|  
	
	
						
                        
                        Njė njeri i quajtur Abdullah takoi njė njėri tjetėr tė 
                        quajtur Abdnebij dhe e kundėrshtoi pėr  
                        emrin e tij, por vetėm nė zemrėn e tij, duke mos ia shprehur 
                        atij dhe i tha: Si i bėn dikush dikujt tjetėr adhurim 
                        pėrveē Allahut tė Madhėruar?! Dhe vazhdoi Abdullahu duke 
                        biseduar me personin e quajtur Abdnebij duke i thėnė 
                        atij: -Ti a adhuron dikė tjetėr pėrveē Allahut? E u pėrgjigj Abdnebiju: -Jo, unė nuk adhuroj askėnd pos 
                        Allahut, unė jam musliman dhe adhuroj Allahun si njė tė 
                        vetmin Zot.
 
 Abdullahu: -Pra, ēfarė ėshtė ky emėr qė u pėrngjan tė 
                        krishterėve nė emėrtimin e tyre, si adhurues i Isait? 
                        Nuk ėshtė ēudi qė tė krishterėt e adhurojnė Isain alejhi 
                        selam. Edhe ai qė dėgjon emrin tėnd automatikisht 
                        paramendon se ti adhuron Pejgamberin salallahu alejhi ue 
                        selem e ky nuk ėshtė besimi i muslimanit nė Pejgamberin 
                        e tij, por patjetėr duhet tė ketė bindjen se Pejgamberi 
                        ynė, Muhamedi salallahu alejhi ue selem ėshtė rob dhe i 
                        Dėrguar i Allahut.
 
 Abdenebiju: -Por Muhamedi salallahu alejhi ue selem 
                        ėshtė personi mė i mirė i krejt njerėzimit si dhe 
                        Pejgamberi mė i mirė i Allahut e ne mbajmė kėtė emėr me 
                        shpresė qė tė bekohemi si dhe tė afrohemi tek Allahu me 
                        pozitėn e lartė qė ka Muhamedi salallahu alejhi ue selem 
                        tek Allahu i Lartėsuar si dhe afėrsinė e tij aq tė madhe 
                        tek Allahu e pėr kėtė ne kėrkojmė nga Muhamedi salallahu 
                        alejhi ue selem ndėrmjetėsim tek Allahu. Po kjo nuk 
                        ėshtė e ēuditshme, se vėllai i im e ka emrin Abd Husejn, 
                        e para tij babai im e kishte emrin Abdresul. Mbajtja e 
                        kėtyre emrave ėshtė traditė e vjetėr te muslimanėt dhe 
                        ne i kemi gjetur prindėrit tanė nė kėtė zakon, prandaj 
                        mos u bėj kaq ekstrem nė kėtė ēėshtje, se kjo ėshtė mė e 
                        vogėl sesa po e bėn ti. Feja ėshtė e lehtė.
 
 Abdullahu: -Kjo ėshtė njė e keqe edhe mė e madhe sesa 
                        ajo e para, qė tė kėrkosh diēka nga ndokush qė ska 
                        mundėsi ta bėjė, pos Allahut, qoftė ai i lutur Muhamedi 
                        salallahu alejhi ue selem apo ti lutesh dikujt tjetėr 
                        si robėrve tė devotshėm, si Husejni apo dikush tjetėr. 
                        Kjo ėshtė nė kundėrshtim me teuhidin (monoteizmin), 
                        gjegjėsisht me fjalėn La ilahe il-l All-llah (nuk ka 
                        tė adhuruar tjetėr me meritė pėrveē Allahut).
 Do tė tė bėj disa pyetje qė ta kuptosh atė qė ėshtė mė 
                        me rėndėsi si dhe pasojat e emėrtimit me kėtė emėr apo 
                        emra tė tillė tė ngjashėm me tė. Nuk kam pėr qėllim 
                        tjetėr vetėm qė tė vė hakun nė pah si dhe pasimin e tij, 
                        tė sqaroj tė kotėn dhe tė largohemi prej saj, tė 
                        urdhėroj pėr nė tė mirė dhe tė ndaloj nga e keqja e pėr 
                        kėtė vetėm nga Allahu kėrkoj ndihmė dhe vetėm Atij i 
                        mbėshtetėm, we la havle vla kuwete ila bil-lahil Al-l 
                        ijil Adh-dhim (ska ndryshim i gjendjes prej sė keqes nė 
                        tė mirė vetėm se me ndihmėn e Allahut tė Lartėsuar). 
                        Fillimisht po tė kujtoj fjalėn e Allahut tė Lartėsuar:
                        Kur thirren besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te 
                        Allahu dhe te i Dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre 
                        ėshtė tė thonė: "Dėgjuam dhe respektuam!" Tė tillėt janė 
                        ata tė shpėtuarit. (Nurė, 51)
 Si dhe ajeti tjetėr: Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė 
                        ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te Allahu (te libri i 
                        Tij) dhe te i Dėrguari. (Enfalė, 59)
 Ti mė herėt the se beson nė monoteizėm (vetėm njė Zot) 
                        dhe dėshmon se nuk ka Zot tjetėr pos Allahut, a ke 
                        mundėsi qė tė ma shpjegosh domethėnien e kėsaj fjale?
 
 Abdnebiju: Teuhidi ėshtė tė besosh se Zoti ekziston dhe 
                        Ai ėshtė qė ka krijuar tokė e qiell, ngjall e bėn tė 
                        vdesė, mbizotėron gjithėsinė, ėshtė Furnizues, etj.
 
 Abdullahu: -Nėse ishte vetėm kjo qė the, monoteistė 
                        atėherė do tė ishin edhe firauni e Ebu Xhehli, edhe 
                        mushrikėt kurejshė, ngase asnjėri prej tyre nuk i 
                        mohonte kėto gjėra qė pėrmende. Firaoni, i cili i ftonte 
                        njerėzit ta besonin si zot, nė zemrėn e tij besonte nė 
                        tė gjitha ato qė pėrmende, tė cilat janė prej teuhidit 
                        (monoteizmit). Ka besuar se Zoti ekziston e Ai vepron nė 
                        gjithėsi ashtu si tė dojė, siē thotė Allahu nė Kuran: 
                        Edhe pse bindshėm tė besueshėm nė to (se ishin nga 
                        Zoti): i mohuan nė mėnyrė tė padrejtė e me 
                        mendjemadhėsi. (Neml: 14) Po ashtu pėr ketė ėshtė 
                        ajeti kuranor ku Allahu tregon pėr ēastet e fundit e 
                        jetės sė faraonit, i cili tha: Ne i kapėrcyem beni 
                        israilėt pėrtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i 
                        ndoqi mizorisht dhe armiqėsisht derisa e pėrfshiu atė 
                        pėrmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka zot tjetėr pos 
                        Atij qė i besuan beni israilėt, edhe unė jam nga 
                        muslimanėt", por nė tė vėrtetė teuhid ėshtė veēimi i 
                        adhurimit vetėm pėr Allahun e me ibadet (adhurim) 
                        nėnkuptojmė ēdo gjė qė pėrfshin gjithēka qė Allahu e do 
                        dhe ėshtė i kėnaqur me tė, qofshin ato fjalė apo vepra, 
                        tė publikuara apo tė fshehura, kurse fjala Ilah nė 
                        shehadet (dėshmi) ka kuptimin i adhuruar, qė nuk bėn tė 
                        adhurohet kush pos Tij.
 A e di se pėrse Allahu dėrgoi Pejgamberė? E i pari i 
                        tyre ishte Nuhu alejhi selam?
 
 Abdnebiju: -Qė ti thėrrasin qafirėt (ata qė i 
                        shoqėrojnė Allahut diēka tjetėr nė adhurim). nė adhurim 
                        tė Allahut, njė tė vetmit, e qė mos ti shoqėrojnė 
                        askėnd tjetėr nė adhurimin e Allahut.
 
 Abdullahu: -E a di shkakun fillestar qe bėri shirk 
                        populli i Nuhut?
 
 Abdnebiju: Nuk e di!
 
 Abdullahu: -Allahu e dėrgoi Nuhun te populli i tij 
                        atėherė kur i tejkaluan kufijtė nė ngritjen e salihinėve 
                        (njerėzit e devotshėm) derisa mė nė fund i adhuruan pėr 
                        zota, tė cilėt ishin: Vud, Suva-a, Jeguth, Jeukė e Nesre.
 
 Abdnebiju: -A do tė thuash se Vud, Suva, Jeguth, Jeukė e 
                        Nesre janė emra njerėzish tė devotshėm e nuk janė emra 
                        tė arrogantėve mosbesimtarė?
 
 Abullahu: -Po kėta ishin emrat e njerėzve tė mirė tė 
                        popullit tė Nuhut alejhi selam, tė cilėt populli i Nuhut 
                        i mori pėr zota dhe pastaj i pasuan arabėt nė adhurimin 
                        e tyre siē transmeton Buhariu nga ibn Abasi, Allahu 
                        qoftė i kėnaqur me tė.
 
 Abdnebiju: -Vėrtet kėto fjalė janė shumė tė ēuditshme!
 
 Abdullahu: -A do tė tė tregoj se ēfarė ėshtė edhe mė e 
                        ēuditshme se kjo? Kur ta dish se Allahu e dėrgoi 
                        Muhamedin salallahu alejhi ue selem te populli arab, tė 
                        cilėt shumė i bėnin ibadet Allahut, si haxh, lėmoshė 
                        etj,, por qė morėn ndėrmjetėsues ndėrmjet tyre dhe 
                        Allahut disa krijesa duke thėnė se dėshirojmė qė tė na 
                        afrojnė tek Allahu, e tė na ndėrmjetėsojnė tek Ai, si 
                        Isa alejhi selam, melaiket, salihinėt (njerėz tė 
                        devotshėm etj). Allahu e dėrgoi Muhamedin salallahu 
                        alejhi ue selem qė tua ripėrtėrijė fenė e Pejgamberit 
                        tė mėhershėm Ibrahimit alejhi selam e tua sqarojė se ai 
                        adhurim i Allahut ėshtė meritė vetėm e Allahut dhe Ai 
                        spranon qė dikush ti shoqėrohet nė tė, ngase Ai ėshtė 
                        Krijuesi Err-rrezak (Furnizues qė nuk furnizon kush pos 
                        Tij) si dhe shtatė palė qiej e shtatė palė tokė 
                        adhurojnė vetėm Allahun dhe janė nėn nėnshtrimin e Tij e 
                        mbizotėrimin e Tij, derisa edhe idhujt e tyre e pranonin 
                        se janė nėn mbizotėrimin e Allahut.
 
 Abdnebiju: -Me tė vėrtetė kėto fjalė janė mahnitėse, a 
                        ka ndonjė argument pėr kėtė?
 
 Abdullahu: -Ka argumente tė shumta, si fjala e Allahut 
                        ku thotė: Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga 
                        qielli e toka, kush e ka nė dorė shqimin e 
                        dėgjimin(tuaj), kush e nxjerr tė gjallin nga i vdekuri e 
                        kush e nxjerr tė vdekurin nga i gjalli, kush rregullon 
                        ēdo ēėshtje?" Ata do tė thonė: "Allahu". Ti thuaj: "A 
                        nuk i frikėsoheni? (dėnimit)." (Junus: 31) E fjala e 
                        Allahut: Thuaj: "E kujt ėshtė toka dhe ēdo gjė qė ka 
                        nė tė, nėse jeni qė e dini?"
 Ata do tė thonė: "E Allahut". Atėherė thuaju: "Pėrse pra 
                        nuk mendoni?"
 Thuaj: "Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zot i Arshit 
                        tė madh?"
 Ata do tė thonė: "Allahu!". Thuaju: "E pse nuk 
                        frikėsoheni pra?"
 Thuaj: "Nė dorėn e kujt ėshtė i tėrė pushteti i ēdo 
                        sendi dhe Ai ėshtė qė mbron (kė tė do), e qė prej Atij 
                        nuk mund tė ketė tė mbrojtur; nėse jeni qė e dini?"
 Ata do tė thonė: "Nė dorė tė Allahut!" Thuaj: "E si 
                        mashtroheni pra?" (Muminun, 84-89)
 E mushrikėt nė haxh bėnin telbijen (dua e cila bėhet me 
                        rastin e kryerjes sė haxhit apo tė umres) duke thėnė: 
                        Tė pėrgjigjem, o Zot, tė pėrgjigjem, Ti nuk ke shok.)
 E pranimi i mushrikve kurejshė se Zoti ėshtė Ai qė 
                        mbizotėron gjithėsinė apo siē quhet teuhid errububie nuk 
                        ishte e mjaftueshme qė ti fuste nė Islam. Besimi i tyre 
                        se melaiket e Pejgamberėt si dhe njerėzit e mirė janė 
                        ndėrmjetėses tek Allahu bėri qė ata tė mbeten jashtė 
                        fesė. Si kusht pėr pranimin e duasė patjetėr duhet qė 
                        ajo ti drejtohet Allahut pa kurrfarė ndėrmjetėsuesi. Po 
                        ashtu zotimi duhet tė jetė vetėm pėr Allah, edhe therja 
                        e kurbanit duhet tė jetė vetėm pėr Allah. Ndihma 
                        kėrkohet vetėm nga Allahu dhe tė gjitha ibadetet duhet 
                        tė jenė vetėm pėr Allah.
 
 
 
						
                        
                        Vazhdon26.4.2009
 |