Shkenca reale vėrtetuese e fjalėve kuranore
20.12.2009 09:57:46

Historiku i shkurtėr mbi atomin

Tendencat pėr ta sqaruar natyrėn e atomit, strukturėn e tij si dhe dhėnien e njė teorie mbi tė vėrtetėn e atomit vėrehen qė nga kohėrat e lashta, duke filluar qė nga grekėt e vjetėr. Kėshtu, Demokriti nė shekullin V ( 460 p.e.s.- 370 p.e.s.) ka paraqitur tezėn e tij mbi atomin, e cila njihet si hipoteza e atomit si thėrrime e pandashme. Edhe vetė termi atomos rrjedh nga gjuha greke, qė d.m.th. i pandarė.

Hipotezė tė ngjashme kishte dhėnė edhe Lukreci nė shekullin I tė epokės sė re, e cila u emėrtua si hipoteza e atomit si thėrrmije e pandashme. Kėto hipoteza, si tė Demokritit ashtu edhe tė Lukrecit, ishin hipoteza tė mangėta pėr ta shpjeguar qartė definicionin mbi atomin dhe si tė atilla ishin tė paqarta dhe jo tė plota. Teori mbi atomin kanė dhėnė edhe shkencėtarė tė tjerė tė ndryshėm, si F.Bacon, R.Boyle dhe Isak Njuton si shkencėtarė tė shekullit XVII.

Po ashtu, nė vitin 1801, Jon Dalton gjithashtu kishte dhėnė njė pėrkufizim lidhur me atomin, sipas tė cilit del se “atomet janė thėrrmija diskrete tė pandashme, tė cilat nuk mund tė ndahen nga proceset e njohura kimike”.
Nga zbulimet e mėtejshme qė janė bėrė nė fushėn e fizikės dhe tė kimisė nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX, del se atomi si thėrrmije e pandarė hidhet poshtė.

Kėto zbulime ndikuan nė rėnien e pikėpamjeve dhe hipotezave tė grekėve tė lashtė, por ato njėkohėsisht ndikuan edhe nė rėnien e pikėpamjeve tė Daltonit nė vitin 1801.

Zbulimet qė janė bėrė nė shekujt XIX-XX kanė treguar qartė se atomi nuk ėshtė thėrrmija mė e vogėl, ashtu siē ishte menduar deri nė atė kohė, por ai ėshtė thėrrmije e pėrbėrė nga shumė thėrrmija tė tjera (grimca) subatomike.
Sipas zbulimeve, pikėpamjeve dhe arritjeve bashkėkohore shkencore, del se atomi pėrbėhet nga bėrthama atomike e cila ėshtė shumė e vogėl dhe ndodhet nė qendrėn nė tė cilėn ėshtė e pėrqendruar tėrė masa atomike dhe ėshtė e rrethuar nga elektronet, tė cilat sillen rreth bėrthamės nė njė rrugė tė pėrkufizuar.

Nė Kuranin Famėlartė thuhet: “...Zotit tėnd nuk mund t`i fshihet as nė tokė e as nė qiell as sa grimca e as mė e vogėl se ajo e as mė e madhe...” (Suretu Junus, 61)

Allahu xh.sh. ėshtė Ai qė e shpalli Kuranin si libėr hyjnor pėr njeriun nė tokė dhe pėr qartėsimin e shumė gjėrave qė e rrethojnė njeriun nė kėtė botė e njeriu nuk ka mundėsi t’i shohė tė gjitha gjėrat me pėrjashtim tė atyre qė Zoti nga mėshira e tij e madhe ia ka mundėsuar qė t’i shohė. Allahu, Krijuesi ynė, Krijuesi i gjithėsisė, por edhe krijues i atomeve (grimcave) e qartėson nė Kuranin Famėlartė se ēka nė tė vėrtetė ėshtė atomi.

Allahu nė Kuran jep pėrgjigje pėr ēdo gjė pėr ata qė kanė mend

Allahu nė Kuranin Famėlartė na tregon se nė gjithėsinė qė na rrethon ekzistojnė grimca apo atome siē quhen nė shkencėn bashkėkohore dhe njėkohėsisht tregon mbi atomin dhe strukturėn e tij tė brendshme, jep pėrgjigje pėr njeriun shkencėtar, por edhe pėr njerėzit e rėndomtė, nė mėnyrė qė ata tė kuptojnė rėndėsinė e krijimit tė tyre dhe rėndėsinė e krijesave qė janė nė shėrbim tė tyre (njerėzimit).

Nė shkencėn e kimisė, ku flitet pėr atomin, thuhet se atome ka nė tokė e nė qiell, por gjithashtu thuhet edhe se atome ka edhe nė ato vende ku mendja nuk na shkon fare se mund tė ketė diēka tė atillė.
Nga pikėpamja fetare dhe tė dhėnat shkencore del se ēdo gjė e krijuar nė kėtė botė ėshtė nė pėrputhshmėri tė plotė me fjalėt kuranore sepse Zotit nuk mund t’i fshihet asgjė, as nė tokė e as nė qiell as grimca mė e vogėl se atomi.

Nė Kuran dėshmohet nė njėrėn anė pėr fuqinė e Zotit, e cila manifestohet nė ēdo fenomen jetėsor (krijesė) dhe nė anėn tjetėr pėr ekzistencėn e grimcave (atomeve) nė tokė e nė qiell tė krijuara pėr tė dėshmuar fuqinė krijuese tė Allahut Fuqiplotė.

Nga kjo pikėpamje ne arrijmė tė kuptojmė se ēdo fjalė e Kuranit nė veten e vet pėrmban kuptime qė vlejnė pėr ēdo kohė, pėr ēdo vend dhe pėr ēdo njeri, fjalė me karakter tė lartė dhe kuptim tė gjerė.

Njeriu me mend magjepset kur i sheh mrekullitė e krijuara nga Allahu xh.sh..
Allahu xh.sh. nė fillim tė Kuranit e pėrmend qartė ekzistimin e grimcave (atomeve) nė tokė e nė qiell duke e dėshmuar kėshtu fuqinė e Tij.

Kurani e pėrshkruan nė kėtė mėnyrė tė ekzistuarit e grimcave (atomeve) nė njė pjesė tė ajetit kuranor “...as sa grimca e as mė e vogėl se ajo...” Qėllimi apo objekti i kėsaj pjese tė ajetit kuranor ėshtė qė tė jepet pėrgjigje mbi atomin dhe njėkohėsisht tė tregojė funksionalitetin apo strukturėn e tij.

Shikuar nga pikėpamja teorike, shumė nga shkencėtarėt bashkėkohorė e definojnė atomin si grimcė tė pėrbėrė nga shumė grimca tė tjera, qė nėnkupton se janė nė pėrputhshmėri tė plotė me fjalėt kuranore si dhe janė teori qė janė me kuptim tė njėjtė me fjalėn kuranore, por dallojnė nė aspektin gjuhėsor dhe nga kjo del se pas shumė pėrpjekjeve ndoshta me shekuj tė tėrė pėr tė pėrcaktuar teorinė mbi atomin shkencėtarėt vijnė nė pėrfundim identik me thėnien uranore, se “... as sa grimca e as mė e vogėl se ajo ...” dhe nga analiza e kėtyre fjalėve apo zbėrthimi i tyre del se grimca qė pėrmendet nė ajet ėshtė atomi dhe mė tė vegjėl se atomi janė bėrthamat dhe elektronet qė sillen rreth tij. Ky ėshtė njė zbėrthim qė ka tė bėjė me arritjet shkencore dhe pikėpamjet bashkėkohore mbi atomin. Allahu xh.sh. bukur e ka sqaruar nė Kuran kėtė ēėshtje me fjalė te pakta, por me shumė kuptime duke e pėrmendur nė radhė tė parė grimcėn nė tėrėsi (atomin) e pastaj bėrthamėn e atomit apo elektronet qė sillen rreth tij. Shkenca bashkėkohore thotė se vėllimi i bėrthamės sė atomit ėshtė sa 1/10000 e atomit qė nėnkupton se ėshtė shumė mė e vogėl se atomi nė pėrgjithėsi .

Me shekuj shkencėtarėt janė pėrpjekur qė ta definojnė se ē’ėshtė atomi.
Ka shumė shkencėtarė e filozofė tė cilėt japin mendime pėr kėtė grimcė tė vogėl atomi. Allahu xh.sh nė Kuranin Famėlartė e sqaron nė mėnyrė tė drejtė dhe precize ēdo ēėshtje. Shumė shkencėtarė dhe filozofė grekė u pėrpoqėn qė ta definonin teorinė mbi atomin, por teoritė e tyre nuk u pėrkrahėn nga shkenca bashkėkohore dhe si tė tilla u hodhėn poshtė sepse ishin tė pasakta dhe nuk pėrkonin me arritjet e shkencės bashkėkohore, e cila arritjet e veta i kishte bazuar dhe edhe sot e kėsaj dite i bazon nė Kuranin Famėlartė, nė tė cilin shkenca zė njė vend tė veēantė.

Ēfarė na mėsojnė fjalėt kuranore dhe arritjet shkencore?:

Tė gjitha arritjet shkencore, te tė cilat nuk ka dyshim, janė vėrtetuese se Kurani Famėlartė ėshtė pa diskutim zbritje prej Allahut xh.sh. dhe kjo ėshtė esenca, thelbi i kėtij shkrimi, sepse 13 shekuj pas zbritjes sė Kuranit shkenca arriti vetėm nė atė nivel qė ta dėshmojė vėrtetėsinė e fjalėve tė Kuranit Famėlartė pėr ketė ēėshtje, tė cilėn Kurani e zbėrthen me njė pjesė tė ajetit apo me pak fjali. Kjo ėshtė njė nga shumė mrekullitė e Kuranit.

 

Pėrgatiti: Muhamet Sheqiri
1.2.2009


*Ky shkrim ėshtė botuar fillimisht nė revistėn mujore “Dituria Islame”.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010