja e thonjve, pasi ky ėshtė njė veprim me tė cilėn janė urdhėruar muslimanėt dhe konsiderohet prej natyrshmėrisė sė pastėr tė njeriut. Pėr tė kuptuar mė drejt se ēfarė dispozite kanė shkurtimi i thonjve nė Islam, do tė sjellim dy hadithe:

1. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė:

“Pesė sende janė nga natyra e fitres (natyrshmėrisė sė pastėr):
1. Pastrimi i vendeve tė turpshme (mėnjanimi i qimeve),
2. Bėrja synet (rrethprerja),
3. Shkurtimi i mustaqeve,
4. Mėnjanimi i qimeve nga nėnsqetullat,
5. Shkurtimi i thonjve
1

2. Transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė:


“Dhjetė gjėra janė prej fitres:
1. Shkurtimi i mustaqeve,
2. Lėshimi i mjekrės,
3. Pėrdorimi i misvakut
4. Larja e hundės me ujė,
5. Pastrimi i pjesės ndėrmjet gishtėrinjve,
6. Prerja e thonjve,
7. Shkulja e qimeve nga sqetullat,
8. Mėnjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
9. Pastrimi me ujė pas kryerjes sė nevojės sė madhe.”

Transmetuesi e ka harruar tė dhjetėn, por ai thotė se ka mundėsi tė jetė shpėlarja e gojės.2


Kėto dy hadithe sqarojnė mjaft mirė rėndėsinė e prerjes sė thonjve, pasi nė to vihet nė pah se ky veprim sė bashku me tė tjerat pėrputhet me natyrshmėrinė e pastėr tė njeriut.


Nuk mendoj se ka nevojė tė flasim shumė pėr dėmin e rritjes sė thonjve, pasi kjo ėshtė e kuptueshme, por fatkeqėsisht qasja e njerėzve ndaj kėtij veprimi dhe trajtimi i tij si formė zbukurimi pėr femra na bėn qė t`i themi disa realitete pėr tė sqaruar se sa ėshtė e paqėlluar tė konsiderohet zbukurim kjo praktikė.  Nė vitin 1986 ėshtė mbajtur Seminari i Katėrt Botėror i Mjekėsisė Islame nė Kuvajt. Aty ėshtė pėrgatitur njė studim nga dr. Jahja Havaxhi dhe dr. Ahmed Abdul Ahir, nė tė cilin ėshtė argumentuar se zgjatja e thonjve nuk pėrkon me realitetin e zbukurimit tė femrės ashtu si mund tė pretendohet nė disa shoqėri dhe vende nė kohėn bashkėkohore. Nė vazhdim do tė sjellim disa njohuri qė janė pėrmendur nė kėtė studim.


Dėmet e rritjes sė thonjve


-Dobia e thonjve ėshtė qė t`i mbrojnė majat e gishtėrinjve dhe tė rrisin efektivitetin e tyre gjatė prekjes dhe kontaktit me gjėrat. Pjesa e rritur e thoit, e cila tejkalon gishtin, ėshtė e padobishme dhe nuk ka kurrfarė vlere, madje kjo ėshtė e dėmshme nė shumė aspekte, disa nga tė cilat do tė pėrmenden nė pikat e mėposhtme.

-Kur zgjaten thonjtė, krijohen hapėsira poshtė tyre dhe kėto janė vende shumė tė pėrshtatshme pėr t`u grumbulluar ndyrėsirat, mikrobet dhe parazitėt e ndryshėm qė shkaktojnė sėmundje. Por jo vetėm kjo, ato vende janė shumė tė pėrshtatshme qė tė shėrbejnė edhe si inkubatorė pėr baktere tė ndryshme dhe pastaj tė pėrcillen sėmundje tė ndryshme te personat me tė cilėt ka kontakt njeriu qė zgjat thonjtė.

-Thonjtė e zgjatur pamundėsojnė apo vėshtirėsojnė kryerjen e shumė punėve, tė cilat janė pėrditshmėri pėr secilin njeri, si kapja dhe prekja e gjėrave, nė punėt shtėpiake; femrat posaēėrisht ballafaqohen me probleme tė shumta gjatė kryerjes sė pėrditshmėrive shtėpiake.

-Ato janė tė dėmshme edhe nė raport me tė tjerėt, pasi u ngjasojnė kthetrave dhe gjatė lėvizjeve tė shpejta tė pakontrolluara mund ta lėndojnė dikė. Nuk ėshtė larg kėtij rreziku edhe vetė personi qė i zgjat thonjtė.

-Rritja e thonjve shkakton dėme edhe te thonjtė, sikurse thyerja dhe ēarja e tyre kur kanė kontakte me objekte tė ngurta. Pastaj si shkak i rritjes sė thonjve ato mund tė trashen dhe ta ndryshojnė formėn dhe dėme tė tjera.

Motėr e nderuar, kjo ishte ajo qė arritėm tė sjellim nė lidhje me pyetjen tuaj. Lusim Allahun e Lartėsuar qė tė na i hapė zemrat dhe t`i shohim gjėrat ashtu si janė nė tė vėrtetė dhe tė mos mashtrohemi me atė qė na shėrbehet nga tė tjerėt me ambalazhe tėrheqėse, ashtu siē ėshtė duke ndodhur edhe nė lidhje me kėtė praktikė.

Alaudin Abazi
23.11.2008

 


1 Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
2 Shėnon Muslimi.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010