Kam njė
pyetje rreth thonjve. Kam njė motėr e cila elhamdulilah
e fal namazin,
mirėpo ka dėshirė tė rrisė thonjtė. Mė ka pyetur rreth
tyre, por nuk dita t'i tregoja
pėr ndalimin e tyre me argumente. A mund tė na jepni
disa argumente rreth ndalesės sė tyre?
Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė
ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Pa
dyshim, Islami i jep rėndėsi tė madhe mbajtjes sė
pastėrtisė dhe pėr ta kuptuar kėtė nuk ka nevojė pėr
ndonjė mund tė madh; shumė dispozita me tė cilat
urdhėrohet muslimani synojnė mirėmbajtjen dhe kujdesin
ndaj pastėrtisė, sikurse: gusuli (larja), abdesti,
pastrimi i dhėmbėve, shpėlarja e hundės, mėnjanimi i
qimeve nga pjesėt intime, bėrja synet pėr meshkuj, etj.
Nė kėto dispozita bėn pjesė edhe prerja e thonjve, pasi
ky ėshtė njė veprim me tė cilėn janė urdhėruar
muslimanėt dhe konsiderohet prej natyrshmėrisė sė pastėr
tė njeriut. Pėr tė kuptuar mė drejt se ēfarė
dispozite kanė shkurtimi i thonjve nė Islam, do tė
sjellim dy hadithe:
1.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Pesė sende janė nga natyra e fitres (natyrshmėrisė sė
pastėr):
1. Pastrimi i vendeve tė turpshme (mėnjanimi i qimeve),
2. Bėrja synet (rrethprerja),
3. Shkurtimi i mustaqeve,
4. Mėnjanimi i qimeve nga nėnsqetullat,
5. Shkurtimi i thonjve1.
2. Transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se
Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Dhjetė gjėra janė prej fitres:
1. Shkurtimi i mustaqeve,
2. Lėshimi i mjekrės,
3. Pėrdorimi i misvakut
4. Larja e hundės me ujė,
5. Pastrimi i pjesės ndėrmjet gishtėrinjve,
6. Prerja e thonjve,
7. Shkulja e qimeve nga sqetullat,
8. Mėnjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
9. Pastrimi me ujė pas kryerjes sė nevojės sė madhe.
Transmetuesi e ka harruar tė dhjetėn, por ai thotė se ka
mundėsi tė jetė shpėlarja e gojės.2
Kėto dy hadithe sqarojnė mjaft mirė rėndėsinė e prerjes
sė thonjve, pasi nė to vihet nė pah se ky veprim sė
bashku me tė tjerat pėrputhet me natyrshmėrinė e pastėr
tė njeriut.
Nuk mendoj se ka nevojė tė flasim shumė pėr dėmin e
rritjes sė thonjve, pasi kjo ėshtė e kuptueshme, por
fatkeqėsisht qasja e njerėzve ndaj kėtij veprimi dhe
trajtimi i tij si formė zbukurimi pėr femra na bėn qė
t`i themi disa realitete pėr tė sqaruar se sa ėshtė e
paqėlluar tė konsiderohet zbukurim kjo praktikė. Nė
vitin 1986 ėshtė mbajtur Seminari i Katėrt Botėror i
Mjekėsisė Islame nė Kuvajt. Aty ėshtė pėrgatitur njė
studim nga dr. Jahja Havaxhi dhe dr. Ahmed Abdul Ahir,
nė tė cilin ėshtė argumentuar se zgjatja e thonjve nuk
pėrkon me realitetin e zbukurimit tė femrės ashtu si
mund tė pretendohet nė disa shoqėri dhe vende nė kohėn
bashkėkohore. Nė vazhdim do tė sjellim disa njohuri qė
janė pėrmendur nė kėtė studim.
Dėmet e rritjes sė thonjve
-Dobia e thonjve ėshtė qė t`i mbrojnė majat e
gishtėrinjve dhe tė rrisin efektivitetin e tyre gjatė
prekjes dhe kontaktit me gjėrat. Pjesa e rritur e thoit,
e cila tejkalon gishtin, ėshtė e padobishme dhe nuk ka
kurrfarė vlere, madje kjo ėshtė e dėmshme nė shumė
aspekte, disa nga tė cilat do tė pėrmenden nė pikat e
mėposhtme.
-Kur zgjaten thonjtė, krijohen hapėsira poshtė tyre dhe
kėto janė vende shumė tė pėrshtatshme pėr t`u
grumbulluar ndyrėsirat, mikrobet dhe parazitėt e
ndryshėm qė shkaktojnė sėmundje. Por jo vetėm kjo, ato
vende janė shumė tė pėrshtatshme qė tė shėrbejnė edhe si
inkubatorė pėr baktere tė ndryshme dhe pastaj tė
pėrcillen sėmundje tė ndryshme te personat me tė cilėt
ka kontakt njeriu qė zgjat thonjtė.
-Thonjtė e zgjatur pamundėsojnė apo vėshtirėsojnė
kryerjen e shumė punėve, tė cilat janė pėrditshmėri pėr
secilin njeri, si kapja dhe prekja e gjėrave, nė punėt
shtėpiake; femrat posaēėrisht ballafaqohen me probleme
tė shumta gjatė kryerjes sė pėrditshmėrive shtėpiake.
-Ato janė tė dėmshme edhe nė raport me tė tjerėt, pasi u
ngjasojnė kthetrave dhe gjatė lėvizjeve tė shpejta tė
pakontrolluara mund ta lėndojnė dikė. Nuk ėshtė larg
kėtij rreziku edhe vetė personi qė i zgjat thonjtė.
-Rritja e thonjve shkakton dėme edhe te thonjtė, sikurse
thyerja dhe ēarja e tyre kur kanė kontakte me objekte tė
ngurta. Pastaj si shkak i rritjes sė thonjve ato mund tė
trashen dhe ta ndryshojnė formėn dhe dėme tė tjera.
Motėr e nderuar, kjo ishte ajo qė arritėm tė sjellim nė
lidhje me pyetjen tuaj. Lusim Allahun e Lartėsuar qė tė
na i hapė zemrat dhe t`i shohim gjėrat ashtu si janė nė
tė vėrtetė dhe tė mos mashtrohemi me atė qė na shėrbehet
nga tė tjerėt me ambalazhe tėrheqėse, ashtu siē ėshtė
duke ndodhur edhe nė lidhje me kėtė praktikė.