Dialog i qetė (6)
20.12.2009 09:52:44

Abdullahu: S’ka problem, vetėm mė dėgjo me vėmendje. Mos e bėj traditė qė nė atė qė nuk ėshtė e kuptuar mirė nga Kurani apo Suneti, ti tė pasosh atė qė ka kundėrthėnie nė atė me qėllim qė ta kuptosh apo me qėllim qė tė bėsh hutim me tė, se nė realitet nuk e di kuptimin e saj vetėm se Allahu, por le tė jetė parulla jote parulla e atyre dijetarėve tė shquar, qė thonė pėr atė qė ėshtė e pakuptueshme: “Ne u kemi besuar atij (atyre qė janė tė paqarta), tė gjitha janė nga Zoti ynė!”

Kurse ajo qė vlen tė diskutohet pėr atė qė ėshtė e pakuptueshme ėshtė fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Lėre atė qė tė duket e dyshimtė, kurse pranoje atė qė nuk tė duket e dyshimtė." (Shėnon Ahmedi dhe Termidhiu)

Po ashtu hadithi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem, qė thotė: “Kush mbrohet nga gjėrat e dyshimta, ėshtė siguruar nė pikėpamje tė besimit dhe tė nderit, ndėrsa kush bie nė gjėrat e dyshimta, ka rėnė nė tė ndaluarėn.” (Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu ėshtė edhe hadithi: “Mėkati ėshtė ai qė tė bren nė gjoks dhe nuk do qė tė tjerėt ta dinė.” (Muslimi)
Gjithashtu: “Pyete zemrėn tėnde dhe pyete shpirtin tėnd.” E ngjashėm me kėtė ėshtė edhe kjo: “Mirėsia ėshtė ajo qė tė fle nė shpirt, kurse mėkati ėshtė ēka tė bren nė shpirt e qė gjithmonė tė mundon nė gjoks.”

Sqarim: Kjo kėtu ka tė bėjė me shpirtin e besimtarit e sa i pėrket mosbesimtarit, ai ėshtė gjithmonė i kėnaqur qoftė edhe me mėkatet mė tė mėdha.
Kujdes nga pasimi i epshit, sepse Allahu e ka tėrhequr vėrejtjen pėr tė nė Kuran duke thėnė: “A e ke parė ti atė qė pėr zot ēmon epshin e vet?” (Furkan: 43)
Kujdes nga ekstremizmi nė persona apo mendimet e tyre apo nga ajo se ēfarė kanė qenė tė parėt, se ajo largon njėherazi nga haku apo e vėrteta, se haku ėshtė gjė e humbur e besimtarit, kudo qė ai e gjen, e meriton mė sė shumti. Allahu nė Kuran thotė: “Dhe kur u thuhej atyre (idhujtarėve): "Pranoni atė qė Allahu e shpalli"! Ata thonė: "Jo, ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė"! Edhe sikur prindėrit e tyre tė mos kenė kuptuar dhe tė mos jenė udhėzuar nė rrugėn e drejtė (ata do t'i pasonin).” (Sure Bekare: 170)
Kujdes qė tė mos u ngjash jobesimtarėve, e kjo ėshtė edhe fillimi i ēdo tė keqeje, siē ka thėnė Muhamedi salallahu alejhi ue selem: “Kush i ngjan njė populli, ai ėshtė prej tyre.” (Shėnon Ebu Davudi)
Mos respekto asnjė krijesė qė ėshtė nė kundėrshtim tė Krijuesit.
Kurrė mos mendo keq pėr Allahun, ngase Allahu i Lartėsuar thotė: “Unė jam tek mendimi qė robi ka pėr Mua.”
Dhe kurrė mos vendos ndonjė rreth apo pe me qėllim tė largimit tė fatkeqėsive, apo mos i vendos ato penj me qėllim qė fatkeqėsitė tė mos ndodhin.
Kujdes qė tė mos jesh prej atyre qė mbajnė hajmali pėr ta ruajtur veten nga mėsyshi, ngase ėshtė shirk.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: “Kush mban diēka si hajmali apo diēka tjetėr me qėllim tė largimit apo ruajtjes nga tė kėqijat, i ėshtė dorėzuar atij (qė ai ta ruajė).” (Shėnon: Ahmedi dhe Termidhiu)
Kujdes qė tė mos kėrkosh begati nga gurė e drunjtė duke i lėmuar me shpresė qė tė fitosh bekimin e tyre.
Ruaju qė tė mos bėhesh pesimist apo i dėshpėruar ndaj ēfarėdo gjėje qė tė ndodhė, ngase ėshtė shirk. Nė njė transmetim qė tregohet nga Ibn Mesudi e ai nga Muhamedi salallahu alejhi ue selam, ai ka thėnė: “Ndjellja e tė zezave ėshtė shirk.” (Shėnon: Ahmedi e Ebu Davudi)
Kuptimi i kėtij hadithi ėshtė pėr shembull kur dikush del dhe sheh njė mace tė zezė qė ia ndėrpret rrugėn, atėherė ai nė kėtė rast thotė se ky udhėtim ėshtė i dėmshėm. E kjo ėshtė e ndaluar nė Islam.
Po ashtu kujdes nga fallxhorėt, tė cilėt pretendojnė se e dinė tė ardhmen dhe tė fshehtėn .Me kėtė ata publikojnė planet e tyre tė ndryshme nė gazeta, pra hedhin fall pėr pėrgėzim apo pėr dėshpėrim e kjo sjell edhe humbjen e shpresave tė atyre qė merren me ato gazeta, ndėrsa besimi i tyre nė tė ėshtė shirk. E vėrteta ėshtė se e fshehta dhe e ardhmja i takon vetėm Allahut dhe pėr kėtė thuhet “Allahu alem” (vetėm Zoti i Lartėsuar nga ēdo tė metė e di).
Kujdes nga betimi nė diēka tjetėr pėrveē Allahut, ēfarėdo qė tė jetė ai nė tė cilėn betohesh, sepse ajo ėshtė shirk. Nė hadith thuhet: “Kush betohet nė diēka tjetėr pėrveē Allahut, ka bėrė shirk apo kufėr.” (Shėnon Ahmedi dhe Ebu Davudi)
Kjo ka tė bėjė me betimin pėr Pejgamberin, jetėn apo siē ėshtė traditė nė vendet tona, ku disa betohen pėr nėnat apo familjet apo diēka tjetėr pėrveē Allahut.
Kujdes qė tė mos ofendosh kohėn, erėn, diellin, motin e ftohtė, motin e ngrohtė, ngase ajo nėnkupton sharjen e Allahut, qė e ka krijuar atė.
Kujdes nga fjala “sikur” kur tė godet diēka e pakėndshme, si p.sh. “sikur tė ishte kėshtu, do tė ndodhte kėshtu”, ngase “sikur” i hap dyert e djallit dhe ėshtė nė kundėrshtim me kaderin (caktimin ) e Allahut, sic ka ardhur nė hadith: “Kaderu-llah ue ma shae feal”, qė do tė thotė: “Caktimi i Allahut e Ai bėn ēfarė tė dojė”.
Mos thuaj: “E-selam al-Allah” (paqja qoftė mbi Allahun), ngase vetė Allahu ėshtė selam-paqe dhe ai jep paqe.
Kujdes qė tė mos bėhesh nga ata tė cilėt i marrin varrezat pėr faltore, sepse nuk lejohet namazi nė atė xhami ku ka varr.
Nė tė dy librat mė tė saktė tė hadithit nga Buhariu dhe Muslimu, Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Muhamedi salallahu alejhi ue selem nė ēastet e vdekjes ka thėnė: “Allahu i mallkoftė ēifutėt dhe tė krishterėt, qė i kanė bėrė varret e Pejgamberėve pėr faltore”, e me kėtė ia ka tėrhequr vėrejtjen umetit qė tė mos bėjnė si ata. Pėr kėtė arsye ka thėnė Aishja “se po tė mos ndalonte me kėto fjalė, do t’ia ngrinin varrin atij”. (Shėnon Buhariu dhe Muslimi). Si dhe hadithi tjetėr i Muhamedit salallahu alejhi ue selem, me tė cilin na tėrheq vėrejtjen nga ajo qė cekėm mė herėt. Ai thotė: “Ata tė cilėt ishin para jush, i merrnin varret e Pejgamberve si dhe tė njerėzve tė mirė pėr faltore dhe ju mos i merrni varret pėr faltore, se unė jua ndaloj atė.” (Transmetohet nga Ebu Avane)
Dhe assesi mos i prano ato hadithe qė i kanė shpikur rrenacakėt dhe ia mveshin Muhamedit salallahu alejhi ue selem, sikurse hadithet e shpikura qė do tė cekim mė poshtė, qė tė kėrkohet ndėrmjetėsim tek Allahu me Pejgamberin salallahu alejhi ue selem nė dua. Si p.sh. tė thuhet: “O Allah, ma jep kėtė mirėsi pėr hir tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem”, ndėrsa kjo ėshtė e ndaluar dhe ėshtė shirk. Po ashtu edhe lutja tek Allahu duke ndėrmjetėsuar me njerėzit e devotshėm. Po ashtu edhe kjo ėshtė e ndaluar dhe e keqja e saj vjen nga hadithi i shpikur: “Kėrkoni ndėrmjetėsim tek Allahu me pozitėn time, se mė tė vėrtetė pozita ime tek Allahu ėshtė shumė e madhe.”
Ėshtė edhe njė hadith tjetėr i shpikur ndaj Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Kur t’ju vėshtirėsohen punėt, kėrkoni ndihmė nga banorėt e varrezave.” Gjithashtu vlen tė pėrmendet edhe ky hadith i shpikur ndaj Muhamedit salallahu alejhi ue selem: “Allahu e ka obliguar njė melek tek varri i ēdo njeriu tė devotshėm qė njerėzve t’jua kryejnė nevojat e tyre.” Apo edhe hadithi tjetėr i shpikur: “Nėse dikush ka mendim tė mirė qoftė edhe pėr njė gur, ai guri do t’i bėjė dobi.” Kėto janė ato hadithe dhe shumė hadithe tė tjera tė shpikura tė kėtij lloji ndaj Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
Kujdes, mos kremto festimin e tė ashtuquajturave festa fetare si festa e mevludit, Israsė, Miraxhit, nata e mesme e muajit Shaban..., ngase kėto janė gjėra tė shpikura nė fe. Kėto nuk kanė kurrfarė argumenti nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem, po ashtu edhe nga sahabėt tė cilėt e duan Muhamedin salallahu alejhi ue selem mė shumė se ne. Pėr kėtė, nėse do tė ishte mirė festimi i kėtyre festave, ata do tė garonin nė to para nesh.
.

 

Pėrktheu: Hevzi Kadriu
14.6.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010