Pyetja:
Es selamu
alejkum ue rahmetullah!
Ēmendoni pėr lėndėn e filozofisė?
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nė esencė, filozofia
synonte kėrkimin e urtėsisė (mik i diturisė, ta duash
urtėsinė) dhe, si tregohet nga Sokrati, filozofia
hulumton me anė tė mendjes tė vėrtetėn rreth gjėrave qė
na shpijnė nė mirėsi. Prandaj edhe filozofėt e vjetėr
quheshin me epitetin Tė urtėt.
Kėrkimi i
diturisė dhe i urtėsisė ėshtė njė parim islam dhe
trajtimi i filozofisė nga pikėpamja e hulumtimit tė
diturisė dhe dashurisė ndaj saj ėshtė njė gjė jo vetėm e
pranuar nė mėsimet islame, por edhe e kėrkuar.
Por problemi qėndron nė atė se filozofia nuk ndalet
kėtu. Prej pėrkufizimeve tė filozofisė mė e njohura
ėshtė se filozofia ėshtė gjykim mendor i liruar nga ēdo
kushtėzim dhe autoritet qė imponohet jashtė (mendjes).
Me kėtė pėrkufizim kuptojmė se filozofia manifeston
mospėrfillje ndaj ēdo autoriteti dhe nuk pranon asnjė
mbėshtetje pėrveē arsyes e logjikės.
Pėr ta
kuptuar mė qartė kėtė qė thamė mė lart, duhet tė
sqarojmė pak mė shumė. Filozofia e ngre dhe e konsideron
mendjen si peshore tė vetme nė vlerėsimin dhe saktėsimin
e gjėrave. Pastaj ideja themelore e filozofisė qėndron
nė atė se tė gjitha siguritė duhet tė vihen nė
pikėpyetje, madje edhe ato qė konsiderohen aksiome,
sikurse ekzistenca, jeta, vdekja, etj. Sipas filozofėve,
logjikės i nėnshtrohen edhe ēėshtjet e besimit, si
ekzistenca e Zotit, e melekėve, ringjallja, dėrgimi i tė
Dėrguarve e gjėrat e tjera tė fesė dhe pėr t`i vėrtetuar
kėto duhet ta kemi pikėnisje vetėm meditimin. Kjo
nėnkupton se pėr t`i saktėsuar ēėshtjet e besimit,
sikurse kėto qė u pėrmendėn, duhet tė zhvishemi dhe t`i
anashkalojmė tė gjitha argumentet e tjera (edhe
shpalljen) dhe tė fillojmė tė flasim rreth tyre vetėm
nga aspekti logjik. Pėr kėtė devijimi i filozofėve nė
lidhje me besimin ishte shumė i madh dhe i rrezikshėm,
por edhe i ndryshueshėm, varėsisht si janė perceptuar
gjėrat prej njė kėndvėshtrimi (mendjeje tė filozofit) nė
tjetrin.
Duke mos
hyrė nė elaborime tė tjera, themi se problemi mė kryesor
nė lidhje me filozofinė qėndron nė kėtė qė pėrmendėm mė
lart. Studiuesit tė kėsaj shkence i japin rolin mendjes
qė tė gjitha gjėrat t`i vlerėsojnė vetėm nga ky aspekt.
Madje shohim shpesh nė trajtimet e tyre se anashkalojnė
edhe shembujt praktikė tė jetės sė pėrditshme.
Islam nuk e zhvlerėson mendjen dhe logjikėn e njeriut nė
asnjė formė. Nė shumė versete kuranore vlerėsohet se
mendja ėshtė dhuntia mė e madhe qė posedon njeriu dhe
krahas kėsaj urdhėrohet qė tė shfrytėzohet nė tė mirėn e
tij. Sa pėr ilustrim veēojmė disa versete:
Ai (Allahu) ia dhuron urtėsinė atij qė do, e kujt i
ėshtė dhėnė urtėsia, atij pra i ėshtė dhuruar mirėsi e
madhe, pėrveē tė menēurve kėtė nuk e kupton kush. (Bekare,
269)
Nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndryshimin e
natės dhe tė ditės, ka argumente tė qarta pėr ata qė
kanė arsye dhe intelekt. (Ali Imran, 190)
Thuaj: Nuk ėshtė e njėjtė e keqja dhe e mira, po edhe
nėse tė mahnit ty shumimi i sė keqes, pra kini frikė
Allahun (e mos pranoni tė keqen) o ju tė zotėt e
mendjes. (Maide, 100)
Por nė tė njėjtėn kohė Islami nuk e konsideron mendjen
si peshore tė vetme e tė pagabueshme nė vlerėsimin e
gjėrave. Muslimani beson se mendja ėshtė gjėja mė e
pėrsosur qė posedon njeriu, nė fakt me tė njeriu dallon
nga krijesat e tjera. Megjithėkėtė nuk ėshtė absolute,
kapaciteti i saj ėshtė i kufizuar nė perceptimin dhe
dhėnien e pėrgjigjeve ndaj tė gjitha gjėrave. Pra
logjika e njeriut ėshtė e kufizuar te njeriu ashtu si
janė tė kufizuara tė gjitha karakteristikat e tjera.
Prandaj njeriu kishte nevojė pėr tė Dėrguar tė cilėt do
ta drejtojnė dhe do ta orientojnė atė kah mirėsia dhe e
sakta.
Sido qė tė jetė, tė flasėsh pėr filozofinė kėrkon qasje
tė shumanshme dhe kjo nuk bėhet nė njė pėrgjigje, por nė
kėtė vend dėshirojmė tė nxjerrim nė pah vetėm pikėn
esenciale qė e bėnė njeriun tė mbajė rezervė ndaj kėtij
lėmi. Filozofėt kriter tė vetėm pėr t`i vlerėsuar tė
gjitha tė vėrtetat kanė meditimin me anė tė logjikės dhe
kėshtu ata arrijnė nė shenjtėrimin e mendjes sė njeriut
duke anashkaluar ēdo formė tjetėr me tė cilėn mund tė
arrihet tek e vėrteta, madje edhe shpalljen. Prandaj
edhe tek ata muslimanė qė u ndikuan nga filozofia greke,
sikurse Ibėn Arebiu, Kindiu, Farabiu, etj. vėrejmė
ngritje e shenjtėrim tė mendjes derisa te disa nga ata
filozofėt e Greqisė sė vjetėr u konsideruan mė tė
ngritur dhe mė tė mėdhenj se vetė Profetėt e Allahut.
Megjithėkėtė nuk ėshtė e saktė qė tė refuzohet ēdo gjė
qė ka tė bėjė me filozofinė, por duhet tė kemi kujdes se
ēfarė lexojmė dhe sa thellohemi nė tė. Allahu e di mė sė
miri!
|