|  
	
	
						
                        
                        Abdunebij: A e mohon o Abdullah ndėrmjetėsimin e 
                        Muhamedit salallahu alejhi ue selem, a e kundėrshton 
                        atė?
 Abdullahu: Jo, assesi. Unė nuk e mohoj ndėrmjetėsimin e 
                        Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Gjithsesi Muhamedi 
                        salallahu alejhi ue selem do tė ndėrmjetėsojė Ditėn e 
                        Kiametit dhe do ti pranohet ndėrmjetėsimi si dhe 
                        shpresoj qė edhe unė do ta fitoj shefatin 
                        (ndėrmjetėsimin) e tij atė ditė, por duhet ditur se 
                        shefati (ndėrmjetėsimi ėshtė prapėseprapė nė dorė tė 
                        Allahut, pra kė tė dojė e pranon e kė tė dojė e refuzon, 
                        sikurse thotė Allahu: Thuaj: "I tėrė shefati 
                        (ndėrmjetėsimi) i takon vetėm Allahut. Ai ndodh vetėm 
                        pasi tė japė leje Allahu, siē thotė Allahu nė Kuran: 
                        Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai, pos me lejen e Tij, 
                        (Bekare: 255) Dhe nuk ndėrmjetėson tek Ai vetėm pasi ti 
                        jepet leje, siē thotė Allahu nė Kuran: ...dhe ata nuk 
                        pėrpiqen tė ndihmojnė pos pėr atė me tė cilin ėshtė i 
                        kėnaqur Ai. (El Enbija: 28)
 Allahu nuk ėshtė i kėnaqur me tjetėr vetėm se me teuhid, 
                        sikurse thotė nė Kuran: E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē 
                        fesė islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai nė 
                        botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit. (Ali Imran: 85)
 E nėse shefati ėshtė vetėm nga Allahu dhe do tė ndodhė 
                        vetėm pas lejes sė Allahut dhe nuk ndėrmjetėsojnė vetėm 
                        Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e jo dikush tjetėr 
                        pos tij, derisa tė japė leje Allahu e nuk e lejon 
                        shefatin vetėm pėr monoteistėt (tė cilėt si kanė 
                        shoqėruar nė adhurim askėnd), atėherė u kuptua se 
                        shefati (ndėrmjetėsimi) i takon Allahut nė tėrėsi, 
                        atėherė unė e kėrkoj vetėm nga Allahu e them: O Allah, 
                        mos mė bėj mua prej tė privuarve nga shefati i Muhamedit 
                        salallahu alejhi ue selem Ditėn e Gjykimit! Apo: O 
                        Allah, bėje Muhamedin salallahu alejhi ue selem 
                        ndėrmjetėses pėr mua te Ti nė Ditėn e Gjykimit!
 
 Abdunebij: U bėmė tė pajtimit se nuk lejohet tė kėrkohet 
                        diēka nga dikush qė nuk e posedon atė, kurse Muhamedit 
                        salallahu alejhi ue selem Allahu ia ka dhanė shefatin, 
                        pra pasi Allahu ia ka dhanė, atėherė e posedon dhe 
                        lejohet tė kėrkohet ajo qė ai posedon, dhe nuk ėshtė nė 
                        kėtė rast shirk.
 
 Abdullahu: Po, kjo ėshtė e vėrtetė, nėse nuk e ndalon 
                        Allahu i Lartėsuar atė, siē thotė Allahu i Lartėsuar: 
                        Dhe (mua mė shpallet) se vėrtet xhamitė janė veēantė 
                        pėr ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni nė to askėnd 
                        tjetėr me Allahun! (Xhin: 18) Kėrkimi i ndėrmjetėsimit 
                        ėshtė dua e Ai qė ia dha Muhamedit salallahu alejhi ue 
                        selem shefatin ėshtė Allahu, po ashtu Ai ėshtė qė tė ka 
                        ndaluar qė ta kėrkosh nga tjetėrkush, kushdo qė tė jetė 
                        ai, qė kėrkohet prej tij. Gjithashtu shefati u ėshtė 
                        dhėnė edhe tė tjerėve pėrveē Pejgamberėve alejhi selam, 
                        si: melaikeve, njerėzve tė mirė, fėmijėve tė vegjėl tė 
                        muslimanėve etj. A po thua se Allahu ua dha atyre 
                        ndėrmjetėsimin e pastaj kėrkoi prej tyre? Nėse thua 
                        kėtė, atėherė u ktheve pėrsėri nė adhurimin e njerėzve 
                        tė devotshėm e siē e ka pėrmendur Allahu nė Kuran. E, 
                        nėse jo, atėherė bėhet e pavlefshme thėnia jote e 
                        mėhershme se Allahu ua ka dhanė e unė kėrkoj nga ajo qė 
                        Allahu ua ka dhėnė.
 
 Abdunebij: Por unė nuk i bėj shirk (shok Allahut nė 
                        adhurim), se kthimi te tė devotshmit pėr ndėrmjetėsim 
                        nuk ėshtė shirk.
 
 Abdullahu: A e di se Allahu e ka ndaluar shirkun dhe se 
                        ai ėshtė mė shumė mėkat se prostitucioni dhe se Allahu 
                        nuk e fal atė.
 
 Abdunebij: Po e pranoj, kjo ėshtė shumė e qartė, siē e 
                        ka cekur Allahu nė Kuran.
 
 Abdullahu: Ti tani mohove prej vetes shirkun, tė cilin e 
                        ka ndaluar Allahu e pėr Zotin, a mė trego pėr shirkun tė 
                        cilin ti nuk e ke bėrė e ti e thua se nuk e ke bėrė.
 
 Abdunebij: Shirku ėshtė adhurimi i idhujve, statujave, 
                        kthimi drejt tyre nė vėshtirėsi, kėrkimi i ndihmės prej 
                        tyre, pasja frika prej tyre.
 
 Abdullahu: Ēfarė nėnkuptojmė me adhurimin e idhujve? A 
                        mendon se mushrikėt kurejshė mendonin se ata idhuj nga 
                        druri e guri kanė mundėsi tė krijojnė e tė furnizojnė, 
                        tė mbizotėrojnė gjithėsinė? Ata nuk e kanė pasur atė 
                        besim, siē ta kam cekur mė herėt.
 
 Abdunebij : Po, gjithsesi pohoj se kush i drejtohet me 
                        dua statujave prej, guri a druri apo ther pėr ta, apo 
                        thotė se ata na afrojnė ne tek Allahu, se Allahu na 
                        largon ne problemet me begatinė e tyre, ky ėshtė 
                        adhurimi i idhujve qė kam pėr qėllim.
 
 Abdullahu: The tė vėrtetėn. Kjo ėshtė vepra juaj te 
                        statujat e po ashtu fjala jote se shirku ėshtė vetėm nė 
                        adhurimin e idhujve. Po ai qė u drejtohet tė vdekurve 
                        apo tė devotshmėve me dua nuk ka bėrė shirk?
 
 Abdunebij: Po, kjo ėshtė ajo qė desha tė them.
 
 Abdullahu: Ēfarė qėndrimi ke ti pėr ajetet nė tė cilat 
                        Allahu e ka ndaluar mbėshtetjen te njerėzit e mirė apo 
                        lidhjen e zemrės me melaiket apo diēka tjetėr? Allahu i 
                        konsideroi ata si jobesimtarė, siē e cekėm mė parė.
 
 Abdunebij: Po, por Allahu na tregon nė Kuran se ata tė 
                        cilėt e adhuruan Isain dhe Mejremėn e melaiket nuk bėnė 
                        mosbesim pėr kėtė shkak, por pėr shkak se ata thanė se 
                        Isai ėshtė djalė i Zotit e thanė pėr melaiket se janė 
                        vajzat tė Zotit, kurse ne nuk themi se Abul Kader 
                        Xhejlani ėshtė djalė i Zotit, po ashtu nuk themi se 
                        Zejnepja ėshtė vajzė e Zotit.
 
 Abdullahu: Sa i pėrket shpifjes se Zoti ka djalė, ai 
                        ėshtė kufėr nė vete, i pavarur nga adhurimi, siē thotė 
                        Allahu i Lartėsuar: Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė! Allahu 
                        ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr 
                        ēdo nevojė. (Ihlas: 1-2)
 Ehadė ka kuptimin se nuk ka tė barabartė me Tė, kurse 
                        eSamed ka kuptimin i drejtohet Atij pėr tė gjitha 
                        nevojat. E, kush e mohon kėtė, atėherė bėn mosbesim 
                        edhe nėse nuk mohon fundin e kėsaj sureje, e pastaj 
                        thotė Allahu i Lartėsuar: Allahu nuk ka marrė pėr Vete 
                        kurrfarė fėmije (as nga engjėjt, e as nga njerėzit), nuk 
                        ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot 
                        tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka 
                        krijuar dhe do tė dominonin njėri mbi tjetrin! I lartė, 
                        i pastėr ėshtė Allahu nga ato qė ia pėrshkruajnė. (Muminun 
                        : 91)
 Kjo tregon ndarjen pėr tė dy llojet e kufrit e argument 
                        pėr kėtė janė gjithashtu edhe ata tė cilėt u bėnė 
                        jobesimtarė pėr shkak tė duasė sė tyre drejtuar Latit 
                        (idhull), duke e konsideruar si njeri tė mirė e jo duke 
                        e konsideruar si bir tė Zotit. Po ashtu, tė katėr 
                        medhhebet kanė pėrmendur nė kapitullin e quajtur El 
                        Murted (ai i cili del nga feja), se nėse ndonjė 
                        besimtar mendon se Allahu posedon djalė, atėherė ka dalė 
                        nga dini. Pra, ata bėjnė ndarje mes kėtyre tė dyjave.
 
 Abdunebij: Por Allahu thotė: Ta keni tė ditur se tė 
                        dashurit e Allahut (evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn 
                        tjetėr) e as kurrfarė brengosjeje. (Junus: 62)
 
 Abdullahu: Po, ashtu besojmė, se ajo ėshtė hak dhe themi 
                        ashtu, por nuk adhurohen. Ne nuk kritikojmė tjetėr vetėm 
                        se adhurimin e tyre krahas Allahut apo shoqėrimin e tyre 
                        me Tė, sepse ėshtė obligim i yni qė ti ēmojmė e ti 
                        pasojmė si dhe ti pranojmė kerametet (veprat e 
                        jashtėzakonshme qė Allahu ua mundėson robėrve tė Tij tė 
                        mirė). E nuk i mohojnė kerametet e evliave (njerėzve tė 
                        mirė) vetėm se bidatēitė e feja e Allahut ėshtė ndėrmjet 
                        ekstremit dhe neglizhencės si dhe rrugė mes dy 
                        devijimeve, e vėrtetė ndėrmjet dy tė kotave.
 
 Abdunebij: Ne dėshmojmė la ilahe il-l Allah, se nuk ka 
                        Zot tjetėr pėrveē Allahut, e se Muhamedi salallahu 
                        alejhi ue selem ėshtė i Dėrguar i Tij, i besojmė 
                        Kuranit, Ditės sė Gjykimit, falim namaz, agjėrojmė. Si 
                        po na barazon me ata qė nuk dėshmojnė shehadetin La 
                        ilahe il-l Allah , i pėrgėnjeshtrojnė Pejgamberėt, e 
                        pėrgėnjeshtrojnė Ditėn e Gjykimit, nuk i besojnė Kuranit 
                        e thonė se ai ėshtė sihėr?
 
 Abdullah: Ska kundėrthėnie tek ulematė se nėse ndonjėri 
                        i beson Muhamedit salallahu alejhi ue selem pėr diēka qė 
                        ka ardhur me tė dhe pėrgėnjeshtron diēka tjetėr, se ai 
                        ėshtė qafir, jobesimtar, dhe nuk ka hyrė nė Islam. Po 
                        ashtu, nėse beson diēka nga Kurani e mohon diēka tjetėr, 
                        si pėr shembull kush beson nė Allah e nuk fal famaz apo 
                        mohon obligimin e zekatit, apo beson kėto, por mohon 
                        agjėrimin, apo beson kėto qė u thanė mė lart, por mohon 
                        obligimin e haxhit, e pėr kėtė kur nuk mohuan njerėzit 
                        nė kohėn e Muhamedit sal Allahu alejhi ue selem, se 
                        haxhin Allahu ua bėri obligim.
 Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė 
                        obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo, e kush 
                        nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk ėshtė i 
                        nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit. (Ali 
                        Imranė: 97)
 Mohimi i ringjalljes ėshtė kufėr me ixhma (bashkimi i 
                        ulemave islamė nė njė kohė pėr ndonjė ēėshtje) e pėr 
                        kėtė Allahu nė librin e Tij ka dėshmuar se kush beson nė 
                        njė pjesė e mohon pjesėn tjetėr, ka bėrė kufėr, 
                        mosbesim.
 
 Abdunebij: Po, kjo ėshtė e vėrtetė dhe ėshtė e qartė nė 
                        Kuranin e Madhėruar.
 
 
 
 
						
                        
                        Vazhdon10.5.2009
 |