Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Si qėndron ēėshtja me faljen e namazit tė sabahut nga ana e njė femre?

Pyetja:

Selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Allahu azze ve xhel-le ju ndihmoftė edhe mė tej nė pėrhapjen e Islamit, se me tė vėrtetė mė pėlqen shumė faqja juaj. Natyrisht mundohem tė jem edhe e pėrpiktė nė lexime. Kėsaj here keni shpjeguar shumė bukur pėr dobitė e namazit tė sabahut me xhemat. Nė fillim lus Allahun Tebareke ve Te'Ala qė tė gjithė muslimanėt tė jenė tė pranishėm nė faljen e namazit tė sabahut pėr ēdo ditė dhe kjo tė bėhet brengė nė zemrat e ēdo besimtari dhe detyrė kryesore pėr secilin prej nesh.
Tash tė kaloj te pyetja. Nėse falja e namazit tė sabahut me xhemat ėshtė aq shumė me vlerė dhe shkruhet sikur tė jemi tėrė natėn duke u falur, si qėndron me faljen e namazit tė sabahut nga ana e njė femre, e cila e fal rregullisht dhe me kohė namazin e sabahut nė shtėpi? A e ka edhe ky namaz tė njėjtėn vlerė apo jo?
Herėve tė tjera, nėse ka mundėsi, nė kėso pėrgjigje mundohuni tė sqaroni edhe pėr femrat, natyrisht sipas mundėsive dihet.
Allahu azze ve xhel-le ju ndihmoftė, ju faltė gabimet dhe ju bekoftė me ēdo tė mirė nė tė dy botėt dhe sidomos nė Jevmul Mezid!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ėshtė plotėsisht e qėlluar vėrejtja juaj, se gjatė trajtimit tė dispozitave pėr njė problematikė tė caktuar tė mos anashkalohen dispozitat qė kanė tė bėjnė me femrat. Por nganjėherė kalon kjo pa u cekur pėr shkak se jo gjithherė dallojnė dispozitat nė mes meshkujve dhe femrave. Madje nė citatet kuranore dhe hadithet profetike esencė ėshtė se nė tė pėrfshihen njėjtė edhe meshkujt edhe femrat, pėrveē nė ato gjėra ku bėhet pėrjashtimi i njėrės palė ndaj tjetrės. Pėr shkak tė kėtyre rasteve tė pakta, nė tė cilat dallon dispozita pėr meshkuj respektivisht pėr femra, ndodh qė njėra palė tė harrohet. Ndėrsa nė kėtė pėrgjigje do tė ndalemi dy pika.

Pika e parė: Nuk ka mospajtim mes ulemave se dalja nė xhami dhe falja e namazit me xhemat pėr femra nuk ėshtė obligative, por kanė mospajtim rreth citateve nė tė cilat pėrmenden vlerat e shumta qė arrin falėsi i namazit me xhemat, nė kėto citate a pėrfshihen edhe femrat apo janė tė veēanta pėr meshkujt? Nga kėto citate ėshtė edhe hadithi pėr tė cilin ju bėni pyetje. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė:“Ai qė e fal jacinė me xhemat e ka shpėrblimin si tė ketė falur gjysmėn e natės namaz, kurse ai qė e fal namazin e sabahut me xhemat e ka shpėrblimin si tė ketė falur tėrė natėn namaz.” Shėnon Muslimi.

Nuk do t`i hyjmė elaborimit tė qėndrimeve tė dijetarėve nė kėtė pyetje, por themi se derisa citati ėshtė i pėrgjithshėm dhe nuk ka pėrjashtuar femrat, atėherė ndoshta mė e saktė ėshtė ta lėmė ashtu dhe tė themi se nė kėtė citat hyjnė edhe femrat. Me fjalė tė tjera, themi se edhe ajo femėr qė e fal jacinė nė xhami me xhemat e ka shpėrblimin si tė ketė falur gjysmėn e natės dhe ajo qė e fal namazin e sabahut me xhemat e ka shpėrblimin si tė ketė falur tėrė natėn namaz.

Arsyeja pse na shtyn tė pėrzgjedhim kėtė mendim ėshtė se falja e femrave me xhemat nė kohėn e Muhamedit salallahu alejhi ue selem nuk ishte njė praktikė e panjohur; nė tė kundėrtėn, ajo praktikohej nga disa qė i kishin xhamitė afėr, posaēėrisht gjatė namazeve tė cilat faleshin kur nuk kishte dritė, si namazi i jacisė dhe i sabahut.
Buhariu pėrcjell nga Aishja se ka thėnė: “Gratė e muslimanėve ishin tė pranishme nė namazin e sabahut me tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Ato ishin tė mbėshtjella me mbuloja dhe  pas pėrfundimit tė namazit ktheheshin nė shtėpitė e tyre dhe nuk i njihte askush nga errėsira.”

Pastaj nė njė hadith tjetėr thuhet:
“Nėse ju kėrkojnė leje gratė tuaja qė tė shkojnė nė xhami (gjatė natės)1, atėherė lejojini ato.” Shėnon Buhariu, Muslimi dhe
tjerėt.

Gjithashtu: “Mos i ndaloni robėreshat e Allahut (femrat) nga xhamitė e Allahut.”, pra ėshtė pėr qėllim nga prania nė xhami gjatė faljes. Shėnon Muslimi.

Nga kėto hadithe dhe hadithe tė tjera kuptojmė se falja e namazit me xhemat ėshtė njė praktikė e cila i pėrfshin edhe burrat edhe gratė, prandaj hadithi i lartpėrmendur pėr arritjen e vlerės dhe tė shpėrblimeve shtesė pėr shkak tė faljes sė namazit me xhemat i pėrfshin edhe femrat sikurse edhe meshkujt. Ky ėshtė mendim i pėrzgjedhur nga njė numėr i konsiderueshėm fukahash dhe ėshtė nė pėrputhje me praktikėn e muslimanėve tė hershėm. Pėr shkak se po tė mos kishte vlerė mė shumė namazi me xhemat pėr femra, atėherė nuk do t`i ndalonte burrat i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, nė pengimin e femrave qė tė jenė tė pranishme nė xhami, nėse ato dėshirojnė.

Pika e dytė: Kjo pikė ka tė bėjė me ēėshtjen se a ėshtė mė mirė pėr femrėn tė dalė nė xhami pėr t`i falur namazet apo t`i falė nė shtėpi. Ekzistojnė njė numėr hadithesh nė tė cilat nėnkuptohet se falja e namazit nė shtėpi ėshtė mė mirė pėr femrėn sesa nė xhami. Nė vazhdim do tė pėrmendim disa.
 

- Nė hadithin e Muslimit thuhet: “Mos i ndaloni robėreshat e Allahut (femrat) nga xhamitė e Allahut.” Ekziston njė transmetim tjetėr i Ebu Davudit, nė tė cilin thuhet: “Mos i ndaloni gratė tuaja nga xhamitė (falja nė xhami), por shtėpitė e tyre janė mė tė dobishme pėr to.2”

-Ndėrsa nė transmetimin e Imam Ahmedit ėshtė edhe njė shtesė tjetėr, nė tė cilin thuhet: “Mos i ndaloni robėreshat e Allahut (femrat) nga xhamitė e Allahut, por le tė dalin ato jo tė parfumuara.” Aishja thotė: “Po ta shihte Muhamedi salallahu alejhi ue selem gjendjen e tyre nė kėtė kohė, do t`i ndalonte.3”

-Aishja ka pėr qėllim gjendjen pas vdekjes sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem, pėr shkak tė dobėsimit tė besimit tė muslimaneve me kalimin e kohės. Kjo thėnie e Aishes vėrtetohet edhe te Buhariu dhe Muslimi. Aishja thotė: “Po t`i kishte arritur i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, gjėrat tė cilat i kanė shpikur gratė (mė vonė), do t`i ndalonte (nga shkuarja nė xhami) ashtu si u ndaluan gratė e Beni Israilėve.”

- Nė njė hadith tjetėr thuhet: “Namazi i gruas nė shtėpi ėshtė mė i vlefshėm se namazi i saj nė oborr tė shtėpisė. Namazi i saj nė dhomė tė mbyllur ėshtė mė i vlefshėm se namazi i saj nė shtėpi.4”

- Nėna e Humejdit, e cila ishte gruaja e sahabit Ebu Humejd Saidi, pėrcjell se njė ditė shkoi tek i Dėrguari salallahu alejhi ue selem dhe i tha: “O i Dėrguar i Allahut, unė po kam dėshirė qė ta fal namazin me ty (me xhemat nė xhami).” Ai i tha: “E kam kuptuar kėtė, por namazi yt nė shtėpinė tėnde ėshtė mė i mirė pėr ty se namazi nė oborr (tė shtėpisė) dhe namazi yt nė dhomėn tėnde ėshtė mė i mirė se namazi yt nė shtėpi. Namazi yt nė shtėpinė tėnde ėshtė mė i mirė se namazi nė xhaminė e lagjes tėnde dhe namazi nė xhaminė e lagjes tėnde ėshtė mė i mirė se namazi nė xhaminė time (aty ku falej Muhamedi salallahu alejhi ue selem)Pas kėsaj ajo kėrkoi qė t`i ndėrtohet njė vendfaljeje (musl-la e vogėl) thellė nė shtėpinė e saj dhe aty u fal derisa e takoi Allahun e Lartėsuar (vdiq).5”

Hadithet qė cekėm mė lart na japin tė kuptojmė se namazi mė me vlerė pėr femrėn ėshtė ai namaz tė cilin e fal nė shtėpi. Kjo pėr faktin se pėr femrėn ėshtė e kėrkuar t`u largohet vendeve nė tė cilat mund tė shkaktojė provokime dhe fitne te njerėzit tė cilėt kanė zemra tė sėmura. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė:“Nuk kam lėnė pas vetes fitne mė tė rrezikshme pėr burrat sesa gratė.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi. Prandaj shohim se si ai nuk ua ndaloi femrave daljen nė xhami pėr tė qenė tė pranishme me xhematin, por nė tė njėjtėn kohė ai tregon njė hezitim nė kėtė, duke ua tėrhequr vėrejtjen se si po dalin, qė tė jenė tė paparfumuara, qė tė mbulohen mirė, etj. Madje Aishja thekson se po ta shihte Muhamedi salallahu alejhi ue selem neglizhimin e femrave pas vdekjes sė tij, ai do t`i ndalonte ato nga shkuarja nė xhami.

Nuk do tė zgjerohemi mė shumė nė kėtė dhe nė pėrmbyllje themi se dalja nė xhami pėr femra nuk ėshtė e ndaluar dhe nėse janė mundėsitė (p.sh. tė jetė afėr xhamia) dhe ajo kėrkon nga burri i saj, nuk i lejohet atij ta ndalojė, posaēėrisht nėse ajo u pėrmbahet porosive tė lartpėrmendura tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Por megjithėkėtė pėr tė ėshtė mė mirė dhe namazi i saj ėshtė mė i vlefshėm nėse e fal nė shtėpi, pasi kėshtu ka dėshmuar Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Dhe derisa i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė se namazi i tyre nė shtėpi ėshtė mė me vlerė se me xhemat, atėherė mund tė themi se arrin vlerėn mė tė madhe sesa ajo tė dalė nė xhami. Kjo vėrtetohet qartė edhe kur ai i thotė nėnės sė Humejdit: “...Namazi yt nė shtėpinė tėnde ėshtė mė i mirė se namazi nė xhaminė e lagjes tėnde dhe namazi nė xhaminė e lagjes tėnde ėshtė mė i mirė se namazi nė xhaminė time (aty ku falej Muhamedi salallahu alejhi ve selem)”. Do tė thotė se namazi tė cilin femra e fal duke qenė sa mė larg meshkujve dhe nuk i nėnshtrohet pėrzierjes dhe daljes nga shtėpia ėshtė mė i vlefshėm tek Allahu i Lartėsuar. Kjo pėr faktin se me kėtė praktikė femra i largohet ēdo lloj provokimi dhe fitneje qė mund tė nxitet nė zemrat e shpirtkėqijve, munafikėve, tė dhėnėve pas epsheve, por edhe ndaj meshkujve tė devotshėm, tė cilėt i sulmon shejtani me sprovėn e shikimit tė avreteve tė femrave tė huaja. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
18.7.2008


1 Pjesa “gjatė natės” ėshtė transmetuar nė disa koleksione hadithesh, por nė shumicėn e librave ka ardhur pa kėtė shtesė. Shih “Nejlul Evtar”, vėll.3, f.139.
2 Shėnon Ebu Davudi dhe Albani e cilėson tė saktė.
3 Shėnon Ahmedi (hadithi 23885).
4 Shėnon Ebu Davudi, Bejhikiu, Hakimi dhe hadithin e cilėson tė sdaktė Albani.
5 Shėnon Ahmedi (26550) dhe e cilėson tė saktė Ibėn Huzejme, Ibėn Hibani dhe Albani nė “Sahih Tergib ve Terhib”.

                                             www.klubikulturor.com