Pyetja:
Selamu
alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Allahu azze ve xhel-le ju ndihmoftė edhe mė tej nė
pėrhapjen e Islamit, se me tė vėrtetė mė pėlqen shumė
faqja juaj. Natyrisht mundohem tė jem edhe e pėrpiktė nė
lexime. Kėsaj here keni shpjeguar shumė bukur pėr dobitė
e namazit tė sabahut me xhemat. Nė fillim lus Allahun
Tebareke ve Te'Ala qė tė gjithė muslimanėt tė jenė tė
pranishėm nė faljen e namazit tė sabahut pėr ēdo ditė
dhe kjo tė bėhet brengė nė zemrat e ēdo besimtari dhe
detyrė kryesore pėr secilin prej nesh.
Tash tė kaloj te pyetja. Nėse falja e namazit tė sabahut
me xhemat ėshtė aq shumė me vlerė dhe shkruhet sikur tė
jemi tėrė natėn duke u falur, si qėndron me faljen e
namazit tė sabahut nga ana e njė femre, e cila e fal
rregullisht dhe me kohė namazin e sabahut nė shtėpi? A e
ka edhe ky namaz tė njėjtėn vlerė apo jo?
Herėve tė tjera, nėse ka mundėsi, nė kėso pėrgjigje
mundohuni tė sqaroni edhe pėr femrat, natyrisht sipas
mundėsive dihet.
Allahu azze ve xhel-le ju ndihmoftė, ju faltė gabimet
dhe ju bekoftė me ēdo tė mirė nė tė dy botėt dhe sidomos
nė Jevmul Mezid!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Ėshtė plotėsisht e
qėlluar vėrejtja juaj, se gjatė trajtimit tė dispozitave
pėr njė problematikė tė caktuar tė mos anashkalohen
dispozitat qė kanė tė bėjnė me femrat. Por nganjėherė
kalon kjo pa u cekur pėr shkak se jo gjithherė dallojnė
dispozitat nė mes meshkujve dhe femrave. Madje nė
citatet kuranore dhe hadithet profetike esencė ėshtė se
nė tė pėrfshihen njėjtė edhe meshkujt edhe femrat,
pėrveē nė ato gjėra ku bėhet pėrjashtimi i njėrės palė
ndaj tjetrės. Pėr shkak tė kėtyre rasteve tė pakta, nė
tė cilat dallon dispozita pėr meshkuj respektivisht pėr
femra, ndodh qė njėra palė tė harrohet.
Ndėrsa nė kėtė pėrgjigje do tė ndalemi
nė dy pika.
Pika e parė: Nuk ka
mospajtim mes ulemave se dalja nė xhami dhe falja e
namazit me xhemat pėr femra nuk ėshtė obligative, por
kanė mospajtim rreth citateve nė tė cilat pėrmenden
vlerat e shumta qė arrin falėsi i namazit me xhemat, nė
kėto citate a pėrfshihen edhe femrat apo janė tė veēanta
pėr meshkujt? Nga kėto citate ėshtė edhe hadithi pėr tė
cilin ju bėni pyetje. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja
qofshin mbi tė, ka thėnė:Ai qė e fal jacinė me xhemat e
ka shpėrblimin si tė ketė falur gjysmėn e natės namaz,
kurse ai qė e fal namazin e sabahut me xhemat e ka
shpėrblimin si tė ketė falur tėrė natėn namaz. Shėnon
Muslimi.
Nuk do t`i hyjmė elaborimit tė qėndrimeve tė dijetarėve
nė kėtė pyetje, por themi se derisa citati ėshtė i
pėrgjithshėm dhe nuk ka pėrjashtuar femrat, atėherė
ndoshta mė e saktė ėshtė ta lėmė ashtu dhe tė themi se
nė kėtė citat hyjnė edhe femrat. Me fjalė tė tjera,
themi se edhe ajo femėr qė e fal jacinė nė xhami me
xhemat e ka shpėrblimin si tė ketė falur gjysmėn e natės
dhe ajo qė e fal namazin e sabahut me xhemat e ka
shpėrblimin si tė ketė falur tėrė natėn namaz.
Arsyeja pse na shtyn tė pėrzgjedhim kėtė mendim ėshtė se
falja e femrave me xhemat nė kohėn e Muhamedit salallahu
alejhi ue selem nuk ishte njė praktikė e panjohur; nė tė
kundėrtėn, ajo praktikohej nga disa qė i kishin xhamitė
afėr, posaēėrisht gjatė namazeve tė cilat faleshin kur
nuk kishte dritė, si namazi i jacisė dhe i sabahut.
Buhariu pėrcjell nga Aishja se ka thėnė: Gratė e
muslimanėve ishin tė pranishme nė namazin e sabahut me
tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Ato
ishin tė mbėshtjella me mbuloja dhe pas pėrfundimit tė
namazit ktheheshin nė shtėpitė e tyre dhe nuk i njihte
askush nga errėsira.
Pastaj nė
njė hadith tjetėr thuhet:Nėse
ju kėrkojnė leje gratė tuaja qė tė shkojnė nė xhami
(gjatė natės),
atėherė lejojini ato.
Shėnon Buhariu, Muslimi dhe
tė
tjerėt.
Gjithashtu: Mos i ndaloni robėreshat e Allahut (femrat)
nga xhamitė e Allahut., pra ėshtė pėr qėllim nga prania
nė xhami gjatė faljes. Shėnon Muslimi.
Nga kėto hadithe dhe hadithe tė tjera kuptojmė se falja
e namazit me xhemat ėshtė njė praktikė e cila i pėrfshin
edhe burrat edhe gratė, prandaj hadithi i lartpėrmendur
pėr arritjen e vlerės dhe tė shpėrblimeve shtesė pėr
shkak tė faljes sė namazit me xhemat i pėrfshin edhe
femrat sikurse edhe meshkujt. Ky ėshtė mendim i
pėrzgjedhur nga njė numėr i konsiderueshėm fukahash dhe
ėshtė nė pėrputhje me praktikėn e muslimanėve tė
hershėm. Pėr shkak se po tė mos kishte vlerė mė shumė
namazi me xhemat pėr femra, atėherė nuk do t`i ndalonte
burrat i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
nė pengimin e femrave qė tė jenė tė pranishme nė xhami,
nėse ato dėshirojnė.
Pika e dytė: Kjo pikė ka tė bėjė me ēėshtjen se a
ėshtė mė mirė pėr femrėn tė dalė nė xhami pėr t`i falur
namazet apo t`i falė nė shtėpi. Ekzistojnė njė numėr
hadithesh nė tė cilat nėnkuptohet se falja e namazit nė
shtėpi ėshtė mė mirė pėr femrėn sesa nė xhami. Nė
vazhdim do tė pėrmendim disa.
- Nė
hadithin e Muslimit thuhet: Mos i ndaloni robėreshat
e Allahut (femrat) nga xhamitė e Allahut.
Ekziston njė transmetim tjetėr i Ebu Davudit, nė tė
cilin thuhet:
Mos i
ndaloni gratė tuaja nga xhamitė (falja nė xhami), por
shtėpitė e tyre janė mė tė dobishme pėr to.
-Ndėrsa nė
transmetimin e Imam Ahmedit ėshtė edhe njė shtesė
tjetėr, nė tė cilin thuhet: Mos i ndaloni robėreshat
e Allahut (femrat) nga xhamitė
e Allahut, por le tė dalin ato jo tė parfumuara. Aishja
thotė: Po ta shihte Muhamedi salallahu alejhi ue selem
gjendjen e tyre nė kėtė kohė, do
t`i ndalonte.
-Aishja
ka pėr qėllim gjendjen pas vdekjes sė Muhamedit
salallahu alejhi ue selem, pėr shkak tė dobėsimit tė
besimit tė muslimaneve me kalimin e kohės. Kjo thėnie e
Aishes vėrtetohet edhe te Buhariu dhe Muslimi. Aishja
thotė: Po t`i kishte arritur i Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja qofshin mbi tė, gjėrat tė cilat i kanė shpikur
gratė (mė vonė), do t`i ndalonte (nga shkuarja nė xhami)
ashtu si u ndaluan gratė e Beni Israilėve.
- Nė njė
hadith tjetėr thuhet:
Namazi i
gruas nė shtėpi ėshtė mė i vlefshėm se namazi i saj nė
oborr tė shtėpisė. Namazi i saj nė dhomė tė mbyllur
ėshtė mė i vlefshėm se namazi i saj nė shtėpi.
- Nėna e
Humejdit, e cila ishte gruaja e sahabit Ebu Humejd Saidi,
pėrcjell se njė ditė shkoi tek i Dėrguari salallahu
alejhi ue selem dhe i tha:
O i
Dėrguar i Allahut, unė po kam dėshirė qė ta fal namazin
me ty (me xhemat nė xhami). Ai i tha: E kam kuptuar
kėtė, por namazi yt nė shtėpinė tėnde ėshtė mė i mirė
pėr ty se namazi nė oborr (tė shtėpisė) dhe
namazi yt nė dhomėn tėnde ėshtė mė i mirė se namazi yt
nė shtėpi. Namazi yt nė shtėpinė tėnde ėshtė mė i mirė
se namazi nė xhaminė e lagjes tėnde dhe namazi nė
xhaminė e lagjes tėnde ėshtė mė i mirė se namazi nė
xhaminė time (aty ku falej Muhamedi salallahu alejhi
ue selem). Pas kėsaj ajo kėrkoi qė t`i ndėrtohet
njė vendfaljeje (musl-la e vogėl) thellė nė shtėpinė e
saj dhe aty u fal derisa e takoi Allahun e Lartėsuar
(vdiq).
Hadithet
qė cekėm mė lart na japin tė kuptojmė se namazi mė me
vlerė pėr femrėn ėshtė ai namaz tė cilin e fal nė
shtėpi. Kjo pėr faktin se pėr femrėn ėshtė e kėrkuar t`u
largohet vendeve nė tė cilat mund tė shkaktojė provokime
dhe fitne te njerėzit tė cilėt kanė zemra tė sėmura. I
Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka
thėnė:Nuk kam lėnė pas vetes fitne mė tė rrezikshme pėr
burrat sesa gratė. Shėnon Buhariu dhe Muslimi. Prandaj
shohim se si ai nuk ua ndaloi femrave daljen nė xhami
pėr tė qenė tė pranishme me xhematin, por nė tė njėjtėn
kohė ai tregon njė hezitim nė kėtė, duke ua tėrhequr
vėrejtjen se si po dalin, qė tė jenė tė paparfumuara, qė
tė mbulohen mirė, etj. Madje Aishja thekson se po ta
shihte Muhamedi salallahu alejhi ue selem neglizhimin e
femrave pas vdekjes sė tij, ai do t`i ndalonte ato nga
shkuarja nė xhami.
Nuk do tė zgjerohemi mė shumė nė kėtė dhe nė pėrmbyllje
themi se dalja nė xhami pėr femra nuk ėshtė e ndaluar
dhe nėse janė mundėsitė (p.sh. tė jetė afėr xhamia) dhe
ajo kėrkon nga burri i saj, nuk i lejohet atij ta
ndalojė, posaēėrisht nėse ajo u pėrmbahet porosive tė
lartpėrmendura tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja
qofshin mbi tė. Por megjithėkėtė pėr tė ėshtė mė mirė
dhe namazi i saj ėshtė mė i vlefshėm nėse e fal nė
shtėpi, pasi kėshtu ka dėshmuar Muhamedi salallahu
alejhi ue selem. Dhe derisa i Dėrguari salallahu alejhi
ue selem ka thėnė se namazi i tyre nė shtėpi ėshtė mė me
vlerė se me xhemat, atėherė mund tė themi se arrin
vlerėn mė tė madhe sesa ajo tė dalė nė xhami. Kjo
vėrtetohet qartė edhe kur ai i thotė nėnės sė Humejdit:
...Namazi yt nė shtėpinė tėnde ėshtė mė i mirė se
namazi nė xhaminė e lagjes tėnde dhe namazi nė xhaminė e
lagjes tėnde ėshtė mė i mirė se namazi nė xhaminė time
(aty ku falej Muhamedi salallahu alejhi ve selem).
Do tė thotė se namazi tė cilin femra e fal duke qenė sa
mė larg meshkujve dhe nuk i nėnshtrohet pėrzierjes dhe
daljes nga shtėpia ėshtė mė i vlefshėm tek Allahu i
Lartėsuar. Kjo pėr faktin se me kėtė praktikė femra i
largohet ēdo lloj provokimi dhe fitneje qė mund tė
nxitet nė zemrat e shpirtkėqijve, munafikėve, tė dhėnėve
pas epsheve, por edhe ndaj meshkujve tė devotshėm, tė
cilėt i sulmon shejtani me sprovėn e shikimit tė
avreteve tė femrave tė huaja. Allahu e di mė sė miri!
Alaudin
Abazi
18.7.2008
Pjesa gjatė natės ėshtė transmetuar nė disa
koleksione hadithesh, por nė shumicėn e librave ka
ardhur pa kėtė shtesė. Shih Nejlul Evtar, vėll.3,
f.139.
Shėnon Ebu Davudi dhe
Albani e cilėson tė saktė.
Shėnon Ahmedi (hadithi 23885).
Shėnon Ebu Davudi,
Bejhikiu, Hakimi dhe hadithin e cilėson tė sdaktė
Albani.
Shėnon Ahmedi (26550)
dhe e cilėson tė saktė Ibėn Huzejme, Ibėn Hibani dhe
Albani nė Sahih Tergib ve Terhib
|