|  
	
	
						
                        
                        Abdullahu: Pranimi i mushrikėve kurejshė, se Zoti ėshtė 
                        Ai qė mbizotėron gjithėsinė, apo siē quhet Teuhid 
                        Rrububie, nuk ishte i mjaftueshėm qė ti fuste nė 
                        Islam. Besimi i tyre se melaiket dhe Pejgamberėt si dhe 
                        njerėzit e mirė janė ndėrmjetėses tek Allahu bėri qė ata 
                        tė mbeten jashtė fesė. Si kusht pėr pranimin e duasė 
                        patjetėr ėshtė qė ajo ti drejtohet Allahut, njė tė 
                        vetmit, pa kurrfarė ndėrmjetėsuesi. Edhe zotimi duhet tė 
                        jetė vetėm pėr Allah, edhe therja e kurbanit vetėm pėr 
                        Allah, kėrkimi i ndihmės vetėm nga Allahu e tė gjitha 
                        ibadetet tė jenė vetėm pėr Allahun.
 Abdunebij: E nėse nuk ėshtė teuhidi (besimi nė Allah) 
                        ajo tek e cila kanė ftuar Pejgamberėt, pranimi se Allahu 
                        ėshtė Ai qė posedon mbizotėrim absolut mbi gjithėsinė, 
                        atėherė pra ēfarė ėshtė teuhidi?
 
 Abdullahu: Teuhidi nė tė cilin thirrėn Pejgamėberėt dhe 
                        qė e refuzuan mushrikėt kurejshė ėshtė veēimi i Allahut 
                        me adhurim, duke mos i shoqėruar Atij asgjė tjetėr. Nuk 
                        i bėhet dikujt tjetėr ndonjė lloj ibadeti, si: dua, 
                        nedher (zotim), therje, kėrkim ndihme nė vėshtirėsi 
                        etj., e kjo ėshtė teuhidi, kuptimi i fjalės La ilahe il-lAllah. 
                        Kurse zota tek mushrikėt kurejshė ishin Pejgamberėt, 
                        melaiket, idhujt, varret, xhinėt. Ata nuk kanė 
                        kundėrshtuar se Allahu ėshtė Krijues, Furnizues, 
                        Mbizotėrues i gjithėsisė e pėr ketė arsye Allahu e 
                        dėrgoi Muhamedin salallahu alejhi ue selem qė ti ftojė 
                        ata nė fjalėn e teuhidit La ilahe il-lAllah dhe nuk 
                        ėshtė fjala vetėm pėr shqiptimin e saj .
 
 Abdunebij: Ti dėshiron tė thuash se mushrikėt kurejshė 
                        kanė qenė mė tė ditur se shumė e shumė muslimanė tė 
                        kohės sė sotme?
 
 Abdullahu: Fatkeqėsisht kjo ėshtė gjendja e shumė 
                        muslimanėve sot, kurse mushrikėt kurejshė e kanė ditur 
                        mirė se fjala La ilahe il-lAllah ka kuptimin qė Allahu 
                        tė adhurohet si njė i vetėm duke mos i shoqėruar Atij 
                        asgjė nė adhurim si dhe tė mohohet adhurimi i kujtdo 
                        tjetėr pėrveē Allahut, ngase kur Muhamedi salallahu 
                        alejhi ue selem u tha tė thonė La ilahe il-lAllah, thanė 
                        siē tregon Zoti nė Kuran: A mendon ai t'i bėjė zotat 
                        njė Zot? (Surja Sadė: 5), edhe pse e dinin se Allahu 
                        ėshtė Ai qė mbizotėron gjithėsinė dhe vepron nė tė si tė 
                        dojė. E nėse mushrikėt kurejshė e dinin se ēfarė do tė 
                        thotė kjo fjalė, ėshtė pėr tu ēuditur kur nė mesin e 
                        muslimanėve nuk e dinė kuptimin e kėsaj fjale duke 
                        menduar se qėllimi ėshtė vetėm shprehja e saj me gjuhė, 
                        se nuk ka nevojė pėr bindjen e plotė nė kuptimin e saj. 
                        Ēfarė dobie ka nga ata njerėz ku edhe mushrikėt kurejshė 
                        e dinin mė mirė domethėnien e fjalės La ilahe il-lAllah?
 
 Abdunebij: Por unė nuk i bėj shirk Allahut (shoqėrim 
                        Allahut nė adhurim), po ashtu unė dėshmoj se nuk ka 
                        Krijues, Furnizues, sjellės dobie apo dėmi pėrveē 
                        Allahut, njė tė vetėm, qe nuk ka shok, kurse Muhamedi 
                        salallahu alejhi ue selem nuk posedon pėr vete as ndonjė 
                        dobi, as ndonjė dėm e aq mė pak Aliu, Hasani apo Husejni 
                        apo Abdulkaderi, apo tė tjerėt. Unė jam mėkatar, kurse 
                        njerėzit salihinė (tė devotshėm) kanė pozitė tė lartė 
                        tek Allahu dhe i lutem Allahut qė pėr hir tė xhahit 
                        (pozitės sė tyre tek Ai), tė mė pranojė lutjet.
 
 Abdullahu: Tė pėrgjigjem me atė qė tu pėrgjigja mė 
                        herėt, se ata kundėr tė cilėve luftoi Muhamedi salallahu 
                        alejhi ue selem kanė pranuar tėrė atė qė ti e pėrmende, 
                        duke pohuar se idhujt e tyre nuk kanė mundėsi tė sjellin 
                        dėm apo dobi, por i kanė marrė vetėm si ndėrmjetėsim, 
                        siē e argumentuam mė herėt nga Kurani.
 
 Abdunebij: Po, por ato ajete kanė zbritur pėr ata qė i 
                        kanė adhuruar idhujt. Si po i barazon Pejgamberėt apo 
                        salihinėt (tė devotshmit) me idhujt?
 Abdullahu: Siē e pėrmendėm mė herėt, disa nga ata idhuj 
                        u quajtėn me emrat e atyre njerėzve tė devotshėm, si nė 
                        kohėn e Nuhut alejhi selam, dhe se qafirėt nuk deshėn 
                        nga ata vetėm ndėrmjetėsim tek Allahu, siē tregon Allahu 
                        pėr ta nė Kuran: Ndėrsa ata qė nė vend tė Tij 
                        adhurojnė miq tė tjerė (duke thėnė): Ne nuk i adhurojmė 
                        ata pėr tjetėr vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr 
                        Allahut. (Zumer: 3) Kurse pėr atė qė the mė parė, 
                        se si po i barazoj ata qė marrin si ndėrmjetėsues idhujt 
                        me ata qė marrin si ndėrmjetėsues Pejgamberėt, themi se 
                        nė mesin e qafirėve te tė cilėt u dėrgua Muhamedi 
                        salallahu alejhi ue selem kishte qė adhuronin Isanė 
                        alejhi selam e kishte tė tillė qė adhuronin evliatė, siē 
                        tregon pėr ketė Allahu nė Kuran: Tė tillėt (zotat) 
                        qė kėta po lusin (pos Zotit), vetė ata (zotat e tyre) 
                        kėrkojnė afrimin (te Zoti i vėrtetė), shpresojnė nė 
                        mėshirėn e Tij dhe i frikėsohen dėnimit tė Tij. Vėrtet, 
                        dėnimit tė Zotit tėnd ėshtė pėr t'iu ruajtur. (Isra: 
                        57) E, prej tyre kishte qė i luteshin Isait alejhi selam 
                        dhe Merjemes. Allahu ka thėnė: Dhe kur Allahu tha: 
                        "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: "Mė besoni 
                        mua dhe nėnėn time dy zota pos Allahut!?" (Maide: 
                        116) E ka prej tyre qė adhurojnė engjėjt, siē thotė 
                        Allahu: Dhe (pėrkujto) ditėn kur i tubon ata tė 
                        gjithė e pastaj engjėjve u thotė: "A kėta ishin qė vetėm 
                        juve u adhuronin?" (Sebe: 40) E mendo pėr kėto ajete, 
                        ku Allahu i konsideroi si mosbesimtarė ata tė cilėt 
                        adhuruan Pejgamberėt apo evliatė njėsoj si ata tė cilėt 
                        adhuruan idhujt. Muhamedi salallahu alejhi selem luftoi 
                        kundėr tė gjithėve pa dallim.
 
 Abdunebij: Por dallimi ėshtė se qafirėt i adhurojnė 
                        idhujt, kurse unė dėshmoj se Allahu ėshtė njė, i vetmi 
                        qė sjell dobi, mund tė bėjė dėm, mbizotėron gjithėsinė 
                        si tė dojė e nuk dua asgjė nga ata, por vetėm nga 
                        Allahu. Me robėrit e mirė kam pėr qėllim vetėm 
                        ndėrmjetėsimin e tyre tek Allahu.
 
 Abdullahu: Fjala jote nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm se 
                        fjala e mushrikėve e argument pėr kėtė ėshtė fjala e 
                        Allahut kur thotė: Ata pos Allahut adhurojnė ēdo gjė 
                        qė nuk bėn as dobi e thonė: "Kėta janė ndėrmjetėsuesit 
                        tanė tek Allahu!" (Junus: 18)
 
 Abdunebij: Por unė nuk adhuroj askėnd pėrveē Allahut, 
                        kurse thirrja e tyre nė vėshtirėsi nuk konsiderohet 
                        adhurim!
 
 Abdullahu: Po tė pyes se a pranon se Allahu tė ka 
                        obliguar tė kesh sinqeritet nė ibadetin vetėm ndaj Tij 
                        duke tė urdhėruar me fjalėt: E duke qenė se ata nuk 
                        ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin 
                        Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė 
                        largohen prej ēdo besimi tė kotė. (Bejineh: 5)
 
 Abdunebij: Po, gjithsesi mė ka obliguar.
 
 Abdullahu: Pra, unė po kėrkoj prej teje qė tė mė tregosh 
                        se si Allahu tė ka obliguar pėr sinqeritet nė adhurim 
                        vetėm ndaj Tij?
 
 Abdunebij: Nuk e di.
 
 Abdullahu: E, pra, po tė tregoj, por dėgjo me vėmendje. 
                        Thotė Allahu nė Kuran: Luteni Zotin tuaj tė pėrulur 
                        e nė heshtje, pse Ai nuk i do ata qė e teprojnė. (Araf: 
                        55) Pra, duaja a ėshtė ibadet apo jo ?
 
 Abdunebij: Gjithsesi, bile truri i ibadetit (adhurimit), 
                        siē shėnon Ahmedi nė hadithin: Duaja ėshtė ibadet 
                        (adhurim).
 
 Abdullahu: Pasi e pranove se duaja ėshtė ibadet i 
                        Allahut, ti lutesh Allahut ditė e natė me frikė e me 
                        shpresė pėr njė dėshirė, e pastaj i lutesh pėr atė 
                        dėshirė edhe njė engjėlli apo Pejgamberi apo njė njeriu 
                        tė devotshėm nė varrin e tij, a bėre shirk nė kėtė 
                        ibadet?
 
 Abdunebij: Po, atėherė kam pėr tė rėnė nė shirk. Kėto 
                        fjalė janė tė mira e tė sakta.
 
 Abdullahu: Ja edhe njė shembull tjetėr. Kur e mėsove 
                        fjalėn e Allahut: Andaj ti falu dhe prej kurban pėr 
                        hir tė Zotit tėnd! (Keuther: 2), e praktikove 
                        urdhrin e Allahut, e there kurbanin, a ėshtė kjo ibadet 
                        pėr Allahun e Lartėsuar?
 
 Abdunebij: Pa dyshim qė ėshtė ibadet.
 
 Abdullahu: E nėse ther kurban pėr ndonjė Pejgamber, xhin 
                        apo diēka tjetėr, a i ke bėrė shok Allahut nė adhurimin 
                        e dikujt tjetėr?
 
 Abdunebij: Po, kjo ėshtė shirk pa dyshim.
 
 Abdullahu: E unė tė solla shembull duanė e therjen, 
                        ngase duaja ėshtė ibadeti mė me rėndėsi nga ibadetet 
                        gjuhėsore, kurse therja ėshtė ibadeti mė i rėndėsishėm 
                        nga veprat. Ibadeti nuk ėshtė i kufizuar vetėm me kėtė, 
                        por pėrfshin mė shumė adhurime, si: nedhri (pėr shembull 
                        thotė nėse mė shėrohet djali, do tė pres kurban pėr 
                        Allah e do e shpėrndaj mes tė varfėrve. Nėse i shėrohet 
                        djali, obligohet ta plotėsojė premtimin qė i ka dhėnė 
                        Allahut), betimi, kėrkimi i shpėtimit, kėrkimi i 
                        ndihmės, etj. Por mushrikėt kurejshė, tė cilėve u zbriti 
                        Kurani, a i kanė bėrė adhurim melaikeve, njerėzve tė 
                        mirė si dhe idhujve tė tyre si Lat, Uza etj., apo jo?
 
 Abdunebij: Po, i kanė adhuruar ata.
 
 
 
						
                        
                        Vazhdon10.5.2009
 |