Imam Muslimi transmeton nė Sahihun e tij nga
Abdullah Amer bin El Asi, Allahu qoftė i kėnaqur
me tė dy, se i Dėrguari alejhi selam ka lexuar
fjalėn e Allahut nė lidhje me Ibrahimin alejhi
selam, ku thuhet: O Zoti im! Vėrtet qė ata
(idhujt) kanė gabuar e humbur shumė nga
njerėzit. Por kushdo qė mė ndjek mua, vėrtet qė ai
ėshtė prej meje dhe kushdo qė nuk mė bindet e nuk
mė ndjek mua (rrugėn time), atėherė Ti je
vėrtet gjithnjė Falės i Madh, Mėshirėplotė. (Ibrahim,
36)
Pastaj tha: Ka thėnė Isai alejhi selam: Nė qoftė se Ti
i ndėshkon ata, ata janė robėrit e Tu dhe nėse Ti
i fal, vėrtet qė Ti, Vetėm Ti, je i Gjithėfuqishmi,
mė i Urti Gjithėgjykues. (El Maideh, 118)
Pastaj i Dėrguari alejhi selam ngriti duart dhe tha: O Zot,
umeti im, umeti im! dhe qau. Allahu i
Plotfuqishėm dhe i Madhėruar i tha Xhibrilit
alejhi selam: O Xhibril, shko te Muhamedi
dhe pyete atė pėrse qan. (edhe pse Allahu
e dinte para se ta dėrgonte Xhibrilin pėrse qante
i Dėrguari alejhi selam). Erdhi Xhibrili tek i
Dėrguari alejhi selam dhe e pyeti. I Dėrguari i
Allahut i tregoi, pastaj Xhibrili u kthye tek
Allahu dhe i tregoi, edhe pse Allahu e dinte mirė.
Pastaj Allahu i tha Xhibrilit: Shko te
Muhamedi dhe thuaji: Allahu do tė tė bėjė tė
kėnaqur me umetin tėnd dhe nuk do tė tė zhgėnjejė.
Transmeton Imam Muslimi.
Paramendoni dashurinė e kėtij tė Dėrguari alejhi selam pėr umetin e
tij, lutej dhe qante gjatė lutjes dhe prapė e
pėrcillte frika pėr umetin e tij. Allahu i
Lartėsuar thotė nė Kuranin Famėlartė: Vėrtet
qė ju ka ardhur juve njė i Dėrguar (Muhamedi
alejhi selam) nga vetė ju (tė cilin ju e
njihni fare mirė). Ai pikėllohet nėse juve ju
bie ndonjė lėndim e vėshtirėsi. Ai (Muhamedi
alejhi selam) ėshtė i merakosur dhe i dėshiruar
pėr ju (qė tė jeni tė udhėzuar drejt dhe ti
pendoheni Allahut, me qėllim qė tė mund tė fitoni
xhenetin e tė shpėtoni prej zjarrit tė xhehenemit)
dhe pėr besimtarėt ai ėshtė qė ndjen shumė,
mėshirues. (Teube, 128)
Pėrse i Dėrguari alejhi selam i lexoi fjalėt e Ibrahimit dhe tė
Isait, tė cilat Allahu i pėrmendi nė Kuran, dhe i
ngriti duart e tij duke thėnė: O Zot, umeti im,
umeti im! dhe qau?
Kjo tregon dy gjėra tė rėndėsishme.
E para: Ibrahimi alejhi selam ftoi nė fenė e
pastėr, tė ngritur mbi adhurimin ndaj Allahut Njė
dhe tė Vetėm, si dhe ftoi nė largimin nga shirku
dhe ithtarėt e tij. Ibrahimi u pėrball me idhujt
dhe ithtarėt e tyre, ashtu siē na tregoi Kurani,
megjithėkėtė Muhamedi alejhi selam u urdhėrua ta
pasojė fenė e tij tė pastėr.
E dyta: Populli i Isait alejhi selam e ndryshoi
besimin me tė cilin kishte ardhur Isai alejhi
selam, qė ishte adhurimi i Allahut Njė dhe i
Pashoq, duke e marrė tė Dėrguarin e Allahut, Isain
alejhi selam, pėr Zot dhe duke iu lutur dhe
nėnshtruar atij pėrveē Allahut.
I Dėrguari alejhi selam dėshiron qė umeti i tij tė ecė nė rrugėn e
pasuesve tė fesė sė pastėr tė Ibrahimit alejhi
selam. Po ashtu, ai frikėsohet pėr umetin e tij,
se mos ndjek rrugėn e tė krishterėve nė teprimin
ndaj tij (nė dashuri), ashtu siē e tepruan tė
krishterėt me tė Dėrguarin e tyre, Isain alejhi
selam, duke e marrė atė pėr Zot.
I Dėrguari alejhi selam i dėshironte tė mirėn umetit tė tij. Duke u
nisur nga kjo, ai e njoftoi umetin e tij pėr ēdo
tė mirė dhe ia tėrhoqi vėrejtjen nga ēdo rrezik
dhe e keqe, derisa e la atė nė rrugėn e drejtė,
nata e sė cilės ėshtė e ngjashme me ditėn (pėr nga
ndriēimi), dhe nuk largohet askush nga ajo pėrveē
atij qė ėshtė i shkatėrruar.
Ndėr gjėrat me tė cilat e porositi i Dėrguari alejhi selam umetin e
tij ishte edhe dashuria dhe ajo qė hyn nėn
ombrellėn e dashurisė pėr tė Dėrguarin alejhi
selam. Ai ka porositur me fjalėt e tij fisnike
duke thėnė: Nuk ka besuar askush nga ju
pėrderisa nuk jam mė i dashur tek ju se fėmija
juaj, prindėrit tuaj dhe njerėzit nė pėrgjithėsi.
Dashuria ėshtė vepėr e zemrės, lidhėse e besimtarit me tė Dėrguarin
e Allahut, Muhamedin alejhi selam. Besimtari e vė
zemrėn dhe dėshirėn e tij nė shėrbim tė realizimit
tė asaj qė do Allahu dhe i Dėrguari i Tij, qofshin
ato fjalė apo vepra.
Njerėzit kanė dallime tė mėdha nė komentimin dhe jetėsimin e
dashurisė pėr tė Dėrguarin alejhi selam, duke
filluar nga ata qė tėrė dashurinė nė zemrat e tyre
e kanė vetėm pėr tė Dėrguarin alejhi selam, duke
lėnė vend nė tė pėr dashurinė pėr Allahun vetėm se
pak, e deri tek ata qė nuk kanė ndjenja dashurie
pėr tė Dėrguarin alejhi selam, duke e konsideruar
apo trajtuar Muhamedin alejhi selam si tė gjithė
njerėzit.
Duke parė ngatėrrimin e gjėrave nė kėto ēėshtje me rėndėsi jetike,
dėshiroj tė qartėsoj kėtu disa gjėra.
E para: Dikush mund tė thotė: Nėse dashuria pėr tė
Dėrguarin alejhi selam duhet tė jetė mbi dashurinė
pėr vetveten, fėmijėn, prindin, atėherė si ėshtė
dashuria pėr Allahun, kur Allahu thotė nė Kuran:
...por ata qė besojnė e duan Allahun mė shumė
(se gjithēka tjetėr). (El Bekare,
165), pastaj thotė Allahu: ...qė Ai e do atė
(popull) dhe ata e duan Atė (Zotin).
(El Maideh, 54). Dhe gjithashtu thotė:
Thuaj (o Muhamed): Nėse vėrtet e doni
Allahun, atėherė mė ndiqni mua (pranoni
Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunetin), Allahu do
tju dojė ju dhe do tju falė juve gjynahet tuaja.
(Ali Imran, 31)
Dhe sa ėshtė nevoja e mospranimit tė kėtij adhurimi (dashurisė)
vetėm pėr Allahun? Duhet ditur se dashuria pėr
Allahun ėshtė dashuri adhurimi, e cila nuk guxon
tė jetė pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut. Nė
gjithėsi nuk gjendet dikush qė meriton tė duhet
pėr qenien e Tij nga ēdo anė pėrveē Allahut. Ēdo
dashuri brenda kornizave islame ėshtė pasuese e
dashurisė pėr Allahun dhe nė kėtė kontekst
Muhamedi alejhi selam duhet pėr shkak tė Allahut
Dhul Xhelal (tė Cilit i takon madhėshtia dhe nderi)
dhe tė adhurimit ndaj Allahut, pasohet dhe ndiqet
rruga e tij vetėm pėr kėtė shkak.
Bindja ndaj tė Dėrguarit alejhi selam ėshtė obligim pėr arsye se ai
ėshtė i Dėrguar i Allahut, qė nuk flet nga mendja
e tij; bindja ndaj tij ėshtė bindje ndaj Allahut
dhe assesi nuk plotėsohet njėra pa tjetrėn.
Dashuria pėr Muhamedin alejhi selam njėherazi
ėshtė dashuri pėr Allahun dhe nuk mund tė qėndrojė
njėra pa tjetrėn.
Allahu i Madhėrishėm e ka lidhur ngushtė dashurinė pėr tė Dėrguarin
alejhi selam me dashurinė pėr Tė, kur thotė:
Thuaju (o Muhamed): Nė qoftė se
baballarėt tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit tuaj,
bashkėshortet tuaja, tė afėrmit tuaj, pasuria qė
ju e keni fituar, tregtia qė frikėsoheni se do tė
dėshtojė dhe vendbanimet tuaja ku ju gjeni
kėnaqėsi, (tė gjitha kėto) janė mė tė
dashura pėr ju se Allahu dhe i Dėrguari i Tij, mė
tė dashura se pėrpjekja dhe lufta pėr ēėshtjen e
Allahut, atėherė prisni derisa Allahu tė sjellė
vendimin (dėnimin) e Tij. Dhe Allahu nuk e
udhėzon popullin fasik (kryeneē, tė pabindur e
tė panėnshtruar ndaj Allahut). (Teube, 24)
Ndėrsa Muhamedi alejhi selam i ka lidhur ngushtė kėto tė dyja nė
hadithin e tij: Kush posedon tri gjėra,
posedon kėnaqėsinė e besimit: tė jetė Allahu dhe i
Dėrguari i Tij mė tė dashur tek ai se ēdo gjė
tjetėr... Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Lidhja e dashurisė pėr Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij ėshtė e
pandashme, i ngjan shehadetit, i cili assesi nuk
pranon ndarje.
E dyta: Ka njerėz qė mendojnė se dashuria pėr
Muhamedin alejhi selam ėshtė mahnitja prej
personalitetit dhe moralit tė tij tė lartė dhe
mburrja me mėsimet dhe edukatėn e tij. Kjo ėshtė
gabim pėr arsye se ne shohim sot shumė jobesimtarė
tė cilėt mahniten nga personaliteti i Muhamedit
alejhi selam dhe e ngrenė lart atė me fjalėt e
tyre. Kjo ngritje lart nga ana e tyre nuk vjen nga
imani dhe as nga dashuria pėr tė cilėn bėn thirrje
Islami.
Njė rast tė ngjashėm kemi me Ebu Talibin, i cili e donte shumė tė
Dėrguarin alejhi selam dhe e mbronte nga kurejshėt
jobesimtarė, por dashuria e Ebu Talibit pėr tė
Dėrguarin nuk ishte pėr Allahun dhe as pėr shkak
tė bindjes ndaj asaj qė i zbritej Muhamedit alejhi
selam. Dashuria e tij nuk bazohej nė islam, ajo
ishte pėr shkak tė afėrsisė sė gjakut dhe tė
afėrsisė qė kishte me tė para Islamit.
E treta: Dikush mendon se dashuri pėr tė Dėrguarin
alejhi selam ėshtė edhe bindja e plotė ndaj tij.
Kjo dashuri nuk ėshtė tėrėsisht e plotė, pėr arsye
se edhe nėse ėshtė prej kushteve tė dashurisė pėr
tė Dėrguarin alejhi selam, ėshtė bindja ndaj tij
dhe asaj qė ai thėrret nė tė, e nė anėn tjetėr nuk
ėshtė nga kushtet e bindjes dashuria. Njeriu
ndonjėherė i bindet dikujt qė e urren, me qėllim
tė pėrfitimit prej tij apo pėr tė realizuar njė
qėllim tė tijin dhe e kundėrta, ose i bindet
dikujt nga frika prej tij.
Pėr kėtė duhet pasur parasysh se dashuria pėr tė Dėrguarin alejhi
selam ėshtė universale, pėrfshin bindjen dhe tė
tjerat, duke mos harruar se prej shenjave tė mėdha
tė dashurisė pėr tė Dėrguarin ėshtė bindja dhe
pasimi.
Nga gjėrat e dukshme tė dashurisė pėr tė Dėrguarin janė edhe:
paramendimi pėr ta parė nė ėndėrr, pėrmallimi pėr
tė, pėrmallimi pėr tė pirė nga vendi ku do tė pijė
ai dhe tė qenėt sė bashku me tė nė xhenet,
dashuria pėr tė afėrmit e tij besimtarė, dashuria
pėr familjen e tij tė mirė, dashuria pėr gratė e
tij, qė janė nėnat e besimtarėve, dhe dashuria pėr
shokėt e tij besnikė, interesimi pėr Sunetin dhe
praktikimin e tij si dhe mbrojtja dhe pėrhapja e
tij, besimi i plotė te paralajmėrimet e tij dhe
mosreagimi ndaj ndonjėrės prej tyre (qė zinxhiri i
transmetimit ėshtė i saktė).
E katėrta: Shenjat e dashurisė pėr tė Dėrguarin
alejhi selam
1-Pasimi, pėlqimi, pranimi, miratimi dhe ndjekja e
rrugės sė Muhamedit alejhi selam janė prej
shenjave tė dashurisė pėr tė. Kėtė e dėshmon
Kurani Fisnik: Thuaj (o Muhamed): Nėse
vėrtet e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua (pranoni
Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunetin), Allahu do
tju dojė ju dhe do tju falė juve gjynahet tuaja.
Dhe Allahu ėshtė gjithnjė Falės i Madh,
Mėshirėplotė. (Ali Imran, 31)
2-Nderimi, respekti dhe ndihmesa qė i bėhet rrugės
sė tė Dėrguarit alejhi selam janė shenja tė
dashurisė pėr tė. Thotė Allahu i Lartėsuar nė
Kuranin Fisnik: Vėrtet qė Ne tė kemi dėrguar
ty (o Muhamed) edhe dėshmues, edhe
pėrgėzues, edhe kėshillues. Me qėllim qė ju (o
njerėz) tė besoni Allahun dhe tė Dėrguarin e
Tij (Muhamedin alejhi selam), qė ju ta
ndihmoni dhe ta nderoni atė dhe qė ju tė lartėsoni
lavditė (e Allahut) nė mėngjes e pasdite.
(El Feth, 8-9)
Nė umetin e Muhamedit alejhi selam ka ndodhur devijimi i plotė nė
lidhje me dashurinė pėr tė Dėrguarin alejhi selam
nė dy grupe. Tė parėt kaluan ēdo normė dhe kusht
qė ka tė bėjė me obligimet ndaj tė Dėrguarit
alejhi selam, duke e fyer dhe duke e nėnēmuar
udhėzimin dhe Sunetin e tij, duke refuzuar tė
gjykuarit me tė, duke dyshuar nė vėrtetėsinė dhe
drejtėsinė e tij dhe duke lėnė pas dore pėrmendjen
e tė Dėrguarit alejhi selam kur pėrmendet ai. Kėtu
hyjnė ateistėt, shekullarėt dhe renegatėt.
Grupi i dytė janė ata qė e tepruan shumė nė dashurinė pėr tė
Dėrguarin alejhi selam, e ngritėn mbi pozitėn qė e
ngriti Allahu i Madhėrishėm, duke besuar se ai
ėshtė dritė hyjnore dhe se nga drita e tij u
krijua gjithėsia, duke besuar se ai di tė fshehtėn
dhe largon tė keqen, shėron tė sėmurin dhe fal
gjynahet e kėshtu me radhė nga teprimi i tyre i
pakuptimtė.
Njė gjė duhet ta dimė mirė, se dashuria dhe respekti pėr tė
Dėrguarin alejhi selam nuk janė tė pasqaruara.
Suneti i ka pėrcaktuar dispozitat e tyre dhe nuk
ka tė drejtė kushdo ēka dėshiron tė bėjė dhe
kėshtu tė bjerė ndesh me rregullat qė kanė tė
bėjnė me dashurinė pėr Muhamedin alejhi selam.
Pėrktheu: Musli Zymberi
16.5.2008
|