Mbretėria e Bruneit (Darussalam)
20.12.2009 09:39:42

I. Skica demografike e Bruneit

Mbretėria e Bruneit ka njė numėr shumė tė vogėl banorėsh, 350,000 banorė pėrafėrsisht
1. Brunei shtrihet nė Azinė Juglindore, nė ishullin e majtė tė Borneut. Shtetet e saj fqinjė janė: Malajzia, Indonezia, Tajlanda si dhe Singapori. Kryeqyteti i Bruneit ėshtė Bandar Seri Begawan. Banorėt e kėtij vendi flasin gjuhėn melaje2. Dy tė tretėn e kėtij numri e pėrbėjnė fisi melaj. Pėrveē kėtij fisi, nė Brunei hasim edhe disa fise tė tjera, si fisi dusun, fisi ibang etj. Fisin melaj numėron 68% tė popullsisė dhe qė tė gjithė pasojnė shkollėn juridike shaafite, kurse fiset e tjera janė jomuslimane dhe pėrqindja e tyre kap shifrėn 6%. Kėto fise vėrtet janė primitive dhe ende praktikojnė dhe besojnė nė besime tė kota, si Animizmi, Shaminizmi, etj.

Kohėve tė fundit shumė banorė tė kėtyre fiseve kanė pėrqafuar fenė islame e disa tė tjerė atė tė krishterė. Nė Brunei dominojnė ca etnitete, si pėr shembull kinezėt me prejardhje nga Kina, Hong Kongu dhe Taiwani. Kėta emigrantė
3 praktikojnė besimet e tyre kineze, si budizmi, taoizmi dhe konfucionizmi. Edhe prej tyre njė numėr bukur i mirė kanė kaluar nė fenė islame. Ne kėtė vend hasim edhe materialistė, hindusė si dhe njerėz tė besimeve tė tjera, pėrqindja e tė cilėve arrin nė 11%. Edhe pse feja islame ėshtė fe zyrtare e vendit (Brunei Darussalam), megjithatė pakicat fetare kanė tė drejtė t’i zbatojnė traditat e tyre fetare dhe tradicionale dhe ky ėshtė njė shembull i mirė pėr jomuslimanėt, tė cilėt janė duke ushtruar terror mbi muslimanėt dhe mbi Islamin. Kjo harmoni dhe paqe ndėrmjet feve daton qysh nga viti 1959, atėherė kur Brunei shpalli kushtetutėn e saj islame, duke shpallur: Fe zyrtare e Bruneit do tė jetė Islami. Tė gjitha fetė e tjera kanė tė drejtėn e praktikimit tė tyre nė paqe dhe harmoni…

Brunei pėr dallim nga vendet fqinjė shquhet si vend i paqes dhe qetėsisė. Ėshtė vend qė ēdo gjė ia kushton ndėrtimit dhe zhvillimit tė jetės islame. Dikush do tė kishte pyetur se si erdhi Islami nė Brunei?

II. Si erdhi Islami nė Brunei?

Ka shumė teori qe flasin mbi ardhjen e Islamit nė Brunei
4
. Njėra prej teorive ėshtė se Islami ka ardhur nga Kina. Njė teori tjetėr ėshtė se Islami kishte depėrtuar ne Brunei pėrmes tregtarėve arabė, tė cilėt kishin ardhur nė Azinė Juglindore pėrgjatė shekujve 14-15.
Kėta arabė kishin qenė nga Jemeni dhe thuhet qė nė Brunei kishin arritur tė depėrtojnė pėrmes Indisė. Historianėt kanė vėrtetuar se shumica e thirrėsve islamė, qė kishin ardhur nė Xhava (Java), Sumatra, Borneo dhe Selebes, kishin qenė me prejardhje dhe trashėgimi tė Pejgamberit tė fundit, Muhamedit alejhi selam.

Njė teori tjetėr thotė se Islami nė Brunei kishte depėrtuar nė vitet e hershme, diku nė shekullin e shtatė, pėrmes misionarėve muslimanė, prej tė cilėve kishte edhe tregtarė
5.
Bazuar nė faktet e dėshmuara, tregohet se nė vitin 977, nė Brunei ishte njė musliman kinez. Nė varrezat e tjera tė kryeqytetit “Bandar Seri Begawan” gjenden disa gurė varresh tė muslimanėve. Kėta gurė datojnė qysh nga shekulli 15 dhe aty ėshtė edhe varri i njėrės prej Princeshave tė Sultan Abdul Majid. Mbishkrimi ėshtė arab
6. Kėta thirrės, me mundin qė dhanė nė pėrhapjen e Islamit, arritėn qė nė shekullin 12 hixhri tė themelojnė shtetin islam tė Bruneit dhe prej asaj kohe e deri nė ditėt e sotshme Brunei ka kushtetutėn e saj islame7. Nga shekulli i pesėmbėdhjetė e deri nė gjysmėn e shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, Brunei arriti tė dominojė mbi ishujt bregdetarė tė Borneut dhe Filipinėve.

Me ardhjen e spanjollėve dhe anglezėve nė kėtė rajon, ndodhėn shumė shkatėrrime politike e mbi tė gjitha Anglia nė mėnyrė graduale arriti qė Brunein ta bėnte si protektorat tė saj nė vitin 1888. Brunei konsiderohet Mbretėri Islame Maleje qysh para gjashtė shekujve. Koncepti i domethėnies sė MIB-sė "Monarkisė Maleje Islame" (Melayu Islam Beraja ose Malay Muslim Monarchy) ėshtė konfirmuar pėrgjatė kohės sė Sultan Haji Omar Ali Saifuddin (1950 – 1967), atėherė kur u njoh zyrtarisht nė Kushtetutėn e Bruneit, nė vitin 1959. Pikėsynimi i qeverisjes sė Bruneit nga Sultan Hassanal Bolkiah ka pėr qėllim pėrkrahjen dhe ruajtjen e Islamit si fe zyrtare tė Bruneit. Gjatė periudhės se Sulltanit tė tanishėm, "Sultan Hassanal Bolkiah", shteti i Bruneit u zhvillua nė masė tė gjerė, sidomos nė fushėn fetare, me ndėrtimin e xhamive, faltoreve, shkollave islame, institucioneve tė larta fetare, kolegjeve, universiteteve etj
8.

III. Brunei – shteti i parė islam nė Borneo

Besohet se sundimtari "Po-ni Awang Alak Betatar" ishte martuar me njė princeshė muslimane nga Xhohori
9 i vjetėr dhe mė pas kishte kaluar nė Islam. Pas martesės sė tij me Princeshėn e Xhohorit, ai ishte bėrė Sulltan dhe kishte marrė emrin "Sultan Muhammad Shah". Ky ishte Sulltani apo Mbreti i parė i Bruneit. Nga e gjithė kjo rezulton se feja islame nė Brunei kishte qenė pėrhapur para vitit 1370. Islami kishte filluar tė pėrhapej nė Brunei gjatė mbretėrisė sė Sultan Sherif Alij – ky ishte arab nga Taifi dhe njėherazi edhe trashėgimtar i Muhamedit alejhi selam. Pėr vlerėn dhe personalitetin e tij moral tregon historia e Bruneit. Emri i tij, qė mbeti i pavdekshėm tek gjeneratat e reja, tregon se ai ishte njė musliman shumė i sinqertė, i cili Islamin e kishte pėrhapur nė Brunei nė mėnyrė fisnike10. Nė vitin 1515, portugezėt njoftuan nga Malaka (Malacca) se Mbreti dhe banorėt e Bruneit ishin bėrė muslimanė. Tregtia e Bruneit ishte rritur. Hapėsira gjeografike ishte zgjeruar me tė madhe. Vendet qė kishte marrė Brunei ishin: Sabah, Sarawaku, Filipinėt dhe Manila11. Mbreti i pestė i Bruneit ishte "Sulltan Bolkiah", i cili ishte edhe Hero i Bruneit. Perandoria e tij kishte qenė shumė e gjerė dhe kishte marrė shumė territore. Ai kishte vdekur nė vitin 1524.

IV. Organizatat dhe institucionet fetare

Institucionet fetare, si pėr muslimanėt ashtu edhe pėr jomyslimanėt, gjenden nė ēdo anė tė Bruneit. Bazuar nė Ministrinė pėr Ēėshtje Fetare (Islamic Religious Affairs), nė Brunei ekzistojnė 113 xhami, pėrfshirė kėtu edhe dy xhamitė kryesore dhe mė tė mėdha nė Mbretėrinė e Bruneit, "Masjid Omar Ali Saifuddien dhe Jame'Asr Hassanal Bolkiah. Kėto xhami janė shumė atraktive pėr vizitorėt e huaj si dhe kupolat e tyre janė tė zbukuruara me ar. Nė Brunei ekzistojnė shtatė kisha, tre tempuj kinezė si dhe dy tempuj tė vegjėl indianė. Pra, ky ėshtė njė argument i vėrtetė se nė Brunei ka liri fetare si dhe harmoni shtetėrore dhe pėr kėtė quhet Darussalam (Vend i Paqes). Shumica e organizatave islame dhe departamenteve janė qeveritare. Ministria e Fesė ėshtė themeluar nė vitin 1986. Ajo pėrbėhet nga departamente tė ndryshme, si:
1- Departamenti pėr ndėrtimin dhe mbikėqyrjen e xhamive.
2- Departamenti pėr organizimin e haxhit.
3- Departamenti i studimeve islame, pėrfshirė kėtu edhe
4- Departamentin e legjislacionit islam.
5- Departamentin pėr thirrje nė Islam, etj .

V. Qendra pėr thirrje nė Islam

Ėshtė themeluar nė janar tė vitit 1985 dhe si pikėsynim ka pėrhapjen dhe zgjerimin e mėsimeve islame pėr muslimanėt nė pėrgjithėsi dhe jomuslimanėt nė veēanti. Departamenti nė fjalė merr pėrsipėr botimin e librave dhe broshurave me tematikė islame si dhe botime tė tjera periodike, gjithashtu bėn shkėmbimin e informatave me disa shtete islame, duke mos harruar edhe organizimin e seminareve dhe konferencave qė kanė lidhje me ēėshtjet islame
12. Duke parė nevojėn e banorėve pėr fenė islame, Sulltani i Bruneit "Hassanal Bolkia" ndėrton godinėn tjetėr tė Ministrisė sė Fesė nė rajonin e Tutongut13. Nė vitin 1975, nė Bandar Seri Begawan (kryeqyteti i Bruneit), Mbreti "Hassanal Bolkiah" themeloi "Kolegjin e mėsuesve fetarė islamė". Gjithashtu duhet theksuar se Sulltani "Hassanal Bolkiah" i ka kushtuar njė rėndėsi tė madhe zhvillimit tė njohurive, e nė veēanti leximit dhe mėsimit tė Kuranit pėrmendsh. Si argument pėr kėtė kemi rastin kur Brunei Darussalam nė Garat Internacionale, tė mbajtura nė Kuala Lumpur, nė vitin 1977 zuri vendin e parė.

Nė vitin 1991, Sulltani "Hassanal Bolkiah" informon tė gjithė banorėt vendas se festat kryesore, si viti i ri i muslimanėve, zbritja e Kuranit si dhe ngritja (Israja dhe M'iraxhi) e Muhammedit alejhi selam gjithsesi duhen festuar dhe duhet tė shpallen ditė pushimi pėr tė gjithė banorėt. Mė vonė, Brunei merr iniciativėn e botimit tė Kuranit, tė ashtuquajtur "Kurani i Bruneit Darussalam". Shkrimi qė ėshtė pėrdorur nė kėtė Kuran quhet "Shkrim Xhaavi"
14. Viteve tė fundit u themelua njė numėr i madh institucionesh islame, tė mbikėqyrura nga specialistė tė legjislacionit Islam. Prej kėtyre institucioneve mund tė cekim:
-Tabung Amanah (TAIB) – Fonde tė Besuara Islame - e themeluar nė vitin 1991.
-Banka Islame e Bruneit (IBB) – e themeluar nė vitin 1993.
-Sigurimi Islam (TAIB) – e themeluar nė vitin 1993.

Nė Brunei numri i organizatave joqeveritare ėshtė shumė i vogėl. Prej tyre mund tė cekim “Asociacioni Kombėtar pėr Leximin dhe Mbajtjen e Kur'anit pėrmendsh (IQRA)”. Si organizatė joqeveritare ėshtė edhe "Asociacioni pėr Pranuesit e Rinj tė Islamit
15.

VI. Shkollimi fetar nė Brunei

Nė vitin 1956, nė Brunei funksiononin shtatė shkolla fetare me orar tė plotė dhe krahasuar me ditėt e sotshme gjejmė njė rritje tė shkėlqyer. Tani nė Brunei ekzistojnė 115 shkolla, edhe pse mėsim-besimi mėsohet nė tė gjitha shkollat e shtetit, lėnda fetare gjithsesi duhet tė mėsohet nė ēdo shkollė. Kohėve tė fundit tė gjitha shkollat e mėsim-besimit janė nėn mbikėqyrjen e Ministrisė sė Arsimit. Pėrveē kėtyre shkollave, nė Brunei gjendet edhe Instituti pėr Mėsimin e Kuranit pėrmendsh, i emėrtuar me emrin "Sultan Haji Hassanal Bolkiah Tahfiz Al-Qur'an Institute", po ashtu gjendet edhe "Kolegji i Studimeve Islame (Ma'had) si dhe "Kolegji pėr trajnimin e mėsuesve fetarė" (Maktab Perguruan Ugama).

Niveli tretėsor i mėsimeve ėshtė Fakulteti i Studimeve Islame , i cili ofron tre departamente, ato janė:
1- Islamic Law (Shari'ah) – Departamenti i Legjislacionit Islam –Sheriati.
2- Islamic Studies (Usuluddin) – Departamenti i Mėsimeve Islame.
3- Arabic Language (Lugah) – Departamenti i Gjuhės Arabe.

Do theksuar se Universiteti i Bruneit ėshtė themeluar nė tetor tė vitit 1985, atėherė kur banorėt vendas kishin nevojė me shumė se gjithēka tjetėr. Fillimi i mėsimit nė universitet ishte njė datė historike pėr popullin e Bruneit.
Madhėshtia e tij "Hassanal Bolkiah", banorėve vendas u ka mundėsuar qė mėsimet e tyre t’i ndjekin falas, duke filluar nga mosha 5-vjeēare e deri nė gradėn universitare. Sa i pėrket mėsimeve joislame, nė Brunei ende ka shkolla tė krishtera, tė ndėrtuara gjatė periudhės kolonialiste dhe ende janė nė shėrbim tė mėsim-besimit tė krishterė. Si shkolla ku vėrtet Krishterimi janė: St.George's, St.Andrew's, Micheal's dhe St.Angela.

Gjithashtu nė kėtė shtet gjenden tetė shkolla kineze, pėrfshirė kėtu edhe shkollėn e mesme "Chung Hwa", e cila ėshtė e ndėrtuar nė qendrėn e qytetit (Bandar Seri Begawan).
Duhet ta cekim se jomuslimanėt qė mėsojnė nė shkollat e sipėrpėrmendura janė tė obliguar qė gjithsesi ta mėsojnė lėndėn islame, tė ashtuquajtur "Kefahaman Islam", qė do tė thotė: “Mirėkuptimi i fesė islame”
16.

 


Mr. Feim Dragusha
5.9.2008


1 Mbėshtetur nė punimin e "Dr.Ahmed Fadil Jusuf" Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization-Brunei Darussalam Perspective. Faqe 1.
2
Hadir El-Alem El-Islami – Ve Kadaju Es-sijasijeh El- Muasireh, Autor: Dr. Muhammed Awed El-Huzaimah, faqe:163-164.
3
Brunei ėshtė njė shtet Islam qė nuk ua jep tė drejtėn e marrjes sė nėnshtetėsisė atyre qe janė jomysliman, pra ata qe janė jomyslimanė, nuk do ta marrin nėnshtetėsinė pėrderisa ta pranojnė Fenė Islame, dhe pėr kėtė arsye, ka shumė raste qė Kinezėt qė kanė ardhur ne Brunei para 50viteve, ende nuk kanė nėnshtetėsi dhe pėr kėtė quhen emigrantė.
4
  Dr Ahmed Fadil Jususf, Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization  -Brunei Darussalam Perspective , faqe 2.
5  Secondary History For Brunei Darussalam –Curriculum Development Department – Ministry of Education  – Brunei Darussalam . Page 77.
6
 Secondary History for Brunei Darussalam – Page 78.
7   Hadir El-Alem El-Islami – Ve Kadaju Es-sijasijeh El- Muasireh, Autor: Dr. Muhammed Awed El-Huzaimah, faqe: 163-164.
8  Leading the People to Happiness Forever . Chapter three "Ugama - Religion", page 75.
9
     Xhohori ėshtė njė vend i vogėl i Malajzisė dhe shtrihet af
ėr kufirit me Singaporėn.
10   Secondary History for Brunei Darussalam – Page78.
11    Manila ėshtė Kryeqyteti i Filipineve.
12  Dr Ahmed Fadil Jususf, Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization-  Brunei Darussalam Perspective , faqe 3.
13
Nė Brunei janė katėr rajone tė njohura, Ato janė: Rajoni Brunei Muara, Rajoni Kualla Bellait, Rajoni Tutong si dhe Rajoni Temburong . Ėshtė karakteristikė e veqant e kėtyre rajoneve, ngase qdo rajon posedon dialektin e ndryshėm te tė folurit.
14
Leading the People to Happiness Forever. Chapter three "Ugama - Religion", page 79,82,87,92,96.
15
Dr Ahmed Fadil Jususf, Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization-Brunei Darussalam Perspective , faqe 5.
16
Dr Ahmed Fadil Jususf, Enhancing Better Understanding of Islam in the Era of Globalization-Brunei Darussalam Perspective, faqe 6.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010