E vetmja jetė njeriu dhe tė Dėrguari qė ėshtė
studiuar e analizuar tėrėsisht ėshtė ajo e
Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi
tė. Ēdo fjalė, vepėr ose pėlqim i tij ruhet i
shėnuar pėr tė pėrbėrė kėshtu pjesėn mė tė
ndershme tė shkruar nė histori.
Jeta e tij ėshtė shembull brez pas brezi deri nė Ditėn e Gjykimit.
Nė Kuran pėr tė thuhet: Me tė vėrtetė ti je me
njė moral mė tė lartė. (Kalem, 4)
Ai nuk ishte vetėm njė mėsues qė e mėson Kuranin vetėm me fjalė,
por ai ishte edhe njė shembull i gjallė qė e
jetonte atė (Kuranin). Sipas transmetimit tė
shokėve tė tij, Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi tė, kishte karakterin mė tė
bukur dhe ishte njeriu mė i butė; ēdo herė e
shihje duke buzėqeshur, fytyra ēdo herė i
shndriste nga drita. Ai ishte aq i kujdesshėm,
saqė vetė personalisht u shėrbente musafirėve.
Ai njihej pėr mėshirėn qė kishte ndaj bonjakėve, ndaj atyre qė
ishin tė pambrojtur dhe ndaj tė vejave. Enesi,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, rrėfen: I kam
shėrbyer tė Dėrguarit tė Allahut plot dhjetė vite.
Nėse kam pasur ndonjė tė metė gjatė punės sime,
asnjėherė nuk mė ka thėnė: Sikur ta bėje kėtė
kėshtu. Shėnon Muslimi.
Ai u mundua vazhdimisht pėr tė varfrit, pėr tua zvogėluar atyre
mungesėn e pasurisė materiale. Nė mesin e shokėve
tė tij kishte njerėz tė pasur. Pėr shkak se
pasurinė, pozitėn, jetėn e flijuan pėr hir tė
rrugės sė Allahut, merituan lėvdata nga i Dėrguari
i Allahut. Pėr ta, Allahu i Lartėsuar thotė:
Allahu bleu prej besimtarėve shpirtrat dhe
pasurinė e tyre me xhenet. (Tevbe, 111)
Nė kėtė mėnyrė, Allahu u premtoi xhenetin pėr shkakun se ata dhanė
pasurinė dhe jetėn nė rrugėn e Tij. Tė pasurit qė
janė mirėnjohės, tė mėshirshėm, dorėshlirė dhe tė
varfrit krenarė e me karakter janė tė barabartė
para Allahut tė Lartėsuar.
Jeta e tė Dėrguarit tė Allahut ėshtė e mbushur me raste tė cilat
tregojnė pėr mėshirėn, butėsinė, sinqeritetin. Ai
ėshtė shembull i pakrahasuar pėr tė gjithė
njerėzit; ėshtė shembull si lider fetar, si
udhėheqės i shtetit, ėshtė shembull i durimit dhe
i mbėshtetjes tek Allahu nė kohė dhe nė situata tė
vėshtira, ėshtė shembull i zemėrgjerėsisė dhe
bujarisė, i mėshirės ndaj familjes.
Nėse je i pasur, parafytyro tė Dėrguarin, i cili ishte pronar i
gjithė Arabisė dhe tė gjithė tė parėt e arabėve e
pėrshėndetnin me respekt, kurse ai ishte modest
dhe zemėrgjerė. Nėse je i dobėt, atėherė mendoje
tė Dėrguarin e Allahut derisa ishte nė Mekė nėn
sundimin e politeistėve.
Nėse je nxėnės, parafytyroje tė Dėrguarin tė ulur para Xhibrilit, i
cili i sillte shpalljen. Nėse je njė kėshillues
dhe njė udhėrrėfyes besnik, atėherė dėgjoje tė
Dėrguarin duke i kėshilluar me urtėsi shokėt e
vet. Hape veshin dhe zemrėn dhe dėgjoje zėrin e
ėmbėl tė tij.
Nėse dėshiron tė mbrosh drejtėsinė, tė ftosh nė drejtėsi dhe ta
ngresh atė lart dhe pėr kėtė nuk ke asnjė
ndihmėtar, atėherė shikoje jetėn e tė Dėrguarit nė
Mekė, kur ai nuk kishte asnjė ndihmėtar kur ftonte
politeistėt nė shpėtim duke u shpallur tė vėrtetėn.
Nėse nuk ke askėnd, atėherė pėrfytyroje bonjakun (jetimin) e vetėm
tė Abdullahut e tė Emines. Nėse je bashkėshort,
atėherė pėrfytyro tė Dėrguarin, bashkėshortin e
ndershėm dhe bujar tė Hatixhes dhe tė Aishes,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė dyja, pėr butėsinė,
dashurinė, mirėkuptimin e pashoq ndaj tyre. Nėse
je prind, atėherė mėso sjelljen e tij si baba i
Fatimes.
Cilado qofshin cilėsitė e tua, kudo qė ti e gjen veten, nė mėngjes
ose mbrėmje, nė ēdo ēast e moment, do ta gjesh tė
Dėrguarin si udhėrrėfyesin mė tė mirė, qė tė
drejton nė rrugėn e drejtė.
Me tė vėrtetė jeta e tij i ngjason njė buqete lulesh tė rralla e tė
bukura me erė mahnitėse. Nė qoftė se ju bie nė sy
njė sistem qė me drejtėsi i rregullon marrėdhėniet
ndėrmjet njerėzve, nė qoftė se ka njė mėshirė dhe
butėsi qė i lidh zemrat e njerėzve ose nėse nė njė
vend tė pasurit me mėshirė vrapojnė nė ndihmė tė
tė varfėrve, tė fuqishmit i mbrojnė tė dobėtit, tė
shėndoshėt i ndihmojnė tė sėmurėt, tė pasurit i
ruajnė bonjakėt e i ushqejnė tė vejat, pa kurrfarė
dyshimi tė jeni tė bindur se kėto cilėsi janė tė
Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi
tė, dhe tė atyre qė pasojnė rrugėn e tij.
Allahu na bėftė prej atyre qė e studiojnė me kujdes jetėn e
Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi
tė, dhe pėrpiqen ta marrin shembull nė jetėn e
tyre!
Pėrgatiti: Almedin Ejupi
18.4.2008
|