|  
	
	
						
                        Duke 
                        ndeshur ēdo ditė nė studime krahasuese, qoftė tė lėmit 
                        religjioz apo tė fushave tė tjera studimore, dhe duke 
                        parė nevojėn e lexuesve tė etur pėr artikuj tė tillė, 
                        vendosa qė tė thur disa fjali mbi kėto dy vende. Studimi 
                        ynė komparativ ka si synim qė tu ofrojė lexuesve disa 
                        njohuri rreth Singaporit dhe Kosovės, gjithnjė duke u 
                        munduar qė studimit nė fjalė ti japim pamjen 
                        komparative, qė do tė ngjallė sadopak kureshtjen e 
                        lexuesit pėr tė njohur disa kėndvėshtrime themelore tė 
                        kėtyre dy vendeve.
 Studime komparative nga kėndvėshtrimi historik
 
 Singapori, njė vend multifetar dhe multietnik, me njė 
                        sipėrfaqe prej 224 miljesh katrorė, shtrihet nė Azinė 
                        Juglindore. Ky vend numėron mė shumė se 71 xhami dhe 9 
                        medrese tė pranuara nga Ministria e Arsimit. Numri i 
                        banorėve kap shifrėn afro 5 milionė, kurse muslimanėt 
                        pėrbėjnė 15% tė kėtij numri. Singapori - vendi i luanėve 
                        - dikur administrohej nga qeveria malaje, por tashmė ēdo 
                        gjė ka ndryshuar. Kinezėt, tė cilėt bėnin tregti nė atė 
                        kohė, arritėn qė kėtij vendi ti japin njė imazh 
                        krejtėsisht tjetėr nga ai fshati i dikurshėm. Ndėrsa 
                        raca indiane, tė cilėt nė Singapor fillimisht kishin 
                        ardhur si fuqi punėtore, pėrkatėsisht pėr rregullimin e 
                        mbulesave tė shtėpive, si rrjedhojė mbeten aty 
                        pėrgjithmonė duke gėzuar tė drejtat e njeriut sikurse 
                        fisi vendas malaj, po ashtu edhe ai kinez.
 
 Ēėshtė e vėrteta, nė kėtė vend, tė tri nacionalitetet 
                        mė tė njohura: kineze, malaje dhe indiane, zotėrojnė 
                        nėnshtetėsinė, por nė pasaportat e tyre pėrveēse 
                        shkruhet Singaporian Citizen - mė poshtė citohet edhe 
                        nacionaliteti pėrkatės, pra, kjo ėshtė bėrė pėr tė 
                        dalluar origjinėn e tyre tė lashtė. Ti kthehemi 
                        Kosovės, njė vend me pozitė tė mirė gjeografike, i cili 
                        shtrihet nė Ballkanin Qendror, me shumicė dėrrmuese 
                        muslimane. Nė kėtė vend gjejmė tė njėjtin realitet, 
                        vetėm se nė tė pavarėsia vetėm sa ėshtė fituar, kurse 
                        Singapori e gėzoi para 42 vitesh, mė saktė nė gusht tė 
                        vitit 1965. Vendi ynė, qė ka shumicė muslimane, pėrbėhet 
                        nga dy fe, Islami dhe Krishterimi dhe shumė 
                        nacionalitete, si ajo turke, boshnjake, rome, etj. 
                        Singapori prej vitesh ishte nėn sundimin britanik. Gjatė 
                        asaj kohe ishte ende provincė e Malajzisė, dikur e 
                        quajtur Malaja, por nė vitin 1965 me paqe arritėn ēdo 
                        gjė dhe Singapori shpalli pavarėsinė e tij.
 
 Kur flasim rreth kėtij dallimi tė madh, nė tė njėjtėn 
                        kohė ka ngjasim me problemin e trojeve shqiptare. Nė 
                        vitin 1912, Shqipėria shpalli pavarėsinė e saj, por 
                        Kosova u harrua dhe fatkeqėsisht mbeti nėn pushtimin 
                        serb. Kjo ishte periudha dhe shansi mė i madh kur Kosova 
                        mund tė shpallte pavarėsinė e saj, sikur ajo tė gjente 
                        pėrkrahje nga vendet fqinje. Duhet theksuar se me 
                        kapitullimin dhe rėnien e kalifatit osman, shėnohet edhe 
                        fundi i sundimit tė kalifatit nė Ballkan. Kėtu kemi tė 
                        bėjmė me dy shembuj shumė tė pėrafėrt; i pari qe largimi 
                        i Perandorisė Osmane nga Ballkani dhe shpallja e 
                        pavarėsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1912, i cili lidhet me 
                        rėnien e sunduesve britanikė, tė cilėt mbanin nė pranga 
                        rajonin malaj dhe shpallja e pavarėsisė sė Malajzisė nė 
                        vitin 1953. Pėr sa i pėrket shembullit tė dytė, ai 
                        shpalos rastin dhe fatin e dy vendeve: njėrin nė Azinė 
                        Juglindore, Singaporin, dhe tjetrin nė Evropėn 
                        Juglindore, Kosovėn. Kur ėshtė fjala pėr rastin e 
                        parė, pėrkatėsisht pėr Singaporin, kėta arritėn qė tė 
                        tregojnė aftėsitė e tyre dhe me paqe u bėnė tė pavarur, 
                        por nė tė njėjtėn kohė u mbėshtetėn edhe nga vendet 
                        fqinje, gjersa rasti i dytė, nė Evropėn Juglindore, 
                        pėrkatėsisht Kosova, nuk gėzoi tė njėjtin fat. Mė shumė 
                        se njė shekull ėshtė punuar qė Kosova tė gėzojė fatin e 
                        fitores sė pavarėsisė.
 
 Do ta pėrmbyllja kėndvėshtrimin historik me njė fenomen 
                        shumė tė ēuditshėm. Pėrderisa nė Kosovė ende flitet pėr 
                        bashkimin e trojeve shqiptare dhe duke pasur parasysh 
                        vėshtirėsitė pėr arritjen e pavarėsisė, nė Singapor 
                        asnjėherė nuk flitet pėr gjėra tė pakapshme, tė cilat as 
                        qė mund tė paramendohen. Pra, jo vetėm Singapori por 
                        edhe vendet pėrreth nuk diskutojnė pėr gjėra qė do tė 
                        lėkundnin marrėdhėniet diplomatike.
 
 Studime komparative nga kėndvėshtrimi fetar: objektet 
                        fetare
 
 Nėse i kthehemi studimit tė objekteve fetare nė Singapor 
                        dhe nė Kosovė, do tė shohim se shifrat e mėdha nė tė 
                        shumtėn e rasteve nuk tregojnė domosdoshmėrinė e 
                        arritjes sė suksesit. Rol tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim 
                        luan vetėm puna dhe kontributi i vazhdueshėm. Mė parė 
                        cituam se numri i pėrgjithshėm i xhamive nė Singapor 
                        arrin nė 71, kurse nė Kosovė numri i xhamive kalon mė 
                        shumė se 500 sosh. Pėr njė vend me pėrbėrje prej 70% 
                        kinezėsh dhe vetėm 15% me pėrkatėsi islame ėshtė pėr tu 
                        krenuar qė muslimanėt singaporianė arritėn ti mbajnė 
                        gjallė kėto xhami, si nga ana materiale ashtu edhe nga 
                        ana shpirtėrore. Kur flasim pėr rolin e xhamive nė kėtė 
                        vend, duhet tė kihet parasysh ndarja e rolit tė tyre nė 
                        dy periudha; tė kaluarėn dhe atė prezente.
 
 Dikur, si nė ēdo vend tė botės, edhe nė Singapor xhamitė 
                        luanin njė rol shumė dimensional, mirėpo aty nuk kishte 
                        njė menaxhim qė do tė vazhdonte edhe mė tutje. Ndėrsa 
                        duke filluar nga dy dekadat e fundit, xhamitė nė 
                        Singapor luajnė rolin e tri institucioneve; institucion 
                        pėr kryerjen e obligimeve fetare, institucion pėr 
                        mėsimbesim dhe institucion pėr ekonomi dhe zhvillim. Me 
                        fjalė tė tjera, nė Singapor nuk bėhet fjalė qė tė 
                        ndėrtohen xhami tė reja, siē ndodh nė vendin tonė. 
                        Shtrohet pyetja: Pėrse nė Singapor vėshtirėsohet 
                        ndėrtimi i xhamive? Arsyet janė tė shumta, por arsyeja 
                        kryesore ėshtė ēmimi shumė i lartė i truallit.
 
 Ta marrim me mend se nė kėtė vend kur bėhet fjalė pėr 
                        shitje apo blerje tė tokės, kjo procedurė realizohet 
                        pėrmes shputės sė kėmbės, pra pėr tė blerė njė metėr 
                        vend nė mėnyrė qė tė zgjerosh xhaminė apo medresenė, kjo 
                        do tė kushtojė me miliona dollarė, prandaj pėr kėtė 
                        arsye Bashkėsia Islame e Singaporit (MUIS - Muslim Ugama 
                        Islam Singapore), ka iniciuar plane tė reja qė xhamia tė 
                        mos mbetet vend vetėm pėr kryerjen e riteve fetare, por 
                        nė tė njėjtėn kohė tė shėrbejė si njė mėsonjėtore duke 
                        ndėrtuar nė katin e saj edhe medrese tė vogla, ku aty do 
                        tė mėsonin fėmijėt muslimanė rreth besimit tė tyre.
 
 Pėr mirėmbajtjen e saj dhe tė nevojave qė i duhen kėtyre 
                        medreseve, xhamitė e reja nė Singapor posedojnė edhe 
                        dyqanet apo supermarketet, ku prej aty do tė burojnė 
                        paratė. Pra, secila prej xhamive tė Singaporit ka edhe 
                        medresenė pėr fėmijė dhe tė rritur tė tė dy gjinive. Me 
                        njė fjalė, numri i medreseve qė menaxhohen nga xhamitė 
                        ėshtė 71. Ndėrsa nė Kosovė kemi njė numėr tė madh 
                        xhamish, por qė fatkeqėsisht deri mė tani nuk kemi hasur 
                        nė njė administrim tė tillė. Edhe nga pėrvoja qė kam 
                        ndarė me shumė imamė kosovarė, tė cilėt posedojnė 
                        titullin e mėsuesit, ligjėruesit dhe imamit (mualim, 
                        hatib dhe imam) nė ndonjėrėn prej xhamive, shohim se 
                        titujt nė fjalė janė sipėrfaqėsorė, pėrderisa nė 
                        Singapor imami apo ligjėruesi respekton vendin dhe 
                        postin e dhėnė nga Bashkėsia Islame e vendit, pėrndryshe 
                        do tė mbetet nė rrugė.
 
 Nėse bėjmė njė krahasim mbi tė ardhurat mujore tė njė 
                        imami nė Singapor, do tė vėrejmė se imamėt e xhamive apo 
                        mėsimdhėnėsit e kėtyre medreseve, nė muaj marrin jo me 
                        shumė se 600 dollarė, pra saktėsisht kapin vlerėn e 300 
                        eurove. Pėr disa kjo vlerė mund tė tingėllojė shumė e 
                        lartė, mirėpo kostoja e jetesės nė Singapor ėshtė shumė 
                        e shtrenjtė nė krahasim me atė nė Kosovė. Kjo pagė ėshtė 
                        njė shumė simbolike dhe nuk i vėrejmė imamėt qė tė 
                        ankohen ashtu siē ndodh me realitetin e imamėve 
                        kosovarė. Sikur Bashkėsia Islame e Kosovės ti kushtonte 
                        rėndėsi aprovimit tė kėtij shembulli, do tė vėrenim se 
                        nė ēdo fshat do tė operonte edhe medreseja, por jo siē e 
                        kemi shprehi qė mėsimbesimin ta zhvillojmė vetėm gjatė 
                        sezonit veror apo gjatė Ramazanit.
 
 Duhet theksuar se medresetė nė Singapor (kam pėr qėllim 
                        medresetė e xhamive - Mosques Madrasas) kanė klasa tė 
                        veēanta dhe mėsimbesimi zhvillohet me dy orare; paradite 
                        dhe pasdite. Nė vazhdim do tė pėrmendim lėndėt mėsimore 
                        qė mėsohen nė kėto medrese; ēerdhet pėr fėmijė (kindergarten) 
                        ku mėsojnė shkrim-leximin arab dhe praktikojnė leximin e 
                        Kuranit. Kjo periudhė u dedikohet tė vegjėlve, kurse 
                        lėndėt pėr bazat e fesė, klasat apo ligjėratat pėr haxh 
                        dhe umra, namazi, abdesti, mėsimi i gjuhės arabe u 
                        dedikohen adoleshentėve. Duhet theksuar se klasat janė 
                        tė ndara pėr tė dy gjinitė. Kėto qenė disa nga lėndėt 
                        themelore qė mėsohen nė shkollat e ashtuquajtura 
                        Mosques Madrasas (Medresetė e xhamive). Ndėrsa kur 
                        ėshtė fjala pėr medresetė zyrtare, atje numėrohen 
                        gjithsej nėntė prej tyre dhe qė tė gjitha mbikėqyren nga 
                        Ministria e Arsimit dhe MUIS-i. Nė vitin 1982 janė bėrė 
                        ca ndryshime nė favor tė studentėve fetarė, me fjalė tė 
                        tjera, kurikulumet e shkollave fetare dhe atyre laike 
                        nuk dallojnė aq shumė.
 Kjo ėshtė bėrė si rezultat i klimatizimit tė 
                        medresistėve me programet e reja qė ka aprovuar 
                        Ministria e Arsimit tė Singaporit. Nė kėto shkolla 
                        pėrveē lėndėve fetare mėsohen edhe shkenca tė ndryshme 
                        dhe janė tė pajisura me laboratorė modernė. Kėto medrese 
                        i bėn mė tėrheqėse prania e tė huajve, veēmas njohėsve 
                        tė gjuhės arabe dhe angleze, ku shumica e shkollave 
                        fetare zhvillojnė mėsimet nė gjuhėn arabe, por prej tyre 
                        kemi edhe tė pėrziera, pra shumica e tyre si medium tė 
                        gjuhės kanė gjuhėn arabe. Pėr lexuesin kemi sjellė edhe 
                        emrat e medreseve nė fjalė tė renditura sipas ndarjes sė 
                        provincave:
 
 Madrasah Et-Tahzibijeh El-Islamijeh    15 
                        Jalan Ulu Seletar Sembawang
 Madrasah El-Irshad El-Islamijeh          
                        9 Winstedt Road, Singapore
 Madrasah El-Xhunejd El-Islamijeh       
                        30 Victoria Lane, Singapore
 Madrasah As-Saguuf El-Arabijeh         
                        111 Jalan Sultan, Singapore
 El-Medreseh Ed-dinijeh Radin Mas       
                        50 Telok Blangah Way, Singapore
 Madrasah Wak Tanjong El-Islamijeh    589 
                        Sims Avenue, Singapore
 Madrasah El-Arabijeh El-Islamijeh       
                        14 Jalan Selamat, Spore
 Madrasah El-Mearif El-Islamijeh         
                        14 Ipoh Lane, Singapore
 
 Ėshtė me rėndėsi tė theksohet edhe krahasimi mes 
                        Bashkėsisė Islame tė Singaporit dhe Bashkėsisė Islame tė 
                        Kosovės. Nė kėtė pikė do tė veēoja se pėrderisa nė 
                        Kosovė muftiu - nė tė kaluarėn dhe nė tė tashmen - luan 
                        rolin e Kryetarit tė Bashkėsisė dhe atė tė Muftiut, nė 
                        Singapor kėto dy poste janė tė ndara, pra, Bashkėsia 
                        Islame e Singaporit (MUIS) pėrbėhet nga Kryetari i 
                        Bashkėsisė; HAJI MOHD ALAMI MUSA (President i MUIS), nga 
                        Muftiu: SYED ISA MOHD SEMAIT (Mufti i Singaporit), dhe 
                        Sekretari: SYED HAROON ALJUNEID (Sekretar i MUIS).
 
 Ajo qė ėshtė e pėrbashkėt nė kėto dy vende ėshtė 
                        mosekzistimi i Universitetit Islam, pra, as nė Singapor 
                        e as nė Kosovė nuk kemi ndonjė institucion tė lartė tė 
                        edukimit tė brezave.
 
 Do ta pėrmbyllja kėndvėshtrimin fetar edhe me njė 
                        fenomen tjetėr. Derisa nė Kosovė liderėt dhe prijėsit 
                        fetarė ekspozohen me rroba tė shtrenjta dhe vetura 
                        luksoze, nė Singapor shohim se pas orarit tė punės ata 
                        merren edhe me shitblerje dhe tregti tė ndryshme, nė 
                        mėnyrė qė tė mbijetojnė nė njė vend shumė tė zhvilluar 
                        dhe me perspektivė, por qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė 
                        mbijetuar - po qe se varesh vetėm nga pagat mujore - dhe 
                        tė zotėruarit e njė veturė do tė thotė se bėn pjesė nė 
                        grupin e tė pasurve.
 
 Nė fund, shfrytėzoj rastin qė muslimanėt nė vendin tonė 
                        tė kontribuojnė mė shumė nė ruajtjen e vlerave tė tyre 
                        islame. E them kėtė duke u bazuar nė realitetin qė shoh 
                        nė Singapor, se si kontribuojnė muslimanėt vendas; ata 
                        pėrveē pagesės sė zekatit, paguajnė edhe njė shumė 
                        simbolike vjetore pėr xhamitė dhe medresetė. Zakonisht 
                        pagesa bėhet nė bazė tė tė ardhurave tė tyre mujore. 
                        MUIS-i, apo Bashkėsia Islame e Singaporit, zotėron 
                        licencė pėr ushqimet e lejuara (hallall). Tė gjithė 
                        muslimanėt janė tė vetėdijshėm se ku tė ulen pėr marrjen 
                        e ushqimeve, pasi MUIS-i ėshtė pėrgjegjėsi kryesor pėr 
                        trajnimin e kursantėve se si tė dallojnė ushqimet e 
                        lejuara nga ato tė ndaluarat dhe mė pas u lejohet hapja 
                        dhe drejtimi i restoranteve. Nėse dėshirojmė tė hamė 
                        ushqim nė ndonjė restorant dhe kemi frikė se ata mund tė 
                        na shėrbejnė ushqime haram, kjo ėshtė e lehtė pėr tu 
                        evituar, pasi nė murin e restorantit mbahet edhe licenca 
                        nga Muisi, ku tregohet se ushqimi nė atė restorant ėshtė 
                        i lejuar dhe shėrbehet sipas bazave tė sheriatit islam. 
                        Kjo ėshtė e aplikueshme edhe pėr pronarėt jomyslimanė, 
                        ku MUIS-i lėshon licencėn pėr tė dy palėt: muslimanė dhe 
                        jomuslimanė dhe kjo arrihet vetėm pas mbarimit tė 
                        kurseve pėrkatėse. Ndėrsa nė Kosovė kjo ėshtė shumė larg 
                        mendjes sonė. Kohėve tė fundit tregu kosovar ėshtė 
                        pėrzier me lloj-lloj artikujsh dhe ėshtė bėrė mjaft e 
                        vėshtirė qė ti dallojmė ushqimet se nga vijnė dhe ku 
                        paketohen.
 
 Nė fund, e lusim Allahun e Madhėrishėm qė tė na 
                        shpėrblejė pėr ēdo vepėr dhe punė tė mirė!
 
 
 
 
						
                        Mr. Fehim 
                        Dragusha5.4.2009
 |