Udhėzimi i Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, gjatė veshjes
20.12.2009 09:18:35

Prej begative tė Allahut tė Lartėsuar ndaj njerėzve, me tė cilėn i veēoi ata nga krijesat e tjera, ėshtė edhe begatia e veshjes. Allahu i Lartėsuar thotė: “O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues.” (Araf, 26). Gjithashtu thotė: “... (Allahu, nga ajo qė krijoi Ai ju bėri) edhe petka qė ju mbrojnė prej tė nxehtit dhe petka qė ju mbrojnė nė luftė.” (Nahl, 81)
   Veshja, sikurse edhe gjėrat e tjera, ėshtė pjesė e pėrditshmėrisė sė jetės, pėr tė cilėn muslimani duhet t`i pėrmbahet udhėzimit tė tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem. Udhėzimi i tij nė lidhje me veshjen ishte mė i pėrsosuri dhe mė i miri. Ai ishte i thjeshtė, vishte ēfarė arrinte tė gjente, qoftė ajo prej leshi, pambuku apo diēka tjetėr pa tepruar e pa shpenzuar dhe nuk vishte rroba me tė cilat shquhej dhe dallohej nga tė tjerėt (rroba ekstravagante).
   Ai, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, kishte njė rrobė qė e vishte pėr Bajrame dhe xhuma, kurse kur i vinin delegacionet, ai vishte rrobat mė tė mira dhe i urdhėronte edhe njerėzit tė cilėt do t`i takonin kėto delegacione qė tė bėnin tė njėjtėn gjė.
   Muhamedi salallahu alejhi ue selem kujdesej pėr pastėrtinė e rrobave, i parfumonte ato dhe i kėshillonte edhe shokėt e tij pėr kėtė. Ai njė herė sqaroi se dukja e mirė dhe rrobat e mira janė nga cilėsitė dhe karakteristikat e Pejgamberėve.
   Ngjyra mė e pėlqyer e rrobave pėr tė ishte e bardha dhe asaj i jepte pėrparėsi nė veshje. Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Vishni rrobat e bardha pėr shkak se kėto janė mė tė mirat.” Shėnon Tirmidhiu. Por nuk shihet ndonjė pengesė qė tė vishte edhe ndonjė rrobė me ngjyrė tjetėr. Tregohet se ai vishte petk me ngjyrė tė kuqe, siē pėrcjell Bera Ibėn Azibi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Kam parė tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, me petk tė kuq dhe nuk kam parė gjė mė tė bukur se ai (petk).” Shėnon Buhariu.
   I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, na sqaroi normat tė cilat preferohen tė kihen parasysh gjatė veshjes dhe prej tyre ėshtė edhe thėnia e “Bismilahit” nė fillim tė veshjes, pasi vėrtetohet se ai ēdo punė e fillonte me tė. Pastaj prej gjėrave tė preferuara ėshtė tė fillojmė tė vishemi me tė djathtėn, ndėrsa kur tė zhvishemi tė fillojmė me tė majtėn. Vėrtetohet nga Aishja se ka thėnė: “Tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, i pėlqente fillimi me tė djathtė nė tė gjitha punėt.” Shėnon Tirmidhiu. Kjo aludon pėr pėlqyeshmėrinė e fillimit me tė djathtėn nė tė gjitha punėt e ndershme.
   Prej normave gjithashtu ėshtė qė tė themi lutjen e veshjes sė rrobave. Muhamedi salallahu alejhi ue selem, kur vishte rrobat, lavdėronte Allahun me thėnien: “Elhamdulilahil-ledhi kesani hadha ve rezekenihi min gajri havlin min-ni ve la kuveh”
“Falėnderuar qoftė Allahu, i Cili mė ka bėrė tė mundur tė vesh kėto rroba dhe mė ka furnizuar me tė, sepse unė me forcėn dhe fuqinė time nuk do tė mund t`i siguroj.” Shėnon Ebu Davudi.
   Kurse kur vishte rrobė tė re thoshte: “All-llahum-me lekel- hamdu ente keseutenihi es`lluke min hajrihi ve hajri ma sunie lehu, ve eudhubike min sherihi ve sherri ma sunie lehu.” Tirmidhiu.
“O Zoti im, Ty tė qoftė falėnderimi, Ti je Ai i Cili mė furnizove me kėtė. Tė lutem ma dhuro tė mirėn nga ky dhe tė mirėn pėr tė cilėn ėshtė punuar. Kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga e keqja e tij dhe nga e keqja pėr tė cilėn ėshtė punuar.”
   Nga udhėzimi i tij salallahu alejhi ue selem nė veshje ishte moszgjatja e rrobave, kėshtu qė rrobat e tij nuk kalonin nyejt e kėmbėve. Vėrtetohet nga ai se ka thėnė: “Rroba e besimtarit zgjatet deri nė mes tė kėrcinjve, nuk ka tė keqe nėse e lėshon deri nė nyje.” Shėnon Ebu Davudi. Gjithashtu ka thėnė: “Ēdo rrobė qė ėshtė mė poshtė se nyejt (e kėmbėve) ėshtė nė zjarr.” Shėnon Buhariu.
   Muhamedi salallahu alejhi ue selem mbante unazė prej argjendi dhe e mbante nė gishtin e vogėl tė dorės sė majtė dhe nganjėherė nė tė djathtėn. Ai ndaloi nga mbajtja e unazės sė arit. Gjithashtu ai ndaloi veshjen e mėndafshit pėr burra dhe veshjen e rrobave qė janė ekstravagante, tė cilat e bėjnė tė dallohet nga tė tjerėt dhe tė njihet me to. Vėrtetohet nga Pejgamberi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, se ka thėnė: “Kush vesh rroba tė shquara (ekstravagante) nė kėtė botė, Ditėn e Gjykimit do tė vishet me rrobat e poshtėrimit, pastaj do tė digjet nė zjarr.” Shėnon Ibėn Maxheh.
   Muhamedi salallahu alejhi ue selem ndaloi qė nė veshje burrat t`u ngjasojnė grave dhe gratė t`u ngjasojnė burrave. Ibėn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Resulullahu i mallkoi ata burra qė u ngjasojnė grave dhe ato gra qė u ngjasojnė burrave.” Shėnon Buhariu. Kurse nė hadithin e Ebu Hurejrės thuhet: “Ka mallkuar Resulullahu burrin qė vesh rrobat e grave dhe gruan qė vesh rrobat e burrave.” Shėnon Ebu Davudi.
   Kėto ishin disa shkėndija nga udhėzimi i Pejgamberit tonė, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, gjatė veshjes, prandaj mos tė tė ikė shansi pėr praktikimin dhe ringjalljen e suneteve tė tė dashurit tonė, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė.
   Dhe dije se rrobat mė tė bukura janė rrobat e devotshmėrisė, ashtu si ka thėnė Allahu i Lartėsuar: “Por petku i devotshmėrisė, ėshtė mė i miri.” (Araf, 26). Si thotė edhe poeti:

Nėse njeriu nuk i vesh rrobat e devotshmėrisė,
Ai kthehet i zhveshur, edhe nėse ėshtė me rroba.

 


Marrė nga: www.islamweb.net
Pėrktheu: Alaudin Abazi
11.4.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010