Allahu ka zgjedhur pėr ne Islamin si fe dhe Ai nuk do tė 
						pranojė fe tjetėr nga ndonjė, ashtu siē thotė Ai: 
						
						Dhe kushdo qė kėrkon fe 
						tjetėr pėrveē Islamit, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe 
						nė botėn tjetėr do tė jetė prej tė humburve. Ali Imran, 
						85.
						
						
						Profeti (sallahu alejhi 
						ue selem) na ka thėnė se grupe njerėzish prej umetit tė 
						tij do tė ndjekin kundėrshtarėt e Allahut nė disa prej 
						ritualeve dhe traditave tė tyre. Nė hadithin e Ebu Seid 
						el Hudri ai thotė: Me siguri qė ju do ti ndiqni ata qė 
						ishin para jush hap pas hapi. Edhe nėse ata hyjne nė 
						vrimėn e hardhucės, ju do ti ndiqni. Ne thamė: O i 
						dėrguari i Allahut, (me kėtė nėnkupton) ēifutėt dhe tė 
						kruishterėt? Ai tha: E kush tjetėr?
						
						Atė qė 
						tha profeti (alejhi selam) ėshtė bėrė realitet dhe ėshtė 
						pėrhapur nė sot nė shumė vende muslimane. Shumica e 
						muslimanėve ndjekin kundėrshtarėt e Allahut nė traditat 
						e tyre, nė mėnyrėn e sjelljes dhe i imitojnė ata nė 
						rituale dhe festimin e festave tė tyre.
						
						Ēėshtja u 
						pėrkeqėsua edhe me keq me hapjen e komunikimit masiv 
						midis popujve me anė tė tė cilit ritualet dhe traditat e 
						jomuslimanėve u transmetuan nė audio, video, satelit dhe 
						internet  nė vendet muslimane. Shumė muslimanė u 
						mashtruan nga kėto joshje.
						
						
						Nuk mjaftoi me kaq, por 
						gjatė viteve tė fundit njė fenomen i ri u pėrhap nė 
						rininė muslimane, e cila nuk ėshtė shenjė e mirė. Kjo 
						ėshtė manifestuar me imitimin e tė krishterėve nė 
						festimin e Shėn Valentinit. Kjo gjė i ka bėrė dijetarėt 
						tė shpjegojnė rregullat e sheriatit, qė muslimanėt tė 
						kenė njė kuptim tė qartė rreth kėsaj ēėshjeje, e cila 
						minon besimin me tė cilin Allahu i ka begatuar ata.
						
						
						Historia e festės sė dashurisė
						
						Festa e 
						dashurisė ishte njė prej festave tė paganėve romakė, kur 
						paganizmi ishte besimi i tyre, XVII shekuj mė parė. 
						Sipas konceptit tė tyre, kjo ishte njė shprehje e 
						dashurisė shpirtėrore.
						
						
						Ishin mite kėto tė 
						shoqėruara me festėn pagane tė romakėve, tė cilėt ia 
						insistuan trashėgimtarėve tė tyre tė krishterė. Midis 
						miteve me tė famshme ishte besimi romak qė Romuli, 
						themeluesi i Romės, i cili, sipas legjendės, u ushqye me 
						gjirin e ujkonjės, prej sė cilės mori forcėn dhe 
						zgjuarsinė.
						
						Romakėt 
						festonin kėtė ngjarje ēdo vit nė mes tė shkurtit me njė 
						festė tė madhe. Njė nga ritualet e kėsaj feste ishte 
						sakrifikimi i njė qeni dhe njė dhie. Dy tė rinj tė 
						fuqishėm lyenin trupin e tyre me gjakun e qenit dhe tė 
						dhisė, pastaj lanin gjakun me qumėsht. Pas kėsaj, 
						zhvillohej njė paradė e madhe me nė krye kėta dy tė 
						rinj. Dy tė rinjtė do tė ndanin lėkurėn me tė cilėn do 
						tė godisnin ēdokėnd qė kalonte pėrmes rrugės. Gratė 
						romake e mirėprisnin kėtė goditje, sepse besonin se kjo 
						do tė ndalonte shterpėsinė tek ta.
						
						Lidhja 
						e  Shėn Valentinit mė kėtė festė
						
						
						Shėn Valentini ėshtė njė 
						emėr qė iu dha dy martirėve tė lashtė nė njė kishė tė 
						krishterė. Thuhet se ishin dy ose njėri qė vdiq nė Romė, 
						si rezultat i persekutimit nga udhėheqėsi gotik Klaudius, 
						nė vitin 296. Nė vitin 350 njė kishė u ndėrtua nė Romė 
						nė vendin ku ai vdiq, si pėrkujtim pėr tė.
						
						
						Kur krishterimi u pėrhap 
						nė Romė ata filluan tė festonin festėn e dashurisė, tė 
						pėrmendur mė lart, duke ndryshuar konceptin pagan tė 
						dashurisė shpirtėrore nė njė koncept tjetėr tė quajtur 
						martirėt e dashurisė, tė pėrfaqėsuar nga Shėn 
						Valentini,  qė solli dashurinė dhe paqen, pėr shkak tė 
						sė cilave u martirizua, gjithmonė sipas gojėdhėnave. 
						Gjithashtu, kjo u quajt festa e dashurisė dhe Shėn 
						Valentini u konsiderua si shenjt i dashurisė.
						
						Njė nga 
						besimet e gabuara lidhur me kėtė festė, ishte se emri i 
						vajzave qė kishin arritur moshėn e martesės do tė 
						shkruheshin me rrota tė vogla letre dhe i vendosnin ato 
						nė njė pjatė mbi tavolinė. Tė rinjtė qė dėshironin tė 
						martoheshin do tė thirreshin dhe secili prej tyre do tė 
						merrte njė copė letre. Ai do ta vendoste veten nė 
						shėrbim tė asaj vajze, emrin e sė cilės kishte tėrhequr, 
						pėr njė vit dhe kėshtu ata mund tė njihnin njeri-tjetrin 
						dhe pastaj martoheshin, ose pėrsėrisnin tė njejtin 
						proces nė tė njėjtėn ditė nė festėn e vitit tjetėr.
						
						Nė lidhje 
						me origjinėn e kėsaj feste, kur romakėt u bėnė tė 
						krishterė, thuhet se perandori romak, Klaudius II, dha 
						urdhėr nė shekullin e III-tė qė ushtarėt nuk do tė 
						martoheshin, sepse martesa do ti shkėpuste ata nga 
						lufta. 
						
						
						Ky urdhėr u kundėrshtua 
						nga Shėn Valentin, i cili filloi tė  lejonte fshehurazi 
						martesėn pėr ushtarėt. Kur perandori e zbuloi kėtė, e 
						hodhi nė gjyq dhe e dėnoi me ekzekutim. Nė burg Shėn 
						Valentini ra nė dashuri me vajzėn e gjykatėsit. Ky ishte 
						njė sekret, sepse ligjet e krishtere nuk lejonin priftin 
						apo murgun tė martohej apo tė binte nė dashuri.
						
						Ai ende 
						vlerėsohet nga tė krishterėt, pėr shkak tė vendosmėrisė 
						nė krishterim. Perandori ofroi  ta falin atė, nė qoftė 
						se ai braktiste krishterimin dhe adhuronte zotat romakė, 
						pastaj do tė bėhej bashkėpunėtori i tij mė i ngushtė dhe 
						do ta bėnte dhėndėr, por Valetini e refuzoi kėtė ofertė 
						dhe preferoi krishterimin dhe kėshtu ai u ekzekutua mė 
						14 shkurt tė vitit 270. Kjo ditė mori emrin e tij.
						
						
						Papa pėrcaktoi ditėn e 
						vdekjes sė Shėn Valentinit, mė 14 shkurt, si festėn e 
						dashurisė. Por, kush ėshtė papa? Ai ėshtė njė 
						kryepeshkop i kishės universale, pasardhės i Shėn 
						Pjetrit. Shikoni se si ky kryepeshkop e pėrcakton 
						lejimin e kėsaj feste e cila ishte diēka e re nė besimin 
						e tyre. Kjo na kujton atė qė thotė Allahu: Ata i 
						konsideruan ahbarėt (priftėr jehudi) tė tyre, 
						ruhbanėt (murgjit e krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) 
						birin e Merjemes, pėr zota pėrveē Allahut, ndėrsa ata 
						nuk janė urdhėruar pėr tjetėr (nga pejgamberėt) pėrveē 
						pėr adhurimin ndaj Allahut njė, e qė nuk ka tė adhuruar 
						tjetėr pėrveē Tij. I lartė ėshtė Ai nga ēka i 
						shoqėrojnė! Teube, 31. 
						
						
						Transmetohet se Adij ibn 
						Hatim ka thėnė se ka shkuar tek profeti (alejhi selam) 
						me njė rreth floriri nė qafė. Profeti (alejhi selam) 
						tha: O Adij, hidhe atė objekt adhurimi dhe nė ēast 
						profeti (alejhi selam) kėndoi nga surja Teube: Ata i 
						konsideruan ahbarėt (priftėr jehudi) tė tyre, 
						ruhbanėt (murgjit e krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) 
						birin e Merjemes, pėr zota pėrveē Allahut
 Profeti tha: 
						Ata nuk i adhurojnė ata, por kur lejojnė diēka (qė ata 
						e kanė tė ndaluar) ata e pranojnė si tė lejuar dhe kur 
						ndalojnė diēka (qė ata e kanė tė lejuar) e pranojnė si 
						tė ndaluar. Trasmetoi Tirmidhiu, hadithi ėshtė hasen.
						
						
						Simbolet e kėsaj feste
						
						1. 
						Shprehja e kėnaqėsisė dhe e lumturisė me kėtė rast, 
						ashtu si dhe nė festa tė tjera tė mėdha.
						
						2. 
						Shkėmbimi i trėndafilave tė kuq qė janė simbol i 
						dashurisė, dashuria shpirtėrore e paganėve, ose 
						dashuria e tė krishterėve. 
						
						
						3. Dėrgimi i kartolinave 
						tė urimit. Nė disa nga kėto kartolina pikturohen 
						pikturat e Kupid, tė cilėt shfaqen si fėmijė me dy 
						pendė qė mbajnė njė shigjetė dhe njė hark. Ky ishte zot 
						i dashurisė pėr romakėt paganė. Kjo konsiderohet si 
						shoqėrim dhe barazim i Allahut me trillimet e tyre.
						
						4. 
						Shkėmbimi i fjalėve tė dashurisė nė kartolinat dhe 
						mesazhet e tyre. Disa nga kartolinat pėrmbajnė imazhe 
						komike dhe fjalė qesharake dhe shpesh pėrmbajnė frazėn: 
						qofsh Valentini im. Kjo paraqet konceptin e krishterė 
						tė kėsaj feste.
						
						5. Nė 
						shumė vende perėndimore, festat bėhen gjatė ditės dhe 
						darkė, ku meshkuj e femra kėrcejnė. Shumė prej tyre 
						dėrgojnė dhurata bashkėshorteve tė tyre, shoqeve, ose 
						atyre qė dashurojnė, si p.sh.: trėndafila, ēokollata 
						etj.
						
						
						Ēdokush qė shikon atė qė 
						pėrmendėm mė lartė rreth miteve qė rrethonin festat 
						pagane, do tė kuptojė qartė:
						
						
						Sė pari, origjina e saj 
						ėshtė nė besimin pagan tė romakėve, ku ishte shprehje e 
						dashurisė shpirtėrore e objekteve tė adhurimit, tė cilat 
						i adhuronin nė vend tė Allahut. Kushdo qė feston kėtė, 
						feston njė rast shirku. Allahu thotė: Bėnė kufėr 
						(mohuan tė vėrtetėn) ata qė thanė: Allah ėshtė ai, 
						Mesihu, biri i Merjemes. E vetė Mesihu, (Isai), tha: O 
						beni israilė, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin 
						tuaj, sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, Allahu ia ka 
						ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhenetin dhe vendi i tij 
						ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės.
						
						
						Sė dyti, zhvillimi i 
						kėsaj feste te romakėt lidhej me mitet dhe legjendat, tė 
						cilat asnjė mendje e shėndoshė nuk mund ti pranojė, 
						ashtu siē nuk i besojnė muslimanėt qė besojnė Allahun 
						dhe tė dėrguarin e Tij. A mund ta besojė njė mendje e 
						shėndoshė se njė ujkonjė ka ushqyer me gji themeluesin e 
						qytetit tė Romės dhe qė i ka dhėnė atij forcė dhe 
						zgjuarsi? Pėr mė tepėr kėto mite bien nė kundėrshtim me 
						akiden e muslimanit, sepse i vetmi qė jep fuqi dhe 
						zgjuarsi ėshtė Krijuesi i Plotfuqishėm. Ajo qė pėrmban 
						miti ėshtė qė objektet e adhurimit i mbronin ato nga e 
						keqja dhe i mbanin ujqėrit larg nga grumbullimet e tyre.
						
						Sė treti, 
						midis ritualeve tė shėmtuara romake nė kėtė ditė ėshtė 
						sakrifikimi i qenit dhe i dhisė, lyerja me gjak e dy tė 
						rinjve dhe larja e tij me qumėsht, etj. Kjo ėshtė diēka 
						qė do tė shkaktonte kthesė tė menjėhershme tė ēdokujt me 
						logjikė tė shėndoshė, pėr tė cilėt kjo ėshtė e 
						papranueshme. 
						
						
						
						Sė katėrti, lidhja midis 
						Shėn Valentinit dhe kėsaj feste, ka qenė nė pikėpyetje 
						nga shumė burime dhe nuk ka pasur njė pėrfundim. Do tė 
						ishte mė mirė pėr tė krishterėt ta kundėrshtonin kėtė 
						festė pagane, nė tė cilėn i imitojnė. Po muslimanėt, tė 
						cilėt janė urdhėruar tė jenė ndryshe nga tė krishterėt 
						dhe paganėt?
						
						
						Sė pesti, kjo festė ėshtė 
						dėnuar nga kleri kristian nė Itali, nė intitucionin e 
						katolicizmit, sepse ajo pėrhap sjellje tė keqe dhe 
						efekte kundėrshtuese nė mendjet e tė rinjve.
						
						
						Kėshtu qė, ėshtė mė mirė 
						pėr muslimanėt ta kundėrshtojnė atė, tė paralajmėrojnė 
						tė tjerėt kundėr saj dhe tė pėrmbushin detyrat e tyre, 
						duke u bashkuar me atė qė ėshtė e mirė dhe duke u 
						ndaluar nga ajo qė ėshtė e keqe.
						
						
						Pėrktheu: Erion Sula
						
						
						13.02.2007