| 
	  
	
	
                              
                              Jeta e tė Dėrguarve, shpėtimi i 
                              Allahut qoftė mbi ta, ishte e pėrsosur. Ajo 
                              pėrfshinte aspektet e njerėzores dhe atributet e 
                              pejgamberisė. Realiteti i tė Dėrguarit tonė 
                              Muhamed, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi 
                              tė, ishte i njėjtė, sikurse ai i tė Dėrguarve qė 
                              kanė qenė para tij. Njerėzorja e tij ka qenė e 
                              pranishme gjatė jetės sė pėrditshme dhe kėtė mund 
                              ta kuptojė ēdokush qė lexon biografinė e tij. Si 
                              tė gjithė njerėzit e tjerė, ai hante ushqim, 
                              shkonte nėpėr tregje, punonte pėr tė fituar 
                              furnizim, ashtu si Allahu i Lartėsuar tregon pėr 
                              tė: E ata thanė: "Ē'ėshtė me kėtė tė Dėrguar, 
                              i cili ha ushqim dhe ecėn nėpėr tregje? (Sure 
                              Furkan, 7) 
                              Nė vazhdim do tė flasim rreth njė aspekti tė 
                              njerėzores nė jetėn e Muhamedit, lavdėrimi dhe 
                              shpėtimi qoftė mbi tė. Kjo ka tė bėjė me ēėshtjen 
                              e fitimit pėr jetesė, apo shitjen dhe blerjen qė 
                              bėnte ai. Nė moshėn e hershme, Muhamedi, lavdėrimi 
                              dhe shpėtimi qoftė mbi tė, ka filluar tė merret me 
                              ēėshtjen e tė fituarit pėr tė jetuar dhe ka kaluar 
                              nė disa faza. Nė fėmijėrinė e hershme, bashkė me 
                              vėllezėrit e tij nga qumėshti, nė kėmbim tė njė 
                              kompensimi tė vogėl, ai ruante delet te familja 
                              Beni Saėd. 
                              Pas njė kohe, Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i 
                              Allahut qoftė mbi tė, pėrfitoi nga afėrsia qė 
                              kishte me xhaxhain e tij, Ebu Talibin, i cili 
                              kishte eksperiencė tė madhe nė tregti. Kėshtu ai 
                              mėsoi prej tij tregtinė dhe format e saj dhe me tė 
                              arritur moshėn rinore, u bė tregtar i njohur nė 
                              qytetin e Mekės dhe nė rrethinė. Kur Hatixheja, 
                              Allahu qoftė e kėnaqur me tė, dėgjoi pėr tė, ajo 
                              lidhi marrėveshje qė Muhamedi, lavdėrimi dhe 
                              shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, tė fillonte 
                              tregtinė me pasurinė e saj. Ai udhėtoi pėr nė Sham 
                              me njė djaloshin, njė shėrbėtor, i cili quhej 
                              Mejsere, dhe u kthye me njė fitim tė madh. Pas pak 
                              kohėsh marrėdhėnia tregtare ndėrmjet tyre u 
                              forcua, derisa u kurorėzua edhe me martesėn e 
                              tyre. E tillė qe gjendja derisa Allahu i Lartėsuar 
                              e nderoi Muhamedin, lavdėrimi dhe shpėtimi i 
                              Allahut qoftė mbi tė, me shpallje.  
                              Nė kohėn kur filloi t`i zbriste shpallja, 
                              Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė 
                              mbi tė, kishte ortakėri nė tregti me disa tregtarė 
                              tė Mekės dhe kėtė e vėrteton hadithi tė cilin e 
                              shėnon Imam Ahmedi, se Saib Ibėn Ebi Saibi, Allahu 
                              qoftė i kėnaqur me tė, ka qenė ortak me Muhamedin, 
                              lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, nė 
                              fillim tė Islamit. Ditėn e ēlirimit tė Mekės, kur 
                              Muhamedi salallahu alejhi ue selem e takoi atė, i 
                              tha: Mirė se tė takoj, 
                              o vėllai dhe ortaku im! 
                              Pasi u shpall Pejgamber, vėrtetohet se blerjet e 
                              tij ishin mė tė shpeshta sesa shitjet, pasi ishte 
                              kėrkesė e nevojave tė pejgamberisė qė ai ti 
                              pėrkushtohet thirrjes, kėshillimit tė njerėzve, 
                              gjykimit nė mes tyre dhe gjėrave tė tilla tė 
                              rėndėsishme.  
                              Nė lidhje me ndodhitė e tregtisė sė Muhamedit, 
                              lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, pas 
                              shpalljes, shėnohen disa raste ku vėrtetohet se ai 
                              ballafaqohej me tė vetvetiu, apo autorizonte dikė 
                              nga sahabėt. Njė nga kėto raste ėshtė ai qė 
                              transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, 
                              se Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut 
                              qoftė mbi tė, kishte blerė ushqim nga njė ēifut, 
                              por pasi nė atė kohė nuk kishte me ēfarė tia 
                              paguante, i kishte lėnė peng, si garanci, mburojėn 
                              prej hekuri. Shėnon Buhariu. 
                              Gjatė kthimit nga njė betejė Muhamedi, lavdėrimi 
                              dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, bleu nga 
                              Xhabir Ibėn Abdullahu devenė mbi tė cilėn 
                              udhėtonte dhe me tė arritur nė Medinė i pagoi 
                              shumėn pėr tė cilėn ishin pajtuar dhe i shtoi atij 
                              mė shumė se shuma qė ishin marrė vesh, pastaj ia 
                              fali atij devenė qė kishte blerė prej tij. Ngjarja 
                              gjendet gjerėsisht nė dy koleksionet e sakta. 
                              Me njė rast tjetėr, i Dėrguari Muhamed, lavdėrimi 
                              dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, i dha Urve 
                              Ibėn Ebi Xhadit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, njė 
                              dinar dhe i tha qė tė blinte njė kurban me tė. 
                              Urveja me kėtė dinar bleu dy dele me nga gjysmė 
                              dinari dhe njėrėn e shiti prapė pėr njė dinar dhe 
                              u kthye tek i Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i 
                              Allahut qoftė mbi tė, me delen (kurbanin) dhe 
                              dinarin. Muhamedi sallallahu alejhi ue selem bėri 
                              lutje qė Allahu t`i begatojė nė tregti. Shėnon Ebu 
                              Davudi. 
                              Nganjėherė, Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i 
                              Allahut qoftė mbi tė, kishte nevojė pėr pasuri dhe 
                              merrte hua ose linte peng armėn apo diēka tė 
                              ngjashme tek huadhėnėsi. Ai, lavdėrimi dhe 
                              shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, vdiq duke e pasur 
                              mburojėn peng te njė ēifut, tė cilit i kishte 
                              marrė hua tridhjetė sa'ė 
                              (gjashtėdhjetė grusht) elb. Shėnon Buhariu. 
                              Muhamedi salallahu alejhi ue selem bėri 
                              marrėveshje me banorėt e Hajberit, tė cilėt ishin 
                              ēifutė, qė ata ta punonin tokėn e Hajberit, e cila 
                              ishte e muslimanėve, dhe si kundėrvlerė muslimanėt 
                              tė merrnin njė pjesė tė fryteve dhe tė mbjellave 
                              tė tokės. Shėnon Muslimi. 
                              Ai themeloi njė metodologji tė plotė sa u pėrket 
                              raporteve tė njerėzve nė tregtitė e tyre, duke 
                              ndaluar ato veprime nė tė cilat ka dėm dhe 
                              tradhti, si pėr shembull tė punuarit me kamatė, 
                              tregtia me mashtrime, shitblerja me dredhi dhe 
                              transaksionet e ndaluara. Ai qartėsoi rėndėsinė e 
                              posedimit tė mallit gjatė tregtisė, pėrcaktoi 
                              llojet e kushtėzimit nėse shitėsi ose blerėsi 
                              dėshiron tė mendojė pėr rikthimin pas pazarllėkut 
                              si dhe gjėra e rregulla tė tjera tė shumta, qė 
                              janė tė njohura nė Sunetin e tij. 
                              Ato qė pėrmendėm nė kėta shembuj synojnė njė gjė 
                              tė vetme, ajo ėshtė se Muhamedi, lavdėrimi dhe 
                              shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, dėshiroi t`i 
                              tregojė umetit tė vet se tė punuarit pėr fitimin e 
                              riskut nuk e pengon pėrkushtimin e muslimanit pėr 
                              ahiretin, por ėshtė nga nevojat esenciale tė ēdo 
                              njeriu dhe kontribuon pėr ngritjen e umetit, qė tė 
                              arrijė njė pozitė tė respektuar te tė tjerėt. 
                              
                              
                               
                               
                              Marrė nga: www.islamweb.net 
                              Pėrktheu Alaudin Abazi 
  
	 |