Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun.
Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr
familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i
mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė
shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė
lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.
Tė nderuar muslimanė!
Ibadet do tė thotė devotshmėri, besnikėri, lutje, adhurim. Ibadeti
pėrkufizohet me kėto fjalė: Ibadeti ėshtė emėr
pėrmbledhės qė pėrfshin ēdo gjė qė e do dhe ėshtė i
kėnaqur Allahu i Lartėsuar, qofshin ato fjalė apo vepra
tė jashtme apo tė brendshme.
E gjithė jeta e besimtarit ėshtė ibadet, ai adhuron Allahun nė
xhami, nė shtėpi, nė treg, nė punė, nė ēdo vend. Ibadeti
i ka dy sharte (kushte, kondita) bazė tė vlefshmėrisė.
Ato janė:
1. Sinqeriteti
2. Pėlqimi dhe pėrputhja me fjalėn e Allahut dhe tė tė
Dėrguarit tė Tij.
Kėsaj radhe nuk do tė flasim pėr shartet e ibadetit, por do tė
ndalemi te ruknet e ibadetit, shtyllat qendrore dhe
themelore tė adhurimit. Ibadeti ngrihet dhe qėndron
mbi tri shtylla qendrore (rukne). Ato janė:
1. Dashuria
2. Shpresa
3. Frika
Nė vazhdim do tė ndalem nė pika tė shkurtra nė kėto tre
kushte bazė.
Shtylla e parė: Dashuria
Dashuria ėshtė ndjenja e fuqishme dhe e thellė qė tė duash me
gjithė zemėr duke mos kursyer asgjė, duke shprehur
dashamirėsinė e pėrzemėrt nė adhurimin ndaj Allahut tė
Lartėsuar. Kjo dashuri pėrcakton lidhjen mes robit dhe
Allahut Fuqiplotė. Dashuria ėshtė njė begati qė nuk e
dinė ata tė cilėt nuk e kanė shijuar.
Tė kujtojmė se dashuria e Allahut tė Lartėsuar ėshtė qė robin e Tij
ta udhėzojė dhe drejtojė nė dashurinė e plotė ndaj Tij,
nė atė dashuri qė nuk krahasohet me asnjė dashuri tjetėr.
Allahu i Lartėsuar thotė:
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ
سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَنُ وُدّاً
Vėrtet se ata qė besojnė dhe qė punojnė mirėsi e
drejtėsi, i Gjithėmėshirshmi do tė dhurojė dashuri pėr
ta (nė zemrat e besimtarėve).
قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ
وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ
ٱقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا
وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَآ أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِّنَ
ٱللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ
فَتَرَبَّصُواْ حَتَّىٰ يَأْتِيَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِ
وَٱللَّهُ لاَ يَهْدِي ٱلْقَوْمَ ٱلْفَاسِقِينَ
Thuaju (O Muhamed): Nė qoftė se baballarėt
tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja,
tė afėrmit tuaj, pasuria qė ju e keni fituar, tregtia qė
frikėsoheni se do tė dėshtojė dhe vendbanimet tuaja ku
ju gjeni kėnaqėsi, (tė gjitha kėto) janė mė tė
dashura pėr ju se Allahu dhe i Dėrguari i Tij, mė tė
dashura se pėrpjekja dhe lufta pėr Ēėshtjen e Allahut,
atėherė prisni derisa Allahu tė sjellė vendimin (dėnimin)
e Tij. Dhe Allahu nuk e udhėzon popullin fasik (kryeneē,
tė pabindur e tė panėnshtruar ndaj Allahut).
قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي
يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ
وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
Thuaj (O Muhamed): Nėse vėrtet e doni
Allahun, atėherė mė ndiqni mua (pranoni Islamin,
ndiqni Kuranin dhe Sunetin), Allahu do tju dojė ju
dhe do tju falė juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu ėshtė
gjithnjė Falės i Madh, Mėshirėplotė.
Ndėrsa Muhamedi alejhi selam thotė:
ثَلَاثٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ وَجَدَ حَلَاوَةَ الْإِيمَانِ:
أَنْ يَكُونَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِمَّا
سِوَاهُمَا، وَأَنْ يُحِبَّ الْمَرْءَ لَا يُحِبُّهُ
إِلَّا لِلَّهِ، وَأَنْ يَكْرَهَ أَنْ يَعُودَ فِي
الْكُفْرِ كَمَا يَكْرَهُ أَنْ يُقْذَفَ فِي النَّار.
Tek ai i cili gjenden tri gjėra ka shijuar ėmbėlsinė
e imanit (besimit): ta dojė Allahun dhe tė Dėrguarin e
Tij mė shumė se ēdo gjė, ta dojė njė njeri vetėm pėr
Allahun dhe tė urrejė kthimin nė mosbesim ashtu siē e
urren hedhjen nė zjarr.
Tė nderuar besimtarė!
Dashuria ndaj Allahut ėshtė njėra ndėr shtyllat qendrore tė
ibadetit (adhurimit). Ėshtė obligim pėr besimtarin qė ta
dojė Allahun, ti pranojė urdhrat e Tij, ti zbatojė
mėsimet e Tij, tė urrejė ēdo gjė qė urren Ai.
Dashuria ndaj Allahut tė Lartėsuar nuk ėshtė vetėm njė thirrje,
pretendim, pohim, kėrkesė, deklaratė qė shprehet vetėm
me gjuhė, por duhet tė dėshmohet edhe nė vepėr. Duhet tė
mėsojmė se kjo dashuri ndaj Allahut nuk ėshtė normale si
ndaj ēdo gjėje tjetėr. Kjo dashuri nuk i ngjason
dashurisė qė pėrcillet me mėshirė dhe dhembshuri. Kjo
dashuri nuk ėshtė e njėjtė si dashuria e prindit ndaj
fėmijės ose si dashuria vėllazėrore. Ajo ėshtė dashuri e
veēantė qė manifeston adhurimin, pėrkushtimin,
devotshmėrinė, pėruljen ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe
kjo dashuri nuk guxon tė manifestohet tek askush tjetėr
pos Allahut.
Shtylla e dytė: Shpresa
Shpresa ėshtė ndjenja e dėshirės nė pėrmbushjen dhe arritjen e
qėllimit tė faljes dhe mėshirės nga Allahu i Lartėsuar.
Me fjalė tė tjera ajo do tė thotė: etje, dėshirė, synim
pėr tė arritur shpėrblimin e Allahut, faljen e Tij dhe
duke pritur mėshirėn e Tij.
Muslimani obligohet qė ta adhurojė Krijuesin e tij me dėshirėn pėr
shpėrblim dhe duke u penduar nė rast mėkatimi dhe duke
shpresuar dhe synuar faljen e Tij. Allahu i Lartėsuar
thotė:
فَمَن كَانَ يَرْجُواْ لِقَآءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ
عَمَلاً صَالِحاً وَلاَ يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ
أَحَدَاً
...kushdo qė shpreson pėr takimin me Zotin e tij, le
tė punojė mirėsi e drejtėsi dhe tė mos i bashkojė askėnd
pėr shok nė adhurim Zotit tė tij.
أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَآءَ ٱلَّيلِ سَاجِداً وَقَآئِماً
يَحْذَرُ ٱلآخِرَةَ وَيَرْجُواْ رَحْمَةَ رَبِّهِ قُلْ هَلْ
يَسْتَوِي ٱلَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَٱلَّذِينَ لاَ
يَعْلَمُونَ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلأَلْبَابِ
A ėshtė ai i cili ėshtė i nėnshtruari i Allahut, i
cili bie nė sexhde e qėndron nė falje gjatė orėve tė
natės duke pasur frikė jetėn e pastajme dhe duke
shpresuar pėr mėshirėn e Zotit tė tij (si ai qė
mohon e nuk beson)? Thuaj: A janė ata qė dinė,
njėsoj me ata qė nuk dinė? Janė vetėm njerėzit e
brumosur me mendje tė shėndoshė tė cilėt me tė vėrtetė
do tė pėrkujtojnė (e do tė marrin mėsim nga fjalėt
dhe shenjat e Allahut).
إِنَّهُمْ كَانُواْ يُسَارِعُونَ فِي ٱلْخَيْرَاتِ
وَيَدْعُونَنَا رَغَباً وَرَهَباً وَكَانُواْ لَنَا
خاشِعِينَ
Ata vėrtet qė ishin qė nxitonin tė bėnin punė tė
mira dhe gjithnjė na luteshin Neve me shpresė dhe frikė
dhe gjithnjė nėnshtroheshin ndaj Nesh.
Shtylla e dytė: Frika
Frika ėshtė njė shqetėsim i thellė nė zemėr pėrpara se njeriu tė
bjerė nė mėkat. Besimtari duhet tė shpresojė nė faljen e
Tij, por nė tė njėjtėn kohė edhe tė ketė frikė, trembje,
ankth, shqetėsim nga dėnimi i Allahut tė Lartėsuar.
Allahu i Lartėsuar thotė:
فَلاَ تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِن كُنتُمْ مُّؤْمِنِينَ
..kėshtu qė mos iu frikėsoni atyre aspak, por mu
frikėsoni vetėm Mua, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė.
فَلاَ تَخْشَوُاْ ٱلنَّاسَ وَٱخْشَوْنِ
Kėsisoj mos kini frikė nga njerėzit, por mu
frikėsoni Mua.
وَإِيَّٰيَ فَٱرْهَبُونِ
...dhe vetėm Mua mu frikėsoni.
Zemra gjatė udhėtimit deri tek Allahu i ngjason apo ėshtė nė
pozitėn e shpendit shtegtar. Dashuria luan rolin (pozitėn)
e kokės, shpresa dhe frika nė pozitėn e dy krahėve. Nėse
zogut i kėputet koka, vdes. Nėse i humbin krahėt, nuk
mund tė fluturojė.
Ibadeti ngrihet mbi tri shtylla qendrore (rukne): dashuria, shpresa
dhe frika.
Allahu im! Na mundėso qė ibadetin ndaj Teje ta bėjmė me dashuri,
shpresė dhe frikė!
Pėrgatiti: Ulvi
Fejzullahu
28.3.2008
Merjem, 96.
Teube, 24.
Ali Imran, 31.
Transmeton Buhariu.
Kehf, 110.
Zumer, 9.
Enbija, 90.
Ali Imran, 175.
Maide, 44.
Bekare, 40.
|