Sa ėshtė e lejuar rukja?
21.12.2009 09:51:07

Pyetja:

Selamu alejkum. Desha tė dija pėr punėn e rukjes. Disa hoxhallarė bėjnė rukje. Sa ėshtė e lejuar rukja? Kam dėgjuar qė nuk ish mirė tė bėhej rukje, se kish diēka lidhje me Ditėn e Gjykimit. Selam alejkum!

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Rukja ose shėrimi me Kuran dhe dua tė Profetit salallahu alejhi ve slem ėshtė e lejuar dhe ka bazė nė Islam. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ne tė shpallim Kuranin, qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt.” (Isra, 72)

Prandaj leximi i Kuranit me qėllim tė mbrojtjes nga magjia, mėsyshi, cytjet e shejtanit dhe tė xhinėve ėshtė i vėrtetuar pėr besimtarin. Pėr kėtė kemi rastin ku edhe vetė Muhamedit salallahu alejhi ue selem i ishte bėrė magji nga njė person qė quhej Lebid bin Aėsem. Dhe vėrtetohet nė Buhari e Muslim se ky ishte edhe shkaku i zbritjes sė dy sureve tė fundit tė Kuranit, kapitujt “Felek” dhe “Nas”.
Por duhet tė bėjmė dallimin ndėrmjet shėrimit tė saktė dhe tė lejuar, i cili ėshtė i argumentuar me hadithe tė sakta, dhe atyre tė cilėt pretendojnė se bėjnė njė gjė tė tillė, por merren me mashtrime, me tė cilat i joshin njerėzit tė cilėt kanė nevojė dhe kėshtu pėrfitojnė prej tyre. Pėr mė gjerėsisht pėr kėtė lexo kėtu:

http://www.klubikulturor.com/Si-mund-ta-sheroj-veten-time.htm

Kurse ajo qė keni dėgjuar ju nė lidhje me rukjen dhe Ditėn e Gjykimit ka tė bėjė me njė hadith tė cilin e shėnon Muslimi dhe tė tjerėt, ku Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thėnė:
“Nė Ditėn e Kiametit nga umeti im do tė hyjnė nė xhenet 70 mijė besimtarė pa kurrfarė llogarie e dėnimi.” E kanė pyetur Muhamedin salallahu alejhi ve selem se kush janė ata. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem u pėrgjigj: “Ata janė qė nuk kėrkojnė t`u bėhet rukje, e as nuk e pėrdorin kejjin (formė e shėrimit mjekėsor me zjarr) dhe nuk pėrdorin lėshimin e pėllumbave pėr fat, por mbėshteten te Zoti i tyre.”

Nė kėtė hadith, Muhamedi salallahu alejhi ve selem tregon pėr veēoritė e atyre besimtarėve qė do tė hyjnė nė xhenet pa u llogaritur dhe pa u dėnuar; ky grup arrin 70 mijė besimtarė nga umeti i Muhamedit (salallahu alejhi ve selem) dhe janė ata muslimanė qė kanė arritur t`i afrohen pėrsosmėrisė dhe kulminacionit nė mbėshtetjen ndaj Allahut tė Lartėsuar. Prandaj, nga veēoritė e tyre ėshtė se ata nuk kėrkojnė nga tė tjerėt qė t`u kėndojnė atyre Kuran (pra, nuk kėrkojnė nga tė tjerėt qė t`u bėjnė rukje).
Pėr kėtė, besimtarėt tė cilėt shpresojnė dhe dėshirojnė tė jenė nė kėtė grup nuk kėrkojnė nga tė tjerėt t`u bėjnė rukje atyre, me qėllim qė tė arrijnė t`i realizojnė nė veten e tyre ato cilėsi tė cilat i ka pėrmendur Muhamedi salallahu alejhi ve selem. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
27.04.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010